
Mojsiu
nė Bibėl parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblės) pas vdekjes sė
tij:
' Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e
kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė
Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e
besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi
kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės
sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr
Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė
gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė
kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn.
Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do
tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė
goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė
e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja".
(Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)
Shumė
kohė mė vonė Jeremia po nė Bibėl e vėrteton atė qė e kishte parashikuar
Mojsiu :
"Si mund tė thoni: "Ne (Hebrenjtė) jemi tė urtė dhe ligji i
Zotit ėshtė me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet".
(Jeremia 8:8)
Shpeshherė do tė na ketė ndodhur qė te jemi afruar nga
misionarė tė krishterė, nga Dėshmitarė tė Jehovait apo tė ngjashėm) tė cilėt
do tė kenė tentuar qė tė na bindin se BIBLA ėshtė fjalė e padiskutueshme dhe
e pandryshueshme e Perėndisė. Bile duke pėrdorur edhe ajete nga Kurani
ėshtė provuar qė ne tė bindemi se edhe Kurani e dėshmon pandryshueshmėrinė
e Biblės. (
Pėr tė parė nėse Kurani njėmend dėshmon se duhet besuar Biblėn pėr Fjalė tė
Perėndisė apo se vėrteton se ajo ėshtė e pandryshuar kliko kėtu).
Muslimanėt e kanė pranuar Testamentin Final tė Perėndisė, Fjalėn e Fundit tė
tij Kuranin dhe e kanė pėr obligim qė tua pėrcjellin tė vėrtetėn e tij
edhe tė tjerėve. Pėr njohurinė e muslimanėve dhe pėr tė mirėn e kėtyre
vėllezėrve tė krishterė do tė vėrtetojmė mė poshtė nėse BIBLA NJEMEND ESHTE
FJALE E PERENDISE dhe nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.
Kur e
pyet njė tė Krishterė cila ėshtė Fjala e Zotit pėrgjegja ėshtė e qartė:
BIBLA.
Por
kur pyet se Cila Bibėl ėshtė Fjalė e Zotit, ata pėrgjegjen: Perėndia ia
shpalli Fjalėn e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisė, Gjonit, Palit e tė tjerėve
dhe kėto shkrime tė tyre pėrbėjnė 66 librat e Biblės. E tėra qė ne duhet tė
bėjmė ėshtė tė pėrkthejme kėto libra nė gjuhėn tone dhe e kemi Fjalėn e
Perėndisė. Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas
kopjeje pėr mė se 1500 vite derisa Bibla e parė u botua si libėr. Si
rezultat me mijėra kopje u krijuan qė nė shekujt e pare pas Krishtit tė
cilat nuk janė saktėsisht tė ngjashme asnjėra me tjetrėn. A do tė thotė kjo
se nuk e kemi Fjalėn e Perėndisė, Biblėn ashtu siē ishte.
Kur
fillon e u flet tė krishterėve pėr dallimet nė versionet e Biblės ata do tė
tė pėrgjegjen se dallimet e tilla janė vetėm dallime nė pėrkthim. Por a
ėshtė vėrtetė kėshtu?
E
vėrteta e hidhur ėshtė krejt ndryshe. Ekzistojnė manuskripte tė shumta tė
Biblės dhe pothuaj as dy nga to nuk janė tė ngjashme saktėsisht me njėra
tjetrėn.
King
James Version nė Anglisht Ekuivalent i tė cilit nė shqip ėshtė Diodati i ri
si bazė ka pėrdorur manuskriptet e quajtura Textus Receptus tė Biblės,
pėrderisa shumica e pėrkthimeve tė tjera moderne pėrdorin Manuskripte tė
tjera. Dallimi ėshtė marramendės. Rreth 50 vargje tė Biblės (nė tėrėsi) nuk
ndodhen nė disa nga manuskriptet ose janė shtuar. Nė mbi 300 vargje tė
Biblės ka dallime midis manuskripteve tė ndryshme. 50 vargje tė tėra nuk
janė pak. Dhe 300 vargje me dallime tė konsiderueshme prapė nuk janė pak. Nė
disa nga pėrkthimet e Biblės vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare,
ose gjenden nė kllapa tė mesme, ose gjenden nė fusnotė. E pra nėse
ndonjėherė jeni pyetur qka ėshtė kuptimi i futjes sė vargjeve tė Biblės nė
kllapa tė mesme, ose i fjalėve tė ndryshme ose vėnia e tyre nė fusnotė,
pėrgjegjja ajo qka po dėshmojmė kėtu. E kjo ėshtė ndryshimi i asaj qė quhet
Fjalės sė Zotit sipas tė Krishterėve. Pėr tė mos dalur se ne po flasim kot
sė koti vargjet e pėrmendura gjenden mė poshtė.
