P

Pesė
pyetje pėr tė Krishterėt, Dėshmitarėt e Jehovait, Adventistėt, Evangjelistėt
1.
A ėshtė 100 % e Biblės e frymėzuar nga Perėndia?
2.
Ēka nėse u tregoj
pjesė nga Bibla tė cilat pohojnė se nuk janė tė frymėzuara?
3.
A ishte Pali i frymėzuar kur tha se i tėrė shkrimi i shenjtė ėshtė i
frymėzuar?
4.
A e dinte Pali se letrat e tij ishin pjesė e Fjalės sė Zotit?
5.
Qfarė ndodhi me letrėn e Parė tė Palit drejtuar Korintasve?
1. A ėshtė 100 % e Biblės e frymėzuar nga Perėndia?
Pa mare parasysh
nėse Katolikė, Orthodoksė, Dėshmitarė tė Jehovait, Baptistė, Evangjelistė,
Protestanė apo tė tjerė, tė gjithė tė krishterėt do tė pajtohen se BIBLA
padiskutueshėm ėshtė Fjalė e Perėndisė. Ata do ta citojnė Letrėn e Dytė tė
Palit dėrguar Timoteut
3:16 I
gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim,
bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi
.
Vargu i pėrmendur
ėshtė cituar pa ndonjė konsideratė pėr kuptimin e tij tė drejtė. Shumė pak
njerėz mendojnė njėmend para se tė citojnė diqka. Nėse ata gjejnė diqka qė u
duket afėr asaj qė ata besojnė ata nuk do ti ndalė asgjė nga tė cituarit. Le
tė shohim tash se qfarė do tė thotė nė tė vėrtetė ky fragment. Pėr ta
kuptuar ashtu si duhet fragmentin ne duhet tė dime kush e ka shkruar, qfarė
ka dashur ai tė thotė me kėtė, dhe qfarė priste ai nga lexuesit tė cilėve iu
drejtohej tė kuptojnė me atė fragment.
Kush e shkroi atė?
Tė krishterėt besojnė se ajo u shkrua nga Pali nė letrėn dėrguar nxėnėsit tė
tij Timoteut.
Qfarė mendoi
Pali me i gjithė Shkrimi? A mendoi ai e tėrė Bibla? Shumė njerėz e
mendojnė kėtė. Por Pali nuk tha kėshtu. Ai nuk tha e tėrė Bibla ėshtė e
frymėzuar. Ai tha i gjithė Shkrimi. Le ti kthehemi tashti pyetjes tone:
Qfarė mendonte Pali me i gjithė Shkrimi? Dikush mund tė mendojė se ajo
gjithė pėrfshinė edhe shkrimet Hindu, Budiste, Muslimane, Kristiane etj.
Por tė krishterėt do tė pėrgjegjen: Kjo nuk ėshtė kėshtu sepse Pali nuk e
mendonte kėtė, por e mendonte gjithė Biblėn. Tash po kthehemi sėrish nė
fillim tė kėtij rrethi. Pali nuk tha asnjėherė e tėrė Bibla. Ky varg ėshtė
nxjerrė nga konteksti i tij origjinal dhe i ėshtė dhėnė njė kuptim krejt
tjetėr nga ai qė autori e kishte menduar. Pėr ta kuptuar kontekstin e
vėrtetė le ta lexojmė kėtė varg sėrish, kėsaj here duke filluar me vargun
paraprak. Kėtu janė vargjet 15 dhe 16
dhe qė nga
FĖMIJĖRIA ti i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur
pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.
I gjithė Shkrimi
ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe
pėr edukim me drejtėsi
(2 Timoteu 3:15-16)
Nėse shikoni nė
vargun paraprak ju do tė mund tė kuptoni (2 Timoteu
3:15) se Pali
po i fliste nxėnėsit tė tij Timoteut rreth shkrimeve tė cilat Timoteu i
njihte qė nga fėmijėria. Kėto shkrime definitivisht nuk ishin e gjithė Bibla.
E gjithė Bibla akoma nuk ishte e kompletuar.
