Ylli dhe
Gjysmehena
Rafael Narbaez, Jr
Qyteti i Bizantit (Konstandinopoja, Stambolli modern) iu dedikua Dianes,
perendeshes se gjuetise dhe gjysmehena ishte simboli i Dianes. Me 330 e.s,
Konstandini ia ridedikoi qytetin perseri virgjereshes Mari, simboli i se
ciles ishte ylli dhe ai iu shtua gjysmehenes. Kur turqit moren
Konstandinopojen, ata gjeten shume flamure me gjysmehena dhe e adoptuan kete
simbol si nje shenje e mire.

Ylli
dhe Gjysmehena ne
flamurin e Republikes Turke
"Ylli dhe gjysmehena" u mbajten nga muslimanet nga Mehmeti II mbas pushtimit
te Konstandinopojes me 1453 e.s. Para saj, ishte perdorur ne ushtrine e
kaloresve dhe fisnikeve. Nje yll brenda nje gjysmehene ishte stema e
Ricardit I, 250 vjet para se te binte Konstandinopoja. Ata pushuan se
perdoruri ate kur ai u be shenja dalluese e muslimaneve. Qe nga ajo kohe ky
simbol eshte perdorur gjithnje e me teper nga muslimanet per te identifikuar
veten e tyre.
Me kujtohet se si gjate kohes qe isha deshmimtar i Jehovait, nje nga gjerat
qe na mesohej ishte qe gjithmone te qendronim larg nga perdorimi i simboleve
fetare. Mendohej se kjo do te conte ne nje forme adhurimi idhujsh qe ne nje
menyre apo ne tjetren do ndikonte ne adhurimin tone ndaj Zotit. Ne nuk
lejoheshim qe te mbanim ikona fetare si per shembull, kryqin, sepse ne radhe
te pare, ne kurre nuk besonim qe Jezu Krishti u var ne nje kryq. Se dyti,
Deshmimtaret e Jehovait nuk besojne ne idhujt dhe ata ndiejne se perdorimi i
ketyre simboleve ne adhurimn fetar eshte besim ne idhujt.
Po ashtu ne nuk mund te vishnim edhe ndonje gje e cila mund te merrej si nje
shfaqje e aleances ndaj nje qeverie te vecante, kombi apo grupi politik. Ne
nuk mund te mbanim nje flamur te cilitdo kombi ne shtepite tona. Ne po ashtu
nuk lejoheshim qe te vinim edhe nje steme te flamurit amerikan ne rrobat apo
gjerat tona. Ne nuk votonim, kendonim himnin kombetar apo recitonim betimin
e aleances.
Ata gjithmone na kujtonin se Bibla e thote shume qarte se "ju nuk duhet te
kini zota te tjere para meje." Po ashtu thote "Ju nuk do te beni per veten
tuaj ndonje imazh, apo te ngjashem me cdo lloj gjeje qe eshte lart ne qiell,
apo qe eshte poshte ne toke, apo nen uje dhe nen toke."
Ne kete menyre cdokush mund te imagjinoje shqetesimin tim, kur, ndersa po
futesha ne Islam, mora vesh per perdorimin e "yllit dhe gjysmehenes".
Shqetesimi im ishte i paster; une nuk doja qe te ofendoja Zotin. Une nuk
doja te mendoja se adhurimi ime ishte edhe per dicka tjeter vec Allahut. Une
kujtoj se si pyeta disa vellezer se cfare kuptimi kishin "ylli dhe
gjysmehena". "Oh, nuk eshte ndonje gje per tu shqetesuar," thane ata. "Ajo
vetem perfaqeson muslimanet." Ndersa nje vella mu shpejgua me qarte. "Mire,"
tha ai, "e di ti se si kristianet perdorin kryqin dhe cifutet yllin e
Davidit? Ne perdorim "yllin dhe gjysmehenen" per te identifikuar veten tone
si muslimane."
