Demat e detit
Industrite e
lashta te naftes
Nga Dr. Zain Bilkadi
[Arabet e lashte te njohur ndryshe si Nabateanet apo “tregtaret e naftes ne
Detin e Vdekur” ishin pasardhesit e popullit arab te Themudit. Nabateanet e
lashte jetonin aty ku sot ndodhet Hixhazi, ne veri-perendim te Arabise
Saudite. Me vone ata vendosen te ndertonin nje mbreteri (shek. 4-3 p.e.r.)
qe perfshinte hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te gjithe ate
qe sot quhet Jordani, bile dikur edhe Damaskun. Ky popull njihet si
themelues i mbreterise me te madhe te Lindjes se Mesme. Nabateanet ishin nje
popull i pasur, ne fakt aq i pasur saqe ata jane te vetmit ne historine e
koherave qe vendosen taksa jashtezakonisht te larta per ata qe varferoheshin
ne vend qe te pasuroheshin.
Ishte vdekja e Aleksandrit te Madh dhe shperberja e mbreterise se tij qe
solli nabateanet dhe industrine e tyre te bitumit, ne konflikt me
superfuqite e asaj kohe. Shume vite me vone, ne 86-87 p.e.r., mbreti grek
Antiokusi XII ndermori dy fushata kunder mbretit nabatean, Ubejde I, ne nje
perpjekje per te sunduar industrine nabateane te naftes. Ne vitin 31 p.e.r.
arabet triumfuan kunder mbretit cifut Herod ne betejen e Kanauatit, sot
Siria, dhe politika e naftes ne Lindjen e Mesme e vulosi fatin e Antonit dhe
Kleopatres VII. Me ne fund ne vitin 106 e.r. nabateanet u bashkuan nga
mbreti Traxhan ne nje province te sapo formuar te Arabise Romake, me
kryeqytet Bostran ne Sirine jugore.]
___________________________________________________
Njerezit e kane perdorur naften qe ne kohet e lashta.
Gjuetaret parahistorik perdornin bitumin per te ngjitur majat e mprehta ne
shigjetat e tyre, ndersa fermeret parahistorik korrnin me kosa, majat e
gurta te te cilave ngjiteshin me te njejtin material. 7000 vjet me pare
populli i Ubaidit i izolonte anijet me bitum te cilin e perdornin edhe per
artin dekorativ qe e punonin aq bukur me ate qe quhet nena e perlave apo
lapis lazuli (nje gur i cmuar ne ngjyre blu te erret).
Te gjithe keto gjendeshin ne Mesopotami, aty ku nafta ishte dhurate e
natyres e cila i kish falur atij populli burime te naftes e bitumit dhe
shkembinj te pasur me nafte. Sipas fakteve te fundit thuhet qe bitumi
tregtohej ne bregdetin perendimor te Gadishullit Arabik rreth fundit te shek
5 p.e.r.. Diku tjeter ne Lindjen e Mesme, gazi natyroror i pashfrytezuar, i
ndezur nga rrufete, shkaktonte zjarre gjigande qe beheshin objekte te nje
frike supersticioze.
Ne kohera, sumerianet, asirianet dhe babilonasit perdornin apo e merrnin
bitumin nga burimet e Hitit dhe krahinave perreth Eufratit si: Ain Mamura,
Ain Elmaraxh, Ramadi, Xheba dhe Ebu Giri. Ai perdorej per ndertimin e
sistemeve vaditese, izolimin e anijeve, si shtese per te forcuar tullat e
pjekura dhe si material per te mbajtur ato te lidhura ne ndertime. Keto
civilizime te shkalles se larte perdornin tulla ne miliona dhe bitumin ne
tonelata, ne fakt i perdornin keto aq shume saqe na duhet ta pershkruajme si
nje industri te tere.
Ne mendojme
qe industria e naftes eshte nje fenomen qe i perket shek. XX, dhe sigurisht
gjate ketij shekulli eshte konsumuar me shume nafte se kurdohere, bile edhe
per konsum per banore. Por ekzistonin industri te verteta ne ate kohe, qe
punesonin nje numer te madh te popullsise, qe prodhonin produkte standarte
dhe puna e te cilave pati ndikime te medha ne rendin ekonomik dhe politik
nderkombetar. Nepermjet tre artikujve ne do te mundohemi t’i hedhim nje sy
disave prej tyre.
_____________________________________________________
Per
nabateanet e lashte arab, historia filloi te shkruhej ne 312 p.e.r., kur nje
ushtri mercenare greke kaloi shkretetiren siriane ne Jordanine e sotme dhe
ju drejtuan pikes me te larget te Detit te Vdekur. Kur ata mberriten
destinacionin, komandanti i tyre – nje gjeneral i quajtur Hieranimus i
Kardias – nuk mundi t’i besonte syve. Grupe fisesh qe flisnin arabisht
kishin ngritur cadrat ne breg me devete e tyre dhe prisnin ate qe ata e
quanin Thaur – fjala arabe per “Dem” – te shfaqej ne mes te ujerave
sulfurike.