Bibla ėshtė e
pėrbėrė nga dy pjesė tė mėdha. E para quhet Besėlidhja e Vjetėr dhe e dyta
Besėlidhja e Re. Shumė libra tė Besėlidhjes sė re janė shkruar pas vdekjes
sė Palit. Pali nuk po i thoshte Timoteut se Timoteu dinte qė nga fėmijėria
pėr librat tė cilat akoma nuk ishin shkruar, apo jo?
Pėr ta bėrė tė
qartė se sa librave Pali nuk po u referohej nė atė fragment, shumė lehtė
shikoni kah fundi i shumicės sė Biblave ku do tė shihni vitin e pėrafėrt tė
shkrimit tė secilit libėr tė Biblės. Data e pėrafėrt e shkrimit tė Letrės sė
Dytė tė Timoteut ėshtė viti 65 pas Krishtit. Dhe tani mund tė shohim se sa
libra tė Biblės janė shkruar pas kėsaj date. Ja lista:
Zbulesa
viti 96
Ungjilli sipas
Gjonit
viti 98
1 e Gjonit
.
viti 98
2 e Gjonit
.
viti 98
3 e Gjonit
.... viti 98
Pa dyshim, Pali nuk po i fliste Timoteut pėr librat e mėsipėrme tė cilat nuk
ekzistonin nė atė kohė. Pėr mė tepėr shumė libra tjerė janė shkruar shumė
afėr vitit 65 dhe Timoteu nuk ishte i familjarizuar me tė qė nė fėmijėrinė e
tij.
Shkrimet pėr tė cilat po fliste Pali ishin shkrimet e Besėlidhjes sė Vjetėr
tė cilat Dėshmitarėt e Jehovait i qajnė Shkrimet Hebraiko Aramaike.Kėto
shkrime tė vjetra nė formėn mė tė vjetėr nė tė cilėn ekzistojnė sot janė
shkruar nė gjuhėt Hebraike, Aramaike dhe Kaldeje.
Tash problemi qėndron se Timoteu ishte i familjarizuar me atė libėr jo nė
gjuhėt e tij origjinale por nė pėrkthimin Grek tė librit (pėrkthimi i
Dhjatės sė Vjetėr nė gjuhėn Greke quhet Verzioni Septuaginta). Ai pėrkthim
Grek ishte pėrgatitur rreth treqind vite para Krishtit, pėr tiu mundėsuar
qė tė pėrfitojnė nga to atyre qė nuk kuptojnė Hebraisht. Ky ėshtė verzioni
tė cilin tė krishterėt e hershėm si Timoteu e lexonin. Dhe Pali po i fliste
Timoteut pėr atė libėr.
Por a ėshtė ky
problem?
Po! Problem i dyfishtė bile.
Sė pari, pėrkthimi nuk pajtohet me origjinalin nė shumė aspekte. Cilin duhet
ta marrim tash si libėr tė inspiruar, origjinalin apo pėrkthimin? Kjo
paraqet dilemė. Nėse origjinali Hebraik ėshtė i inspiruar atėherė pėrkthimi
Grek ėshtė gabim. Por nėse pėrkthimi Grek ėshtė gabim atėherė Pali ėshtė
gabim kur e quan atė tė frymėzuar, pėrveqse nėse Pali mendon se libri ėshtė
i inspiruar edhe nese pėrmban gabime.
Problemi i dytė ėshtė se Versioni i Septuagintės Greke pėrmban shtatė libra
mė shumė se sa versioni Hebraik. Kėto shtatė libra janė tė pėrfshira nė
Biblėn Katolike por jo nė Biblėn e shumicės sė Bashkėsive tė tjera kristiane.
Por ato pėrfshiheshin nė Shkrimin qė Timoteu e njihte qė nga fėmijėria. Dhe
Pali thoshte se i gjithė ai Shkrim ishte i inspiruar.
Nėse Pali ka tė drejtė kėtu atėherė Evangjelistėt, Ortodoksėt, Baptistėt,
Dėshmitarėt e Jehovait etj e kanė gabim. Por nėse kėta tė pėrmendurit kanė
tė drejtė atėherė fjalėt e Palit janė gabim edhe pse pėrfshihen nė Biblėn e
qė tė gjithėve.