Megjithese une nuk e bera kete nje ceshtje te madhe, vendosa qe te beja ca
kerkime vete dhe te gjeja dicka. Une nuk doja qe te pengohesha nga kjo
ceshtje, por ne te njejten kohe nuk doja qe te beja ndonje gje qe do te
fyente Zotin. Me poshte po permbledh disa te dhena te cilat i gjeta gjate
kerkimit tim dhe do te doja qe t'jua kaloja juve. Me pas, do te doja qe te
ndaja me ju nje kendveshtrim interesant te kesaj ceshtje nga nje perspektive
personale dhe pse une mendoj eshte e rendesishme qe te konsiderojme menyren
se si ne shohim perdorimin e yllit dhe gjysmehenes.
Histori
Gjate Perandorise Bizantine, qyteti i Bizantit ( a.k.a Konstandinopoja dhe
Stambolli) iu dedikua Dianes, perendeshes se gjuetise. Gjysmehena ishte
simboli i Dianes. Me 330 e.s, Konstandini ia ridedikoi qytetin virgjereshes
Mari, simboli yll i se ciles iu shtua gjysmehenes se meparshme. Kur turqit
pushtuan Bizantin, ata gjeten shume flamure me gjysmehena dhe e adoptuan per
vete si nje simbol qe sillte fat. Ne 339 p.e.s, Filipi i Maqedonise (babai i
Aleksandrit te Madh) deshtoi ne perpjekjen per te marre qytetin e Bizantit
sepse ushtria e tij u dallua nga nje gjysmehene shume e ndritshme.
"Ylli dhe gjysmehena" u mbajten per here te pare nga muslimanet ne kohen e
Mehmetit II mbas pushtimit te Konstandinopojes me 1453 e.s. Para saj, ajo
ishte e zakonshme ne ushtrine e kaloresve dhe fisnikeve. Nje yll brenda nje
gjysmehene ishte edhe stema e Riçardit I, 250 vjet para renies se
Konstandinopojes. Ata pushuan se perdoruri ate kur ajo u be flamuri i
muslimaneve. Qe ne ate kohe eshte perdorur gjithnje e me teper nga
muslimanet per te identifikuar veten e tyre. Sulltan Osmani, themeluesi i
perandorise osmane, pa njehere nje enderr ne te cilen atij iu shfaq nje
gjysmehene qe rritej e rritej derisa arriti nga Lindja ne Perendim.
Parrullat apo flamuret jane ato qe disa here bashkojne njerezit perreth apo
mbrapa. Ato mund te permbajne ose jo disa karakteristika te ketyre njerezve.
Dymbedhjete fiset e Izraelit, per shembull, kishin secili shenjen apo
simbolin e tij, per shembull 'Luani i Judes," etc. Nje shenje dallimi mund
te perfaqesoje ceshtjen e dikujt, filozofine, besimin apo sjelljen; qofte
kjo besimtare apo sekulariste. Perdorimi i ngjyres dhe simboleve ne flamuret
kombetare eshte gjithashtu me interes. E kuqja eshte ngjyra osmane (turke)
dhe keshtu, ylli dhe gjysmehena perdoren ne nje fushe te kuqe. Ne Mauritani,
jeshilja simbolizon prosperitet dhe shprese. Ylli perfaqeson popullin. Ne
flamurin pakistanez, gjysmehena simbolizon progresin dhe ylli ndricimin apo
ngritjen shpirterore.
Flamuri i Profetit (s)
Per sa i perket asaj se cfare perdori Profeti i Shenjte (s), ne gjejme te
dhena shume interesante. Raportohet se flamuri i pare i Profetit (s) ishte i
zi ne menyre qe te tregonte antagonizmin me ngjyren e bardhe qe perdornin
kurejshitet, te cilet kishin edhe nje shqiponje te zeze ne te. Flamuri i
pare i tille i perdorur nga Profeti (s) ishte nje perde e holle e cila varej
ne dhomen e gruas se tij Aishes (r.a). Ne qender, Profeti (s) i vuri nje
rrobe te bardhe e cila ishte nga nje turban qe ai kishte marre ne qytetin
Boreide. Ne te ishte shkruar shprehja Nase um min Allah, e cila do te
thoshte "Ndihma e Allahut." Me e pershtatshmja. Cdo kush mund ta shohe dhe
kuptoje se sa simbol i fuqishem ishte ky per tu mbajtur ne nje flamur.
