Ser Isak
Njutoni mbi Biblen
Nga Dr. A. Zahur
Me
1690 Ser Isak Njutoni (1642 - 1727) shkroi nje doreshkrim mbi
korruptimin e tekstit te Dhiates se Re persa i perket 1 Gjoni 5:7 dhe
Timotheu 3:16. ajo kishte titullin, "A Historical Account of Two Notable
Corruptions of scripture." (Nje llogari historike e dy korruptimeve te
shquara te shkrimeve). |

Ser Isak Njutoni
|
Per te
parandaluar kriticizmin nga njerezit qe e rethonin, ai nuk e pa te arsyeshme
qe te shprehte mendimet e tij haptazi dhe ne kete menyre botimi i tij ne
Angli do te ishte i rrezikshem. Njutoni i dergoi nje kopje te ketij
doreshkrimi Xhon Lokes duke i kerkuar atij qe ta perkthente ate ne
frengjisht per ta botuar ne France. Dy vjet me vone, Njutoni u informua per
nje perpjekje per te publikuar nje perkthim latin te saj ne menyre anonime.
Sidoqofte Njutoni nuk dha aprovimin e tij per kete veprim dhe keshilloi
Loken qe te merrte hapa per te parandaluar kete publikim.
Me poshte jane disa pjese nga "A Historical Account of Two Notable
Corruptions of scripture." (Nje llogari historike e dy korruptimeve te
shquara te shkrimeve)
Njutoni mbi I Gjoni 5:7
Njutoni thote se ky varg per here te pare eshte shfaqur ne edicionin e trete
te Dhiates se Re te Erasmusit.
"Kur ata krijuan Trinine; ne edicionin e tij ata futen gjera nga doreshkrimi
i tyre, ne qofte se ata kishin nje te tille, si nje almanak qe i ka kaluar
koha. Dhe a ka mundesi qe keto metoda jo te pastra te kenaqin nje njeri te
arsyeshem?... Eshte me teper nje rrezik sesa avantazh ne besim, qe ta besh
ate te mbahet ne nje kallam te thyer.
"Ne te gjithe ceshtjen universale pasionante dhe te gjate per trinine ne
kohen e Xheromit si dhe para dhe pas tij, ky tekst i "te treve ne qiell' as
edhe nje here nuk ka qene menduar. Ndersa tani eshte ne gojen e kujtdo dhe
llogaritet si ideja kryesore e biznesit dhe me siguri ka qene keshtu
gjithashtu edhe me ta, neqoftese ka qene ne librat e tyre.
"Le ta kuptojne mire kete ata qe jane ne gjendje. Une per vete, nuk e kuptoj
fare. Ne qofte se ne themi se nuk jemi te vendosur qe te percaktojme se
cfare eshte shkrim i shenjte dhe cfare jo me ane te gjykimit tone personal,
une e rrefej ate ne vende ku nuk ka kontradikta, por ne debat une dua qe te
mbaj krahun e asaj qe une kuptoj me mire. Eshte temperamenti i nxehte dhe
arti superticioz i botes njerezore qe ceshtjet e besimit ti mbushe gjithmone
me mistere, dhe per ate arsye te pelqeje me teper ate qe kupton me pak. Keta
njerez mund te perdorin apostullin Gjon sic duan, por une kam ate respekt
per te si per te besuar se ai shkroi ate qe ndiente dhe atehere e marr kete
si nje dicka te tij qe eshte me e mira."[1]
Njutoni mbi I Timotheu 3:16
"Ne te gjitha koherat me te nxehta te ceshtjes se gjate kontradiktuese
ariane asnjehere nuk erdhen ne skene...ata qe thone "Zoti i shfaqur i
misheruar" mendoni kete si tekstin me te dukshem dhe me vend te biznesit."
"Fjala 'Shenjteri' sjell dominimin mbi qeniet vartese dhe fjala Zot ne te
shumten e rasteve do te thote Mbret. Cdo mbret nuk eshte Zot. Dominimi mbi
nje qenie shpirterore perben nje Zot. Ne qofte se ai dominim eshte i vertete
atehere ajo qenie eshte Zoti i vertete; ne qofte se ky dominim eshte trillim,
nje Zot fals; ne qofte se eshte suprem, nje Zot suprem."
Njutoni po ashtu shkroi nje diskutim mbi dy tekstet e tjera qe Athanasiusi
ishte perpjekur te korruptonte. Kjo pune nuk ka arritur deri ne ditet tona.
Ai besonte se jo te gjitha librat e e Shkrimeve te Shenjta kishin te njejtin
autoritet.
