 |
Ndrrimi mė i madh nė jetėn time |
Esselamu alejkum we rahmetullah. Deshiroj te flas per jeten time para dhe
pas Hixhabit-veshjes islame te femrave. Une jam nje vajze muslimane 20
vjeqare nga Gjiri persik (arab) vendit burimor islam.
Dikur kam besuar se hixhabi nuk eshte ndonje pune me rendesi, dhe aq me
teper mendoja se do t`a ngulfatte lirine time. Keshtu qe pata vendosur qe
kurre ne jeten time mos t`a mbaja. Meqenese nena ime mbante hixhabin por
kurre nuk ishte lodhur te na bindtte mua dhe motrat e mia per rendesine qe
kishte ajo, ngase kishte menduar qe se pari duhet besuar ne te te pastaj
vepruar, perndryshe shpejt do t`a hiqnim dhe ate posa te largohemi nga ajo
mbase
do te kete pasur te drejte ..ose do ta bente hixhabin te veshtire per ne kur
te moshoheshim. Eshte veshtire te ndryshosh disa gjera ne jete te cilat je
mesuar tere jeten t`i besh ne nje menyre dhe tani t`i ndrrosh pernjehere.
Sidoqofte, une jam kenaqur duke u veshur si doja dhe ne kete menyre treguar
bukurin e time, posaqerisht meqe s`jam asnjefije e shemtuar. Dhe kjo ishte
ajo me e veshtira.! Me ka pelqyer gjithmone qe te vishem bukur dhe te blej
rroba nga me te shtrenjtat dhe me pelqente kur secili me shikonte dhe bente
me dore kah une. Kenaqesha kur me thoshin wow! Shiko sa e bukur!
Pasi qe mbarova shkollen e mesme vendosa qe te shkoj per studime ne Amerike.
Dhe atje kam perjetuar dic qe kurre me pare nuk e kisha perjetuar. Dhe kjo
qe perjetova kish te bente me nje komunitet musliman! Nje shoqeri qe
mahniste, me musliman te persosur!.Ata predikonin islamin ne nje menyre
tjeter nga ajo qe isha mesuar ne vendin tim. Muslimanet ne Gjirin Arab jane
lindur musliman, dhe atyre nuk iu deshte te pyesin shume rreth islamit ngase
ēdo gjė ishte aq e qartė . Neve s`na u deshte te mendojme shume per fene
tone dhe si te besojme ngase te gjithe rreth nesh ishin musliman
ne nuk e
kemi perjetuar vertet, se si eshte te jetosh ne islam ngase kurre nuk kemi
ndier se si eshte te jetosh ne nje shoqeri feshe te ndryshme. Dhe keshtu kam
kuptuar se ne nuk zbatojme fe te vertet por me teper ajo eshte nje perzierje
me kulturen tone si popull. Per shume qka qe kam besuar se eshte islame
kishte te bente me kulturen tone me teper. Dhe keto ishin absolutisht te
gabuara!. Mesova se islami burimore nuk kishte te bente me shume gjera te
kota dhe te pakuptimta te cilat i praktikonim ne. Islami eshte ne Kuran dhe
Sunnet.
Kur
njerezit ne Amerike mesuan se jam muslimane filluan te me pyetnin per shume
qka dhe une nuk isha ne gjendje t`u jap pergjigje te denja.
Keshtu qe fillova te hulumtoje neper biblioteka dhe internet per Islamin
gjene e vertete.
Mesova s`kisha ditur a ndegjuar me pare per fene time- Islamin
.fillova te
shkoj ne xhami dhe te qendroje me aq shume vellezer e motra dhe te
diskutojme qeshtjet islame . Per Zotin ju betohem se kurre me pare s`kam
qene ne xhami ne vendin tim e as qe kam menduar ndonjehere te shkoj edhe pse
gjenden mijera xhami ne vendin tim. Te gjitha motrat e mia ne xhami kishin
mbulesen islame perpos meje. Dhe ato te gjitha ishin amerikane perveq
meje.Ato e mbanin ate cdokund aq lirshem dhe keshtu fillova edhe une te
mendoje per kete, dhe te enderroje veten time me mbulese islame.
Dhe
fillova te ndihem me ndryshe se me pare, tani e urreja kur dikush me
shikonte, kujtoja veten si te isha nje pikture pa zemer dhe tru.
Perfundimisht, vendosa t`a bej ate te veshem me veshje islame. Ishte kjo
vendimi dhe zgjedhja me e mire ne jeten time! Per here te pare ne jeten time
kam ndier veten te jem nje personalitet i forte, ngase po beja diq ne qka po
besoja dhe nuk merzitesha fare se qfare do te mendonin njerezit apo si do te
me shikonin.
Dita e pare me hixhab ishte dita me e mire ne jeten time. Kurre s`jam ndier
me e lumtur dhe me rehatshem ne veten time se ate dite. Miqte dhe farefisi
im nuk besonin se une munda te bej kete, dhe secili me thoshte se s` do ta
mbaja gjate dhe kjo sa me bente edhe me te forte dhe krenare qe te vazhdoj
me mbajtjen e saj. Me eshte dashur te luftoj me veten time. Me veten time ,
te ciles i pelqente aq shume jeta e kesaj bote dhe perpiqej qe te kenaqej ne
te sa me shume qe mundtte. Tani ishte koha te them STOP, dhe e bera. Pas nje
kohe te shkurter te gjithe filluan te me nderojne dhe respektojne edhe me .
Secili tani me zinte bese me teper kur shihte se jam person fetare. Dhe
qfare ua mesonte kete? Mbulesa ime!
Tani mund te shkoj kudo dhe as njeri nuk do te me shikoj si pikturen . Dhe
une prape se prape mund te vishem bukur dhe te perdor make-up kur jam ne
mesin a vajzave dhe keshtu ndiej argetim me shume se me pare. Besoj se
Allahu kerkoi nga ne kete veshje per te na lehtesuar jeten tone - kjo
nderton besim dhe siguri mes burrave dhe grave.
Gjithashtu te ben t`a mbash trupin tend per veten tende dhe ate qe e ka
lejuar Allahu. Gjithashtu eshte karakteristike qe tregon se ti je muslimane,
si ne fete tjera: p.sh. jehudet venojne nje kapele te koken e tyre, te
krishteret mbajne kryqin ne gjoksin e tyre. Dhe asnjeri prej tyre nuk
turperohet t`a shfaqe ate publikisht .
Asnje burre nuk mendon se nje femer qe vesh hixhabin mund t`a bej ate te
mendoje keq apo te veproje gje te keqe a te ndaluar. Femra me hixhab eshte
mjafte e forte qe te kaloje neper te gjitha sprovat e jetes dhe te bej te
duhuren. Secili rreth saj do t`i besoje ngase ajo beson ne veten e saj.
Ti
a nuk mendon se trupi yt eshte aq me rendesi dhe aq i vlershem?? Nuk te
duhet kush te te thote se ti je e bukur ngase ti e di se je e bukur. dhe nuk
ke nevoje qe dikush te te veshtroj porsi nje objekt ngase ti je NJERI.
Esselamu alejkum we rrahmetullah
|