Toka e Shatervanit
te Naftes
Perpara se sa naftesjellesit te zbuloheshin shekullin e kaluar, nafta
arrinte ne qytetet e Levantit, Persise dhe Azise Qendrore nga bregu
perendimor i Detit Kaspik duke u mbartur neper gamilje, kuaj dhe anije. Ne
vitin 1903, zona e Bakut prodhonte gjysmen e sasise se naftes ne bote, dhe
ishte ketu qe kompania Vellezerit Nobel Petroleum modernizuan parimet e
perpunimit te naftes, te cilat ishin zhvilluar me perpara ne boten arabe.
Qe nga renia e Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991, burimet e naftes, te
pazhvilluara ose ne zhvillim e siper, te vendeve te reja qe ishin
ish-republika te Bashkimit Sovjetik ishin shume te reja. Por keto vende qe
konsideroheshin si te reja ne kete fushe ishin ne fakt shume te vjetra.
Ekzistenca e burimeve te pasura me nafte qe nga pjerresite perendimore te
Detit Kaspik deri tek malet e Afganistanit njheshin prej kohesh.
Greket e lashte dhe romaket nuk mund te ndihmonin por vetem te vinin re
gjate udhetimeve te tyre, "flaket e perjetshme" te cilat mbulonin peisazhin
qe nga Baku,
Azerbajxhani i sotem, deri ne Persi dhe
Turkmenistan. Sipas nje
legjende, nje nga sherbetoret e Aleksandrit te Madh, aksidentalisht zbuloi
nje burim nafte duke u perpjekur te ngrinte nje tende per pronarin e tij ne
Turkmenistan. Gjithashu sipas historianit romak Plini i Vjeter, Aleksandri i
Madh vezhgonte se si digjeshin burimet natyrore te naftes ne Daktria e cila
perfshin pjesen veriore te Afganistanit dhe nje pjese nga Uzbekistani dhe
Taxhikistani.
Toka qe nga veriperendimi i Iranit deri ne Azerbajxhan njihej ne kohet e
lashta me emrin Media, dhe aty gjendej edhe pjesa me e madhe e "flakeve te
perjetshme" ose burimet e vogla te naftes, te cilat mund te kene qene
frymezimi i Zoroastrianizmit, fese persiane e cila mendohet te kete
ekzistuar rreth vitit 600 p.e.r "Shtyllat e Zjarrit" afer Bakut u kthyen ne
nje qender adhurimi dhe peligrimazhi. Titulli i prifterinjve Zoroastrian
ishte athrauran ose "rojet e zjarrit". Edhe vete fjala Azerbajxhan i ka
rrenjet ne fjalen e aderbadagan, qe vjen nga persishtja e vjeter dhe do te
thote "Kopshti i Zjarrit".
Megjithate, as romaket dhe as persianet, nuk kane asnje lene dokumentacion
te tregetise se naftes qe ekzistonte ne kete zone ne kohet e lashta. Nje
dokumentacion i tille eshte shkruar disa shekuj me vone prej arabeve, te
cilet pushtuan Kaukazin 26 vjet pas vdekjes se Profetit Muhamed ne vitin 632
dhe qe ne vitin 751 u bene pronare te Bukaras, Samarkandit, Tashkentit dhe
Kashgarit. Tokat e reja muslimane ne ate kohe perfshinin te gjitha rajonet e
prodhimit te naftes jashte Kines. Sargis Tmogueli, nje dijetar gjeorgjian,
citon mbi ceshtjen e fuqise se kalifatit:
O ju mjeshtra te artit te Eranit dhe T'huranit
Qe nga Kina deri ne Kiruan
Gjithshka eshte e juaja dhe nen urdhrat tuaja.
