Xhabir Ibn
Haijan (Geber)
(Vdiq 803 e.r)
Nga Dr. A. Zahur
Xhabir Ibn
Haijan, i njohur ne mesjete me emrin Geber, njihet si babai i kimise.
Emri i tij i plote ishte Abu Musa Xhabir Ibn Hajan. Ai renditej si
nje nga shkencetaret e pare gjate kohes kur praktikonte mjekesine
dhe alkimine ne Kufa (Iraku i sotem) rreth vitit 776 e.r. ne fillim
ai ishte nen patronazhin e vezirit te Barmakit gjate Halifatit
Abasit te Harun al-Rashidit. Xhabir vdiq ne Kufa ne vitin 803 e.r
|

|
Kontributi i tij me
i madh ishte ne fushen e kimise. Ai eshte i famshem per shkrimin e me
shume se 100 librave prej te cilave 22 ishin rreth kimise dhe alkimise.
Ai prezantoi hetime eksperimentale ne alkimi ( vjen nga fjala al-kimija
ne arabisht), duke krijuar keshtu nje vrull per kimine moderne. Xhabir
theksoi perdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit te metodave ne menyre
qe te arrihej prodhueshmeri ne punen e tij. Ai i kushtoi mundin e tij
zhvillimit te metodave baze ne kimi dhe studimit the mekanizmave te
ndryshem te reaksoneve kimike duke ndihmuar keshtu zhvillimin e kimise
si shkence qe nga kohet e alkimise. Ai gjithashtu theksoi qe sasi te
caktuara te substancave te ndryshme perfshihen ne reaksione kimike.
Prandaj, mund te thuhet qe ai hapi rrugen per ligjin e raporteve
konstante.
Kontributi i tij me rendesi me te madhe ne fushen e kimise perfshin
perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit,
avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit te disa pajisjeve per kryerjen e
ketyre eksperimenteve. Arritja e tij me e madhe ishte zbulimi i
mineraleve dhe acideve te cilat ai i pregatiti per here te pare ne
alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut beri procesin e distilimit me
te lehte dhe me sistematik. Midis arritjeve te tjera te tij eshte edhe
pergatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike.
Ishte ne saje te ketyre veprave qe ai njihet si babai i kimise. Sipas
Maks Majerhafit zhvillimi i kimise ne Evrope mund te gjendet direkt te
Xhabir Ibn Haijani.
Xhabir ishte nje nga nismetaret ne zhvillimin e nje mundi te madh te
proceseve kimike te aplikuara. Kontributi i tij perfshin zhvillimin e
celikut, pergatitja e nje sere metalesh, parandalimi nga ndryshkja,
perdorimi i dioksidit te magnezit ne berjen e xhamit, ngjyrosjen e
rrobave dhe ngjyres se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave.
Per me teper ai zhvilloi sistem per shkrirjen e arit.
Idete e tij eksperimentale hapen rrugen per nje sere klasifikimi te
substancave te cilat jane mese te zakonshme ne ditet e sotme. Ai i ndau
substancat ne metale, jo-metale dhe substanca avulluese dhe i ndau ato
ne: a)shpirtra te cilat avullojne nen ndikimin e nxehtesise si psh:
Kamfori, Arseniku dhe Amoniumi; b)metale si psh: Argjendi, Ari, Bakri,
Hekuri dhe c)perzjerje qe mund te kthehen ne pluhura.
Veprat e tij ne fushen e kimise perfshire ketu edhe librat Kitab al-Kimja
dhe Kitab al-Sab'in u perkthyen ne latinisht ne mesjete. Perkthimi i
Kitab al-Kimija u publikua nga anglezi Roberti i Cesterit ne vitin 1144
e.r. dhe mori titullin "Libri i Perberjes se Alkimise". Libri i dyte u
perkthye nga i famshmi Gerardi i Kremones. Bertelot perktheu disa nga
veprat e tij te njohura me titujt "Libri i Mbreterise", "Libri i
Ekuilibrit","Libri i Merkurit Lindor", dhe eshte e padyshimte qe ai nuk
perdori titujt e sakte per librat e Xhabirit. Anglezi Richard Russel
perktheu dhe publikoi ne vitin 1678 nje tjeter liber te xhabirit duke e
titulluar ate "Shuma e Perfeksionit". Ai pershkruajti Xhabirin me emrin
Geber, princi dhe filozofi arab me i famshem. Keto perkthime ishin te
njohura ne Evrope per shekuj me radhe dhe influencuan zhvillimin e
kimise moderne. Disa nga termat teknike te perdorura prej Xhabirit si
Alkali gjenden ne shume gjuhe Evropiane dhe jane pjese e fjaloreve
shkencore. Vetem disa nga librat e tij jane edituar dhe publikuar, kurse
shume te tjere ruhen ne gjuhen arabe. Ai gjithashtu ndihmoi ne shkenca
si mjekesia dhe astronomia. |
__________________________________
'Abdul Malik ibn Kureib el-Esmai
(740-828 e.r.)
nga
Dr. A. Zahur
El-Esmai ishte nje filologjist, i cili dha nje kotribut te rendesishem ne
zoologji, botanike, dhe ne perkudesjen e kafsheve.
'Abdul Malik ibn el-Kuraib el-Esmai lindi ne Basrah ne 740 e.r. Ai ishte nje
arab fetar dhe nje student i mire i poezise arabe. El-Esmai konsiderohet si
shkencetari i pare musliman i cili kontriboi ne zoologji, botanike, dhe
perkudesjen e kafsheve. Shkrimet e tij te njohura perfshijne Kitab el-Ibil,
Kitab el-Khalil, Kitab el-Vuhush, Kitab el-Sha, dhe Kitab Khalk el-Insan.
Libri i fundit mbi anatomine e njeriut demontron dijen dhe ekerpertizen e
tij te konsiderueshme ne kete subjekt. El-Esmai vdiq ne 828 e.r.
Interesi per rritjen e kuajve dhe deveve ishte pergjegjes per nje pune
shkencore sistematike nga arabet qe ne shekullin e shtate. Gjate kalifatit
Umajad, sjellja e klasifikimi i kafsheve dhe te mbjellave u studiuan nga
disa shkencetare. Puna e el-Esmait ishte shume e njohur midis shkencetareve
te shekullit te nente dhe te dhjete
________________________________________________
Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (Algorizm)
(770 - 840 e.r)
Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi ne Kuarizm (Kheva), nje
qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotem. Prinderit e tij
emigruan ne nje vend ne jug te Bagdatit kur ai ishte akoma femije. Data
e sakte e lindjes nuk dihet. Ai njihet me se miri per paraqitjen e
konceptit matematikal Algorithm qe mori emrin e tij. |

|
Al-Khuarizmi
ishte nje nga matematikanet me te medhenj qe kishte jetuar ne ato kohera. Ai
ishte themeluesi i shume degeve dhe koncepteve baze te matematikes. Ai ishte
eshte nje astronom dhe gjeograf i famshem. Al-Khuarizmi ndikoi mendimin
matematikan nepermjet shkrimeve te tij. Ai njihet si themeluesi i agjebres
pasi ai jo vetem nisi kete subjekt ne nje forme sistematike por edhe e
zhvilloi ate ne ate mase sa i dha zgjidhje analitike ekuacioneve kuadrate
dhe lineare. Emri algjeber rrjedh nga libri i tij i famshem " Al-Xhabr
ua-al-Mukabilah". Ai zhvilloi ne detaje tabelen e trigonometrise e cila
permbante gjashte funksione, te cilet me vone u shnderruan ne funksione
tangente. Al-Khuarizmi gjithashu zhvilloi llogaritjen e dy gabimeve, te
cilat e cuan ate ne konceptin e diferencimit. Ai rregulloi perfaqesite
gjeometrike te seksioneve konike.
Influenca e tij ne zhvillimin e matematikes, astronomise dhe gjeografise
eshte vendosur ne histori. Menyrat e tij ishin sistematike dhe logjike dhe
ai jo vetem qe mblodhi diturite e disa degeve te shkencave por gjithashtu e
pasuroi ate me kontributin e tij origjinal. Ai sintetizoi diturine greke dhe
ate indiane dhe gjithashtu permbajti kontributin e vet te rendesise se
matematikes dhe shkencave. Ai adoptoi perdorimin e zeros, nje numer me
rendesi te madhe, e cila coi ne te ashtuquajturen aritmetike e pozocioneve
dhe systemi dhjetor. Vepra e tij ne sistemin numerik eshte e njohur si
"Algorithm" ose "Algorizm". Ai zhvilloi disa veprime aritmetikore perfshire
ketu veprime me thyesat.
Ne
shtese te nje permbledhje te rendesishme rreth astronomise, ai shkruajti nje
liber rreth tabelave astronomike. Disa nga librat e tij u perkthyen ne
latinisht ne fillim te shekullit te 12-te prej Adelardit te Bathit dhe
Gerardit te Kremones. Permbledhjet rreth aritmetikes te njohura si " Kitab
al-Xham'a Ual-tafrik Bil Hisab al-Hindi" dhe ai i algjbres "Al-Makala fi
Hisab al- Xhabr ua al-Mukabilah" njihen vetem prej perkthimeve te tyre te
bera ne latinisht. Ishin keto perkthime qe me vone prezantuan kete shkence
te re ne perendim. Ky liber eshte perdorur deri ne shekullin e 16-te si
libri kryesor i matematikes ne universitetet e Evropes. Tabelat e tij te
astronomise u perkthyen gjithashtu ne gjuhet evropiane dhe me vone ne gjuhen
kineze.
Kontributi i Al-Khuarizmit rreth fushes se gjeografise eshte i madh. Ai jo
vetem rishikoi pikepamjte e Ptolemeut rreth gjeografise por gjithashtu i
korigjoi ato ne detaje. 70 gjeografe punuan nen udheheqjen e tij dhe ata
prodhuan harten e pare te globit ne vitin 830 e.r. Ai gjithashtu dihet te
kete bashkepunuar ne masen e matjes me urdher te kalifit Mamun al-Rashid te
cilat kishin per qellim matjen e volumit dhe rrethit te tokes. Libri i tij i
gjeografise titulluar" Kitab Surat-al-Ard" i cili perfshin harta eshte
gjithashtu perkthyer. Disa nga veprat e tij perfshijne punimet lidhur me
shkembijte dhe ores diellore. Ai gjithashtu shkruajti "Kitab al-Tarikh" dhe
"Kitab al-Rukhmat (rreth ores diellore).
_______________________________________
Jakub Ibn
Ishak Al-Kindi (Alkindus)
(800 - 873 e.r)
Al-Kindi njihet ne perendim me emrin Alkindus. Ne mesjete ai u njoh edhe
si "Filozofi i arabeve". Cardano e ka konsideruar Al-Kindin si nje nga
12 mendjet me te medha te mesjetes. Ai eshte midis nje grupi te vogel
shkencetaresh muslimane qe dhane kontribut te madh ne shume fusha. Al-Kindi
ishte nje filozof, astronom, fizikant, matematikan, dhe gjeograf. Midis
te tjerave ai ishte edhe nje ekspert ne muzike.
Jakub Ibn Ishak al-Kindi lindi ne Kufa ( Iraku i sotem) ne vitin 800 e.r.
Babai i tij punonte per kalifin Harun al-Rashid. Al-Kindi kaloi pjesen
me te madhe te karieres se tij ne Bagdat dhe ishte nje nga bashkekohesit
e al-Mutauakil, al-Mamun dhe al-Mutasim. Ai vdiq ne vitin 873 e.r. gjate
kohes se mbretit al-Mutamid.
Al-Kindi ne fillim ishte fizikant dhe percaktonte dozat e ilaceve. Kjo
ndihmoi shume me vone ne zhvillmin e standarteve te dozave per pacientet.
Ne fushen e kimise, Al-kindi provoi se metalet baze nuk mund te
kovertoheshin ne metale te cmueshme dhe qe reaksionet kimike nuk mund te
prodhonin trasformimin e elementeve baze. Ai i dha nje ndihmese te madhe
sistemit arab te numrave. Ai gjithashu, kontribuoi ne gjeometrine optike,
nje fushe e vecante e fizikes, dhe shkruajti nje liber rreth saj. Disa
shekujt me vone, veprat e tij frymezuan Roxher Bekon.
Al-Kindi beri kerkime ne aspektet shkencore te muzikes. Ai konstatoi qe
notat e ndryshme qe kombinohen ne menyre qe te prodhojne muzike kane nje
kulm dhe grada e harmonise varet ne frekuencen e notave. Me tej ai
prodhoi nje metode per percaktimin e ketij kulmi. Al-Kindi gjithashtu
konstatoi qe kur nje tingull prodhohet ai gjithashtu prodhon disa vale
ne ajer te cilat godasin daullen e veshit.
Al-Kindi ka shkruajtur me teper se 240 libra. Midis tyre 16 libra jane
rreth astronomise, 22 jane rreth mjekesise dhe filozofise, 12 ne fizike,
32 rreth gjeometrise, 11 rreth aritmetikes, 9 rreth logjikes, 7 rreth
muzikes dhe 5 rreth psikologjise. Ai gjithashtu ka shkruajtur monografe
rreth instrumenteve astronomike, shkembijve dhe gureve te cmuar.
Gerard i Cermones perktheu shume nga libra e tij ne latinisht. Keto
libra perfshijen Ikhatijarat al-Ajam, al-mosika, Risalah dar Tanxhim,
Ilahjat-e- Arsitu, Mad-o-Xhazr dhe Adijah Murakaba.
Influenca e tij ne zhvillimin e fizikes, matematikes, mjekesise,
filozofise dhe muzikes zgjati per shume shekuj me radhe. |
_________________________________
Thabit Ibn
Kurrah (Thebit)
(836 - 901 e.r.)
Thabit Ibn Kurrah, i njohur ne perendim me emrin Thebit, njihet per
kontributin e tij ne mekanike, astronomi, metametike dhe gjeometri.
Thabit Ibn Kurrah Maruan al-Harrani lindi ne Harran (Turqia e sotme ) ne
vitin 836 e.r. dhe vdiq ne Bagdat ne vitin 901 e.r. Ai u bashkua me
matematicienin e madh musliman Muhamed Ibn Musa Ibn Shakir ne Bagdat i
cili ishte vendosur aty me urdher te kalifit abasid.