Ne kohet moderne, disa qeveri, si per shembull Arabia Saudite, preferojne me
teper te perdorin nje fushe jeshile me shehadetin ne mes te saj me ngjyre te
bardhe, se sa te perdorin gjysmehenen me yll. Po ashtu ata vendosin edhe nje
shpate te bardhe nen te. Disa muslimane moderne perdorin shehadetin te
shkruar me te bardhe ne nje fushe jeshile si nje menyre per te treguar se
ata jane muslimane. Po ashtu raportohet se ngjyra me e pelqyer nga Profeti
(s) ka qene jeshilja, e cila perfaqeson jeten.
Flamuri apo Simboli si Autoritet
Por megjithate, pse gjithe kjo zhurme per nje flamur apo simbol? Ne vecanti,
ylli dhe gjysmehena? Pse eshte kaq e rendesishme per te kerkuar kuptimin e
thelle te saj apo cfare perfaqeson? A eshte me te vertete nje ceshtje e
rendesishme? Dua te them qe eshte vetem nje flamur apo simbol, apo nuk eshte
keshtu?
Mire, e verteta e kesaj ceshtje eshte se simbolet dhe vecanerisht flamuret,
kane me teper se nje kuptim te rastesishem. Ata aktualisht perfaqesojne
dicka dhe kane nje kuptim. Per shembull nje shenje stop, nuk eshte ne vendin
e saj sepse shkon me ambientin perreth. Ajo perfaqeson ligjin, autoritetin.
Ajo iu tregon se duhet te kryeni nje veprim kur afroheni prane saj dhe ky
veprim eshte te ndalosh. Po ashtu ajo nenkupton se ka edhe nje kunderveprim
ne qofte se ju vendosni te mos ndaloni atje, dhe kjo eshte gjoba qe juve do
te merrni ne qofte se nuk i bindeni asaj shenje apo simboli.
Flamuri Amerikan
Me kete gje ne mendje le te shikojme flamurin e Shteteve te Bashkuara. Kjo
nuk do te thote qe te futemi thelle neper dy qind vjet histori dhe te
shpejgojme te gjitha ndryshimet ne kete flamur deri ne ditet e sotme,
sidoqofte, mua me duket e rendesishme qe te kuptojme dicka per te.
Flamuri i pare amerikan ishte nje i cili kishte trembedhjete yje ne nje
rreth mbi nje fushe blu me nje baze prej trembedhjete vijash te
njepasnjeshme kuq e bardhe. Trembedhjete yjet perfaqesonin trembedhjete
kolonite origjinale qe u bene Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pse yjet? Pse
jo trembedhjete peme apo trembedhjete peshq? Ndoshta sepse nje yll i
shkelqyeshem eshte nje gje shume e bukur per ta mbajtur. A e kujtoni dot
heren e fundit kur ishte nje nate e qarte dhe juve pate lart ne qiell per te
admiruar yjet e bukura? Ata duken kaq afer dhe ende jane shume larg.
Muslimanet i vleresojne yjet shume sepse ata kuptojne qe yjet permbushin
shume qellime te rendesishme. Ata jane edhe te bukur edhe nje menyre per te
na udhehequr ne në një kohe kur ndoshta nuk kemi instrumente te tjera
orientimi. Por, si muslimane, kur ne shohim nje yll apo nje tjeter pune
bukurie, ne gjithmone vleresojme Krijuesin, El-Khalik, me teper se krijesen.