Ne Kaukaz, qyteti i Tiflisit, tani i njohur me emrin Tblisi, kryeqyteti i
Gjeorgjise, u be nje qender tregetie midis shteteve muslimane dhe Europes
Veriore. Monedha prej ari dhe argjendi jane gjetur ne kete qytet i cili
mendohet te jete i shekullit te 9 dhe te cilat ishin prere ne Bagdat,
Muhamadijah (ne Armeni), Kufa, Basra, Aran dhe Balk si dhe ne Afrike dhe
Indi. Sipas gjeografit arab Al-Makdisi, Gjeorgjia ishte kthyer ne nje
eksportuese e rendesishme e naftes dhe bitumit per ne Bagdat. Pervec kesaj,
ky rajon kishte nje pozite strategjike te rendesishme per kalifatin; ishte
nje krahine e amortizuar e cila qendronte perballe Bizantit Verior.
Me dobesimin e kalifatit Abasit, pas shkaterrimit te Bagdatit ne vitin 813
nga trupa te armatosura me
granada
zjarrvenese, nje levizje percarese u bashkua ne skajet veriperendimore te
perandorise. Ne vitin 843, amiri arab i Gjeorgjise, Ishak ibn Ismail,
nderpreu pagesen vjetore ndaj Bagdatit dhe deklaroi pavaresine nga kalifi.
Per te shtypur kryengritjen, kalifi al-Mutauakil dergoi nje ekspedite
ndeshkimore te udhehequr nga nje turk me emrin Bugha Al-Kabir Al-Sharabi.
Nga Iraku verior, Bugha kaloi nepermes Armenise dhe marshoi drejt e ne
Tiflis,
i cili ne ate kohe kishte nje popullsi prej 50,000 banoresh. Kur ai arriti
ne nje koder qe ndodhej mbi qytet, Bugha u habit kur pa qe shtepite ishin
prej druri, gje e rralle per shume nga qytetet e Lindje se Mesme . Ai i dha
urdher Tiflisit qe te dorezohej ose perndryshe rrezikohej te gjendej ne
flake, nga ato qe ekzistonin vetem ne ferr. Kur rebelet nuk pranuan, Bugha i
dha urdher trupave te tij te naftes te digjnin qytetin.
Kaq i plote ishte shkaterrimi perfundimtar sa qe pati efekte politike, duke
i dhene fund shanseve te qytetit per t'u bere kryeqyteti i nje shteti
islamik ne Kaukaz. Ne nje distance te tille nga Bagdati, Abasitet zgjodhen
te mos e rindertonin qytetin dhe si rezultat influenca e tyre ne rajon u
pakesua.
Tregetari udhetar nga republika Veneciane, Makro Polo eshte shkrimtari i
vetem i asaj kohe te heret qe ka lene nje pershkrim se ku mund te kene qene
fushat e naftes ne Gjeorgji. Gjate kthimit te tij nga Kina, rreth vitit 1291
ai udhetoi nga Masuli, ne Irak neper Armeni, ne nje qytet port ne Detin e
Zi. Ai shkruan per nje nga mrekullite qe pa atje:
Ne veri te Armenise gjendet Gjeorgjia, afer kufijve ne te cilat gjendet nje
burim nafte i cili shkarkon sasi te medha nafte sa per te mbushur ngarkesat
e shume gamiljeve. Ai nuk perdoret per ushqim, por si nje melhem per kurimin
e murtajes se qenit tek burrat dhe gjedhet. Ai gjithashtu eshte i mire per
t'u djegur. Ne rrethinat e qytetit nuk perdoret nafte tjeter dhe njerezit
vijne nga vise te largeta per ta siguruar ate.
Disa shekuj me vone, Bugha, duhet te kete qene nje nga ata qe kane ndaluar
tek ky burim i fuqishem nafte per t'u furnizuar me nafte per fushaten e tij
nxitese kunder Tiflisit. Edhe sot e kesaj dite, Gjeorgjia ka nje fushe nafte
te rendesishme e cila i pershtatet shume pershkrimit te Marko Polos: fusha e
Patara - Mirzanit, pothuajse nepermjet kufirit nga Azerbajxhani dhe jo shume
larg nga kufiri i sotshem me Armenine.
Burimet e saj ne fakt ishin shpuar afer "burimeve" te hershme te naftes ,
gje qe n'a ben te mandojme qe njeri prej tyre mund te jete shume mire ai qe
Marko Polo dhe Al-Makdisi kane permendur.
