
Pėrgatiti: Halil Ibrahimi
_____________________________________________________________________________
Shumica nga ju i keni takuar Dėshmitarėt e Jehovait. Nė rrugė, nė stacione
autobuzi dhe kudo tjetėr, madje edhe duke trokitur nė dyert e shtėpive tuaja
pėr tė shpėrndarė revistat Zgjohuni dhe Kulla e Rojės duke e ndarė me ju
lajmin e mirė pėr Mbretėrinė e Atit nė Tokė e cila mbase do tė
vendoset sė shpejti.
Nė sytė e tyre Islami ėshtė njė sistem satanik i vendosur pėr tė mashtruar
njerėzimin. Ata madje kanė botuar literatureė e cila synon qė tė vėrtetojė
gjoja origjinėn johyjnore tė mėsimeve tė Muhamedit dhe frymėzimin nga
Perėndia tė mėsimeve tė Kishės sė tyre nga ana tjetėr.
Muslimanėt e dinė se mėsimet e tyre janė tė gabuara por zakonisht pa i
njohur mire besimet e tyre, mbete fjala e juaj kundėr fjalės sė tyre.
Rrėnjet e Dėshmitarėve tė Jehovait i ngriti Charles Rusell (1852-1916) i
cili si njė i ri i revoltuar nga besimet bestyte sipas tij tė kyqura nė
kishat e krishtera, themeloi shoqėrinė e cila mė vonė do tė njihej me emrin
qė e kanė edhe tashmė.
Ėshtė pėr tu lavdėruar mėnjanimi nga besimi kristian i doktrinave si
Triniteti etj siq i gjejmė tek Dėshmitarėt e Jehovait por prapėseprapė tė
pikėllon paaftėsia e tyre qė tė njėjtėn ta shohin edhe tek shumė mėsime
tjera tė cilat u pėrvodhėn nė besimin e Krishtit. Broshura e Dėshmitarėve tė
Jehovait A duhet tė besojmė Trinitetin? e sqaron mjaft mire ndikimin e
perendorit romak dhe tė koncileve tė shekujve dy, tre e katėr nė
shtrembėrimin e shumė nga ato qė Krishti kishte mėsuar, ndėrkaq qė dėshton
ta shohė tė njėjtin ndikim tė hidhur edhe nė formėsimin e kanonit biblik dhe
tė doktrinave tė tjera.
Nė kėtė shkrim me fakte nga vetė botimet e tyre do tė vėrtetojmė se pse nuk
mund tė mbėshtetemi nė mėsimet e tyre dhe pse Dėshmitarėt e Jehovait
gjithashtu duhet tė mendojnė definitivisht pėr gabimet shekullore prapa
organizatės tė krijuar nga njeriu tė kishės sė tyre. Prandaj kur tė
vizitoheni nga ta tregojauni tė vėrtetat e mėposhtme dhe sipas tė gjitha
gjasave nuk do ti shihni mė kurrė.
Hapi i pare: profetėt e rremė dhe ata tė vėrtetė
Ligji i Pėrtėrirė 18:20-22 na i tregon standardet pėr tė gjykuar nėse njė
Profet ėshtė nga Zoti apo jo:
Dhe nė se ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn
qė Zoti nuk ka thėnė?" Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk
ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e
ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij".
Shumė e thjeshtė. Ky ėshtė njė kriter me tė cilin pajtohen muslimanėt. Pra
nėse profeti ėshtė nga Zoti atėherė profecitė e tij duhet tė pėrmbushen. Kjo
do tė ishte si test pėr njėmendėsinė hyjnore tė mėsimeve tė atij profeti tė
proklamuar. Mirėpo nėse profecitė e tij nuk pėrmbushen atėherė ky i
ashtuquajtur profet ėshtė profet i rremė. Kėshtuqė ai nuk ėshtė i udhėzuar
nga Perėndia dhe ne nuk duhet ti tregojmė frikė apo respekt.
Trupi kryesor i Dėshmitarėve tė Jehovait Watchtower nė Brooklyn New York
pohon tė jetė trupi i vullnetit tė Zotit i cili pėrfaqėson Profetin e
Dėrguar nga Perėndia njėjtė sikur profetėt e erės biblike.
Kėtė nuk e pohojmė ne por vetė Dėshmitarėt e Jehovait. Kulla e Rojės e dates
1 Prill 1972 e pohon kėtė pėr shembull midis shumė botimeve tė tjera tė tyre.
Aty lexojmė: Ky profet tashmė nuk ėshtė njė njeri i vetėm por njė trup i
tėrė burrash dhe grashė. Nė fillim ishte njė grup i vogėl i pasuesve tė
gjurmėve tė Jezu Krishtit i njohur me emrin Studentėt Ndėrkombėtarė tė
Biblės (kėshtu quheshin Dėshmitarėt e Jehovait nė fillet e tyre) tė cilėt
tani njihen me emrin Dėshmitarėt Kristianė tė Jehovait
Shiko mė poshtė fragmentin e skanuar nga Kulla e Rojės qė e pohon se
Dėshmitarėt e Jehovait janė Profeti i Perėndisė nė kohėt e sotme. Tregojauni
kėtė vizitorėve tuaj Dėshmitarė tė Jehovait.