Ndersa Shtetet e Bashkuara shtonin dhe me teper shtete ata ne te njejten
kohe shtonin edhe nje yll per cdo shtet. Keshtu, sot ne kemi pesedhjete
shtete ne flamurin tone. Yjet shtrihen ne nje fushe ngjyre blu; bluja eshte
ngjyra e se vertetes. Vizat e kuqe perfaqesojne gjakun e derdhur per
krijimin e republikes tone. E bardha perfaqeson pastertine, shenjterine. Po
t'i bashkosh te gjitha se bashku, atehere mund te shohim qarte se sa e lehte
do te ishte per nje njeri qe te mendonte se keta pesedhjete shtete, Amerika,
eshte per tu admiruar sepse ajo u arrit me gjakun e njerezve te drejte; me
qellimet me te pastra dhe te shenjta dhe qendron per drejtesi dhe miresi. Ju
mund t'i besoni asaj. Ju mund te vareni nga ajo. Ajo do t'ju drejtoje juve
ne sukses dhe prosperitet. E shihni si vezullon dhe shkelqen? Ndiqeni.
Besetaria dhe Besnikeria
Disa njerez mund te mendojne se nje arsyetim i tille eshte absurd. Sepse qe
te respektosh nje flamur nuk do te thote t'i jesh besnik atij sic do i ishit
vendit apo qeverise. Kjo nuk do te thote qe ne tregojme per te te njejten
besnikeri qe tregojme per vendin tone dhe se ai ne asnje menyre nuk mund te
zere vendin e Zotit ne jeten tone. Realiteti, sidoqofte, tregon se popujt e
shohin flamurin dhe simbolet me me teper se vetem respekt dhe se ata shohin
ate qe simbolizon ne te njejten menyre sic e pershkruam me siper. Le te
konsiderojme nje shembull.
Duke u rritur ne Amerike, me vjen nder mend gjeja e pare qe ne benim cdo
dite ne shkolle para se te fillonte mesimi e cila ishte recitimi i Betimit
te Besnikerise. Por besnike te kujt? Te Zotit tone dhe Krijuesit, Allahut?
Le ta konsiderojme. Betimi i Besnikerise thote, "Une betohem per besnikeri
ndaj flamurit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe per republiken te
cilin perfaqeson ai." Per te demonstruar besnikerine tone, dashurine dhe
afrimitetin ndaj flamurit dhe republikes apo vendit qe "ai perfaqeson" ne do
te vendosnim doren e djathe mbi zemer. Perkunder asaj qe mund te besojne
disa njerez, betimi i besnikerise eshte per vendin apo qeverine sepse
flamuri perfaqeson tamam ate gje dhe ne kete menyre juve keni pranuar
besnikeri ndaj te dyve, flamurit dhe republikes apo vendit; ata jane e
njejta gje. Une gjithmone kam admiruar disa vellezer te cilet me kane thene
se kur ata paten marre nenshtetesine e Shteteve te Bashkuara dhe u duhej te
betoheshin per besnikeri ndaj flamurit, ata ne anen tjeter betoheshin per
besnikeri ndaj Allahut.
Disa ngulin kembe ne kendveshtrimin e tyre, sidoqofte, duke thene se, se
fundi Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara mbron idene se djegia e
flamurit amerikan eshte e lejueshme sepse eshte nje e drejte e shprehjes se
lire. Djegia e vendit, ne anen tjeter, nuk mund te konsiderohet si liri
shprehjeje, argumentojne ata, por si nje akt per te rrezuar qeverine e
Shteteve te Bashkuara. Sidoqofte, sipas tyre keto dy gjera nuk mund te jene
te njejta. Betimi per besnikeri ndaj flamurit , ne opinionin e tyre, nuk
eshte i njejte si betimi per besnikeri ndaj vendit. Tingellon bukur, por kur
merr ne konsiderate njerezit e ketij vendi si nje e tere, une mendoj se
shumica e tyre ndiejne se djegia e flamurit eshte e gabuar dhe ofensive ndaj
tyre, sepse kjo do te thote nje hedhje poshte dhe mosrespekt per vendin dhe
qeverine qe "ai perfaqeson".