Megjithate, dijetaret ne te kaluaren shpesh here kane keqinterpretuar fjalet
e Marko Polos duke permendur burimin e naftes ne
Baku, sasia e te cilit
dhe nami i tij i'a kalojne cdo burimi tjeter nafte. Ne fakt, ne qofte se do
te kishte patur nje qytet me sukses te papritur ne kete aspekt ne Mesjete,
Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, do te ishte nje i tille. I ndertuar ne
Gadishullin Apsheron ne Detin Kaspik, dhe i vendosur kunder rrafshnaltave
pjellore te maleve Kaukaze, Baku me pyjet dhe begatine e tij, kopshtet e
lulezuara, duhet te kete qene nje parajse per poetet dhe romantiket. Por qe
nga koha e Aleksandrit te Madh qyteti ka qene i famshem per burimet e tij te
rrembyer dhe i lakmuar per naften e bollshme.
Qe nga viti 642, arabet bene nje perpjekje per te pushtuar Azerbajxhanin nen
komanden e Al-Mugira ibn Shu'ba, i cili i sherbeu kalifit Umar duke patur
rolin e governatorit ne Kufa. Rajoni mbeti nen ligjin arab deri ne fund te
shekullit te 9, me nje aleance ne fillim me qeverine qendrore te Dinastise
se Umajateve ne Damask, dhe pastaj me Abasitet ne Bagdat. Per te ndihmuar
ate qe te financonte ndertimin e Bagdatit, kryeqytetin e ri te botes
muslimane, kalifi al-Mansur caktoi nje "taske nafte" speciale per Bakun;
gjysma e shekullit te 8, shenoi keshtu shfaqjen e pare te nje takse shteti
mbi petroleumin, nje mbledhje e tatimeve te cilen neve e njohim mire edhe ne
ditet tona.
Nafta e Bakut dhe pamja e tij e mahnitshme e "flakeve te perjetshme" ra ne
syrin e shume gjeografeve arabe, me kryetar al-Masudin, i lindur ne Bagdat
ne shekullin e 10. Asnje ne ate kohe nuk kishte shkruar me teper per naften
se sa ai. Ai shpiku fjalen "atam" per te pershkruar nje burim duke u djegur,
dhe vezhgoi burimet e naftes ne Sicili, Oman, Hadramaut ne Jemenin e sotem,
Irak, Persi, Turkmenistan, Tashkent, Indi dhe ne ishujt Sumatra.
Megjithate ne
Baku, al-Masudi
ngeli i habitur nga sasia e naftes qe prodhohej dhe ai e quajti kete rajon
bilad al-nafta, "toka e burimit te naftes". Ai kaloi shume kohe duke
eksploruar dhe vezhguar detin Kaspik dhe gjithashtu duke studjuar njerezit
qe jetonin ne brigjet e tij.
Baku, ka shkruar ai,
eshte nje burim nafte ne Mbreterine e Shiruanit, pertej Hordhive te Arta,
prej se ciles nxirret nafte e bardhe, gjenden gjithashtu edhe burime duke u
djegur prej te cilave del zjarr nga toka. Permes burimit te naftes ne
Baku
gjenden ishuj qe permbajne burime te tilla te zjarta. Keto jane te dukshme
naten edhe nga distanca te largeta.