Pėr tė qenė problemi mė i madh kėto shtesa, mungesa dhe dallime nė Bibėl
pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė Biblės duke pasur parasysh volumin e
kėtyre ndėrrimeve krahasuar me volumin e Dhjatės sė Re SEPSE NE KETE RAST NE
JEMI DUKE FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e pėrmendura kanė tė
bėjnė vetėm me pjesėn e dytė tė Biblės tė quajtur Dhjata e Re, pa pėrfshirė
kėtu Dhjatėn e vjetėr.
Problemi sa vie e shtohet. Nėse para jush keni njė Bibėl Katolike dhe njė
tjetėr Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E PERENDISE bėhet
pėrfundimisht dhe padurueshėm e koklavitur. Pėr qudi Fjala e Zotit ashtu
si e konsiderojnė Katolikėt pėrmbanė 7 libra mė shumė se sa Fjala e Zotit
e Protestanėve.
Tashmė
vijmė tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrė nuk u shkrua me
qėllimin qė tė jetė Fjalė e Zotit. Luka psh nė fillim tė Ungjillit tė tij na
e tregon qartė se ai nuk po shkruante diqka nėn frymėzimin e Zotit por vetėm
po i rrėfente Teofilit diqka sikur kishin bėrė edhe shumė tė tjerė. Nė Bibėl
mund tė gjejmė gjurmė tė Fjalėve tė Zotit por Bibla mė tepėr ėshtė njė
grumbull librash historikė. Ingjili i cili iu shpall Jezusit nė asnjė mėnyrė
nuk ėshtė Ungjijt e sotėm. Shumė vite pasi qė Jezusi veqse e kishte
pėrfunduar misionin e tij tek kopeja e humbur e Izraelit, njerėz tė
ndryshėm e morėn iniciativėn e tė shkruarit tė jetės dhe mėsimeve tė Jezusit
nė bazė tė asaj qė kishin marrė nga tradita. Tradita e pashkruar qoftė kjo
edhe me vetėm diferencė njė vjeqare gjithmonė krijon shumė ndryshime nga
mėsimet origjinale. Disa dekada pasi qė Krishti veqse nuk gjendej midis
Hebrenjėve u shkruan shumė Ungjij. Dhe kėta ungjij kurrė nuk u shkruan me
qėllimin qė tė konsideroheshin pėr fjalė tė Perėndisė. Siē thotė psh Luka.
Kisha tė ndryshme pėrdornin libra tė ndryshėm pėr tė mėsuar pėr misionin e
tė Dėrguarit tė Perėndisė Jezu Krishtit. Disa nga kėta Ungjij dhe libra
ishin shumė afėr me atė qė Jezusi kishtė mėsuar, pėrderisa tė tjerat ishin
shumė larg tė sė vėrtetės. Nė vitin 325 pas Krishtit pėrfaqėsues tė kishave
tė ndryshme u takuan nė Nike pėr tė vendosur se cilat libra tė zgjedhen nė
pėrbėrje tė Dhjatės sė Re. Kjo ėshtė njė qėshtje shumė serioze. Pėrderisa
tek muslimanėt Fjala e Perėndisė vie direkt nga Zoti nėpėrmes Profetit, tė
krishterėt quditėrisht besojnė se koncilet kanė fuqinė e tė shpallurit tė
ndonjė libri pėr fjalė tė Zotit dhe tė shpalljes sė tjetrit pėr libėr fallso.