Hapi i dytė: Profecitė e rreme tė profetit tė rremė
Secili qė ka pėrcjellur botimet e Dėshmitarėve tė Jehovait do tė dijė tė
tregojė pėr dhjetėra raste tė profecive tė tyre tė rreme pėr fundin e botės
apo pėr diqka tjetėr qė kurrė nuk u pėrmbushėn. Datat e fundit tė botės
ndėrrohen nė mėsimet e tyre por mė kot profecitė mbesin tė rreme dhe nuk
realizohen kurrė.
Herėt nė vitin 1917 botimi i tyre
The Finished Mystery,
Watchtower Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1917, fq. 484-485
parashikonte shkatėrrimin e kishave tė rreme anekėnd botės dhe miliona
besimtarėve tė tyre nga Zoti gjė qė do tė ndodhte nė vitin 1918.
Shiko nė vijim pasazhin e skanuar. Tregojau kėtė vizitorėve tuaj.

Viti 1918 dhe gati njė shekull kaloi dhe profecia e trupit profetik tė
Dėshmitarėve tė Jehovait kurrė nuk ndodhi.
Por a ėshtė kjo e vetmja. Hmmm
Fatkeqėsisht jo.Botimi i Dėshmitarėve tė Jehovait Millions Now Living Will
Never Die, Watchtower Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1920, faqe.
88-91 e bėn njė profeci goxha tė madhe. Sipas kėsaj profecie profetėt e
vjetėr si Abrahami, Jicaku, Jakobi etj do tė ringjallen nė trup fizik, do tė
jenė tė dukshėm, dhe do tu dėshmojnė njerėzve pėr rendin e ri botėrorė qė po
vendosej pėr mbretėrinė e Atit.
Mė poshtė e keni fragmentin e skanuar nė origjinal.
Ooooops sot jemi nė vitin 2003 dhe ringjallja e profetėrve tė pėrmendur
kurrė nuk ndodhi. Kalkulime tė gabuara sėrish ose mė mire thenė profeci tė
rreme sėrish.
Zgjohuni,
8 Tetor, 1968, f. 5 parashikon fundin e sistemit tė tashėm botėrorė dhe
njėfarė kataklizme nė vitin 1975, ose gjėra tepėr kritike pėr njerėzimin
afėr fundit tė botės, gjė qė kurrė nuk ndodhi. Nė vijim e keni fragmentin nė
origjinal.
Fatkeqėsisht
profecive tė tyre tė rreme nuk iu vie fundi.
Pėr mė shumė se 50 vite deri mė 1928 Dėshmitarėt e Jehovait e kishin
pėrdorur Piramidėn e Madhe jashtė Kairos nė Egjipt si bazė pėr profetizimin
e ardhjes sė Krishtit nė vitin 1919. Charles Russell, presidenti i parė i
Watchtower (Organizatės sė Dėshmitarėve tė Jehovait) mėsonte se duke matur
gjatėsira kalimi nė Piramidėn e madhe me mund tė caktojmė datėn e kthimit tė
dytė tė Jezusit. Russell do tė shkruante atėbotė Piramida dėshmon se afėr
vitit 1914 do tė fillojnė trazira tė tilla qė nuk janė parė ndonjėherė para
dhe pas kėsaj periudhe nė botė (Studies in the Scriptures vol.3 Thy Kingdom
Come fq 342). Por nė vitin 1928 Kulla e Rojės 15 Maj do ta quante njė mėsim
tė tillė si satanik: Nėse piramida nuk ėshtė pėrmendur nė Bibėl atėherė
mėsimet lidhur me tė janė tė udhėzuara nga filozofi boshe dhe shkenca fallso
e jo tė frymėzuara nga Krishti
.Satanai e ka vendosur diturinė e tij nė
gurin e vdekur (tė pyramidės) i cili mund tė quhet Bibla e Satanait e jo
guri dėshmues i Perėndisė
Shembujt e tillė nuk kanė fund por mjaftojnė pėr tė kuptuar natyrėn e
gabueshme tė mėsimeve tė dėshmitarėve tė Jehovait.
Pėr mė tepėr ata besojnė se Bibla ėshtė fjalė e Zotit. Ju gjithashtu mund tė
ua bėni atyre pesė pyetjet rreth frymėzimit tė supozuar tė Biblės nga Zoti.
E kemi pare pra natyrėn fallso tė mėsimeve tė Dėshmitarėve tė Jehovait.
Sipas kriterit tė caktuar nga Zoti Mojsiut qė e lexuam nė fillim na del se
Dėshmitarėt e Jehovait janė njė trup i rremė profetik tė cilit nuk duhet
treguar respekt.
Prandaj pohimi i Dėshmitarėve tė Jehovait se ata janė trupi profetik i Zotit
ėshtė hiq mė shumė se njė gėnjeshtėr e pastėr. E keni pare se data e njėrit
nga botimet ku pohohej kjo ishte 1 Prill. Si duket do tė ketė qenė njė shaka
mashtrim i hidhur bėrė njerėzimit pėr 1 Prill, por rrenė kjo qė i udhėzon
mbrapsht sod afėr gjashtė miliona Dėshmitarė tė Jehovait sa pohojnė ata tė
numėrojnė besimtarėt e tyre.
|