Po ashtu konsideroni edhe kete. Ne qofte se ata nuk kane te njejtin kuptim,
atehere, pse ndodh qe ne shenjat dalluese te uniformave, makinave apo pronat
e lokaleve, shtetit apo zyrtaret federale te paqes, apo edhe atletet, dhe
cdokush qe perfaqeson vendin tone, ndodhet shenja e flamurit amerikan? Ne
qofte se ato nuk do te thone te njejten gje, atehere perse ata nuk kane nje
shenje te hartes se Shteteve te Bashkuara apo thjesht fjalet Shtetet e
Bashkuara te Amerikes? Nje tjeter gje. Kur dikush, per shembull nje veteran
ushtarak apo zyrtar qeveritar vdes, ata mbeshtjellin flamurin amerikan
perreth arkivolit. A thone ata se ai njeri vdiq per flamurin e tij apo dha
jeten per flamurin? Jo. Ata thone ai vdiq per vendin e tij. Shkaku eshte se
flamuri, simboli apo shenja dalluese perfaqeson qeverine.
Ata te cilet mund te kene pasur fatin e keq qe te kene qene nen sundimin
kolonial ne nje kohe apo nje tjeter, duhet te kujtojne mire frazen "Besnik
ndaj Kurores" qe sigurisht do te thoshte Britanise. Sa shpejt qe harrojme ne!
Fakti eshte se per shumicen e njerezve te ketij vendi dhe botes perreth,
flamuri, simboli apo shenja dalluese dhe vendi jane e njejta gje.
Dy Shembuj
Nje gje tjeter per tu konsideruar kur flasim per flamuj dhe vendin apo
popullin qe ata perfaqesojne, eshte: ne qofte se nje vend apo popull ndan
apo ndalon perdorimin e disa simboleve te caktuara, a do te thote kjo se ata
kane ndryshuar pikepamjet e tyre per disa ceshtje te caktuara.
Per shembull, shume pak mund te kundershtojne faktin se 'svastika' eshte nje
simbol per ate qe perfaqesonte nazizmi; nje race e paster Ariane dhe
gjithshka qe vjen me pas. Ai simbol ende perfaqeson ate ideologji deri sot
ne ditet e sotme. Pikerisht per kete gje, populli gjerman ka marre
iniciativen qe te veconin veten e tyre nga ky racizem duke ndryshuar
simbolet e flamurit te tyre dhe po ashtu duke hedhur poshte idene e
superioritetit te races se bardhe.
Disa do te thone se Shtetet e Bashkuara kane bere te njejten gje duke ngulur
kembe qe shtetet e jugut te heqin dhe ta deklarojne ilegal flamurin e
Konfederates me simbolin e 'yjeve dhe hekurave' per shkak te asaj qe ai
perfaqesonte nje here e nje kohe, skllaverise dhe shtypjes se te zinjve.
Disa shtete, sidoqofte, ende ngulin kembe per perdorimin e flamurit te
Konfederates. Disa njerez te jugut jane edhe me teper te zhurmshem dhe
kembengules per vazhdimin e perdorimit te flamurit te Konfederates.