Isak Njutoni pati lindur ne
Lincolnshire
me 1642 dhe u edukua ne Kambrixh. Ai u zgjodh ne Shoqerine Mbreterore me
1672, dhe ishte anetar i Klubit te Zoterinjve ne Spalding. Njutoni u be
Pergjegjes i Mintit (vendit ku priten parate) Mbreteror me 1696, ku kishte
rolin e fiksimit te standartit te floririt. Njutoni u zgjodh President i
Shoqerise Mbreterore me 1703. Ser Isak Njutoni kishte pikepamje unitariane
dhe ishte ndjekes i Ariusit.
Reference
1. A.Wallace, "Anti-Trinitarian Biographies," Vol. III, pp. 428-439, 1850.
Referenca te tjera
2. Alton, "Religious Opinions of Milton, Locke, and Newton," 1833.
3. Green, "Sir Isaac Newton's Views," 1871.
4. Newton, "Sir Isaac Newton Daniel," 1922.
5. Mac Lachlan, "The Religious Opinions of Milton, Locke, and Newton," 1941.
6. Channing, W.E., "The Character and Writing of Milton," 1826.
7. M. Ata ur-Rahim, "Jesus: A Prophet of Islam," 1983.
Disa unitariane te tjere ne Krishterim jane: Milton (1608-1674), John Locke
(1632-1704), John Biddle (1615-1662), Michael Servetus (1511-1553), Francis
David (1510-1579), Lelio Francesko Maria Sozini (1525-1562), Fausto Paolo
Sozini (1539-1604), Thomas Emlyn (1663-1741), Theophilus Lindsey
(1723-1808), Jozeph Priestly (1733-1804), dhe William Ellery Channing
(1780-1842). Nga Unitarianet e pare te famshem jane: Arius (250-336 e.r),
Iranaeus (130-200), Tertullian (160-220), Origen (185-254), Diodorus, dhe
Lucian (v.312).
Biografite e tyre permbahen ne referencat 1 dhe 7.
Me poshte eshte nje raport i shkurter per nje mjek te famshem dhe shkencetar,
para dhe pas Njutonit, i cili kishte mendime te fuqishme fetare per trinine.
Michael Servetus (Majkell Servetus) (1511-1553), lindur ne Spanje, mbaroi
shkollen per Mjekesi ne Tuluze me 1534. ai ishte nje nga evropianet e pare
qe shkroi per principet e qarkullimit te gjakut. Servetusi shkroi tre vepra
te rendesishme: 'Gabimet e Trinitetit' (1531), 'Dy dialogje mbi Trinine'
915310, dhe 'Perteritja e Krishterizmit'. Luteri publikisht e denoi ate me
1539. Servetusi ndoqi idete e mbajtura nga apostujt e pare te cilet i
perkisnin shkolles Antiocene te Kristianitetit, dhe ai u kujdes per botimin
e Bibles me 1540. Servetusi pati korrespodence me Kalvinin per me teper se
njezet vjet. Si rezultat i nje konflikti te ashper, Kalvini e arrestoi ate
ne Milan, dhe mbas nje gjyqi te shpejte Servetusi u dogj ne turren e druve.
Servetusi konsiderohet nga shume veta si "themeluesi i unitarianizmit
modern."
Theophilus Lindsey (Theofilus Lindsej) njihet si organizatori i
kongregacionit te pare unitarian ne Angli. Ne 17 Prill, 1774, Benjamin
Franklin(Benxhamin Frenklin) dhe Joseph Priestly (Jozef Pristli) ndoqen
sherbimin e pare Unitarian mbajtur nga Lindsey ne Londer. Joseph Priestly
njihet si zbuluesi i oksigjenit. Kontributi kryesor i Priestlit per
unitarianet ne Angli ishte argumentimi i plote, si nga ana historike dhe
filozofike, ne krah te njesise se Zotit. Jozeph Priestley shkroi punen e tij
me te rendesishme dhe me influence, 'Histori e Korruptimit te Kristianitetit'
ne dy volume. Priestly pohoi humanitetin e Jezusit, por hidhte poshte
conceptin e lindjes se tij vetem nga nena me ane te Frymes se Shenjte. Po
ashtu ai hodhi poshte doktrinen e Trinitetit. Shtepia e Priestlit u dogj nga
nje grup njerezish dhe po ashtu u dogj edhe nje hotel ku grupi i njerezve
gabimisht mendonin se Priestly ishte atje. Libri i tij u dogj ne menyre
publike ne Hollande, Jozef Priestly lundroi per ne Amerike me Benjamin
Franklinin me 1794, ku dhe hapen disa nga kishat Unitariane ne dhe rreth
Filadelfias. |