Hieronimusi me vone zbuloi qe “Demat” ishin si ajsberge gjigande nafte te
ngjizur dhe te papaster – bitum, qe lundronte ne ujerat e ndotura duke u
shtyre nga ererat (shiko Aramco World, nentor-dhjetor, 1984). Sa here qe nje
“dem” do te dukej ne siperfaqe, detaret do te suleshin me sepata ne duar
duke garuar kush e kush ta zinte i pari prene e tij.
Arabet e vleresonin shume naften; dhe ashtu sikurse greket thonin, ata e
merrnin ate si placke lufte. Askund nuk eshte pershkruan me mire kjo skene
sesa ne revisten e vete Hieronimusit:
“Ata benin gati trapet e tyre dhe i leshonin ato ne det. Mbi to lundronin
tre vete, dy nga te cilet i jepnin rremave ndersa tjetri mbante shigjeten ne
dore te cilen e perdorte kunder atij qe do te nderhynte ne kete gjueti. Kur
ata i afroheshin bitumit lundrues ata kercenin ne te dhe me sepata pritnin
copeza nga ai duke i derguar ato me pas ne breg”.
Ne breg, grate dhe femijet i sperkatnin keto copeza me dhé, i fusnin ato
neper canta lekure dhe i ngarkonin ne devete qe beheshin gati per nje
udhetim te gjate permes Sinait. Destinacioni i tyre ishte Aleksandria,
Egjypt.
Si per
ironi, kur Hieronimusi e pa kete korrje te jashtezakonshme te detit, ai
kishte marre urdher t’i perzinte arabet dhe te siguronte naften per mbretin
greko-maqedonas Antigonus I apo Monofthalmus-me nje sy. Hieronimusi i cili
ishte shume i mire per te mbajtur shenim ato qe shikonte, u mund me shume
lehtesi nga arabet dhe ai vete u desh te arratisej per te shpetuar. Rreth
270 vjet me vone, ditari i tij i harruar prej kohesh, ra ne duart e
historianit Romak Diodorus Siculus, i cili e perdori ate per te pershkruar
jeten e nabateaneve. Deri ne ate dite qe greket u shfaqen aty ku ata nuk
ishin te mirepritur, asgje nuk dihej per nabateanet e Detit te Vdekur. Disa
studiues mendojne qe keta te kene qene populli Nebaioth i permendur ne
Bibel, apo sipas perkthyesit te Kur’anit Abdullah Jusuf Ali, ata ishin ato
qe mbijetuan nga populli i Themudit ne Arabi. Eshte padyshim e sigurt qe ata
jetonin aty ku sot eshte Hixhazi ne tokat veri-perendimore te Arabise
Saudite, nga ku ata vendosen te ndertonin nje mbreteri qe perfshinte
hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te gjithe Jordanine e
sotme, bile dikur edhe Damaskun. (shiko Aramko World, Mars-Prill, 1981) G.
W. Boversok, profesor ne universitetin e Harvardit, ekspert mbi nabateanet
dhe autor i librit Arabia Romake e quajti ate “ nje nga civilizimet me te
medha te Lindejs se Mesme ne ate kohe”.
Megjithese nje pjese e madhe e historise se tyre mbetet ne erresire, te
gjithe jane te mendimit qe nabateanet ishin nje popull i pasur bile aq i
pasur saqe ato njihen si te vetmit ne historine boterore te cilet vendosen
taksa jashtzakonisht te veshtira per ata qe varferoheshin ne menyre qe te
pasuroheshin. Per te qene te sigurt, nje pjese e madhe e pasurise se tyre
vinte nga te ardhurat qe keta merrnin nga tregtia e specave djeges dhe e
myshqeve aromatike qe qarkullonte nga Arabia ne Egjypt – nje tregti kjo
shume fitimprurese per te cilen ata ishin ndermjetesit ekskluziv. Por ne
rastin tone, keto arabe te zgjuar dhe te shkathet e ndertuan prosperitetin e
tyre mbi dy monopole, dhe jo nje, sepse ata ishin te vetmit eksportues te
bitumit te Detit te Vekur ne Egjypt.
_________________________________________________________
Ne shek. IV
p.e.r.
kerkesa per bitum ne Egjypt po rritej dhe kjo per nje arsye te forte. Kjo
substance po behej shume shpejt materiali kryesor per ritin me te
rendesishem fetar ne Egjypt – Mumjen.