Thabit ishte nje pionier ne zgjerimin e konceptit te gjeometrise
tradicionale ne algjebren gjeometrike dhe propozoi teori te cilat cuan
ne zhvillimin e gjeometrise jo-Euklidiane, trigonometrise sferike,
llogaritmit integral dhe numrave reale. Ai perdori terminologjine
aritmetike per te studiuar aspekte te ndryshme te paraboles dhe eklipsit.
Teoria e tij rreth llogaritjes se siperfaqes the volumit te trupave te
ngurte eshte ne fakt ajo qe me vone u njoh si llogaritmi i integralit.
Veprat origjinale te Thabit mbi mekaniken dhe fiziken pershijne
ekzaminimin e gjendjes se ekulibrit te trupave, rrezeve dhe leves. Disa
historiane e kane njohur ate themeluesi i statistikes. Ai ishte nje nga
kritiket e pare te pikepamjeve te Ptolemeut mbi astronomine. Ai kritikoi
gjithashtu disa teorema te Euklidit rreth elementeve dhe propozoi
permiresime te rendesishme. Thabit shtoi sferen e nente astronomise se
Ptolemeut. Disa hetime te hershme e kane kritikuar vepren e tij "Shqetesimi
i Ekuinoksit"dhe disa shekuj me vone Tycho Brahe ( 1546-1601 ) e
permiresoi kete veper.
Thabit analizoi disa probleme mbi levizjen e Diellit dhe ate te Henes
dhe shkruajti pakte rreth ores diellore. Ne vepren e tyre te famshme "Der
Mond", Bir dhe Madler permendin nje siperfaqe ne hene pasi Thabiti e
kishte permendur kete kohe me pare. Eshte nje rreth me nje diameter prej
rreth 8 miljesh ne seksionin e tete. Nderhyrja e nje rrethi tjeter e
kane ndryshuar formen e mureve te tij ne forme rrethi. Nje krater i
vogel eshte hedhur ne ne pjesen lindore te kesaj rrafshine.
Librat e Thabitit rreth matemetikes, astronomise dhe mjekesise kane
mbijetuar. Gjate kohes qe ai sherbente per kalifin Al-Mutadid ai
perktheu shume libra nga gjuha greke dhe ajo siriane ne ate arabe. Midis
perkthimeve te tij mund te permenden "Almagesti" i Ptolemeut, "Elementet
e gjeometrise" se Euklidit, "Libri i Seksioneve Konike" te Apollonit dhe
disa vepra te Arkimedit. Ne mesjete, Gerardi i Kremones perktheu disa
nga librat e e tij ne latinisht.
Djemte, niperit dhe sterniperit e tij kontribuan ne shkencat e
gjeometrise, astronomise dhe mjekesise. Djali i tij Sinani perfundoi
certifikata te rregullta te praktikuesve te mjeksise ne fillim te 931
e.r. dhe mori 800 certifikata prej shume doktoresh. Sinan gjithashtu
themeloi spitale levizese dhe hetoi neper burgje ne menyre qe te
siguronte nje sherbim shendeti te pershtatshem |
_____________________________
'Ali
Ibn Rabban El - TABARI
[838 - 870]
Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)
El-Tabari ishte mėsuesi i fizikantit tė shquar Zekerija El-Razi (Rhaze).
Ali Ibn Rabban El-Tabari lindi nė vitin 838. Gjithashtu njihej me
emrin Ebu el-Hasan. Ai u bė i famshėm me traktatin e tij mjekėsor "Firdeus
El-Hikmah". Pėrveē njohurive nė shkencat mjekėsore ai gjithashtu
ishte edhe filozof, matematikan dhe astronom. Vdiq nė vitin 870. |
 |
Prindėrit e Ali Ibn Rabanit i pėrkisnin qytetit Marv (Tabristan). Babai
i tij Sahli rridhte nga njė familje e respektuar dhe bashkėkohasit e tij
e thėrrisnin atė "Rattan", titull i lartė respekti qė do tė thotė "lideri
im". Ai ishte fizikant i suksesshmėm dhe ishte i njohur pėr punimet e
tij tė mrekullueshme nė artin e kaligrafisė. Kishte njohuri tė gjėra nė
astronomi, filozofi, matematikė dhe letėrsi. Gjithashtu ka shkruar njė
koment shkollor mbi librin e Batlemusit "El-Mijasti" duke sqaruar disa
nga pikat kryesore tė cilat nuk kuptoheshin mirė nga pėrkthyesit e
mėparshėm.
Ali El-Tabari u edukua nė shkencat e mjekėsisė dhe kaligrafisė nga babai
i tij Sahli. Ai mori dėshmi pėr kėto lėmi qė nė moshė tė re. Pėrveē
kėsaj, ai gjithashtu mėsoi gjuhėn greke dhe siriane.
Traktati i tij i njohur nė mbarė botėn nė shtatė volume "Firdeus El-Hikmah"
ėshtė enciklopedia e parė mjekėsore qė pėrmban shumė degė nga shkenca e
mjekėsisė. Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer dhe botuar pėr herė tė parė nė
shekullin e njėzetė. Pėrpara kėtij pėrkthimi vetėm pesė dorėshkrime tė
tij origjinale janė gjetur nė bibliotekat e perėndimit. Dr. Sidiku, nė
kohėt e fundit, ka botuar tė gjitha vėllimet e librit "Firdeus El-Hikmah"
dhe nė parathėnie ka dhėnė informacione tė rėndėsishme pėr enciklopedinė
si dhe El-Tabariun. Aty ku ishte e nevojshme ai ka shtuar shėnime
sqaruese pėr tė lehtėsuar kuptimin e kėsaj vepre. "Firdeus El-Hikmah" mė
pas u botua gjithashtu edhe nė Evropėn Pėrėndimore. Pėrmbajtja e shtatė
vėllimeve ėshtė si mė poshtė:
Vėllimi i parė: Kulijat et-Tibb. Nė kėtė vėllim shqyrtohen njohuritė
bashkėkohore tė shkencės sė mjekėsisė.
Vėllimi i dytė: Pėrshkrim i organeve tė trupit tė njeriut, rregulla pėr
tė mbajtur shėndetin dhe tė dhėna tė pėrgjithshme pėr sėmundje tė
caktuara muskulore.
Vėllimi i tretė: Diskutime dhe pėrshkrime dietash pėr mirėmbajtjen e
shėndetit dhe parandalimin e sėmundjeve ngjitėse.
Vėllimi i katėrt: Diskutime rreth tė gjitha sėmundjeve nga koka deri tek
kėmbėt. Ky ėshtė vėllimi mė me vlerė nga tė gjithė vėllimet e tjera.
Ėshtė i gjatė dhe afėrsisht pėrmban gjysmėn e volumit tė enciklopedisė.
Ky vėllim ėshtė i ndarė nė dymbėdhjetė pjesė:
1.Shkaqet e pėrgjithshme tė shpėrthimit tė sėmundjeve;
2. Sėmundjet e kokės dhe tė trurit;
3. Sėmundjet lidhur me syrin, hundėn, veshin, gojėn dhe dhėmbėt;
4. Sėmundjet muskulare (paraliza dhe spazma).
5. Sėmundjet e pjesėve tė gjoksit, grykės dhe mushkėrive;
6. Sėmundjet e barkut;
7. Sėmundjet e mėlēisė;
8. Sėmundjet e tėmthit dhe shpretkės;
9. Sėmundjet e zorrės;
10. Llojet e ndryshme tė etheve;
11. Sėmundje tė ndryshme - pėrfshin njė pėrshkrim tė shkurtėr tė
organeve tė trupit;
12. Kontrollimi i pulsit dhe urinės.
Vėllimi i pestė: Tė shijuarit, nuhaturit dhe ngjyrat.
Vėllimi i gjashtė: Drogat dhe helmi.
Vėllimi i shtatė: Tema tė ndryshme mbi kujdesin shėndetėsor. Pėrmban
gjithashtu diskutime mbi klimėn dhe astronominė dhe njė pėrmbledhje e
shkurtėr e mjekėsisė indiane.
El-Tabari librin "Firdeus el_Hikmah" e shkruajti nė arabisht dhe
gjithashtu u pėrkthye nė gjuhėn siriane. Gjithashtu ai shkruajti dy
vepra tė tjera, "Din-e-Deulat" dhe "Hifz el-Shehhat". Dorėshkrimet e
fundit gjenden nė bibliotekėn e Universitetit tė Oksfordit. |
________________________________
Ebu Abullah El-Batani (Albategnius)
(858-929 e.r.)
nga: Dr. A. Zahur
El-Batani, i njohur
ne perendim si Albategnius ishte nje astronom dhe matematicien i famshem.
Ai u njoh si astronomi me i madh i kohes se tij dhe nje nga me te
medhenjte e Mesjetes. Ebu Abdullah Muhamed Ibn Xhabir Ibn Sinan el-Batani
lindi ne 858 e.r. ne ose prane Batanit, nje krahine ne
Harran. |

|
Ai ishte pjestar i
familjes mbreterore Sa'bi te Harranit dhe ishte musliman. El-Batani i mori
mesimet e para nga i ati, Xhabir Ibn Sinan el Batani, i cili ishte
gjithashtu nje shkencetar i njohur. Me pas ai shkoi ne Raka, ne brigjet e
Eufratit ku ai mori mesime te avancuara ne shkence. Nga fundi i shek. 9 ai
emigroi ne Samara ku ai punoi deri ne fund te jetes se tij. El-Batani vdiq
ne vitin 929 e.r..
Gjate qendrimit te tij ne el-Raka, nga 877 deri ne 929 ai beri zbulime te
rendesishme astronomike. Sipas profesor Filip Hitit, "...ai solli disa
permiresime ne punen e Ptolemit dhe gjithashtu korigjoi llogaritjet e bera
mbi levizjen e Henes dhe disa planeteve. Ai provoi mundesine e eklipsit
diellor, ndihmoi me te dhena me te sakta per sa i perket stineve, llogariti
orbiten ekliptike (me pamje vezake) gjatesine e stineve dhe vitit tropikal,
dhe minin (mesataren) e orbites se djellit. Llogaritja e sakte e tij per
vitin djellor prej 365 ditesh, 5 oresh, 46 minutash dhe 24 sekondash qendron
shume afer matjeve te fundit. Ai gjithashtu zbuloi qe largesia e djellit
kishte ndryshuar rreth 16 grade 47 minuta qe nga koha e Ptolemit. Ky zbulim
shpjegon levizjen e planeteve rreth djellit dhe nje dryshim te vogel ne
matjene e kohes. Mendimi i tij per sa i perket ekuinokseve, ishte ndryshe
nga mendimi i gabuar i Kopernikut disa shekuj me vone.
Ne nje kontrast te theksuar me Ptolemin, el-Batani provoi varacionet e
diametrit te dukshem kendor te diellit dhe solli shpjegime te ndryshme mbi
eklipsin. Pasi ai rishikoi orbiten e Henes dhe te planeteve, el-Batani solli
nje teori vertet te vlefshme mbi parcaktimin e kushteve per lindjen e henes
se re. Dunthorn, ne 1749, e perdori studimin e el-Batanit mbi eklipsin henor
dhe djellor, per percaktimine shpejtesise se levizjes se Henes. Ai percaktoi
me saktesi nje sere koeficientesh astronomike si p.sh., ekuinokset ne 54.5"
cdo vit dhe formen Ekliptike ne 23 grade 35 min.. El-Batani gjithashtu
prezantoi zgjidhjen e shume problemeve te trigonometrise sferike me
perdorimin e projekteve ortografike. Ishte puna e el-Batanit ne levizjet
fikse te disa yjeve qe e ndihmoi Hevelius te zbulonte variacionet rrethore
te levizjes se Henes.
El-Batani u be i njohur ne Matematike me perdorimin e perpjestimeve
trigonometrike ashtu sikurse ne i perdorim sot. Ai ishte i pari qe
zevendesoi vijat paralele greke nga Sinus me nje kuptim me te qarte te
superioritetit te tyre. Ai gjithashtu zhvilloi konceptin e kotangetit dhe
plotesoi tabelat perkatese.
Xhozef Hell theksoi qe " ...ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit,
Kosinusit dhe Tangentit i perket arabeve. Epokat e arta te Porbahut,
Regiomontanus dhe Kopernikut nuk mund te permenden pa vleresuar punen
themelore dhe pergatitore te matematicieneve arabe...".
El-Batani shkroi shume libra mbi astronomine dhe trigonometrine. Libri i tij
me i famsem ishte nje studim astronomik i paraqitur me tabela i cili me vone
u perkthye ne latinisht me titullin "De Scienta Stellarum - De Numeris
Stellarum et motibus". Kapitulli i trete i librit te tij mbi astronomine i
dedikohet trigonometrise. Nje perkthim i vjeter i ketij libri gjendet sot ne
Vatikan. El-Zixh ishte nje liber tjeter i El-Batanit i cili u publikua nga
C.A. Nullino ne
Rome ne 1899.
Studimet e tij ne astronomi u perkthyen ne shume gjuhe te huaja dhe paten
nje influence te madhe ne Evrope deri ne periudhen e Rilindjes.
Beer dhe Madler, ne librin e tyre te famshem Der Mond (1837), permenden nje
nga karakteristikat e siperfaqes se henes sipas Batanit (Albategnius). Ky
eshte emri i nje siperfaqe boshe me nje diameter prej 80 miljesh ne
seksionin 1, e rrethuar me male qe arrijne nje lartesi prej 14000 kembesh,
disa kratere dhe vrima me buze te ngritura. Zbulimet origjinale te el-Batanit
ne astronomi dhe trigonometri paten nje ndikim te madh ne zhvillimin e
shkences vecanerisht ne periudhen e mesjetes. Ne librin e tij "De
Revolutionibus Orbium Clestium" Koperniku shpreh hapur mirenjohjen e tij
ndaj el-Batanit.