E vėrteta ėshtė se as Dhjata e Vjetėr e as Dhjata e Re nuk janė 100 % Fjalė
e Perėndisė. Por nėse i besoni Palit, ju duhet tė kuptoni se Pali po thoshte
se vetėm Septuaginta Greke e Dhjatės sė vjetėr ėshtė e frymėzuar. Pali nuk
ka thenė mė shumė se kjo dhe do tė ishte gabim tė thuhet se ti beson nė
njeri dhe pastaj tė vendosėsh fjalė nė gojėn e tij.
Shumica e tė krishterėve me pavetėdije e bėjnė kėtė. Ata besojnė aq shumė
nė atė qė u ėshtė thenė tradicionalisht nė kishė sa qė janė tė bindur se
kėto mėsime duhet tė gjenden edhe nė Bibėl. Fatkeqėsisht, Bibla shpesh
mospajtohet me kėto mėsime. Ajo qka ne po flasim ėshtė njė shembull tipik.
Edhe pse Kisha mėson se Bibla ėshtė 100 % e frymėzuar, Bibla thotė se vetėm
Dhjata e Vjetėr ėshtė e frymėzuar. Bibla nuk thotė se e tėrė Dhjata e saj e
Re ėshtė e frymėzuar. Por nėse tė krishterėt kanė zgjedhur tė besojnė nė atė
qė besojnė atėherė ata duhet ta kuptojnė se ai ėshtė mėsim i krijuar nga
njeriu.
Bibla nuk mėson se e tėrė Dhjata e Re ėshtė e frymėzuar. Dhe kjo ėshtė njė
pjesė shumė e rendėsishme e Biblės. E as qė na meson Bibla se teksti Hebraik
i Dhjatės sė Vjetėr ėshtė i frymėzuar. Thėnia e Palit nga 2 Timoteu vėrteton
se vetėm Verzioni Grek ėshtė i frymėzuar. Por Dėshmitarėt e Jehovait psh nuk
e pėrdorin Verzionin Grek sepse sipas tyre nuk ka asnjė kuptim tė lihet
origjinali mėnjanė dhe tė pėrcillet pėrkthimi. Kėshtuqė ata me tė drejtė e
zgjedhin Tekstin Hebraik. Por kjo zgjedhje bie nė kundėrshtim me atė qė Pali
e thotė nė Biblėn e tyre!
Perėndia nuk do ta linte njerėzimin nė kėtė konfuzion. Kurani thotė se i
gjithė Kurani ėshtė nga Zoti (3:7).
2. Ēka nėse u tregoj pjesė nga Bibla tė cilat pohojnė se nuk janė tė
frymėzuara?
Pėrgjegjja e furishme kristiane ėshtė se nuk ekziston ndonjė varg i tillė nė
Bibėl.
E vėrteta ėshtė se ka shumė vargje tė tilla. Kėtu ėshtė njė shembull i cili
do tė ju bėhet i qartė pasi tė lexoni dy deklarimet e mėposhtme nga Bibla nė
letrėn e Palit dėrguar Korintasve.
Kurse
tė martuarve u urdhėroj, jo unė, por Zoti
.
(1 Korintasve 7:10)
Dhe tė tjerėve u
them unė, Unė, jo Zoti
(1 Korintasve 7:12)
Vėrejeni se nė
deklaratėn e parė Pali pohon se Zoti po flet. Tė krishterėt besojnė se Pali
po e thoshte tė vėrtetėn. Por qka lidhur me deklaratėn e dytė. Kėtu Pali po
thotė se deklarata ėshtė e tij, dhe se Zoti nuk e thotė atė. Ju lutem, a do
tė besojnė tė Krishterėt edhe nė kėtė deklaratė tė Palit gjithashtu?
Kėshtu qė kjo do tė thotė se sė paku njė varg nė Bibėl nuk ėshtė i frymėzuar.
