
Nasirudin Nuh
Nexhati, apo siē njihet nga tė gjithė si Albani (pėr shkak tė origjinės sė
tij shqiptare), ka lindur nė Shkodėr, nė vitin 1914, nė njė familje tė
varfėr, por fetare. Babai i tij, Haxhi Nuhu, pasi studioi disa vite me radhė
nė Stamboll, u kthye nė vendlindjen e tij, pėr t'iu pėrkushtuar arsimimit tė
popullit dhe pajisjes sė tij me njohuritė mė tė nevojshme fetare.
Me ardhjen nė pushtet tė Ahmed Zogut, u duk mjaft afėr se Shqipėria po
shėndėrrohej dalėngadalė nė njė shtet sekularist (laik), i cili mund tė
pengonte deri diku zhvillimin normal tė jetės fetare islame, andaj shumė
familje u shpėrngulėn nga Shqipėria pėr t'u vendosur nė vende tė ndryshme tė
botės. Njėra prej kėtyre familjeve ishte dhe familja e Haxhi Nuhut, i cili
zgjodhi Damaskun pėr t'u vendosur pėrfundimisht. Nė kėtė qytet Nasirudini i
vogėl kaloi fėmijėrinė e tij dhe kreu shkollėn fillore.
Babai i tij, i pakėnaqur nga programi mėsimor i shkollave tė qytetit tė
Damaskut, e largoi atė nga shkolla dhe nė tė njėjtėn kohė pėrpiloi njė
program tė caktuar pėr tė mėsuar vetė djalin e tij.
Nasirudini ishte njė djalė i zellshėm dhe ishte i dhėnė shumė pas leximit.
Ai lexonte gati ēdo gjė qė i binte nė dorė, por interesimi i tij pėr
shkencėn e hadithit u zgjua nė moshėn 20 vjeēare si pasojė e njė artikulli
tė botuar nė revistėn "Menar", i cili bėntė njė analizė tė librit tė Imam
Gazaliut "Ringjallja e diturive fetare" duke vėnė nė dukje anėt pozitive dhe
negative tė librit. I tėrhequr nga analiza e librit nė fjalė, ai vendosi qė
ta merrte me qira, pasi nuk kishte para tė mjaftueshme pėr ta blerė.
Ky pra ishte hapi i parė qė hodhi Albani nė detin e pafund tė shkencės sė
hadithit, nė tė cilėn ai u bė mė vonė njė nga figurat mė tė njohura botėrore.
Albani filloi tė kalonte nė njė prej bibliotekave tė Damaskut njė pjesė
mjaft tė madhe tė kohės sė tij. Ai studionte atje 8 - 12 orė nė ditė dhe nuk
ndiente lodhje nga ky lexim i gjatė, i cili e bėnte tė ishte mė kėmbėngulės
dhe mė kėrkues nga vetvetja. E gjithė kjo bėri qė emri i Nasirudin Albanit
tė bėhej i njohur nė rrethin e dijetarėve tė hadithit.
Pėr shkak tė aktivitetit tė tij tė pandėrprerė dhe pėrpjekjeve tė tij tė
palodhura nė shėrbim tė Sunetit, ai u bė pre e shpifjeve tė shumė ziliqarėve,
andaj edhe futet nė burg ku qėndron gjashtė muaj. Pasi del nga burgu, ai iu
pėrgjigj ftesės sė Universitetit Islamik tė Medines pėr tė mbajtur leksione
rreth shkencės sė hadithit. Nė kėtė detyrė ai qėndroi tre vite, mirėpo
shpifjet e ziliqarėve nuk munguan as atje, andaj pėr shkak tė shkarkimit nga
detyra, ai detyrohet tė kthehet pėrsėri nė Damask. Qėndrimi i tij nė kėtė
qytet nuk zgjati shumė, pasi u detyrua qė tė largohej pėr nė Jordani, Liban,
Emiratet e Bashkuara Arabe, pėr t'u kthyer e pėr t'u vendosur pėrfundimisht
nė Aman, kryeqytetin e Jordanisė ku edhe ndėrroi jetė mė 2.10.1999.
All-llahu [subhanehu
ve teala] e shpėrbleftė me Xhennet.
|