_____________________________
Ebu Bekr Muhamed Bin Zekeria Er-Razi
Shkrimtari i njohur Xhorxh Sarton nė hyrjen e historisė sė shkencės
thotė se "Rhazes ishte fizikanti mė i shquar Islam dhe i Epokės
Mesjetare". Kurse Enciklopedia Islame shėnon se "Rhazes ngel deri nė
shekullin 17 auteritet i padiskutuar nė mjekėsi." Buletini i Organizatės
Botėrore tė Shėndetit (WHO), nė maj tė vitit 1970 i bėn nderim duke
cituar "shkrimet e tija pėr Lin dhe Fruthin tregojnė origjinalitet dhe
pėrpikmėri si dhe shkrimet e tija pėr sėmundjet infektuese ishin
traktate tė para tė kėsaj lėnde". |

|
Ebu
Bekr Muhammed ibn Zekerija Ar-Razi u lind nė Raj afėr qytetit modern tė
Teheranit nė 251 H. (864 M). Thuhet se nė rininė e tij Al-Rhazi ishte i
interesuar nė kėndim dhe muzikė krahas profesioneve tė tjera. Pėr shkakė tė
lakmisė sė tij pėr dituri ai u bė mė shumė i interesuar nė studimin e
alkemisė dhe kimisė, filozofisė, logjikės, matematikės dhe fizikės. Ishte
lėnda e mjeksisė nė tė cilėn ai shpėnzoi pjesėn mė tė madhe tė jetės duke e
praktikuar, studiuar dhe shkruar pėr tė. Pėr shkak tė famės sė tij nė
mjekėsi ai u caktua si krye mjek nė spitalin Raj dhe mė pas gjatė sundimit
tė Adhud - Dualah u ngarkua me spitalin kryesor tė Bagdadit.
Ndodhia interesante e metodės sė jashtėzakonshme me tė cilėn Er-Raziu gjeti
vendin e duhur pėr ndertimin e spitalit kryesor tė Bagdadit pėrshkruhet
kėshtu. Kur Adhud Dualah kėrkoi nga Er-Raziu qė tė ndėrtojė spitalin
Er-Raziu vendosi copa metali tė freskėta nė vende tė ndryshme tė qytetit.
Njė kohė mė pas ai shikoi ēdo copė pėr tė vėrejtur se cila ishte ndryshkur
mė pakė dhe kėshtu zgjolli si vend pėr ndėrtimin e spitalit aty ku metali
ishte ndryshkur mė sė pakti.
Er-Razi ishte pioner nė shumė lėmi tė mjekėsisė dhe trajtimit dhe shkencave
_________
El FARABI
(AL-PHARABIUS)
[870 - 950]
Nga Dr.
A. Zahur (Zahoor)
El Farabi, i njohur nė perėndim si Al- Pharabius (El-Farabius), kontribuoi
nė filozofi, logjikė, sociologji dhe shkencė. Ai njihej mė sė miri si "mėsuesi
i dytė" ( El-Mualim El-Thani) mbas Aristotelit. Ebu Nasr Muhamed Ibn El-Farah
El-Farabi ka lindur nė vitin 870 nė afėrsi tė vendit Farab tė Turkestanit.
Paraardhėsit e tij ishin me origjinė nga Persia dhe babai i tij ka qenė
gjeneral. Mbasi pėrfundoi edukimin nė Farabė dhe Buharė shkoi nė Bagdad pėr
studime tė larta. Atje studioji disa gjuhė, shkencė, teknologji si dhe
filozofi. Gjithashtu udhėtoi pėr nė Damask dhe Egjipt pėr studime mė tė
thella. El Farabi vdiq nė Damask mė 950.
Nė
vitet e para tė karrierės sė tij tė gjatė El-Farabi ishte Kadi (gjyqtar). Mė
vonė ai vendosi tė ushtronte profesionin e mėsuesit. Ai tregoi zgjuarsi tė
jashtėzakonshme nė shumė gjuhė dhe pėr shkak tė talentit tė veēantė nė lėmi
tė ndryshme tė shkencės si dhe filozofisė tėrhoqi vėmendjen e mbretit Saif
el-Daula el-Halab (Aleppo). Por, pėr shkak tė disa rrethanave tė pafatshme
ai pėrjetoi vuajtje tė rėnda dhe njėherė u detyrua tė punojė si kujdestar
kopshti.
Kontributi mė i madh i El Farabit ėshtė nė logjikė, filozofi dhe sociologji.
Pėrveē kėsaj ai kontribuoi edhe nė matematikė, shkencė, mjekėsi dhe muzikė.
Ai ishte gjithashtu edhe enciklopedist. Kontributi i tij i madh nė logjikė
ishte studimi sistematik qė ai bėri duke e ndarė lėndėn nė dy kategori: "Tahajjul"
(idetė) dhe "Thubut" (argumentet). Ai tentoi tė lidhė Platonizmin dhe
Aristotelizmin me teologjinė dhe shkruajti komente nė fizikė, logjikė dhe
meteorologji. El Farabi besonte se filozofia dhe islami janė nė harmoni. Ai
pohon ekzistimin e mangėsisė nė kontributin e tij nė fizikė. Libri i tij "Kitab
el-Ihsa el-Ulum" paraqet principet fundamentale dhe klasifikimin e shkencave
nga njė perspektivė e re.
El
Farabi shkruajti shumė libra nė lėndėn e sociologjisė, nga tė cilėt mė me
famė ėshtė "Ara Ahl El-Medina El-Fadilah" (Qyteti Model) i cili pa dyshim
ėshtė kontribut i ēmuar nė sociologji dhe shkencat politike. Po ashtu
shkruajti edhe libra pėr metafizikėn dhe psikologjinė qė pėrfshijnė veprat e
tij origjinale. El- Farabi thekson se njė individ nuk mund tė arrijė sukses
vetvetiu pa ndihmėn e shumė personave tė tjerė. Ėshtė dispozitė e lindur tek
ēdo njeri t`u bashkangjitet njerėzve tė tjerė pėr punėn qė ai duhet tė bėj...
Prandaj, pėr tė arritur me sukses atė qė do, ēdo njeri duhet tė qėndrojė nė
afėrsi tė tjerėve dhe tė komunikojė me ta.
Ai
ishte njė ekpert nė muzikė, dha kontribut nė notat muzikore si dhe shpiku
disa instrumenta muzikorė. El- Farabi ju binte instrumenteve tė tij aq mirė
saqė njerėzit qeshnin si dhe qanin nga mrekullia. Libri "Kitab el-Musika"
ėshtė i njohur edhe sot e kėsaj dite.
El-Farabi shkruajti njė
numėr tė madh librash nė fusha tė ndryshme duke pėrfshirė edhe kontributet e
tij origjinale. Njėqind e shtatėmbėdhjetė libra janė ruajtur deri mė sot.
Dyzet e tre nga ato janė pėr logjikėn, shtatė pėr shkencat politike dhe
shtatė pėr etikėn, njėmbėdhjetė pėr metafizikėn dhe njėzet e tetė libra
rreth mjeksisė, sociologjisė, muzikės dhe komente tė ndryshme.
Libri i tij "Fusus El-Hikam" ėshtė pėrdorur nė Evropė si libėr shkollor pėr
lėndėn e filozofisė shekuj me rradhė.
___________________________
'Abd El-Rrahman El-SUFI (AZOFI)
[903 - 986]
Nga
Dr. A. Zahur (Zahoor)
El-Sufi , i njohur nė pėrėndim si Azofi, ėshtė njė nga dy astronomėt praktik
mė tė shquar tė epokės sė mesjetės. El-Sufi ishte astronomi i parė i cili
pėrshkruajti "mjegullėn" nė Andromedė nė librin e tij tė yjėsive (Atlasi i
Yjeve). Ai emėroi grupin e yjeve jugor El-Bekal El-Ebjed apo "Yllėsia e
Bardhė" mbasi mori informacionet nga udhėtarėt Arab nga arkipelagu Malaj.
Sot ne e njohim kėtė grup yjesh si Nubekula Kryesore ( Reja e madhe
Magelanike).
El-Sufi pėrgadiste hartat e qiejve nga observatoriumi i tij personal dhe me
kujdesi vendoste magnitudat e tyre. Libri i tij "Kitab el-Kavatib el-Thabit
el-Musavar" ishte kryevepėr nė astronominė yjore.Gjendet nė origjinal nė
gjuhėn arabe si dhe i pėrkthyer nė gjuhėn franceze nga Shjellepur. Kitab
el-Kavatib konsiderohet me rėndėsi edhe nė ditėt tona pėr studimin e
lėvizjeve tė pėrshtatshme dhe variablės me period tė gjatė. Nė librin e tij
ai pėrfshiu gjithashtu edhe Theta Eridanin, njėri nga trembėdhjetė yjet mė
tė shndritshėm tė njohur nė atė kohė. Ulug Begu, mė 1437 zbuloi se ajo ishte
nga e para magnitudė nė librin e tij tė yjeve fikse. Edmond Halej gjatė
udhėtimit tė tij pėr nė St. Helena nė fillim tė shekullit tetėmbėdhjetė e pa
atė si yll tė magnitudės sė tretė.
El-Sufi thekson se ngjyra e Sirmsit (alpha canes majoris) nuk ndryshon, gjė
kjo qė ėshtė konfirmuar edhe nga vėzhgimet e mėvonshme. Ēuditėrisht, Seneka
raporton se e ka parė atė tė kuqe nė Romė, Ptolomey nė Aleksandri tė
kuqėrremtė, dhe Shmidt (1841) nė Athinė e vėrejti atė tė bardhė dhe mbas
disa ditėsh e gjeti tė verdhė. Parashikohet qė kėto kontradikta tė jenė si
pasoj e ndryshimit tė kohės nė vende tė ndryshme. El-Sufi vėrejti ngjyrėn e
Algolit, Beta Perseit, tė jetė e kuqėrremtė.
Bir
dhe Madler nė veprėn e tyre tė famshme Der Mond (1837) pėrmendin njė veēori
sipėrfaqėsore tė hėnės nė mbėshtetje tė El-Sufit. Ėshtė njė rreth vigan 26
milje nė diametėr nė seksionin nėntė tė hartės lunare (hartės sė hėnės).
Influenca e El-Sufit nė astronomi ishte e konsiderueshme. Raportohet qė
Sulltani Bavajh, Sherif-el-Devleh, u interesua nė astronomi vetėm pėr shkak
tė influencės sė El-Sufit.
_____________________
El-ZAHRAVI
(ALBUKASIS)
[936 - 1013]
Ebul Kasim El Zahravi, i njohur nė perėndim si Albukasis, ishte padyshim
kirurgu mė i madh i mesjetės. Mė sė shumti njihet pėr zbulimet
origjinale nė kirurgji, si shpikės i instrumenteve tė ndryshme
kirurgjike si dhe pėr enciklopedinė e tij tė famshme mjekėsore. El
Zahravi konsiderohet si babai i kirurgjisė moderne. |

|
Emri i
tij i plotė ishte Ebul Kasim Halaf ibn El-Abas El- Zahravi. Ai lindi dhe u
rrit nė Zahra, rreth mbretėror i Kordovės (Kurtuba, nė gjuhėn arabe),
kryeqyteti i Spanjės muslimane. Historia informon se Zahra krahasohej me
dinjitet dhe madhėshti me Bagdadin dhe Kostandinopojėn. El-Zahravi shėrbeu
si fizikant nė oborrin mbretėror tė mbretit El-Hakami II tė Spanjės. Mbas
njė karriere tė gjatė dhe tė shquar si mjek ai vdiq mė 1013 nė moshėn 77
vjeēare.
El
Zahravi ishte njė kirurg i dalluar. Pacientėt dhe studentėt nga gjithė
vendet e Evropės vinin tek ai pėr mjekim si dhe kėshilla. Simbas Uill
Durant, nė kėtė kohė Kordova ishte vend i preferuar pėr evropianėt pėr
operime kirurgjike. Dr. Kampbell nė librin "Historia e Mjekėsisė Arabe"
shkruan se metodat e El-Zahravit nė shkencat mjekėsore i kalojnė ato tė
Galenit nė planet mėsimore mjekėsore evropiane.
El-Zahravi ėshtė i njohur me enciklopedinė mjekėsore tridhjetė vėllimesh "El
Tasrif li men axhaz anil-talif" (Njė ndihmė pėr atė qė i mungon aftėsia pėr
tė lexuar libra tė mėdhenj). Tre vėllimet e kėsaj enciklopedie gjigante kanė
tė bėjnė me njohuritė kirurgjike duke pėrfshirė zbulimet dhe procedurėn e
tij. Vėllimi i fundit pėrmban mė shumė se dyqind diagrama dhe ilustrime tė
instrumenteve mjekėsore shumicėn e tė cilave ai i shpiku vetė. El-Zahravi
pėrshkruajti nė detaje shumė operacione kirurgjike dhe trajtimin e tyre duke
pėrfshirė heqjen e gurit nga fshikėza, operimin e syrit, veshit dhe grykės,
heqjen e fetusit - foshnjės sė vdekur, amputimin, autopsinė e kafshėve dhe
regjies.
Si
shpikės i shumė instrumenteve mjekėsore, El-Zahravi ėshtė i famshėm pėr
veglat kontrolluese tė brendėsisė sė veshit dhe uretės si dhe pėr heqjen e
trupave tė huaj nga gryka. Ai paraqiti procedura tė reja si djegien e
plagėve, shkatėrrimin e gurėve brenda fshikėzės, viviseksionin dhe
diseksionin. Ai pėrdori djegien pėr tė ndaluar infeksionin nė mbi pesėdhjetė
operacione tė ndryshme. Pėrveē kėsaj, ai diskutoi pėrgatitjen e ilaēeve dhe
aplikimin e teknikės si sublimimin dhe kullimin. Ai pėrshkruajti pėrdorimin
e urinės, djersitjes, qitjes the larjes me ujė tė nxehtė. El- Zahravi ishte
i pari qė shpjegoi nė detaje homofilinė dhe i pari qė pėrdori fije mendafshi
pėr tė qepur plagėn.
El Zahravi ishte gjithashtu ekspert nė kirurgjinė orale si dhe dentari. Ai
diskuton problemin e dhėmbėve jo tė drejtė dhe tė deformuar dhe proēedurėn
pėr t`i kuruar kėto defekte si dhe rregullimin e dhėmbėve artificial nga
kockat e kafshėve.
Nė
epokėn e mesjetės, Gerardi i Kremonės (1114 - 1187) pėrktheu "El Tansifin"
nė gjuhėn latine. Mė pas u pėrkthye nė gjuhėn hebreje, frėnge, angleze dhe
dialekte tė tjera latine. "El Tansifin" i El Zahravit ishte libėr esencial
nė programet mjekėsore tė vendeve Evropiane pėr shumė shekuj. Kirurgu i
famshėm francez Guy de Chauliac (1300 - 1368) e bashkangjiti botimin
latinisht me librin e tij mjekėsor. Libri (pjesėt pėr kirurgji) u botua disa
herė si nė Venecia (1497), Basel (1541), dhe Oksford (1778) dhe u pėrdor pėr
pesė shekuj si libėr shkollor pėr kirurgjinė nė universitetin e Salernos nė
Itali, Montpelierit nė Francė si dhe nė universitete tė tjera evropiane.