Kėshtu Bibla nuk mund tė jetė 100 % e inspiruar nga Zoti. Ndoshta 99 %, ose
99.9% por jo 100 %. Pajtoheni?
Ka shumė shembuj tė tjerė. Disa libra tė Dhjatės sė Vjetėr pohojnė tė jenė
vetėm fjalė e njeriut, pėrderisa tė tjerat pohojnė tė pėrmbajnė edhe fjalė
tė Zotit gjithashtu.
Shumė fragmente tė Dhjatės sė Re pohojnė tė jenė mendim i njeriut. Shikojini
kėto:
Luka thotė:
m`u duk e
mirė edhe mua
.. qė ta shkruaj
(Ungjilli sipas Lukės 1:1-4)
Pali thotė:
Por pėr sa u takon virgjėreshave, s`kam urdhėr nga Zoti, por po jap njė
mendim si njeri
( Letra e pare e Palit dėrguar Korintasve 7:25)
Pali thotė:
Kėshtuqė unė mendoj se.. ( 1 Korintasve 7:26)
Pali thotė:
sipas
gjykimit tim
. (1 Korintasve 7:40)
Pali thotė:
dhe
mendoj se
. (1 Korintasve 7:40)
Pali thotė:
Shihni, unė, Pali, po ju them
(Letra e Palit Galatasve 5:2)
Por disa njerėz nuk duan tė shohin. Kėtu qėndron problemi. Nuk i kam cituar
vargjet e mėsipėrme nė tėrėsi pėr tė mos humbur kohė por ti dhe vizitorėt e
tu mund ti lexoni nė tėrėsi. Shumė vargje nga Bibla pohojnė tė jenė nga
njeriu dhe jo nga Zoti. A i besojnė kėto vargje tė Krishterėt? Nėse po
atėherė si mund tė pohojnė se Bibla 100% ėshtė nga Zoti kur vetė Bibla e
thotė se nuk ėshtė kėshtu?
Tė krishterėt mund tė thonė se fakti qė autorėt e japin opinionin e tyre nuk
tregon kurrfarė dallimi, sepse mėsimet e tyre pajtohen me pjesėn e tjetėr tė
Biblės. Ky nuk ėshtė argument i mirė, sepse kjo do tė thoshte se gjithqka qė
pajtohet me Biblėn ėshtė gjithashtu e inspiruar. Kėshtuqė nėse njė Hindu e
shkruan njė poemė tė shkurtė rreth mirėsisė ajo do tė duhej tė mirrej si
Fjalė e inspiruar e Zotit. A e pranojnė tė Krishterėt kėtė?
Qėllimi ynė kėtu nuk ėshtė se opinionet e njerėzve janė tė mira apo tė kėqia.
Pali dhe Luka tė cituar mė lartė mund ti kenė mėsuar tė tjerėt pėr gjėra tė
cilat edhe Muslimanėt i besojnė. Kjo ėshtė irelevante. Shumė autorė
muslimanė shkruajnė rreth mėsimeve nė tė cilat muslimanėt besojnė. Ne nuk i
quajnė shkrimet e tilla tė frymėzuara nga Perėndia, apo jo?
Nė vend tė kėsaj, ne duhet ta kemi tė qartė se nėse ju (tė krishterė) i
besoni Palit atėherė ju duhet tė besoni gjithashtu kur Pali thotė se ai po i
shkruante opinionet e tij; ata gjithashtu duhet ti besojnė Lukės kur ai
thotė se ai po shkruante si rezultat i vendimit tė tij personal. Luka nuk
pohoi qė ishte i frymėzuar pėr tė shkruar. Shiko prapė nė atė qka ai thotė (citimi
i mėsipėrm).