Sa ėshtė e logjikshme kjo? Mendja njerėzore dhe fuqia njerėzore nuk e ka
kėtė pushtet. Ėshtė Zoti ai qė dėrgon Fjalėn e Tij. Mospajtimet nė kėshillin
e Nikeut ishin tė ashpra. Shumė kisha kishin shfaqur haptas mospajtimin e
tyre me shumicėn e doktrinave tė paraqitura nė kėtė koncil dhe me librat tė
cilat propozoheshin qė tė jenė pjesė e Biblės dhe tė thirren pėr Fjalė tė
Perėndisė.
Siē do
ti shkruante me zemėrim Fausti Shėn Augustinit:
Kėshtu paraardhėsit dhe
bashkėmendimtarėt e tu shtuan nė shkrimet e Zotėriut tonė shumė gjėra, tė
cilat edhe pse e mbajnė emrin e Tij nuk pajtohen me Mėsimet e Tij. Kjo nuk
ėshtė befasuese pasi qė ne shpesh kemi vėrtetuar se kėto gjėra nuk janė
shkruar nga Ai vetė e as nga apostujt e tij, pėr me tė madhe janė tė bazuara
nė pėrralla sipas raporteve tė gjysėm Hebrenjėve, me mospajtime tė shumta
edhe midis tyre, dhe duke i vėnė emrat e apostujve nė shkrimet e tyre ua
atribounin atyre gabimet dhe gėnjeshtrat e veta.
Ndikimi i Perandorit tė Ri Romak ishte decidiv nė kėtė Koncil si dhe nė tė
tjerė qė do tė vinin mė vonė. Besimet si triniteti, mėkati fillestar, futja
nė Bibėl e librave me doktrina dhe prejardhje tė dyshimta u legalizua. Por
shumė kisha me shekuj tė tėrė vazhduan qė tė mos pajtohen me kėtė. Ato dhe
besimtarėt e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.
Mė kot
autori njeri i Zbulesės do tė ketė thenė:
"Unė i deklaroj kujtdo
qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t`i shtojė
kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė
libėr.
19 Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie,
Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė,
dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr".
Zbulesa 22:18-19.
Lista
mė e gjatė (e cila nuk ėshtė pėrfshirė kėsaj here nė kėtė shkrim) e cila
tregon dallime nė fjalė tė ndryshme midis verzioneve tė ndryshme tė
manuskripteve tė Biblės tregon dallime tė shumta edhe ne librin e Zbulesės.
Muslimanėt besojnė se Zoti iu shpalli gjatė kohėve njerėzve Fjalėn e Tij.
Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mėhershme tė cilat pėrmbanin Fjalėt e Tij
nuk mund tė ndėrrohen. Ai kėtė premtim e bėri vetėm pėr Kuranin. Tė
krishterėt besojnė se Fjala e Zotit e shpallur njė herė do tė ruhet pėrherė
dhe nuk do tė ndėrrohet. Ndėrrimet e paraqitura mė poshtė shfaqin njė
problem krucial pėr besimin dhe shpėtimin e tė krishterėve.
Tash shtrohet pyetja.
Pėrse do tė lejonte Zoti qė Bibla origjinale tė ndėrrohej? Lexo pėr mė
tepėr kėtu.
Mė
poshtė e keni listen e vargjeve tė shtuara, larguara apo tė ndėrruara tė
Biblės.