______________
El HAITHAMI
(ALHAZEN)
[965 - 1040]
Nga DR. A. Zahur (Zahoor)
Ebu Ali Hasan Ibn El Haitham, i njohur nė perėndim me emrin Alhazen,
konsiderohet si babai i optikės moderne. El - Haithan ishte njė nga
shkencėtarėt mė tė shquar tė kohės dhe kontributet e tij nė optikė
dhe nė metodat shkencore janė tė pakrahasueshme. Ka lindur mė 965 nė
Basra (Iraku i sotėm) ku dhe i mori mėsimet e para. Ai studioi
gjthashtu edhe nė Bagdad si dhe udhėtoi nė Egjypt dhe Spanjė. |
 |
Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė Spanjė ku dhe bėri
hulumtime nė optikė, matematikė, fizikė, mjekėsi si dhe nė zhvillimin e
metodave shkencore.
El-Haithami bėri eksperimente nė pėrhapjen e dritės si dhe ngjyrat,
iluzionet optike dhe refleksionin. Ekzaminoi thyerjen e rrezeve tė
dritės pėrmes mjetit transparent (ajrit dhe ujit) dhe zbuloi kėshtu
ligjet e thyerjes sė dritės. Gjithashtu ai bėri eksperimentet e para nė
shpėrndarjen e dritės nė ngjyrat e saj pėrbėrėse. Nė detajimin e
eksperimentit tė tij me segmentet sferike (enė qelqi tė mbushtura me
ujė), iu afrua shumė zbulimit tė teorisė sė lenteve zmadhuese e cila u
zbulua 3 shekuj mė pas nė Itali. Ligji i sinusit do tė merrte edhe tre
shekuj tė tjerė pėr t`u propozuar nga Snell dhe Dekart.
Libri i tij "Kitab el-Manazir" i cili ėshtė pėrkthyer nė Latinisht nė
epokėn e mesjetės ka tė bėjė me ngjyrat e muzgut. Gjerėsisht trajton
teoritė e fenomeneve tė ndryshme fizike si : ylberi, hijet, eklipset,
dhe spekulon rreth natyrės fizike tė dritės. Roxher Bakon (shekulli 13),
Polo Vitelio si dhe studjuesit e tjerė perėndimor tė kohės sė mesjetės
qė u morėn me studimin e optikės, kryesisht u bazuan nė "Opticae
Thesaurous" tė El-Haithamit. Vepra e tij gjithashtu influencoi Leonardo
Da Vinēin dhe Johan Kepler.
El-Haithami ishte i pari i cili pėrshkroi saktėsisht pjesėt e ndryshme
tė syrit dhe i dha shpjegim shkencor proēesit tė shikimit. Ai
kundėrshtoi teorinė e Ptolomeut dhe Euklidit se sytė lėshojnė rreze
vizuale nė objektin qė shikohet; sipas tij rrezet burojnė nga objekti qė
shikohet dhe jo nga syri. Ai gjithashtu tentoi tė shpjegojė shikimin
binokular dhe dha shpjegim tė saktė pėr zmadhimin e dukshėm nė madhėsinė
e diellit dhe hėnės kur ato janė afėr horizontit. El-Haithami njihet pėr
pėrdorimin e hershėm tė "camera obscura". Pėrmes kėtyre hulumtimeve
ekstensive nė optikė ai njihet si babai i optikės moderne.
Nė
shkrimet e El- Haithamit gjenden shpjegimet e qarta tė zhvillimit tė
metodave shkencore tė aplikuara nga dijetarėt muslimanė tė asaj kohe,
vrojtimit sistematik tė fenomeneve fizike dhe lidhshmėrisė sė tyre me
teoritė shkencore.Kjo ishte njė arritje e madhe nė metodologjinė
shkencore nė dallim nga puna e hamendjes qė i dhuroi studimit shkencor
njė vend tė lartė duke pėrfshirė lidhjen sistematike ndėrmjet vėzhgimit,
hipotezės dhe verifikimit.
Hulumtimet e tij nė katoptrikė fokusohen nė pasqyrat sferike dhe
parabolike si dhe larguesit sferik. Ai bėri vėzhgim tė rėndėsishėm duke
vėrejtur se pėrpjestimi nė mes kėndit tė pjerrėsisė dhe thyerjes nuk
ngel konstant. El Haithami gjithashtu hulumtoi fuqinė zmadhuese tė
lenteve.
Nė librin e tij "Mizan-el-Hikmah", El Haithami diskutonte rreth
dendėsisė sė atmosferės dhe nxirrte lidhshmėri ndėrmjet saj dhe
lartėsisė. Ai gjithashtu studioi thyerjet atmosferike. El Haithami
zbuloi se muzgu ndėrpritet kur dielli mbėrrin nė shkallėn 19 mbi
horizont si dhe tentoi tė masė lartėsinė atmosferike duke u bazuar nė
kėtė. Ai konkludoi se lartėsia e atmosferės homogjene ėshtė rreth 90
km.
Kontributi i El Haithamit nė matematikė dhe fizikė ėshtė shumė i gjerė.
Nė matematikė ai themeloi gjeometrinė analitike duke krijuar lidhje
ndėrmjet algjebrės dhe gjeometrisė. Nė fizikė, ai studioi mekanikėn e
lėvizjes sė trupave dhe ishte i pari qė propozoi teorinė se trupat
lėvizin vazhdimisht pa ndėrprerje pėrveēse nėse ndonjė forcė nga jashtė
e ndalon apo ja ndryshon drejtimin. Kjo ėshtė shumė e ngjajshme me
ligjin e parė tė lėvizjeve. Ai gjithashtu diskutoi teoritė e tėrheqjės
ndėrmjet trupave dhe duket se ai kishte njohuri rreth magnitudės sė
pėrshpejtimit gjatė gravitacionit.
El-Haithami shkruajti mėse dyqind libra nga tė cilėt vetėm disa janė
ruajtur deri mė sot. Traktatet mbi optikėn si dhe librat etij pėr
kozmologjinė u ruajtėn si rezultat i pėrkthimeve tė tyre nė gjuhėn
latine, hebreje dhe gjuhėt tjera evropiane gjatė epokės sė mesjetės. Ai
gjithashtu shkruajti njė libėr pėr evolucionin, idetė e tė cilit janė tė
pasura dhe shėrbyese.
Influenca El Haithamit nė shkencat fizike nė pėrgjithėsi dhe optikė nė
veēanti ėshtė mbajtur nė nderim tė lartė dhe idetė e tij paralajmėrojnė
epokė tė re nė hulumtimet teoretike dhe eksperimentale nė optikė. Ai
shkruajti komente mbi Aristotelin, Galenin, Euklidin dhe Ptolomeun. Bir
dhe Medler nė veprėn e tyre famoze "Der Mond" (1837) e emėrtuan njė nga
veēoritė sipėrfaqėsore tė hėnės me emrin Alhazen. Alhazen ėshtė emri i
njė rrafshnalte nė formėn e unazės qė ndodhet nė perėndim tė hipotetikės
Mare Crisium nė seksionin e dymbėdhjetė. |
_______________
'Ebu El-Hasan El-Mavardi (ALBOACEN)
[972 - 1058]
Nga
Dr. A. Zahur (Zahoor)
El-Mavardi ishte njė nga mendimtarėt mė tė njohur tė shkencave politike nė
epokėn e mesjetės. Ai ishte gjithashtu sociolog, jurist dhe muhadithin i
madh. Shėrbeu si kryegjykatės nė
Bagdad
si dhe ambasador i Khalifit Abasit nė disa vende muslimane tė fuqishme dhe
me rėndėsi. El-Mavardi mė sė shumti njihet me librin e tij "El-Havi" nė
jurisprudencė. Emri i tij i plotė ishte Ebu El-Hasan Ali Ibn Muhammed Ibn
Habib el-Mavardi.
Ai lindi nė vitin 972 nė
Basra. Mėsimet e para nė al-Fikh (Jurisprudencėn Islame) i mori nga juristi
i njohur Ebu El-Vahi el-Simari. Mė pas ai shkoi nė
Bagdad
pėr studime mė tė mėtejshme pranė Shejh Abd El-Hamid dhe Shejh Abdullah
El-Baki. El-Mavardi ishte student i dalluar dhe u bė i shkėlqyer nė etikė,
shkencat politike, jurisprudencė dhe letėrsi.
Karierėn e tij e filloi si gjykatės. Pėr shkak tė aftėsive tė tij menjėherė
u ngrit nė pozitė dhe u transferua nė Bagdad me detyrėn e kryegjykatėsit tė
Khalifatit Abasit. Halifi El-Kasim bin Amr Allah e emėroi atė si ambasador
nė sulltanatin Buvahid dhe Selxhuk. Ishte i pėlqyer pėr aftėsitė e tij nė
profesion dhe shpėrblehej me dhurata tė ēmueshme nga shumica e sulltanėve.
Nderohej dhe respektohej edhe mbasi Buvahidėt morėn pushtetin nė Bagdad.
El-Mavardi vdiq mė 1058.
El-Mavardi dha kontribute tė shumta origjinale nė shkencat politike dhe
sociologji. Nė kėto lėmi ai shkruajti tre vepra madhėshtore: Kitab el-Ahkam
el-Sulltania, Kanun el-Vazarah dhe Kitab Nasihat el-Mulk. Ai formuloi
parimet e shkencave politike. Librat e tij trajtojnė detyrat e khalifatit,
kryegjykatėsit, kabinetit dhe detyrat e marrėdhėniet ndėrmjet qeverisė dhe
qytetarėve. Diskutoi detyrat e shtetit si nė paqe ashtu edhe nė luftė.
El-Mavardi ka shkruar mbi direktivat e zgjedhjes sė khalifit dhe cilėsitė e
votuesve duke pėrfshirė karakterin e pastėr dhe aftėsitė intelektuale. Ai
ėshtė autori dhe mbėshtetėsi i "Doktrinės sė Domosdoshmėrisė". Ishte kundėr
fuqisė sė pakufizuar deleguar governatorėve provincial. Librat e tij
"El-Ahkam el-Sulltania" dhe "Kanun el-Vazarah" janė pėrkthyer nė disa
gjuhė.
"Kitab
Aadab el-Dunja ve el-Din" ishte kryevepra e tij nė Etikė. Ende ėshtė libėr
me famė nė disa shtete islamike. Kontributi i tij nė sociologji ishte
madhėshtor, i zhvilluar mė tej nga Ibn Khalduni.
_______________
Ebu Raihan Muhamed El - Biruni
(973 - 1048 e.r.)
nga: Dr. A. Zahur
El-Biruni ishte nje astronom, matematicien, fizikant, gjeograf,gjeolog
dhe historian i shquar. Bile, sipas Maks Majerhof, el-Biruni ishte me i
shquari i atij grupi te pathyeshem te studiuesve universal musliman qe e
karaktrerizuan aq denjesisht Kohen e Arte te Shkences Islamike. Ai fitoi
edhe graden "el-ustadh" apo mjeshter ose profesor ne ekselence per
kontributin qe ai dha ne fusha te ndryshme te shkences. Disa historiane
e kane quajtur periudhen ne te cilen el-Biruni kontriboi me punen e tij
studimore si "Periudha e El-Birunit". |

|
Ebu
Raihan Muhamed el-Biruni lindi ne Kuarizem (Kara-Kalpakskaja ne Uzbekistanin
e sotem) ne 973 e.r.. Ai studioi Arabisht, Ligjin Islam dhe shume dege te
tjera. Me vone ai mesoi Greqisht, Siriak dhe Sanskrit. Gjuhet e ndryshme
ndihmuan ne kuptimin me te qarte te studimeve deri ne ate kohe dhe me pas ne
nje pune vertet origjinale nga vete ai. El-Biruni ishte i mendimit qe
pamvarsisht nga subjekti ne fjale, studiuesi duhet te perdori te gjitha
burimet ne formen e tyre origjinale, te investigoje me objektivitet dhe te
kryeje studime te bazuara ne eksperimente dhe obzervime direkte.
Si bashkekohes i fizikantit te madh Ibn Sina (Avicena) dhe thuhet qe ai
mbante korespondence me te. Kontributi i el-Birunit eshte aq i madh saqe
permbledhja e titujve te librave qe ai ka shkruar ze me teper se 60 faqe.
Puna e tij skencore e gershetuar me kontributin e dhene nga el-Hajtham
(Al-Hazan) dhe shume shkencetare te tjere muslimane hodhi themelet e
shkences moderne. El-Biruni vdiq ne 1048 e.r. ne Gazna (Afganistan) pas nje
kariere te suksesshme 40 vjecare.
Kontributi i el-Birunit ne shkence ishte vertet i rendesishem dhe origjinal.
Ai zbuloi shtate menyre te ndryshme per gjetjen e Veriut dhe Jugut dhe
gjithashtu zbuloi disa teknika matematikore per percaktimin e fillimit te
stineve. Pervec kesaj ai shkroi per diellin, levizjen e tij, eklipsin dhe
shpiku nje sere tnstrumentesh astronomike. Shekuj me pare se te tjeret ai jo
vetem diskutoi idene qe toka rrotullohet ne boshtin e saj por beri
llogaritje te sakta mbi gjatesine dhe gjeresine gjeografike. Keto obzervime
perfshihen ne librin e tij "El-Athar El-Bakia". Ai gjithashtu prezantoi nje
shkrim mbi matjen e kohes ne 1000 e.r..
El-Biruni ishte i pari qe zhvilloi eksperimete mbi fenomenet astronomike. Ai
tha qe shpejtesia e drites eshte jashtzakonisht me e madhe se shpejtesia e
zerit. Ai e pershkroi Rrugen e Qumeshtit si fragmente te panumerta dhe te
paqarta yjesh. El-Biruni pershkroi obzervimin e tij mbi eklipsin djellor ne
8 prill 1019 dhe eklipsin henor ne 17 shtator 1019. Ne eklipsin djellor te
cilen ai e pa ne Lamgan, nje zone e rrethuar me male midis qytetit te
Kandaharit dhe Kabulit, ai shkroi: ...ne lindjen e djellit ne pame qe
perafersisht nje e treta e djellit ishte zene dhe eklipsi po behej me i
dobet. Ai gjithashtu e pa eklipsin henor ne Gazna dhe dha llogaritje te
sakta te pazicionit te disa nga yjet me te njohura gjate kontaktit te pare.