Qėllimi qė ne duam ta fokusojmė kėtu ėshtė se shkrimet njerėzore, pa marrė
parasysh sa janė tė mira dhe tė sakta, nuk duhet ti atribuohen Zotit. Le ti
mbajmė Fjalėt e Perėndisė ndaras dhe tė dallueshme nga Fjalėt e Njeriut. Le
ti lexojmė bashkarisht kėto vargje nga Bibla:
"Duke
qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, dhe as rrugėt tuaja nuk janė
rrugėt e mia", thotė Zoti. Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se toka, kėshtu
edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe mendimet e mia janė
mė tė larta se mendimet tuaja. (Isaia 55:8-9)
Ju lutem shumė le tė mos i konfuzojmė mendimet e njeriut duke i marrė pėr
Fjalė tė Zotit. Ke kujdes dhe vėrej gjithashtu se letrat tė cilat Pali ua
shkroi kishave dhe individėve tė ndryshėm janė pjesė e Biblės. Vetėm pėr
informim, letrat tė cilat profeti Muhamed ua dedikoi mbretėrve dhe liderėve
tė ndryshėm nuk paraqiten nė Kuran. Kurani ėshtė Fjalė e Perėndisė. Ai nuk
pėrmbanė ndonjė shkrim njerėzor e bile jo as mėsimet e inspiruara tė vetė
Muhamedit. Mėsimet e inspiruara tė Muhamedit gjenden nė librat e posaqėm tė
ndarė tė quajtur Hadithe.
3. A ishte Pali i frymėzuar kur tha se i tėrė shkrimi i shenjtė ėshtė i
frymėzuar?
Pėrgjegjja kristiane ėshtė: NATYRISHT.
E vėrteta ėshtė: Por si e dinė ata kėtė? Nėse i pyetni se si e dinė qė Bibla
ėshtė e frymėzuar ata do tė pėrgjegjen Spese Pali ka thenė ashtu. Tash
nėse i pyet ata se si mund ti besojmė Palit nė atė qka ai ka thenė, ata
thonė Sepse fjalėt e Palit janė nė Biblėn e frymėzuar dhe kėshtu fjalėt e
Palit janė tė frymėzuara gjithashtu. Ky ėshtė njė arsyetim rrethor.
Kjo ėshtė sikur kur njė dėshmitar e mbronė bashkėvendasin e tij duke thenė
Tė gjithė njerėzit nga vendi im janė tė ndershėm. Pastaj kur pyet pėrse do
tė duhej ti besonim dėshmitarit, dėshmitari pėrgjegjet Sepse une jam njėri
ndėr njerėzit e vendit tim. Shumė qartė ky arsyetim rrethorė nuk do ta
bindė njė individ tė vetėdijshėm.
Pėrkundrazi, ne
veqse kemi pare nė pyetjen e mėparme se Pali ka thenė shumė gjėra si mendime
tė tij. Kur ai tha se gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar (2 Timoteu
3:16) ai mund tė
ketė pasur tė drejtė. Por si mund tė jemi tė sigurtė?
4. A e dinte Pali se letrat e tij ishin pjesė e Fjalės sė Zotit ?
Pėrgjegjja kristiane: Hmmm, ppo (nė fakt, jo sigurtė).
E vėrteta: Shumica e njerėzve nuk e kanė marrė nė konsideratė kurrė kėtė
pyetje. Letrat e Palit u mblodhėn dhe mė vonė u bėnė pjesė e Biblės pa e
konsultuar Palin fare (Pali natyrisht kishte vdekur shumė kohė para kėsaj.)
Por Pali ishte shumė i vetėdijshėm se ai shpesh shkruante mendimet e tij.
(shiko pyetjen e dytė). Nė njė rast Pali bile ishte i vetėdijshėm se ai
kishte bėrė njė gabim nė njė nga letrat e tij e cila tani ėshtė pjesė e
Biblės.
Lexoje fragmentin e mėposhtėm:
"E falėnderoj
Perėndinė qė nuk kam pagėzuar asnjė nga ju, me pėrjashtim tė Krispit dhe tė
Gait, qė askush tė mos thotė se e pagėzova nė emrin tim.
Po, unė
pagėzova edhe familjen e Stefanės; pėrveē tyre nuk di tė kem pagėzuar ndonjė
tjetėr".