Duke konsideruar keto dy shembuj, ne shohim se ne Gjermani, megjithese ajo
nuk e mbeshtet me teorine se nje race ariane gjermane eshte superiore, ajo
ende nuk siguron te drejta te barabarta dhe drejtesi per shume nga shtetasit
e saj, p.sh. popullates turke etc. Shtetet e Bashkuara po ashtu nuk jane me
mire. ShBA-ja nuk ka marre masa te mjaftueshme per edukimin e popullsise se
saj ne ceshtjen e racizmit dhe tolerances dhe gjithmone eshte munduar qe t'i
largohet shpalljes se nje legjislacioni qe do te zhduke kete racizem duke e
bere ate absolutisht ilegal. Ne fakt ne kohen e sotme, ne shohim se Shtetet
e Bashkuara fshihen pas atyre pak ligjeve qe ka patur me perpara per keto
ceshtje. Ne shohim ne te dy vendet, vecanerisht dyfytyresine e politikes se
ShBA-se qe thote "ne nuk jemi me te mire se ju, por juve nuk jeni aq te mire
sa ne."
Ne spanjisht ka nje fjale te urte qe thote, "Tanto peca el que mata la waca,
como el que detiene la pata." Kjo ishte nje thenie qe vjen nga kohet e
vjetra te grabitjeve te bagetive. Ajo do te thote, "Aq fajtor sa eshte ai qe
vret nje lope, aq eshte edhe ai qe i lidh asaj thundrat." Ne qofte se
njerezit e nje vendi nuk duan qe te ndryshojne politiken e qeverise se tyre
duke ngritur zerin per pakenaqesite, madje duke shkuar deri ne ndryshimin e
zyrtareve te zgjedhur apo madje dhe formen e qeverisjes, ne qofte se eshte
nevoja, atehere ata jane dakord me menyren e perfaqesimit dhe njohjes se
vendit te tyre; me sakte, menyren se si ata perfaqesohen dhe njihen. Ata
publikisht pohojne kete perceptim cdo here qe ata valevitin 'Lavdine e
Vjeter'. Ai flamur dhe simbolet ne te perfaqesojne si qeverine ashtu edhe
njerezit.
Perspektiva Islamike
Tani, si muslimane, pse ne duhet te shqetesohemi kaq shume per te gjithe
kete? Mire, por eshte dicka qe ne kurre nuk duhet te shohim te nje person,
qeveri, komb apo cdo gje tjeter si nje burim drejtimi para Allahut. Ne qofte
se bejme kete do te ishte shirk. Asnje nuk ia vlen qe t'i behet ai nder
pervec Allahut, te Plotfuqishmit.
Shume njerez ne te gjithe boten vendosin shume besim te ShBA-ja per gjetjen
e zgjidhjeve per problemet e tyre. Vete ShBA mburret se ajo eshte "shteti me
madheshtor mbi siperfaqen e tokes." Njerezit ne vende te tjera te botes
mendojne se eshte nje nder i madh per te qene aleate apo te lidhur ne nje
menyre apo tjeter me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ka qene nje kohe kur
keta njerez, vecanerisht nga vendet e botes se trete, mendonin se rruget e
ShBA-se ishin te shtruara me flori. Cdo gje amerikane qe ata mund te kene
rrit prestigjin e tyre. Me kujtohet se si, pak vjet te shkuara, pata nje
vizitor nga Egjypti. Une e pyeta nese mund t'i merrja ndonje gje per te qe
ta merrte me vete ne Egjypt. Ai vendosi te blinte nje pale atlete dhe nje
kostum sportiv, por nguli kembe qe ato te ishin Nike. Arsyeja, tha ai, eshte
sepse ai do te ishte zilia e te gjithe qytetit te tij. Cdo mall qe kishte
vulen origjinale te nje firme te njohur kerkohej shume.
Eshte shume e dhimbshme kur shohim se kaq shume vellezer i shohin Shtetet e
Bashkuara si burim per clirimin e pikellimit te tyre. Vecanerisht atje ku
njerezit shtypen dhe kerkojne drejtesi dhe vecanerisht kur keta njerez jane
muslimane. Asgje apo asnje nuk mund te zere vendin e Allahut si Mbrojtesi
yne, asnje flamur, asnje qeveri, asnje komb, madje as edhe besimtaret vete.