Ruajtja e
trupit te te vdekurit,
ka qene nje tradite mijera vjecare qe trashegohej nga besimi i faraoneve qe
nese trupi i te vdekurit nuk ruhet, atehere nuk ka asnje siguri per shpirtin
ne boten tjeter. Sidoqofte, rreth shek. V apo VI p.e.r., egjiptianet paten
nje mungese te theksuar te aromatikeve, te cilet ato i merrnin nga bime te
ndryshme qe ata i perdornin per operacion. Me kalimin e kohes, prifterinjte
egjiptiane zbuluan se ato mund te zevendesonin nje pjese te aromatikeve me
bitum te shkrire, duke krijuar nje perzierje me aromatiket natyrale. Ky
bitum i shkrire shfaqet me inicialet mhr.Hr, nje perkthim ky i papiruseve
egjiptiane te vjeter, dedikuar Anibusit, nje idhulli me koke cakalli i
njohur si shpikesi i mumjeve: “Anubis... e mbush pjesen e brendshme te
kafkes me mrh.Hr, aromatike, vaj cedari (nje lloj peme) me arome te
kendeshme) dhe dhjamin e pulpave te kembes”.
Fjala mrh.Hr eshte e shkruar ne heroglife me simbolin e bufit, gojes, nje
bime te gershetuar, fytyres dhe nje ene. Fjala i afrohet disi fjales arabe
per bitumin, humar, te cilen nabateanet mund ta kene perdorur.
Per vete faktin qe Egjypti nuk kishte bitum, ata detyroheshin ta importonin
ate nga nabateanet. Popullsia e Egjyptit ne vitet 300 p.e.r. ishte afersisht
7 milione dhe kerkesa per bitum ishte shume e madhe. Por nabateanet e dinin
qe ne Detin e Vdekur fshihej nje thesar i permasave te medha. Keshtu qe
ashtu sikurse dhe sot, nafta dhe tregu nderkombetar deshmuan se ishin te
pandare.
____________________________________________________________
Ndermjet 323 dhe 285 p.e.r. nabateanet e gjeten veten ngushte ndermjet
perpjekjeve te dy superfuqive qe udhehiqeshin secila nga ish gjenerale te
ushtrise se Aleksandrit te Madh, Ptolemi I Soter dhe Antigonusi I me nje sy.
Pas vdekjes se Aleksandrit te Madh te dy keta gjenerale u perpoqen te
eleminonin njeri-tjetrin dhe te merrnin ne dore nje mbreteri qe perfshinte
te tere Lindjen e Mesme. Ptolemi I themeloi nje dinasti ne Egjypt ndersa
Antigonusi I mori cfare eshte sot Turqia, Siria dhe Libani.
Ne vitin 312 p.e.r. Antigonusi mori sulmin e tij kundrejt Ptolemit. Ushtria
e tij, qe udhehiqej nga nje oficer i besuar, Athineus, dhe e perbere prej
4600 luftetare, kishte marre misionin qe te nenshtronte “barbaret”, ashtu si
i quanin ata nabateanet dhe gjithashtu t’i vinte nje bllokade ekonomike
krahut lindor te Egjyptit. Eshte e mundur qe Antigonusi te kishte degjuar
per eksportin e bitumit permes shkretetires – dhe keto tregojne qe ai
kishte planifikuar qe mungesa e bitumit do te sillte kryengritjen e klerit
qe kishte nje ndikim aq te fuqishem tek rivali i tij. Por skema e
Antigonusit deshtoi.
Atheneus kishte marre vesh qe ishte zakon i burrave te fiseve nomade te
Detit te Vdekur te mblidheshin nje here ne vit per nje festival kombetar
pergjate te cilit ata linin te gjithe pasurine e tyre me te vjeterit, grate
dhe femijet ne nje vend te quajtur “shkembi”. Ky shkemb i pershkruar si
shume i forte, i larte por i pa mbrojtur me fortese, duket sikur i perngjan
kodres Um el-Bijara, qe ndodhet brenda qytetit te kuq te Petras, emri i te
cilit do te thote “shkemb” ne greqisht. Ky qytet u be me vone kryeqyteti i
mbreterise Nabateane (shih Aramco World, shtator-tetor, 1991). Atheneusi
vendosi qe sulmi i tij te koincidonte me festivalin. Duke arritur shkembin
ne mbremje, ai sulmoi ne befasi dhe vrau apo burgosi shume nga ata. Pasi
plackiti kampin, ai u largua ne erresire me 700 deve dhe nje sai te madhe te
plackes se luftes qe perfshinte shume aromatike dhe myhrr (nje
substance ngjitese, ngjyre kafe qe perdoret per te bere parfume dhe
aromatike), dhe gjithashtu 500 shufra te argjendta. Per ne, kjo pasuri
evidenton qe nabateanet ishin tregtare te zote dhe kishin akumuluar pasuri
te madhe, ndersa per forcat e Atheneusit ajo ishte shkaterrimi vete. Te
lodhur nga vapa, te mbingarkuar dhe pa uje ata bene nje gabim fatal. Ata
ngriten nje kamp shume me shpejt sec duhej.