(1 Korintasve 1:14-16)
Duhet tė jetė e qartė se Pali nė kėtė fragment bėri gabim dhe pastaj e
korrektoi. Por edhe gabimi edhe korrektimi mbeten nė Bibėl. Natyrisht, nuk
kemi vėrejtje ndaj korrektimit, por qka lidhur me gabimin? A ėshtė edhe ai
Fjalė e Perėndisė? Nėse shikoni fragmentin e cituar ju do tė vėreni se Pali
bėri tri deklarime:
a)
Unė nuk kam pagėzuar askė tjetėr pėrveq Krispit dhe Gait.
b)
Po, unė
e pagėzova edhe familjen e Stefanės.
c)
Nuk di tė kem pagėzuar ndonjė tjetėr.
Gabimi i bėrė nga Pali ėshtė deklarimi i tij i pare se ai nuk ka pagėzuar
askė tjetėr pėrveq dy personave tė quajtur Krispi dhe Gai. Pastaj atij iu
kujtua se ai kishte pagėzuar edhe familjen e Stefanės, kėshtuqė ai bėri njė
pėrmirėsim tė lehtė nė deklarimin e tij tė dytė. Mirėpo deklarimi i
gabueshėm ėshtė akoma aty. A ėshtė ky i inspiruar. Deklarimi i tretė i Palit
tregon se ai nuk ėshtė i sigurtė rreth fakteve:
Nuk di tė kem
pagėzuar ndonjė tjetėr.
(1 Korintasve 1:16)
E shihni, Pali nuk ėshtė i sigurtė kėnd tjetėr e ka pagėzuar ai. Ai nuk mund
ta kujtojė.ai e di se duhet ta pėrmirėsojė deklarimin e tij tutje duke
shtuar emra tė tjerė, por ai nuk mund tė kujtojė kė ta pėrmendė. Kėshtuqė
deklarimi i parė ishte gabim. Deklarimi i dytė ėshtė pėrmirėsim i lehtė i tė
parit. Deklarimi i tretė ėshtė pranim se pėrmirėsimi nuk ėshtė i kompletuar.
Qė tė trijat mbesin nė Bibėl. A janė kėtė Fjalė tė Perėndisė.
Vėrejeni Kuranin:
A nuk e pėrfillin
ata (me vėmndje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr, pėrvrē prej
All-llahut, do tė gjenin nė te shumė kundėrthėnie.
(Kurani 4:82)
5. Qfarė ndodhi me letrėn e Parė tė Palit drejtuar Korintasve ?
Pėrgjegjja kristiane: Si mendoni? Letra e pare Korintasve ėshtė mu kėtu, nė
Bibėl. Ja shikoje!
E vėrteta: Ajo nuk ėshtė aty. Ajo qka ju mendoni nuk ėshtė letra e parė e
Palit dėrguar bashkėsisė sė Korintit. Nė po kėtė letėr Pali i rikujtojn
Korintasit se ai veqse iu kishte shkruar atyre njė letėr para kėsaj.
Lexojini vargjet 9 dhe 11 nga kjo e ashtuquajtura Letra e parė Korintasve,
nga kapitulli 5:
9.
Ju kam shkruar nė
letėr, tė mos pėrziheni me kurvarė,
11. POR TANI ju
shkrova tė mos pėrziheni me atė, tė ashtuquajturin vėlla, qė ėshtė kurvar
Shumė qartė, nė vargun 9 mė lartė Pali po i referohet asaj qė ka shkruar nė
letrėn e mėparme. Nė vargun 11, Pali bėri njė ndėrrim nė instruksionin e tij
tė mėparmė. Krahasoji mė poshtė dy instruksionet vijuese nga letra e mėparme
e Palit dhe nga ajo e ashtuquajtura letra e tij e pare:
KRAHASO:
Instruksioni i mėparshėm
i Instruksioni i ri
i Palit
Palit nė kėtė
anė:
nė kėtė anė:
Ju kam shkruar nė letrėn
time Por tani ju shkrova
Tė mos
pėrziheni
Tė mos pėrziheni
Me kurvarė Me tė ashtuquajturin
vėlla
qė ėshtė kurvar.