Vepra e el-Birunit me titull "El-Tefhim-li-Auail Sina'at al-Tanxhim" eshte
nje permbledhje e studimeve te tij ne matematike dhe astronomi. Ajo u
perkthye nga Ramsei Rait ne 1934 ne Luzak.
Kontributi i el-Birunit ne Fizike perfshin zbulimet e burimeve te ndryshme
dhe gjithashtu percaktimin e sakte te peshes se 18 elementeve dhe
perzierjeve qe perfshijne metale te ndryshme dhe gure te cmuar. Libri i tij
me titull "Kitab-el-Xhamatir" diskuton vleren dhe perberjen e gureve te
cmuar. Ai ishte gjithashtu peonier ne studimin e kendeve dhe trigonometrise.
Ai punoi me hijen, figurat te ndryshme gjeometrike dhe vendosjen e tyre. Ai
gjithashtu diskutoi numratorin Indian.
Ne fushen e gjeologjise dhe gjeografise, kontributi i el-Birunit perfshin
shperthimet gjeologjike dhe metalurgjine, matjet e gjatesise dhe gjeresise
gjeografike dhe metodat per percaktimin e largesise relative te nje vendi
nga nje tjeter. Ai shpjegoi natyren e burimeve dhe te puseve artizane (nga
ku uji del me presion ne drejtim vertikal) me parimet hidrostatike te
komunikimit te shkencave te ndryshme dhe kanaleve nen-tokesore. Libri i tij
"El-Athar El-Bakija fi Kanun el-Kalija" i cili merret historine e lashte dhe
gjeografine e perkthye nga Eduard Sashan. El-Biruni gjithashtu zbuloi qe
lulet mund te kene 3,4,5,6 ose 18 petale por asnjehere 7 ose 9.
El-Biruni njihet gjithashtu per miqesine e tij me Mahmud Gaznavi, nje mbret
musliman qe udhehoqi indine, dhe djalin e tij Sultan Masudi. I impresionuar
nga dija dhe fama e tij, sultan Gaznavi e mori el-Birunin disa here ne
udhetimet e tij ne Indi. El-Biruni vizitoi shume vende gjate 20 vjeteve ne
Indi ku ai studioi filozofine, matematiken, gjeografine dhe fene Hinduiste,
dhe te dhenat per keto ai i merrte nga Punditet. Si shperblim ai u mesonte
atyre Greqishten, shkencat islame dhe filozofine.
Libri i el-Birunit i titulluar "Kitab-el-Hind" perfshin te dhena te shumta
mbi jeten, fene, gjuhet dhe kulturen indiane po ashtu sikurse obzervime te
ndryshme gjeografike. Ai ishte i mendimit qe dikur India ka qene e mbuluar
nga deti. Ne kete leber ai permend titujt e dy librave, perkatesisht
Patanxhal dhe Sakaja. Ai i perktheu keto libra nga Sanskriti dhe Arabisht.
Libri i pare diskuton jeten pas vdekjes ndersa i dyti flet per krijimin dhe
llojet e krijesave. Ebu-el-Fadal u influencua shume nga el-Biruni, kur ai
shkroi librin e tij "Ein-i-Akbari", gjashtu shekuj me vone, gjate sundimit
te Akbarit.
Vepra e famshme e el-Birunit, "El-Kanun El-Mesudi Fi El-Hai'a Ve-el Nuxhum"
u shkrua ne 1030 e.r.. Ky liber u shkrua kur ai u kthye nga India dhe iu
dedikua Sulltan Mesudit. Libri diskuton disas teorema mbi trigonometrine,
astronomine, levizjen e djellit, henes dhe planeteve dhe gjithashtu perfshin
nje permbledhje te 23 obzervimeve te ekuinokseve (dy ditet ne vit kur ne te
gjithe vendet e botes dita dhe nata jane te barabarta). Disa libra te tjere
te njohur jane El-Athar El-Bakia dhe Kitab-el-Seidana. Libri i pare merret
me historine e lashte te popujve dhe i dyti me ate Indiane. Investigimet e
tij perfshijne gjithashtu pershkrimet e binjakeve Siameze. Ai gjithashtu
shkroi nje kelendar te yjeve dhe nje tjeter mekanik.
El-Biruni ishte nje shkencetar i vertete musliman qe nxorri mesim nga feja
dhe obzermivet shkencore. Ai tha: "Eksperienca ime ne studimin e
astronomise, gjeometrise dhe eksperimentet e ndryshme ne fizike me mesuan
Ekzistencen e nje Mendje Perfekte te nje Fuqie Pa Fund. Zbulimet e mia ne
astronomi treguan qe ka elemente fantastike ne univers qe vertetojne natyren
kreative dhe te vecante te nje sistemi qe nuk mund te ekzistoje nga shkaqe
te pastra fizike dhe materiale". Ai kurre nuk e perdori punen e tij si mjet
per te arritur fame, autoritet apo perfitime materiale. Kur Sulltan Mesudi
dergoi tre deve te mbushura me argjend si shenje falenderimi per vepren e
tij encilklopedike "Ligji i Mesudit", el-Biruni me shume miresjelljei ktheu
ato duke thene: "Une i sherbej dijes per hir te dijes dhe jo per hir te
pasurise".
El-Biruni konsiderohet si nje nga shkencetaret me te medhenj te koherave.
_________________
Ibn SINA
(Avicena)
[981 - 1037]
Nga Dr. A. Zahoor
Ibn Sina, i njohur nė perėndim me emrin Avicena, ishte fizikanti,
filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi mė me famė i
kohės sė tij. Kontributi kryesor i tij nė shkencėn e mjekėsisė ishte
libri i tij i famshėm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur nė perėndim me
titullin "Kanuni". Asnjė shqyrtim nė shkencėn e mjekėsisė nuk mund
tė kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn
Abdullah ibn Sina lindi mė 981 nė Afshan afėr Buharės (Azia
Qėndrore). |
 |
Nė moshėn 10 vjeēare
ai u bė me pėrvojė nė studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore.
Studioi logjikėn nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famė i asaj kohe,
dhe studimi i tij i filozofisė pėrfshinte libra tė ndryshėm tė
dijetarėve grek si dhe musliman. Nė rininė e tij ai tregoi zgjuarsi tė
mrekullueshme nė mjekėsi dhe u bė i njohur nė rethinė. Nė moshėn 17
vjeēare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharės, nga nje
sėmundje nga e cila tė gjithė fizikantėt e njohur kishin hequr dorė. Me
shėrimin e tij, mbreti Mansur kishte dėshirė ta shpėrblente atė, por
fizikanti i ri tė vetmėn dėshirė e kishte qė t'i lejohej perdorimi i
biblotekės sė pasur tė mbretit.
Mbas vdekjes sė babait tė tij, Ibn Sina udhėtoi pėr nė Xhurxhan ku aty
ai takoi bashkėkohasin e njohur tė tij Ebu Reihan el- Biruni. Mė vonė ai
shkoi nė Raj dhe mė pas nė Hamad, ku ai shkruajti librin e tij tė
famshėm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems
el-Deulah, pėr dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi nė Isfahan (Irani
i sotėm), ku aty pėrfundoi shkrimet e tij tė shumta tė shquara.
Megjithatė , ai vazhdoi udhėtimin ku lodhja mentale dhe trazirat
politike dėmtuan shėndetin e tij. Pėrfundimisht, ai u kthye nė
Hamadan
ku edhe vdiq nė vitin 1037.
"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekėsisė) ėshtė njė enciklopedi vigane
me mbi njė milion fjalė. Libri shqyrton njohuritė mjekėsore tė vlefshme
nga burimet e lashta si dhe muslimane. Pėr shkak tė trajtimit
sistematik, formės sė pėrkryer si dhe vlerės thelbėsore, Kanuni ua kalon
tė gjthė librave tė kohės dhe qėndron suprem pėr gjashtė shekuj. Ibn
Sina jo vetėm qė pėrmblodhi diturinė ekzistuese por ai gjithashtu dha
kontribut tė madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet pėr
mjekėsinė e pėrgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sėmundjet qė
ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e trupit nga koka deri tek kėmbėt, nė
veēanti patologjinė dhe farmaceopinė. Njihej si libri mė autentik
mjekėsor.
Ndėr kontributet e tij origjinale janė arritjet sikur njohja e natyrės
infektuese tė tuberkulozit, pėrhapja e sėmundjeve pėrmes ujrave tė zeza,
dhe ndėrlidhja nė mes psikologjisė dhe shėndetit. Ishte i pari qė
shpjegoi sėmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut tė veēantė
anatomisė, gjineokologjisė dhe shėndetit tė fėmijėve. Gjithashtu ai
ishte i pari qė sugjeroi mjekimin e fistelės sė gjendrave tė lotėve dhe
prezentoi sondėn (vegėl pėr mjekim) pėr kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas pėrmban shumė zbulime anatomike tė cilat edhe sot
pranohen. Ibn Sina ishte shkencėtari i parė i cili shpjegoi minutėn dhe
i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesėt e tij pėrbėrėse si pėr
shembull, tė bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridėn, retinėn, nervin
optik dhe tė tjera.
Ibn Sina kundėrshtoi hamendjet dhe supozimet nė anatomi dhe u sugjeroi
fizikantėve dhe kirurgėve qė diturinė e tyre ta bazojnė nė studimet e
trupit tė njeriut. Ai vėrejti qė Aorta pėrmban tre valvola tė cilat
hapen kur gjaku vėrshon nė tė nga zemra gjatė tkurrjes dhe mbyllen gjatė
ēlirimit tė zemrės qė gjaku tė mos mund tė kthehet mbrapsht nė zemėr. Ai
pohonte se lėvizjet muskulare janė tė mundura pėr shkak tė nervave tė
lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve nė muskuj gjithashtu ėshtė
pėr shkak tė nervave. Pėr mė tepėr, ai vėzhgoi qė shpretka e mėlēisė dhe
veshka nuk pėrmbajnė asnjė nerv por nervat janė tė ngulitura nė
mbėshtjellėsit e kėtyre organeve.
Kanuni ėshtė pėrkthyer nė latinisht nga Gerardi i Kremnės nė shekullin
12. Libri u bė tekst pėr mėsimin e mjekėsisė nė shkollat evropiane.
Nevoja pėr tė vėrtetohet me faktin se nė tridhjetė vitet e fundit tė
shekullit pesėmbėdhjetė ėshtė botuar gjashtėmbėdhjetė herė, 15 nė
latinisht dhe 1 botim nė gjuhėn hebreje si dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet
herė nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Nė vitin 1930, Kameron Gruner e
pėrktheu pjesėrisht kėtė libėr nė gjuhėn angleze me titullin " Njė
trajtim mbi Kanunin e Mjekėsisė sė Aviēenės". Nga shekulli dymbėdhjetė
deri nė atė shtatėmbėdhjetė libri ka shėrbyer si udhėrrėfyes kryesor nė
shkencat mjekėsore nė perėndim. Dr. William Osler, autori i librit
"Evolucioni i Shkencės Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibėl
mjekėsie pėr kohė tė gjatė mė shumė sesa ēdo punim tjetėr."
Kitab el-Shifa, Libri i Shėrimit i Ibn Sinės ėshtė njė enciklopedi
filozofike e cila pėrfshin njė horizont tė gjerė njohurish nga filozofia
dhe shkenca. Filozofia e tij pėrfshin atė tė Aristotelit, infuencėn
Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarėve musliman. Nė pėrkthimin latin
libri njihet me emrin "Sanatio". Pranė librit Kitab el-Shifa gjithashtu
janė tė njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithė
fushėn e filozofisė ai e ndanė nė dy kategori: njohuritė teorike dhe
njohuritė praktike. E para pėrfshin fizikėn, matematikėn dhe
metafizikėn, kurse e fundit etikėn, ekonominė dhe politikėn.
Ibn Sina gjithashtu dha kontribut nė matematikė, fizikė, muzikė dhe lėmi
tė tjera. Ai bėri disa vėzhgime astronomike dhe shpiku njė instrument
pėr tė rritur preēizitetin nė lexim. Nė fizikė ai kontriboi nė studimin
e formave tė ndryshme tė energjisė, nxehtėsisė, dritės dhe mekanikės si
dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi njė
ndėrlidhje nė mes kohės dhe lėvizjes dhe gjithashtu bėri studime nė
gravitacionin specifik si dhe pėrdori termometėr ajror.
Nė lėndėn e kimisė, ai nuk besonte nė mundėsinė e shndėrrimeve kimike nė
metal. Kėto mendime ishin nė kundėrshtim tė plotė me ato tė kohės sė
tij. Vepra e tij pėr mineralet ishte njė nga burimet kryesore pėr
enciklopedistėt krishterė nė fushėn e gjeologjisė tė shekullit tė
trembėdhjetė.
Nė
lėminė e muzikės, kontributi i tij ishte njė pėrmirėsim i punės sė
Farabiut dhe me diturinė e tij i tejkalonte dijetarėt e asaj kohe tė
kėsaj fushe. |
_______________________
Ebu Ishak Ibrahim Ibn Jahja el- Zarkali
(Arzakel)
(1028
- 1087)
Ebu Ishak i njohur nė pėrėndim si Arzaēel, ishte Arab Spanjol. Ai ishte
astronomi mė i shquar i kohės sė tij.
El Zarkali bėri njė seri vėzhgimesh astronomike nė Toledo (arabisht El
Tulajtalah) dhe i pėrpiloi ato nė atė ēfar ėshtė e njohur si Tabelat e
famshme Toledane. Ai korrigjoi tė dhėna gjeografike nga Ptolemi dhe
El-Kvarizmi. Nė veēanti, El Zarkali korrigjoi llogaritjen e gjatėsisė sė
Detit Mesdhe nga 62 shkallė tė bėrė nga Ptolemi nė vlerėn pėrafėrsishtė tė
saktė 42 shkallė. Tabelat Toledo janė pėrkthyer nė gjuhėn latine nė
shekullin dymbėdhjetė.