Kur'ani thote ne Suren El-Kehf (18:102), "A mos mendojne jobesimtaret se ata
mund te marrin sherbetoret e mij si mbrojtes ne vendin tim? Me te vertete ne
kemi pergatitur ferrin per jobesimtaret dhe zbavitjen e tyre." Ka disa armiq
te Allahut qe ndiejne se megjithese ata praktikojne gjera djallezore,
ndoshta ata bashkohen me besimtaret e vertete, te cilet do i mbrojne ata nga
denimi. Allahu siguron se vendi i tyre do te jete ne zjarrin e ferrit.
Kurani na meson ne ne Suren El-Shura: 9-10 se, 'Eshte vetem Zoti ai qe ka
fuqi mbi te gjitha gjerat dhe tek Ai duhet te besojme (mbeshtetemi).'
Pra te kthehemi edhe nje here ne temen tone, cfare ka te beje e gjithe kjo
me simbolin e 'yllit dhe gjysmehenes'? Mire, nje gje eshte e sigurt qe, te
dy simbolet si ylli dhe gjysmehena, e kane zanafillen nga nje adhurim falso
per dicka tjeter dhe jo per Allahun. Ne rastin e gjysmehenes, ishte
perendesha Diana dhe ne rastin e yllit ishte Maria (s), nena e Jezusit (s).
Megjithese ne e duam dhe e respektojme Marien, nenen e Jezusit, paqja dhe
bekimet qofshin mbi te, ajo nuk ka nje vlere te tille adhurimi dhe ajo do
ishte e para qe do ju thoshte juve kete. Po keshtu nuk jane as Musai apo
Jezusi (Isa) apo edhe Profeti yne i dashur, Muhamedi, paqja dhe bekimi
qofshin mbi te gjithe ata. Po ashtu edhe Kur'ani nuk duhet adhuruar dhe po
ashtu te gjitha hadithet e regjistruara apo te dy Xhamite e Shenjat apo
kater halifet e drejte (r.a.) apo ndonje gje tjeter ne kete univers, e
kaluar e tashme apo e ardhme. Vetem Allahu qendron i vetem ne vendin e
adhurimit. Akoma disa prej nesh i mbajne keto simbole si nje shprehje e
identitetit me ato qenie dhe jemi krenare qe te njihemi si muslimane me
ndihmen e tyre.
Disa mund te mendojne se kjo do te thote ta besh mizen buall dhe se eshte
budallallek te mendosh se perdorimi i ketyre simboleve mund te rrezikoje
marredhenien tone me Allahun; por une mendoj se ajo meriton shume lutje dhe
meditim te thelle dhe mendim rreth kesaj. A duam ne me te vertet qe te
ofendojme Allahun dhe ta perballim ate ne Diten e Gjykimit me kete gje ne
rregjistrin tone? A do kete vlere n.q.s. ne bashkohemi me keto simbole dhe
ikona? Ne duhet te perpiqemi te jemi 'gjithmone te drejte per Allahun',
thote sureja El-Haxh:31, 'dhe asnjehere t'i bashkangjitim partnere Atij'.
Le te perdorim mundesine tone per te arsyetuar dhe te pyesim veten, a eshte
me te vertete e nevojshme te kemi nje shenje dalluese apo simbol per te
treguar se ne jemi muslimane? Ne qofte se ndonje mund ta identifikoje veten
me kaq lehtesi si musliman vetem duke mbajtur simbolin e 'yllit dhe te
gjysmehenes' perreth, atehere cfare mund te themi se dhe armiqte e Islamit
nuk mund te bejne te njejten gje, sic kane bere disa prej tyre. Me kujtohet
Ramazani i pare, nje vella me krenari zbuloi gjoksin per te treguar 'yllin
dhe gjysmehenen' te bere tatuazh rreth vendit te zemres. A nuk do ishte me
mire dhe sigurisht me e besueshme, ta identifikonim veten si muslimane nga
personaliteti jone musliman; duke e treguar nga bemat tona te panjolla qe ne
jemi nga 'ata qe i perkulen Allahut ne Islam?(El-Bekare:136).