Ne mesjete, Baku duhet te kete patur 10,000 deri ne 15,000 banore, shumica
prej te cileve, ne nje menyre apo nje tjeter, jetonin duke nxjerre nafte dhe
duke e transportuar ate me anije, qerre ose gamilje. Per shkak te limanit te
tij te mrekullueshem, baku sherbente si qendra kryesore e eksportit te
naftes nga Azia Qendrore per ne tregjet e Persise, Lindjes se Mesme dhe
ndoshta neper lumin Vollga, deri ne disa pjese te Europes. Al-Masudi jep nje
aluzion per trafikun e kesaj anijeje cisterne:
"Ne brigjet e detit Kaspik gjenden qytete shume te zena me shkarkimin e
anijeve nga qyteti Amol dhe lumi Vollge. Te gjitha ato bejne tregeti te
rende me Bakun, i cili eshte i njohur vecanerisht per shkarkimin dhe
ngarkimin e naftes se bardhe minerale"
Dy shekuj me vone, nje tjeter gjeograf, Jakut al-Hamaui, regjistroi vleren
financiare te burimeve te Bakut. Ne librin "Libri i te gjitha tokave" ai
shenon qe Baku kishte dy fusha te medha nafte: njera prodhonte nafte ne
ngjyre merkuri, kurse tjetra ne ngjyre pak me te erret. Ai llogariti vleren
e rendimentit te te dyja fushave te ishte 2,000 dirhame argjendi ne dite, e
barabarte me 800 grame ari, ose 4 milione dollare ne vit, po te merret me
cmimet e sotme. Nje shume kaq e madhe ishte e mjaftueshme per ta cilesuar
Bakun si nje nga qytetet me te pasura te mbreterise muslimane.
Ne lindje, permes detit Kaspik nga ana e Bakut, shtrihej hapesira e gjere e
Azise Qendrore ne Tashkent, e njohur nga Muslimanet e mesjetes me merin
Shash. I pushtuar nga arabi, Zijad ibn Saliu ne vitin 751, Tashkenti u be
qyteti me i madh dhe me i rendesishem, nje dallim qe ruhet edhe sot e kesaj
dite si kryeqytet i Republikes se Uzbekistanit, me nje popullsi prej 1.5
milione banoresh. Per arabet, Tashkenti ishte i njohur per frutat dhe
kopshtet e tij, te cilat lageshin nga lumi Circik, nje nga deget e lumit te
madh Sir Daria. Ne jug te qytetit ndodhet nje mal qe quhet Asbara, tani
Isfara, qe ishte i famshem per burimet e tij te naftes.
"Ne kete rajon" ka shkruar dijetari al-Kazuini ne shekullin e 13 "gjendet
nje mal, shkembijte e te cilit jane te zinj dhe digjen si qymyr druri. Ata
shiten ne baze te peshes dhe me nje cmim prej 2-3 ngarkesa per dirham. Kur
ky gur digjet, prodhon nje hi te bardhe te dobishem per zbardhjen e
rrobave."
Per muslimanet e hershem, Azia Qendrore, dhe vecanerisht malet e lindjes se
Taxhikistanit te sotem, ishin gjithashtu burimi i nje shkembi te bute i cili
mund te thyhej, si disa lloje djathrash. Disa shekuj perpara ardhjes se
arabeve aziatiket e Azise Qendrore i endnin fijet e ketyre shkembinjve te
bute dhe benin me ato batanije te cilat i quanin "lekura e salamandres",
sipas nje legjende e cila kishte ardhur ndoshta nga Kina. Kjo legjende ishte
rreth nje dragoi te bardhe, i quajtur salamander, i cili jetonte ne male dhe
mund te duronte nxehtesine e zjarrit pa u djegur. Mbreti persian Vezdejridi
i 1 thuhej qe kishte nje shami te prere nga lekura e kesaj kafshe
mitologjike. Ai i habiste miqte dhe armiqte e tij duke e hedhur kete shami
ne zjarr derisa flakeronte, dhe pastaj e nxirrte ate jo vetem te padjegur
por te paster dhe pa njolla.
Ne ditet e Harun al-Rashidit, ne kulmin e fuqise Abasite, arabet e
zbukuronin kete asbest te lakmuar me kostume kunder zjarrit dhe shale kuajsh
per trupat e naftes dhe kuajt e tyre. Ata e quanin kete substance "haxhar
al-fatila" ose "shkembi i fitilit" sepse sipas nje shkrimtari nga Damasku,
"eshte prej fitila llambash te pashkaterrueshme, sepse edhe kur lendja
djegese digjet, fitili nuk demtohet."
Azia Qendrore, dhe shume shpejt Baku dhe shumica e Lindjes se Mesme, u
pushtuan nga mongolet e shekullit te 12. Megjithate ne vitin 1509, duke
ndjekur nje periudhe rilindjeje ne Persi, Baku u kthye nen zoterimin e
Persise dhe mori emrin Khatani Baku. Influenca e Rusise filloi te rritet ne
rajon pas shkaterrimit te mongoleve.