Ajo qka ne po diskutojmė kėtu nuk ėshtė ndėrrimi i instruksioneve tė dhėna
nga Pali. E kam sqaruar kėtė qėshtje nė detaje pėr tė ju bėrė tė qartė
gjithqka nė rast se dikush ju thotė se nė vargun 9 Pali i referohet letrės
momentale. Disa njerėz do tė tentojnė tė tė bindin se nuk kishte ndonjė
letėr tė mėhershme. Por tani gjithqka ėshtė e qartė.
E tash, ku ėshtė ajo letėr e mėhershme. Pa diskutim, ka humbur. Tash nėse
dikush beson se letrat e Palit janė Fjalė e Perėndisė, ai ose ajo gjithashtu
duhet tė besojė se disa nga Fjalėt e Perėndisė kanė humbur pėrgjithmonė. Por
a do ta besojnė tė krishterėt kėtė? Lexojeni vargun e mėposhtėm biblik:
Bari thahet,
lulja fishket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrjetė". (Isaia 40:8).
Si pajtohet kjo thėnie me faktin se njėra nga letrat e Palit ėshtė zhdukur?
Muslimanėt e kuptojnė se Zoti mund tė shpallė njė mesazh dhe pastaj ai tė
harrohet. Por Dėshmitarėt e Jehovait, Evangjelistėt dhe tė gjithė tė
Krishterėt nuk pajtohen me kėtė besim. Ata besojnė se kur shpallet njė here,
ruhet pėrgjithmonė. Kėshtuqė ata duhet tė mirren me kėtė pyetje.
Humbja e letrės
sė Palit ėshtė indikator i mirė se pranuesit e letrės sė Palit nuk e kishin
marrė atė pėr Fjalė tė Perėndisė.
Po qe se do ta
kuptonin pėr Fjalė tė Zotit, a nuk do ta ruanin ata atė? Pėrse ata lejuan qė
Fjala e Perėndisė tė humbet ashtu pa gjurmė?
Tash dikush mund tė thotė se letrat e tjera tė Palit janė ruajtur dhe kjo e
vėrteton se njerėzit qė i ruajtėn ato i konsideruan ato pėr Fjalė tė
Perėndisė. Le tė mos shkojmė kaq larg. Sė pari, askush nuk e di se sa letra
tė tjera tė Palit janė humbur nė tė vėrtetė, dhe ne akoma nuk kemi ndonjė
pėrgjegjje tė kėnaqshme pėr atė problem. Ne vetėm kemi ngelur rreth fakteve
tė njė letre qė ėshtė humbur. Qka do tė tregojnė faktet tjera?
Sė dyti, njerėzit i ruajnė letrat dhe shkrimet tjera pėr shumė arsye. Mbase
njerėzit menduan se letrat e Palit pėrmbajnė gjėra tė rendėsishme. Tė tjerėt
mund ti kenė mbajtur ato letra me qėllimin pėr ti pėrgėnjeshtuar mėsimet qė
ato pėrmbajnė. Nuk kemi detaje tė mjaftueshme pėr tė pėrfunduar kėtė
qėshtje, por pa diskutim mund tė kokludojmė se vetėm pse dikush i ka ruajtur
letrat e Palit nuk do tė thotė se ata i konsideruan kėto letra sikur tė
vinin nga Perėndia. Ata e dinin se letrat ishin nga Pali.
Kurani thotė:
Ne me madhėrinė
Tonė e shpallėm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij. (Kurani
15:9)
Mrekulli!
Zoti e ka shpallur Kuranin dhe vetė ka premtuar se asgjė nga ai nuk do tė
humbasė.
O ithtarė tė
librit, juve ju erdhi i dėrguari Jonė qė ju sqaron shumė nga ajo qė fshihnit
prej librit, e pėr shumė nuk jep sqarime. Juve ju erdhi erdhi nga All-llahu
dritė, dhe libėr i qartė. All-llahu e vė me atė (me Kuranin) nė rrugėt e
shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e tij dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr ata
prej errėsirave nė dhe i udhėzon nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė.(
Kurani 5:15-16)
Pėrgatitur sipas librit tė Shabir Ally : 101 Questions for Jehovah Witnesses
|