Ka shume kombe dhe organizata fetare sot qe e identifikojne veten si
muslimane nga perdorimi i ketyre dy simboleve, 'yllit dhe gjysmehenes' dhe
akoma ne shikojme nga bemat e tyre qe ata jane komplet jo-islamike. Sa me
lehtesi qe jetojne ata perreth nesh, duke korruptuar fjalen e Allahut dhe
duke shkaktuar percarje tek ne dhe gjithcka qe ju duhet atyre per te provuar
qe jane muslimane eshte shenja e yllit dhe gjysmehenes.
Ne anen tjeter, ka organizata si gjysmeheneza e kuqe qe bejne shume pune te
mira per njerezit qe i rrethojne. Po ashtu ka nje ndryshim te madh ndermjet
simbolit te 'yllit dhe gjysmehenes' dhe hilalit.
Konkluzion
Si konkluzion, me lejoni te them se te gjitha veprimet jane veprime adhurimi.
Ne te gjithe perpiqemi te bejme ate qe kemi mundesi sipas nivelit te
njohurise qe kemi dhe imanit. Cdokush ka nje koshience. Se sa sensitive
eshte koshienca jone ndaj atyre qe diskutuam varet ne po keto dy arsye qe
permendem me pare, niveli i njohurise dhe besimit (imanit).
Nuk eshte pergjegjesia e muslimaneve qe te drejtojne gishtat te njeri-tjetri
dhe te perpiqen qe te detyrojne ndonje njeri qe te mendoje si ata. Besimi
dhe vecanerisht interpretimi i ceshtjeve qe kane lidhje me besimin asnjehere
nuk duhet qe te imponohen tek asnje njeri. Ne te gjithe e dime se "nuk ka
detyrim ne fe." Ne po ashtu dime se nuk ka asgje te keqe me flamurin e cdo
vendi. Niveli i respektit qe tregohet nga cdokush eshte nje ceshtje
individuale e koshiences. Asnje nuk ka te drejte qe te imponoje koshiencen e
tij mbi ate te ndonje tjetri. Por eshte e rendesishme qe te dime si ndihen
disa njerez per nje flamur, simbol apo shenje dalluese. Persa i perket
perdorimit te 'yllit dhe gjysmehenes', ne dime se Allahu do te na gjykoje te
gjitheve sipas nijetit (qellimit), dhe menyren qe ne zgjedhim per te
interpretuar te gjitha ceshtjet qe i perkasin teuhidit (njesimit te Zotit).
Kujdes i madh duhet bere sidoqofte, persa i perket perdorimit te simbolit
apo ikones qe ne nje kohe perfaqesonte adhurimin e nje perendeshe apo te
njeres qe simbolizon adhurimin e larte nga ana jone per nje person te drejte,
te cilin disa persona mund ta vendosin deri ne vendin me te larte, vend i
cili i takon vetem Allahut. Dashte Allahu dhe na udheheqte ne ne kerkimin
tone per te perfeksionuar adhurimin tone ndaj Tij ne te njejten menyre qe Ai
ka perfeksionuar besimin tone. Ne fund ne te gjithe do te kthehemi tek Ai
dhe Ai do te na mesoje ne cfare ishte e mira; sepse Ai eshte me i miri ne
vendime (10:108 - 109).
Nje incident, 'Koha e Arte e Islamit' qe ne e kujtojme te gjithe me
nostaligji pothuajse erdhi ne fundin e saj rreth mesit te shekullit te 15 me
renien e Spanjes dhe pushtimin e mongoleve. Kjo ndodhi pothuajse ne te
njejten kohe qe 'ylli dhe gjysmehena' filluan te perdoreshin si flamuj apo
te perfaqesonin muslimanet. Ne asnjehere me nuk kemi qene ne gjendje qe te
kemi edhe nje here ate madheshti. Rastesi?????
|