Edhe kjo nuk ishte plotesisht e re. Al-Masudi kishte shkruar per lufterat e
vazhdueshme ndermjet muslimaneve te Kaspikut dhe fiseve te Vollges, te cilet
ai i quante "ruset". Ne nje deshmi te shekullit te 10 ruset, te cilet fare
mire mund te kene qene vikinget skandinave qe themeluan Mosken, lundruan
neper Vollge duke bere nje mareveshje me fiset Khazar, ne hyrje te lumit,
dhe hyne ne detin Kaspik per here te pare. Menjehere flota e tyre prej 500
anijesh filloi nje vale sulmesh shkaterruese kunder qyteteve muslimane
bregdetare.
Muslimanet, shkruan al-Masudi, u kapen ne befasi. Ata nuk ishin sulmuar
asnjehere nga deti. Governatori i Azerbajxhanit, Ali ibn Haitham, grumbulloi
menjehere nje ushtri per te ndjekur armiqte ne ishujt e pabanuar perballe
Bakut. Pas nje lufte te gjate ne det dhe ne toke, ruset u detyruan te
terhiqeshin ne hyrje te Vollges, ku edhe u shkaterruan. Ruset, shkruan
al-Masudi, nuk morren me guximin te futeshin ne Vollge.
Ishte Piteri i Madh i cili ne shekullin e 18 ka qene monarku i pare europian
qe u interesua per naften dhe qe parashikoi fuqine e madhe ekonomike te
petroleumit. Ne vitin 1723, ai i dha urdher Matushkinit, njerit prej
gjeneraleve te tij, te merrte Bakun. Piteri i shkruajti: "Me dergo 1000 puds
(16,000 kile ose 36,000 paund) nga nafta e bardhe, ose sa me teper qe te
kesh mundesi, dhe pastaj gjej nje mjeshter te perpunimit te naftes."
Ajo qe eshte me me interes rreth kesaj kerkese nuk eshte sasia e madhe e
ngarkeses por fjala qe perdori cari, "nafta e bardhe", dhe se dyti qe ai
kishte nevoje per nje mjeshter te perpunimit te naftes qe te shoqeronte
petroleumin, gje qe tregon qe Rusia nuk kishte mjeshter te tille dhe kishte
nevoje per teknologjine e Kaukazit musliman. Nje tjeter deshmi qe tregon
rendesine e Bakut ne transferimin e teknologjise se naftes nga Lindja ne
Perendim eshte interesimi i carit i cili eshte dokumentuar 135 vjet perpara
se sa te shpohej burimi i pare i naftes se Perendim.
Ne vitin 1735, vit kur Perandoresha Ana i'a ktheu Bakun regjimit persian,
nje shkencetar anglez me emrin Larce, vizitoi fushat e naftes dhe regjistroi
vezhgimet e tij. Shume nga ato qe pershkroi ai koincidojne me ato qe arabet
kane raportuar me teper se 8 shekuj me pare. Anglezi udhetoi neper fusha te
medha nafte. E para, rreth 14 kilometra (nente milje) ne veri te qytetit,
njihej me emrin Balakani, Sabunci, Romani duke marre keshtu emrin e tre
partnereve qe e drejtonin ate. Rreth 5 kilometra (tre milje) ne jug te
qytetit ndodhej nje fushe me e vogel me emrin Bibi-Ejbat. Per fushen e pare,
Lerce shkruan qe kjo fushe prodhonte nje nafte te paperpunuar e cila kur
distilohej, kthehej ne nje nafte me ngjyre te verdhe te ndezur "te ngjashme
me nje fantazme gati per t'u djegur." Ai llogarit 52 burime prodhuese vetem
ne kete fushe, te cilat, thoshte ai, ishin nje burim i madh pasurie per
Khanin qe udhehiqte vendin, i cili i kishte nen pronesi keto burime por i
jepte ato me nje qera te larte.
