Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

ISLAMI DHE DEMOKRACIA 

TEOKRACIA DHE TOTALITARIZMI

Ali BULAĒ 

Jetojmė nė kohėn qė ėshtė pėrplot spekulime pėr aspektet e ndryshme tė Islamit. Ėshtė e natyrshme qė, paralel me rritjen e vetėdijes fetare, islami nė kufijtė e vet tregon interesim tė madh pėr ndryshimin e perceptimit modern tė njeriut. Do tė ishte e palejueshme kur nė vend tė dialogut dhe kėmbimit tė mendimit, ēdo gjė t'u lėshohej debateve dhe grindjeve tė njėanshme "inteligjente".

Sot me kėmbėngulje potencohet mendimi qė muslimanėt, po qe se diku e arrijnė pushtetin politik, do tė konstituonin njė regjim totalitar dhe teokratik qė do tė shėnonte fundin e tė drejtave dhe lirive bazė njerėzore, pluralizmit politik dhe qėndrimeve opozitare, qė bashkėsinė njerėzore do ta kthente nė terrin mesjetar. Ėshtė detyrė, para sė gjithash e inteligjencies muslimane, qė me anė tė hulumtimeve tė tregojė se a ėshtė tė pėrsiaturit e tillė korrekt apo jo.

Pikėrisht kėto dhe mendimet e ngjashme me to janė marrė si shkak themelor pėr shkruarjen e kėtij libri. Kur hulumtimi im kishte pėrparuar dukshėm, u konstatua qė dy nocione politika dhe pushteti paraqesin problemin kyē. Mendoj se me vendosjen e politikės nė bashkėsinė njerėzore, pėr pyetjen e pushtetit kam gjetur zgjidhje tė mirė. Mirėpo, sa i pėrket kėsaj, kur Islami ėshtė nė pyetje - kurse kjo ėshtė e njėjtė nga kėndet tjera tė vėshtrimit, politika ka rėndėsi dytėsore dhe e arrin qėllimin vetėm pasi tė implementohet nė planin universal, tė pėrgjithshėm tė bashkėsisė.

Punimin tim pastaj e kam vazhduar nė drejtim tė gjetjes sė pėrgjigjes nė pyetjen dominante: "Cili nuk ėshtė modeli politik i Islamit?", nė vend qė tė ofroj pėrgjigje nė pyetjen po ashtu korrekte: "Cili ėshtė modeli politik tė cilit Islami i jep pėrparėsi?"

Mendoj se rezultati deri te i cili kam ardhur ėshtė i kėnaqshėm dhe pėrkatės. Nė aspekt tė prioriteteve politike, Islami nuk mund tė jetė ekskluzivisht vetėm demokratik, vetėm teokratik apo vetėm totalitar; Islami e zgjidh (edhe) pyetjen e pushtetit duke e konsideruar pjesė natyrore tė projektit tė pėrgjithshėm politik tė bashkėsisė. Nė pajtim me kėtė, ky libėr ėshtė i rėndėsishėm sipas asaj qė nė ēdo kaptinė tė vet tregon pėrse Islami nuk mund tė jetė vetėm demokratik, vetėm teokratik ose vetėm totalitar.

Nė kėtė hulumtim prioritet do tė ketė Karta e Medines, plani alternativ i rregullimit shoqėror, nė mėnyrė qė tė shpjegojmė se cilit lloj tė organizimit sistematik tė bashkėsisė Islami i jep pėrparėsi.

E jona ėshtė qė tė pėrpiqemi, kurse suksesi varet nga All-llahu...

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@