El Zarkali ishte i pari qė vėrtetoi levizjet e Afelionit nė varshmeri tė
yjeve. Ai mati shpejtėsine e lėvizjes me 12.04 sekonda pėr vit e cila ėshtė
shumė e afėrt me kalkulimet moderne prej 11.8 sekondėsh. El Zarkali shpiku
astrolabin e rrafshėt tė njohur si Safihah detajet e tė cilit u publikuan nė
gjuhėn Latine, Hebreje dhe disa gjuhė tė tjera Evropjane.
Koperniku nė librin e tij tė famshėm "De Revolutionibus Orbium Clestium"
shpreh detyrimet e tija ndaj el-Batanit (Albategnius) dhe el-Zarkalit
(Arzaēel) dhe citon veprat e tyre disa herė. Beer dhe Madler vė veprėn e
tyre Der Mond (1873) emėrojnė njė vēori nė siperfaqėn e hėnės mbas
El-Zarkalit. Ėshtė njė dukuri nė sektorin tetė me diametėr mbi gjashtėdhjetė
mile dhe ėshtė e rrethuar nga vargmale tė ngritura porsi terraca nė lartėsi
deri nė 13.000 hapa mbi siperfaqe. Ajo gjithashtu pėrfshin disa kodra dhe
kratere dhe plasaritje tė dukshme nga ana perendimore.
__________________
Omar Al-Khayyam
(1044 - 1123 C.E.)
Omar Al-Khajami ishte nje matematikan dhe astronom i shquar. Ai ishte
gjithashtu i njohur si poet, filozof dhe fizikant. Ne librin "Historia e
Filozofise perendimore", Bertrand Rusell veren qe Omar Kajami ishte i vetmi
njeri qe ai njihte i cili ishte poet dhe matematikan ne te njejten kohe. Ne
vitin 1079 C.E. Omar Khajami rregulloi Kalendarin Diellor. Kontributi i tij
ne Algjeber u vleresua ne gjithe Europen. Ne Perendim ai njihet per
permbledhjen poetike me titullin "Rubaiyat" (Strofat) e cila u perkthye nga
Edward Fitzgerald ne 1859. Emri i tij i plote ishte Ghijath al-Din Abul
Fateh Omar Ibn Ibrahim al-Kajam.
Omar Kajami lindi ne vitin 1044 ne Nishapur, kryeqyteti i Khurasanit (ne
Iran). Ai njihet si Persian. Megjithate nje nga mendimet eshte qe
paraardhesit e tij ( nga fiset arabet te quajtura Khajami ) emigruan dhe u
vendosen ne Persi. Omar Kajami u edukua ne Nishapur. Pervec kesaj ai udhetoi
edhe ne shume institucione me reputacion ne fushen e diturise perfshire ketu
ate te Bukhara, Balkh, Samarkand dhe Isfahan. Pjesen me te madhe te jetes se
tij ai e kaloi ne Nishapur ( Azia Qendrore ). Omar Al-Kajami ishte
bashkekohes i Nizam al-Mulk Tusit. Ai vdiq ne vitin 1123 e.r. ne Nishapur.
Kajami dha nje kontribut te madh ne Matematike dhe vecanerisht ne Algjeber.
Libri i tij rreth Algjebres, me titullin "Makalat fi al-Xhabr wa
al-Mukabila" mundesoi zhvillim te madh ne kete fushe. Ai cilesoi shume
ekuacione algjebrike bazuar ne nderlikimin e tyre dhe njohu 13 forma te
ndryshme te ekuacioneve kubike. Omar Khajami zhvilloi nje menyre gjeometrike
ne zgjidhjen e ekuacioneve, e cila perfshiu nje perzgjedhje gjeniale te
koneve te rregullta. Ai zgjidhi ekuacione kubike duke kryqesuar nje parabole
me nje rreth. Omar Kajami ishte i pari qe zhvilloi teoremen e binomit dhe
percaktoi koeficientet binominale. Ai zhvilloi shtrirjen binominale per
rastin kur eksponenti eshte nje integral pozitiv. Omar Khayyam ne librin e
tij te Algjebres i referohet nje libri tjeter qe njihet si Trekendeshi i
Paskalit. Ky liber nuk gjendet me ne kohet e sotme. Ai e zgjeroi punen e
Euklidit duke dhene perfundime te reja te raporteve dhe duke perfshire ketu
edhe shumezimin e raporteve. Ai ndihmoi ne teorine e vijave paralele.
Omar Al-Kajami eshte i famshem per nje tjeter veper te tij e cila e ndihmoi
gjate kohes kur ai po punonte per Sulltanin Selxhuk, Malikshah Xhelaludini.
Atij i kerkuan te zhvillonte nje Kalendar Diellor te perpikte i cili do te
perdorej per mbledhjen e te ardhurave shteterore and qellime te tjera
administrative. Per te plotesuar kete detyre, Omar Kajami nisi detyren e tij
ne observatorin e ri ne Ray ne vitin 1074 e.r. Kalendari i tij i quajtur
"Al-Tarikh-al-Xhelali" (Rruga e Xhelalit) eshte superior ne krahasim me
kalendarin Gregorian dhe eshte i perpikte brenda nje dite ne 3770 vite. Ai
percaktoi qe gjatesia e vitit perbehej nga 365.24219858156 dite. Kjo tregon
qe ai e njihte rendesine e perpikmerise duke dhene rezultatin ne 11 thyesa
dhjetore. Gjatesia e vitit ne kohet tona njihet 365.242190 dite. Kjo shifer
krahasuar me ate dhene prej Omer Kajamit ndryshon vetem tek shifra e gjashte
e thyeses dhjetore.
Kajami ndihmoi gjithashtu edhe ne fusha te tjera shkencore. Ai zhvilloi nje
metode per percaktimin sa me préciz te peshes specifike. Ai shkruajti dy
libra rreth metafizikes, "Risala Dar Wujud" dhe "Nauruz Namah". Si poet,
Kajami njihet per "Strofat" e tij. Temat e tij perfshijne mistike komplekse
dhe mendime filozofike.
Dhjete libra dhe tridhjete monografe te Omer Kajamit kane mbijetuar. Keto
perfshijne kater libra rreth matematikes, nje rreth algjebres, nje rreth
gjeometrise, tre rreth fizikes dhe tre libra rreth metafizikes. Kajami dha
ndihmese te madhe ne zhvillimin e matematikes dhe gjeometrise analitike e
cila ishte me perfitim te madh per Europen disa shekuj me vone.
_____________________
Abu Hamid Al-Gazali
(1058 - 1128 e.r.)
Al-Gazali
njihet me teper per
kontributin e tij ne filozofi, fe dhe sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si
Algazel. Abu Hamid Ibn Muhamed Ibn Muhamed al-Tusi al-Sahfi'I al-Gazali
lindi ne vitin 1058 e.r. ne
Khorman,
Iran.
Ai mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart
mesimor te nje cilesie te larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai morri
shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me
detyren e profesorit ne universitetin e Nizamijas ne Bagdat. Ky universitet
njihej si nje nga institucionet me me reputacion ne periudhen e arte te
historise muslimane.
Megjithate, pas disa vitesh, Al-Gazali dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u
kthye ne nje endes asketik. Kjo ishte periudhe e nje transformimi mistik per
te. Me vone ai iu kthye detyres se tij si profesor por perseri e la kete
detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar meditimit dhe shkrimit e
cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem. Al-Gazali vdiq ne Bagdat
ne vitin 1128 e.r.
Al-Gazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat e fese, filozofise
dhe sufizmit. Disa filozofe muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te
filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine neoplatonike dhe kjo po
conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja
sufiste po kalonte shume kufij te vena nga ligjet e Islamit si psh:
anullimin e ruajtjes se namazeve
farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne dijen dhe
eksperiencen e tij mistike, Gazali vendosi te korrigjonte keto tendenca, si
ne filozofi ashtu edhe ne sufizem.
Ne filozofi, Al-Gazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte
si shkenca te sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes
Aristoteliane dhe procedurat neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto
mjete per te treguar hapur te metat e filozofise neoplatonike, mbizoteruese
ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative Aristoteliane. Ne ndryshim
nga disa filozofe te tjere muslimane si psh: Farabi, Al-Gazali paraqiti
paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe pafundshmerine. Arsyeja nuk
mund te tejkalonte te
kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives. Gjithashtu,
disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte i kufizuar ne
hapesire por ishte i pakufizuar per sa i perket kohes. Al-Gazali provoi qe
nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire gjithashtu te
pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte
i afte te kijonte nje balance midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat
e tyre perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara.
Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e sufizmit, te tejkalimeve te tij
dhe rivendosi autoritetin e fese ortodokse (strikte Islame), te cilen ai e
konsideronte si e vetmja rruge per te arritur te verteten absolute.
Al-Gazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme
perfshijne Tuhafat al-Falasifa, Ihja al-'Ulum al-Islamjia ( Ringjallja e
shkencave fetare ),"
Fillimi i Udheheqjes dhe
Autobiografia e Tij", "Shpetimi nga Gabimi". Disa nga punet e tij u
perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti
nje permbledhje per austronomine.
Influenca e Gazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga
teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat e tij teologjike depertuan
Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e
tij mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Tomas Akuinas ne menyre qe te
rivendosej autoriteti i ortodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti
i tij ne favor te fese ishte i fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per
demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd
(Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij.
____________________
Abu Maruan Abd
Al-Malik Ibn Zuhr (Avenzoar)
(1091 - 1161 e.r)
Nga Dr. A. Zahur
Ibn Zuhr, i njohur ne Perendim me emrin Avenzoar, ishte nje nga
fizikantet, specialistet klinik dhe parazitologjistet me te medhenj
te mesjetes. Disa historiane te shkencave e kane deklaruar ate si
nje nga me te medhenjte ndermjet fizikanteve muslimane qe nga kohet
e Al-Razi (Rhazes) te Bagdatit. Dise nga bashkekohoret e tij e kane
quajtur ate si fizikantin me te madh qe nga kohet e Galenit. |
 |
Abu Marvan Abd al-Malik Ibn Zuhr lindi ne Sevilje te Spanjes ne vitin
1091 e.r. Ai u diplomua ne Universitetin e Mjekesise ne Kordove. Pas nje
qendrimi te shkurter ne Bagdat dhe Kairo, ai u kthye ne Spanje dhe punoi
per Almoravidet si fizikant. Me vone, Ibn Zuhr punoi si fizikant dhe
minister ne te njejten kohe, per "Abd al-Mu'min", udheheqesi i pare
Muahid. ai vdiq ne vitin 1161 e.r.
Ibn Zuhr e kufizoi punen e tij vetem rreth mjekesise, ne kundershtim me
praktiken e shkencetareve te tjere muslimane te cilet punonin ne fusha
te ndryshme. Megjithate, duke u fokusuar ne nje fushe te vetme ai dha
shume ndihmesa origjinale dhe me kohe zgjatje te madhe. Ai theksoi
vrojtimin dhe eksperimentin ne veprat e tij. Ne librin "Historia e
Mjekesise" Dr.Neuberger shkruan:" Ibn Zuhr ishte me pervoje ne artin e
ndarjes ne pjese te trupave te vdekur dhe njihte anatomine ne detaje.
Metodat e tij ishin te nje cilesie te larte".
Ibn Zuhr ishte i pari qe provoi ilace te ndryshme ne trupat e kafsheve
perpara se ti provonte ato tek njerezit. Gjithashtu, ai ishte i pari qe
pershkroi semundjen e zgjebes ne detaje, dhe per kete arsye ai njihet si
parazitologjisti i pare. Ai gjithashi ishte i pari qe dha nje pershkrim
te hollesishem te operacionit te trakeotomise dhe praktikoi ushqimin
direkt nepermjet ezofagut ne ato raste kur ushqimi normal nuk ishte i
mundshem. Si specialist klinik, ai dha pershkrime klinike rreth patiteve
te brendshme, iflamacionin e veshit te mesem dhe kancereve medistinale.
Ibn Zuhr shkruajti shume libra per specialistet mjekesore dhe per
njerezit e thjeshte. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe
hebraisht dhe ishin me kerkese te madhe ne Evrope deri ne fund te
shekullit te 18-te. Vetem tre nga librat e tij mbijetuan. Ibn Zuhr ka
shkruajtur Kitab al-Taisir fi al-Mudauat ua al-Tadbir (Libri i
Thjeshtezimit te Kurimit dhe Dietave) me kerkese te Ibn Rushdiut. Ky
liber ben fjale per gjendjen patologjike dhe kurimin. Libri i dyte Kitab
al-Iktisad fi Islah Al-Anfus ua al-Axhsad (Libri I Kursit te Mesem te
Reformave te Shpirtit dhe Trupit) permbledh semundje te ndryshme,
kurimit dhe higjenes. Gjithashtu flet rreth rolit te psikologjise gjate
kurimit. Libri i trete Kitab al-Aghziya (Libri I Produkteve Ushqimore)
ben fjale per shume ilace dhe rendesine e ushqimit. Influenca e Ibn Zuhr
ne zhvillmin e shkencave mjekesore ka vazhduar te ndihet per disa shekuj
ne te gjithe boten. |
__________________
Al-Idrisi (Dreses)
(1099 - 1166 e.r)
Al-Idrisi njihet ne perendim si nje gjeograf qe beri per Mbretin Roxher II
te Sicilise, nje glob prej nje sfere prej argjendi qe peshonte 400 kg. Disa
shkollare e shohin si gjeografin dhe kartografistin me te madh te mesjetes.
Ai gjithashtu dha ndihmese te madhe ne bimet mjekesore. Abu Abdullah Muhamed
Ibn Muhamed Ibn Idris Ash-Sharif lindi ne vitin 1099 e.r. ne Ceuta te
Spanjes. Ai njihet edhe me emrin e tij te shkurter Al-Shafir Al-Idrisi
al-Kurtubi.
Al-Idrisi u edukua ne Kordova. Ai udhetoi neper shume vende te largeta
pershi edhe Evropen per te mbledhur data gjeografike. Gjeografet muslimane
te asaj kohe kishin bere matje te sakta te siperfaqes se Tokes, dhe disa
harta te te gjithe botes. Al-Idrisi bashkoi keto njohuri me njohurite e tij.
Ishte per arsye te ketyre njohurive qe ai filloi te terhiqte vemendjen e
shume lundertareve evropiane.