Keto mosmarreveshje per dhenien me qera te ketyre burimeve nuk ishin te
reja. Kleopatra e 7 jepta me qera vendet e peshkimit ne Detin e Vdekur ne
vitin 36 e.r. dhe vete ne Baku, ne nje grope petroleumi te shterur, eshte
gjetur nje shkemb ne te cilin ndodhet nje nenshkrim ne gjuhen arabe. Ne kete
shkemb shkruhet qe gropa eshte perdorur qe ne vitin 1597, dhe jep emrin e
qeramerresit.
Lerce pershkruan se si nafta e mbledhur ne fillim hidhej ne hauze te
medhenj, dhe pastaj nisej per ne Baku neper canta te medha lekure. "Nafta"
thoshte ai "perdoret ne te gjitha shtepite si lende djegese, dhe kjo eshte
arsyeja qe te gjitha shtepite jane te nxira." Shumica e banuesve blinin
nafte te paperpunuar per ndricim, kurse te tjetret e perdornin per tregetine
e tyre. Punuesit e lekurave e perdornin vecanerisht ne vajisjen e shales se
kuajve dhe takemeve te tyre. Beresit e qerreve nuk mund te punonin pa te
duke e perdorur si nje lende vajisjeje meqenese alternativa tjeter ishte
vaji i shtrenjte i balenave. Mjeket popullore e perdornin per kurimin e
reumatizmes, semundjeve te lekures dhe gureve ne veshka, ndersa veterineret
perdornin per te luftuar parazitet dhe semundjet e lekures te gjedhet dhe
kafshe te tjera.
Lerce llogariti prodhimin e dy fushave qe ai vizitoi dhe ky prodhim ishte
rreth 3500 tone per cdo vit, qe do te thote 80-90 fuci ne dite. Ky prodhim
mund te konsiderohet si modest po ta marresh me standartin e sotem, por me
teper se sa gjysma e tij ishte teprice per nevojat e vete Bakut, dhe keshtu
qe eksportohej. Ai drejtohej per ne jug duke u ngarkuar ne karavane
gamiljesh, ose ne maune speciale neper lumin Vollga ne anen veriore te
maleve Kaukaz.
Meegjithate nga viti 1813, qendrimi i Persise mbi Bakun kishte filluar te
dobesohej perseri. Pas nje periudhe rivaliteti me Rusine, Persia pranoi te
ashtequajturin Traktatin e Gulistanit, sipas te cilit Khanati Baki i kalohej
zyrtarisht carit, dhe vetem Rusia kishte te drejte te mbante nje flote ne
Kaspik. Brenda khanatit, kundershtimi i muslimaneve ndaj Rusise vazhdoi
parreshtur, dhe erdhi nje kohe ne vitin 1834 kur Sheik Shamili, nje
udheheqes shpirteror vendas, u ngjit neper male me ithtaret e tij dhe luftoi
ruset per 25 vjet rrjesht. Por Rusia nuk mund te pranonte humbjen e Bakut.
Pusi i pare i naftes ne Ameriken Veriore u shpua ne vitin 1858, dhe ishte e
qarte per Carin qe Baku ishte shpresa me e mire per Rusine per te
kundershtuar nje monopol te fuqishem nafte si ai i Amerikes Veriore. Shamili
u kap dhe u vra, dhe nga viti 1864 kryengritjet u shtypen te gjitha.
Kjo i dha liri forcave ushtarake te rusise te forconte me teper fuqine e
carit ne zonat e pasura te naftes ne lindje dhe jug te Kaspikut, aty ku
Piteri i Madh beri te ndihej prezenca e tij nje shekull e gjysem me pare,
deri ne Taxhikistan. Nga viti 1873, krahina Kokand e Uzbekistanit, duke
perfshire edhe nomadet turkmene dhe qytetet e Kives dhe Bukares, u dorezuan.
Ne vitin 1884 i gjithe Taxhikistani ra. Kjo i dha fund pushtimit te Azise
Qendrore prej Rusise dhe ishte pjesa qe me vone do te behej Bashkimi
Sovjetik, qellimet e te cilit mbi naften e Kaukazit dhe Azise Qendrore do
t'i sherbenin edhe ne ditet tona.
|