Ungjilli sipas Mateut 12:47
|
Ungjilli sipas Mateut 17:21
|
Ungjilli sipas Mateut 18:11
|
Ungjilli sipas Mateut 21:44
|
Ungjilli sipas Mateut 23:14
|
Ungjilli sipas Markut 7:16
|
Ungjilli sipas Markut 9:44
|
Ungjilli sipas Markut 9:46
|
Ungjilli sipas Markut 11:26
|
Ungjilli sipas Markut 15:28
|
Ungjilli sipas Markut 16:9-20
(12 vargje)
Ungjilli sipas
Lukės 9:56 |
Ungjilli sipas Lukės 17:36
|
Ungjilli sipas Lukės 22:43
|
Ungjilli sipas Lukės 22:44
|
Ungjilli sipas Lukės 23:17
|
Ungjilli sipas Lukės 24:12
|
Ungjilli sipas Lukės 24:40
|
Ungjilli sipas Gjonit 5:4
|
Ungjilli sipas
Gjonit 7:53 - 8:11
(12 vargje)
|
Veprat e Apostujve 8:37
|
Veprat e Apostujve 15:34
|
Veprat e Apostujve 24:7
|
Veprat e Apostujve 28:29
|
Romakėve 16:24
|
2 Korintasve 13:14
|
Jakobit 1:8
1 Gjonit 5:7 |
Vargu i fundit i pėrmendur nė listė ėshtė njė desert i hidhur. Pėrse
themi kėshtu? Kur iu flet tė krishterėve pėr dallimet, shtimet, largimet e
vargjeve tė tilla nga Bibla arsyetimi i tyre i fundit ėshtė se dallimet e
tilla janė irelevante kur ėshtė nė pyetje doktrina kristiane, me fjalė tė
tjera ato nuk ndėrrojnė asgjė nė doktrinėn e krishtere. 1 Gjonit 5:7 ėshtė
njė kundėrargument. Nėse Bibla juaj thotė tek 1 Gjonit 5:7 Sepse tre
janė ata qė dėshmojnė nė qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe ata tė
tre janė njė kjo ėshtė njė rrenė e paskrupullt shtuar Fjalės sė
Perėndisė. Me shekuj tė tėrė ky varg ėshtė pėrdorur pėr tė mbrojtur
doktrinėn e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve mė tė vjetra tė Biblės
dokumentoi se ky varg ėshtė njė shtesė e mėvonshme bėrė Biblės. Kėshtu
argumenti biblik pėr trininė na
del
tė jetė futje e dorės sė njeriut nė Fjalėn e Perėndisė dhe me kėtė besimi
mbi trinitetin rrėzohet si kullė prej letrave.
Kėto ishin vetėm disa nga ndryshimet e bėra Biblės. Lista do ishte mė e
gjatė po tė hynim mė tepėr nė detaje. Ndryshimet tjera janė tė tipit si kėto:
Disa manuskripte tek Ungjilli sipas Lukės kapitulli 10 vargu 1 dhe 17
pėrmendin se Zoti caktoi shtatėdhjetė njerėz tė tjerė (lexo vargun pėr mė
tepėr) ndėrsa manuskripte tė tjera pėrmendin se Zoti caktoi jo shtatėdhjetė
por shtatėdhjetė e dy. Gabim nė dy njerėz nuk ėshtė pak.
Po te ishte gabim
kopjimi tek vargu 1, si mundi tė ndodhte i njėjti gabim tek vargu 17 tek tė
njėjtat manuskripte. Sido qė tė jetė kjo e dėshmon ndryshimin e Biblės. Disa
manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonė se Shpirti i
Shenjtė i kishte thenė Pjetrit Ja po tė kėrkojnė tre burra,
pėrderisa manuskripte tė tjera e kanė Ja po tė kėrkojnė dy burra,
e manuskripte tė tjera nuk kanė asnjė numėr, as dy as tre. Kur do tu flasim
fėmijėve tanė pėr kėtė ngjarje do ta kemi tė vėshtirė tė gjejmė nė ishin dy
apo tre burra. Shpirti i Shenjtė si duket nuk qe mėrzitur edhe aq qė tė na
mundėsojė qė ne tė dime tė vėrtetėn. Njė gabim dėshpėrues. E tash : BIBLA,
FJALE E ZOTIT
APO
E NJERIUT?
Keni pare mjaft sa pėr tė vendosur vetė.
{Pėr tė bėrė krahasimet nė vargjet e pėrmendura mė
lartė si tė shtuara, larguara apo ndėrruara mund tė pėrdorni midis tė
tjerash kėto verzione tė Biblės: Diodati i Ri (shqip), ECM (shqip), New
World Translation (anglisht), Novi Zavjet (serbisht).}
|