Fama dhe kompetenca e tij terhoqen vemendjen e Roxherit II, mbretit norman
te Sicilise i cili e ftoi ate te bente nje harte te perpikte te botes. Duhet
te permendet ketu qe perpara mbretit Roxher Sicilia qeverisej nga muslimanet
dhe ku njohurite e muslimaneve ishin ne dispozicion te Evropes nepermjet
perkthimit latinisht. Al-Idrisi beri nje top prej argjendi me peshe prej 400
kg ne te cilin hollesisht regjistroi shtate kontinete dhe rruget e
udhetimit, liqenet dhe lumejte, qytetet me te medha dhe rrafshnaltat dhe
malet. Ai gjithashtu perfshiu informacion te tille si largesia, gjatesia dhe
lartesia. Ky top u shoqerua nga libri i tij "Al-Kitab al-Ruxhari (Libri i
Roxherit).
Libri i Al-Idrisit me titullin "Nuzhat al-Mushtak fi Ikhtirak al-Afak"
(Entuziazmi i atij qe deshiron te udhetoje midis klimave) eshte nje
enciklopedi gjeografike e cila permban harta te detajuara dhe iformacion
rreth vendeve evropiane, Afrikes dhe Azise. Me vone ai perpiloi nje
enciklopedi me te kuptueshme te titulluar "Raud-Unas ua-Nuzhat al-Nafs"
(Kenaqesia e njeriut dhe entuziazmi i shpirtit). Njohurite e tij rreth
Nigerit, siper Timbuktuse, ne Sudan, dhe te ujrave te Nilit ishin te njohura
per saktesine tyre.
Al-Idrisi gjithashtu dha kontribut te madh ne shkencen e bimeve mjekesore
dhe shkroi disa libra. Libri me i njohur midis ketyre librave eshte "Kitab
al-Xhami-li-Sifat Ashtat al-Nabatat". Ai rishikoi dhe sintetizoi gjithe
literaturen rreth fushes se bimeve mjekesore dhe u shtoi edhe kerkimet tij
te bera gjate udhetimeve. Ai pershkruan emrat e disa ilaceve ne disa gjuhe
te botes perfshire ketu gjuhen berbere, siriane, persiane, hindu, greke dhe
latine. Idrisi shkruajti gjithashtu rreth zoologjise dhe faunes. Al-Idrisi
vdiq ne vitin 1166 e.r.
_______________________
Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)
Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te
madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe.
Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se
Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e
konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe
njerez si St. Tomas Akuinas. |

|
Shpesh ai kishte
vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise
dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me
emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r).
Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e
njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te
dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe
ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.
Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh (
Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik.
Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof
te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe
komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)
Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai
perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima".
Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone
Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe
metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te
punonte si fizikant per Kalifin.
Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e
kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i
interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte
filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas
filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te
ndryshme.
Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje
njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:"
Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe
njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit
te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te
cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me
ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun
mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe
psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk
ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne
Zot dhe Njesine e tij.
Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila
eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin
gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e
kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon
dy dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin,
mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me
mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e
shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua"
( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.
Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe
ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me
te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai
shkruajti
20 libra per mjekesine.
Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar
ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence
te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise
moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe
njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte
parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e
Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te
ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te
konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin
Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime
korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra
ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin
dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje
kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te
interpretimit te koncepteve te Kur'anit.
Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te
perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u
habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte
i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor
Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te
medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St.
Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I
perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth
teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon
Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I
krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre
konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut.
Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman (
Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."
Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte
shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin
"Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te
mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe
parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne
krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa
vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti
nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper,
Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy
pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e
Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin
1231.
Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid
wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga
librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen
ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe
Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane
ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes
Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij
rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar
komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve,
llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera.
Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te
medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi
Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane
perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te
15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne
ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne
universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.
____________________
Nur Al-Din Ibn Ishak Al-Bitruxhi
(Vdiq 1204 e.r)
Nur al-Din Ibn Al-Bitruxhi, i njohur ne perendim me emrin Alpetragius, lindi
ne Marok. Me vone ai emigroi ne Spanje dhe jetoi ne Sevilje. Ai vdiq ne
fillim te shekullit te 13-te rreth 1204 e.r.
Al-Bitruxhi ishte nje nga astronomet me te famshem te kohes se vet. Libri i
tij me titullin "Kitab-al-Haj'ah" ishte shume i njohur ne Evrope gjate
shekullit te 13-te. Ne fillim ky liber u perkthye ne hebraisht dhe me vone
nga kjo gjuhe u perkthye ne latinisht. Edicioni latinisht i ketij libri u
printua ne Viene ne vitin 1531 e.r. Ai tentoi te modifikonte systemin e
levizjes se planeteve te Ptolemeut, por nuk mundi sepse ndoqi nocionin e
levizjes perfekte nga Aristoteli. Megjithate, disa astronome arabe spanjolle
sugjeruan nje orbite eliptike per levizjen e planeteve.
Ne vepren e tyre te famshme, "Der Mond (1837)" Beer dhe Madler permendin nje
vecori te siperfaqes se Henes pas Al-Bitruxhit. Eshte nje krater me nje
diameter prej 26 miljesh ne seksionin e 8-te te diagrames henore dhe ka nje
kulm ne forme konike ne qender te tij. Muret e tij pingule dhe rrafshina e
tij rrethuese shkelqejne me nje ndricim te dallueshem.
______________________
Nasir al-din al-Tusi
(1201 - 1274 e.r)
Al-Tusi eshte nje nga shkencetaret, matematicienet, astronomet, filozofet,
teologet dhe fizikantet me te medhenj te kohes se tij. Ai ishte nje
shkrimtar prodhimtar i cili shkruajti shume traktate ne fusha te vecanta si
agjebra, trigonometria, gjeometria, logjika, metafizika, etika dhe
teologjia.
Abu Xhafar Muhamed Ibn Muhamed Ibn al-Hassan Nasir al-Din al-Tusi lindi ne
Tus, Khurusan (Irani i sotem) ne vitin 1201 e.r ai studioi shkenca dhe
filozofi nen mbikqyrjen e Kamal al-Din Ibn Yunus. Al-Tusi u rrembye nga
agjentet e Isma'ili Hasan Bin Sabah dhe u dergua ne Alamut ku qendroi deri
ne kapjen e tij prej mongolit
Halagu
Kan ne vitin 1256
e.r.
I befasuar nga aftesite e vecanta dhe kompetenca e tij ne astrologji,
Ilkanid Halagu
Kan e caktoi
Al-Tusin si nje nga ministrat e tij. Me vone ai sherbeu si administrator i
Aukafit. Ne vitin 1262 ai ndertoi nje observatorium ne Meraga dhe drejtoi
aktivitetet e ketij observatoriumi i cili ishte pajisur me pajisjet me te
mira te sjella prej Bagdatit dhe disa qendra te tjera islame te njohura per
perhapjen e diturise. Ky observatorium mes te tjerash permbante nje mur 10
kembe te larte i cili ishte bere prej bakri, dhe nje azimuth ne forme
katrore te krijuar prej vete Al-Tusit. Instrumente te tjera perfshinin
astrolabet, prezantime te sistemit te yjeve dhe forma sferash. Al-Tusi
vizatoi disa instrumente te tjera per kete observatoriumi.
Al-Tsui prodhoi nje tabele shume te sakte te levizjeve planetare dhe nje
katalog yjesh. Gjithashti ai e publikoi kete ne nje liber me titullin
"Al-Zij-Ilkani", liber i cili i ishte kushtuar Ilkanit, Halagu Kan. Tabelat
ishin ndertuar duke u bazuar ne vrojtimet e bera prej nje periudhe kohore
per mese 12 vjetesh. Al-Tsui llogariti vleren e 51' per saktesine e
ekuinokseve. Al-Tusi ishte ndermjet te pareve muslimaneve astronome qe
dalluan disa te meta ne modelin e Ptolemeut bazuar ne principet mekanike dhe
rregulluan keto te meta. Kritika e tij per teorite e Ptolemeut bindi
astronomet e ardhshem per nevojen e zhvillimit te nje modeli tjeter te cilin
e mbaroi ne vepren e famshme te Kopernikut. Al-Zij Ilkani ishte libri me i
famshem midis astronomeve deri ne shekullin e 15-te. Perkujtimorja e tij e
titulluar "Tadhkira Fi Ilm Al-Haja" perfshin projektin e tij gjenial per
gjenrimin rektilinear pergjate diametrit te rrethit te jashtem prej dy
levizjeve rrethore. Ne fund te karieres se tij ai u transferua ne Bagdat dhe
vdiq brenda nje viti ne 1274 ne Kadhiman ( afer Bagdatit , Iraku i sotem)
Al-Tusi ishte nje nga iniciatoret e trigonometrise sferike e cila perfshinte
6 formula themelore per zgjidhjen e trekendeshit sferik me kende te drejta.
Nje nga kontributet e tij matematikore me te rendesishme ishte trajtimi i
trigonometrise si nje disipline e re matematikore. Ai shkruajti rreth
koeficienteve binominale te cilat paskali prezantoi me vone.
Al-Tusi ringjalli filozofine e Avicenes. Libri i tij "Ahlak-i-Nasri" (Etikat
Nasiriane) ishte nje nga libra me te rendesishem mbi etikat dhe ishte i
famshem per shekuj me radhe. Taxhrid -al-'Akaid ishte nje veper e shkelqyer
ne filizofine islame. Ai gjithashtu krjoi disa vargje poezie.
Al-Tusi shkruajti veprat e tij ne arabisht dhe persisht. Sipas Xhorxh
Sartonit 64 traktate jane njohur te kene mbijetuar. Keto u perkthyen ne
latinisht dhe disa gjuhe te tjera Evropiane ne kohet e mesjetes. Libri i
Al-Tusit, "Shaq al-Kata" u perkthye ne latinisht me titullin "Figura Cata".
Disa nga studentet e njohur te Al-Tusit jane Nizam al-Araj i cili shkruajti
nje komentim rreth Almagestit, dhe Kutb ad-Din ash-Shirazi i cili dha
shpjegimin e pare matematikor te kenaqshme te ylberit. Kontributet e
Al-Tusit u vleresuan per shume shekuj me radhe.
____________________
Ibn el-Nafis Damashku
Ibn el Nafis ka qenė fizikant me reputacion si dhe expert i shquar i
shkollės juridike shafi`i. Ai ėshtė i famshėm pėr zbulimin e sistemit tė
qarkullimit tė gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili pėrshkruajti
strukturėn e mushkrive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu
el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi mė
1213 nė Damaskė. Edukatėn e mori nė Kolegjin Mjekėsorė (dhe spital) tė
themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekėsinė pran
dijetarit tė njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi
jurisprudencė, letersi dhe teologji.
Ekspertiza dhe reputacioni i tij nė mjekėsi dhe jurisprudencė u shperblye me
emėrimin e tij si Principal i spitalit tė famshėm Nasir nė Kajro. Aty, ai
ushtroi shumė shpecialist mjekėsor duke pėrfshirė edhe kirurgun e famshėm
Ibn el-Kuff el- Masihi. Mė pas ai shėrbeu nė shkollėn Mensurije nė Kairo. Me
vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtėpinė e tij, librarinė dhe
klinikėn. Ibn el-Nafis ka vdekur mė 678 H. (1288 M.)
Ibn el-Nafis dha kontribut tė ēmuar nė mjekėsi.. Ai shkruajti komente dhe
kritika tė detajuara mbi njohuritė mjekėsore qė ekzistonin nė kohėn e tij
dhe shtoi shumė kontribute origjinale. Kontributi mė i madh i tij ishte
zbulimi i sistemit qarlullues tė gjakut i cili u rizbulua tre shekuj mė
mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari qė bėri pėrshkrimin e saktė tė strukturės sė
mushkrive dhe pėrshkrimin e bronkes si dhe ndėrlidhjen ndėrmjet enėve tė
trupit pėr ajr dhe gjakė. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterjeve
brerore si ushqyes tė muskujve kardiak.
El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e pėrbėrė prej 300
volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit pėr shkak tė vdekjes sė
autorit. Ky dorėshkrim ruhet si pėrmbledhje speciale nė Damask. Libri nė
ofthamologji kryesisht ėshtė kontribut i tij origjinal i cili poashtu
ekziston. Nga mesi i librave tė tij Muxhaz el-Kanun u bė mė i famshmi dhe mė
pas disa komentime u shkruan mbi tė. Ai shkruajti edhe njė libėr tė famshėm
Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija qė merret me efektet e djetės nė shėndet. Ai
poashtu shkruajti disa komente nė librin e Hipokrates dhe Kanunit tė Ibn
Sinas tė cilėt ende ekzistojnė.
Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencė tė madhe nė zhvillimin e shkencės
mjekėsore si nė botėn Islame ashtu edhe nė atė Perėndimore. Ajo shtoi
njohuritė mjeksore me qartėsi tė madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht
vetėm njė libėr i tij u pėrkthye nė gjuhėn latine. Mė pas shumica e
veprimtarisė sė tij ngeli e pa njohur pėr Evropėn me shekuj tė tėrė.
________________
Ibn KHALDUNI
[1332 - 1395]
Nga
Dr. A. Zahur (Zahoor)
Ibn Khalduni nė pėrgjithėsi njihet si themeluesi dhe babai i
socioligjisė dhe i shkencave tė historisė. Ai mė sė miri njihet pėr
veprėn e tij tė famshme "Mukaddimah", apo siē quhet nė perėndim
"Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun,
lindi mė 1332 nė Tuniz nė njė familje me pozitė tė lartė tė migruar nga
Sevilja e Spanjės muslimane. Paraardhėsit e tij ishin arabė jemenitė tė
cilėt u vendosėn nė Spanjė qė vitet e para tė qeverisjes muslimane nė
shekullin e tetė. |

|
Gjatė
viteve tė tij tė para tė edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencė nga
pjesėmarrja aktive e familjes sė tij nė jetėn intelektuale dhe nė njė farė
mase edhe politike tė qytetit. Nė shtėpinė e tij ishin tė shpeshta vizitat
nga udheheqėsit intelektual dhe politik tė shteteve islame tė perėndimit
(Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e tė cilėve gjetėn strehim aty. Ibn
Khalduni u edukua nė Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditėn e
Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lėmitė e tjera tė shkencave islame sikur
teologjinė dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letėrsinė arabe,
filozofinė, matematikėn dhe astronominė. Ende nė moshėn adoleshente ai hyri
nė shėrbim tė udhėheqėsit egjiptian Sulltan Berkuk.
Ibn
Khalduni kaloi njė jetė aktive nė politikė para se tė fillonte tė shkruante
kryeveprėn e tij tė famshme pėr histori. Ai punoi pėr udhėheqėsit nė Tuniz
dhe Fiz (tani Marok), Granadė (Nė Spanjėn muslimane si dhe nė Biaja (nė
Afrikėn e Jugut). Nė vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi nė Granadė (Spanjėn
Muslimane) i lodhur dhe i zemėruar vetėm pėr tė ikur nga trazirat nė Afrikėn
e Jugut. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij, udhėheqėsi i
Granadės e pėrzuri atė. Mė pas ai u kthye nė Algjeri pėr tė kaluar katėr
vite nė njė fshat tė vogėl me emrin Kalat ibn Salama. Po nė kėtė vend ai
shkroi "Mukaddimah", vėllimin e parė tė historisė botėrore qė i siguroi atij
vend tė amshuar ndėr historianėt, sociologėt dhe filozofėt. Ende karriera e
tij ishte e pa sigurtė pėr shkak tė trazirave nė Afrikėn e Jugut.
Pėrfundimisht u shpėrngul nė Egjipt ku edhe kaloi njėzet e pesė vitet e tij
tė fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetė, me famė dhe respekt, i caktuar nė
postin e kryegjykatėsit te shkollės Malikite. Ai ligjėroi gjithashtu pėr njė
periudhė kohore nė universitetin El-Azhar.
Ibn
Khalduni u detyrua tė lėvizė nga njė vend nė njė tjetėr, nganjėherė me
vullnetin e tij, por mė shpesh i detyruar nga udhėheqėsit despotik. Kjo e
bėri atė tė pėrfitojė dhe tė mėsojė shumė si rezultat i takimeve tė shumta
me udhėheqės, ambasadorė, politikanė dhe dijetarė nga Afrika e Jugut, Spanja
muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera tė botės islame.
Ajo qė
mė sė shumti ndikoi nė famėn e Ibn Khaldunit ėshtė libri i tij "Mukaddimah",
kryevepėr nė literaturėn e filozofisė sė historisė dhe sociologjisė. Tema
qendrore e kėsaj vepre gjigante ėshtė identifikimi i fakteve psikologjike,
ekonomike, rrethuese dhe sociale tė cilat ndikojnė nė pėrparimin e
civilizimit njerėzor si dhe nė rrjedhėn e historisė. Ai analizoi dinamikėn e
marrėdhėnieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah)
shkaktojnė ngritjen e njė qytetėrimi dhe fuqije politike tė re. Ai
identifikoi lėvizjen pothuajse ritmike (tė pėrsėritur) nė ngritjen dhe
rėnien e qytetėrimit njerėzor dhe analizoi shkaqet qė ndikojnė nė kėtė.
Mendimet revolucionare tė Ibd Khaldunit tėrhoqėn vėmendjen e dijetarėve
muslimanė si dhe atyre perėndimorė. Nė studimet e tij nė histori, ai ishte
pioner nė ndarjen e raporteve historike nė dy kritere themelore: tė arsyes
dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katėr pikat bazė nė studimin dhe
analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njėra me tjetrėn
pėrmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji nė mes tė kaluarės dhe tė
tashmės, 3. duke marrė nė konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrė
nė konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe tė trashėguara.
Ibn
Khalduni ėshtė nismėtar i studimit kritik tė historisė. Ai ofroi njė studim
analitik tė qytetėrimit njerėzor, fillimin e tij, faktorėt ndikues tė
zhvillimit dhe shkaqet e rėnies. Kėshtu, ai themeloi njė shkencė tė re;
shkencėn e zhvillimit tė shoqėrisė apo sociologjinė, si e quajmė ne sot. Ibn
Khalduni shkruan: "Unė kam shkruar rreth historisė njė libėr nė tė cilin kam
diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit tė shteteve dhe qytetėrimeve, dhe
pėr rradhitjen e materialit nė libėr kam ndjekur njė metodė jo familjare dhe
e kam shkruar nė mėnyrė tė ēuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur kėtė
metodė tė veēantė analize, ai themeloi njėkohėsisht dy shkenca tė reja:
historinė dhe sociologjinė.
Ibn
Khalduni argumenton se historia ėshtė lėndė e ligjeve universale dhe citon
kriterin pėr tė vėrtetėn historike: "Rregulli pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga
jo e vėrteta nė histori bazohet nė mundėsinė apo pamundėsinė e saj;
domethėnė, ne duhet tė analizojmė shoqėrinė njerėzore dhe tė dallojmė
karakteristikat esenciale dhe qenėsore nga ato tė rastėsishme tė cilat nuk
duhet tė merren nė konsideratė, duke njohur mė mirė ato qė s'ka mundėsi t'i
pėrkasin asaj (shoqėrisė). Nėse ne veprojmė kėshtu, atėherė kemi njė metodė
pėr tė dalluar tė vėrtetėn historike nga gabimet si mjet demonstrues qė nuk
lė dyshime. Kjo ėshtė pikė mbėshtetje e sigurtė me tė cilėn historianėt mund
tė vėrtetojnė atė qė duan."
Pėr
shkak tė theksit qė Ibn Khalduni i ka vėnė arsyes dhe nevojės sė saj pėr tė
gjykuar historinė dhe ndodhitė nė shoqėri disa dijetarė pohojnė qė ai (Ibn
Khalduni) ka tentuar qė tė hedh poshtė njohuritė religjioze dhe t'i
zėvėndėsojė me arsyen dhe filozofinė logjike. Kėto pohime janė tė pa baza.
Ėshtė e njohur se disa shkolla mėsojnė gjėra tė paarsyeshme nė natyrė, por
kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr islamin i cili gjithmonė inkurajon vėzhgimin dhe
mendimin, dhe ua kujton pabesimtarėve mospėrdorimin e logjikės dhe tė
menduarit. Njė shembull i kėsaj ėshtė ajeti 164 i sures sė dytė tė Kur'anit:
"Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė
ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e
lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe
pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė
nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka
mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po nė tė njėjtėn sure "E kur u thuhet
atyre (idhujtarėve): "Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!" Ata thonė: "Jo,
ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit tanė!" Edhe sikur
prindėrit e tyre tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn e drejtė (ata do t'i
pasonin)?"
Ibn
Khalduni thoshte se religjioni luan rol tė rėndėsishėm nė bashkimin e
arabėve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit tė shoqėrive tė tyre. Ai
theksoi se padrejtėsia, despotizmi dhe tirania janė shenja tė qarta tė
rėnies sė shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetėm njė pėrparėsi
e qė ėshtė kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritė e botės metafizike nė
veēanti nė ēeshtjet fetare mund tė nxjirren vetėm nga shpallja.
Ai
ishte pionier nė lėndėn e edukimit. Presioni dhe pėrdorimi i forcės, thotė
Ibn Khalduni, janė armiq tė mėsimit dhe ēojnė nė pėrtaci dhe hipokrizi.
Fakti qė Ibn Khalduni jetoi nė fazėn fillestare tė rėnies sė qytetėrimit
musliman, e detyroi qė shumicėn e njohurive t'i pėrmbledhi nga e kaluara. Ai
kundėrshtoi vrullshėm praktikat jo tė shėndosha qė krijonin mospėrparim dhe
ngecje tė krijimtarisė tek dijetarėt muslimanė.
Ibn
Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nėnshtrohen
analizės objektive dhe shkencore. Historianėt kanė bėrė gabime gjatė
studimit tė tyre tė ndodhive historike pėr shkak tė: 1. mosnjohjes sė
natyrės sė qytetėrimit dhe popullit, 2. anshmėrisė dhe paragjykimeve dhe 3.
tė pranuarit verbėrisht tė raporteve tė dhėna nga tė tjerėt.
Progresi dhe zhvillimi i vėrtetė vjen me njohjen korrekte tė historisė dhe
njohuria e saktė mund tė arritet vetėm duke ndjekur tri pikat qė vijojnė: 1.
Historiani kurrė nuk duhet tė ketė paragjykime kundrejt askujt dhe asnjė
ideje. 2. Duhet tė shqyrtojė dhe konfirmojė ēdo informacion tė ofruar. Pra,
duhet mėsuar gjithēka rreth historianėve nga tė cilėt merret informacioni,
besueshmėrinė dhe moralin e tyre para se tė pranohet informacioni si i
saktė. 3. Nuk duhet qė historia tė kufizohet vetėm tek mėsimi i politikės
dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve pėr udhėheqėsit dhe qeveritė.
Pėr studimin e historisė duhet tė pėrfshihen tė gjitha kushtet: shoqėrore,
religjioze si dhe ekonomike.
"Mukaddimah" gjatė jetės sė Ibn Khaldunit u njoh si vepėr e rėndėsishme. Nė
volumet e tjera rreth historisė botėrore "Kitab el-Ibar" trajton historinė e
arabėve, udhėheqėsit bashkėkohorė muslimanė dhe evropjanė, historinė e
vjetėr arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinė islame, historinė e
Egjiptit si dhe historinė e Afrikės sė Jugut. Vėllimi i fundit trajton nė
pėrgjithėsi ngjarjet gjatė jetės sė tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i
pėrket librave tė tjerė, edhe ata u shkruajtėn nga perspektiva analitike ku
dhe fillon tradita e re nė artin e shkrimit, tė shkruajturit e
autobiografisė. Gjithashtu shkruajti edhe njė libėr nė matematikė i cili nuk
ėshtė ruajtur.
Influenca e Ibn Haldunit nė lėndėt e historisė, filozofisė sė historisė,
sociologjisė, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri nė ditėt e
sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit tė shkrimit tė
autobiografisė, rinovues nė lėndėn e edukatės dhe psikologjisė sė edukatės
si dhe nė stilistikėn e shkrimit arab. Librat e tij janė pėrkthyer nė shumė
gjuhė, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim.
___________
Ulug BEGU
[1393 - 1449]
Nga
Dr. A. Zahur (Zahoor)
Ulug Begu ka qenė nipi i Timurit (nė perėndim i njohur Tamerlani),
princit Tartar dhe udhėheqėsit tė Turkestanit. Ai ishte astronom dhe
matematikan i dalluar i shekullit tė pesėmbėdhjetė. I lindur mė 1393 nė
Sulltanija nė Azinė Qendrore, Ulug Begu ishte djali i mbretit Timurid
Shah Rukh. Ai ka qenė hafiz i Kur'anit, pra ka ditur Kur'anin
pėrmendėsh. |

|
Ulug
Begu e bėri Samarkandin qytet me famė dhe njė nga kryesorėt nė qytetėrimin
musliman. Nė vitin 1428 ai ndėrtoi medresenė, institucion pėr studime tė
larta, ku u mėsua edhe astronomia. Mė pas, nė vitin 1428, Ulug Begu filloi
nė qytetin Samarkand ndėrtimin e observatorit madhėshtor tre katėsh rreth 90
metra nė diametėr dhe 40 metra tė lartė. Pėr drejtor tė observatorit caktoi
Ali Kudsin, astronom i dalluar musliman, ndėrkohė qė nė tė punuan mjaft
astronomė dhe matematikanė tė tjerė sikur El-Kashi dhe Kadizada.
Ulug Begu e furnizoi observatorin me instrumentet mė tė mira dhe tė
sofistikuara tė kohės. Aty gjendej edhe kėndmatėsi i cili u pėrdor pėr
pėrcaktimin e pjerrėsisė sė eklipsit nė ekuator, pikėn e ekuinoksit tė
pranverės, gjatėsinė e vitit tropikal si dhe konstante tė tjera astronomike
tė matura gjatė vėzhgimit tė diellit. Gjithashtu aty gjendej edhe njė
lartėsimatės shumė i gjatė i cili i detyroi mirėmbajtėsit tė hiqnin njė
shtresė toke pėr ta zėnė observatoriumi. Ndėrmjet instrumenteve tė tjera
ishin edhe njė trikuetram sėbashku me njė sferė.
Nė vitin 1437 botoi veprėn e tij mė me famė dhe mė tė qėndrueshme, katalogun
e ri tė yjeve tė quajtur "Zidj-i Xhedid Sultani". Nė tė, Ulug Begu, rishikoi
pozicionet dhe magnitudat e yjeve tė vėzhguara nga Ptolomeu. Ai gjeti shumė
gabime nė llogaritjet e bėra nga Ptolomeu. Libri pėrfshin njė koleksion tė
ndryshėm vėzhgimesh dhe llogaritjesh, pozicionin e yjeve fikse, rrugėn e
yjeve si dhe njohuri tė tjera tė kohės. Pėrkthimi anglisht i kėtij libri
ėshtė botuar nė vitin 1917.
Ulug Begu bėri llogaritjen e gjatėsisė sė vitit e qė ėshtė 365 ditė, 5 orė,
49 minuta dhe 15 sekonda. Pėrveē kėsaj ai pėrgatiti tabelėn planetare tė
lėvizjeve tė cilat ishin shumė tė njohura dhe tė pranuara nga astronomėt e
asaj kohe. Ai studioi lėvizjet vjetore tė pesė planetėve mė tė shndritshėm:
Saturnit, Jupiterit, Marsit, Afėrditės dhe Merkurit, tė dhėna tė cilat ende
konsiderohen shumė tė sakta. Mė 1437, ai gjithashtu pėrpiloi katalogun e
yjeve nė tė cilin pėrcaktoi pozicionin e 992 yjeve.
Ulug Begu u vra nė vitin 1449 nė Samarkand mbas sundimit tė tij tre vjeēar
tė Turkestanit. Kjo katastrofė solli neglizhimin e observatoriumit dhe
Samarkandi gradualisht e humbi rėndėsinė e tij si njė qendėr kryesore e
astronomisė. Me kalimin e kohės observatoriumi u shkatėrrua pėrfundimisht
dhe vendndodhja e tij u konfirmua nga arkeologėt rusė nė vitin 1908. Bir dhe
Madler nė librin e tyre tė famshėm Der Mond (1837) pėrmendin njė
karakteristikė tė sipėrfaqes sė hėnės e cila ėshtė emėruar sipas Ulug Begut.
Ėshtė pikėrisht emri i njė rruaze tė rėndėsishme eliptike nė veriperėndim tė
seksionit tė tetėmbėdhjetė.
_______________________
Shkenctaret Musliman
Pergaditi:Bekim Memeti
|