Nabateanet mesuan per kete sulm te grekeve dhe ata nuk humben kohe per te
mbledhur forcat dhe per tu nisur pas tyre. Pasi e gjeten kampin e grekeve,
ata u sulen per hakmarrje dhe nga fundi i dites te gjithe ushtaret dhe pjesa
me e madhe e kaloresve te Atheneusit u shkaterruan.
Kur u kthyen tek shkembi i tyre me gjithe mallin e tyre, nabateanet i
shkruajten nje leter Antigonusit, e shkruar ne “shkronja siriane” – ndoshta
Armaik, gjuha e folur e asaj zone. Ata akuzuan Atheneusin per agresion dhe
kerkuan fjalen qe ata nuk do te sulmoheshin me. Antigonusi, me qellim qe te
fitonte kohe, e mohoi pergjegjesine e tij per kete ngjarje dhe i siguroi ata
qe Atheneusi kishte vepruar kunder urdherave te tij. Por kjo nuk i qetesoi
nabateanet qe per te parandaluar cdo rrezik, ata vune njerez qe ruanin nga
majat e kodrave gjate gjithe territorit te tyre.
___________________________________________________________
Jo shume pas kesaj, Antigonusi urdheroi djalin e tij Demetrius – i njohur te
greket si Poliorsitis (ngrites kurthesh) – qe te marshonte drejt shkembit ne
krye te nje ushtrie shume te madhe qe perbehej prej 8000 ushtaresh gjysma e
te cileve ishin kalores. Por levizja e tij u diktua shume shpejt nga
nabateanet qe menjehere caktuan nje garnizon per te mbrojtur qytetin, ndersa
te tjeret u shperndane ne drejtime te ndryshme duke marre me vete pasurite e
tyre bashke me bagetite dhe duke u futur thelle ne shkretetire.
Kur Demetrius arriti Petran, ai e gjeti ate te mbrojtur. Sulmi i pare u thye
me shume lehtesi dhe ai u detyrua te terhiqej. Diten e dyte, ndersa ai
pergatitej per t’i dhene qytetit nje rrufe te dyte, pleqte nabateanas i
derguan atij nje mesazh ku ata shprehnin shume bukur deshiren per paqe por
edhe gadishmerine per lufte te arabeve beduine:
“Hiresia juaj, Demetrius. Me cfare deshire apo nen cfare detyrimi ju po
luftoni nje popull qe jeton ne shkreterire, ne nje toke qe nuk ka as uje, as
bimesi dhe asgje qe i perket nevojave te jetes suaj? Sepse ne, duke mos
dashur te skllaverohemi, vendosem te jetonim ne nje toke qe nuk ka asgje qe
vleresohet nga njerezit e tjere, dhe ta ndertonim jeten tone duke mos ju
bere ju as me te voglin dem. Per kete ne te lutemi ty dhe babait tuaj te mos
na beni dem, por pasi te pranoni disa dhurata nga ne, te terhiqni forcat
tuaja dhe t’i konsideroni nabateanet si miqte tuaj. Ju as nuk mund te
qendroni ketu per shume gjate sepse do tu mungoje uji dhe nevojat e tjera
dhe as mund te na forconi te jetojme nje jete tjeter.”
Pasi beri nje marrveshje me te cilen ai do te merrte dhurata dhe rober,
Demetrius u terhoq. Por ne vend qe te kthehej ne Siri – si per zhgenjimin e
arabeve – ai marshoi drejt Detit te Vdekur dhe e shpalli veten zotin e te
gjithe thesarit te atjeshem. Duke lene prapa ushtrine e tij, ai vrapoi te i
jati per t’i dhene lajmin e mire. Antigonusi, i impresionuar nga ajo qe i
biri kish gjetur, vendosi te dergoje atje edhe nje batalion tjeter, kete
rradhe te kryesuar nga Hieronimus. Tani duhet te pergatiteshin varkat per te
marre te gjithe bitumin dhe per ta mbledhur ate ne nje vend te caktuar. Por
kur Hieronimus u perpoq te merrte ate thesar, ai u sulmua prej rreth 6000
arabesh te cilet e shkaterruan ushtrine e tij me nje rrufe shigjetash.
____________________________________________________________
Episodet e
Atheneusit dhe Demetrius ne 312 p.e.r.
nenshkruan hyrjen e nabateaneve ne histori, dhe ashtu sikurse arkeologu
Piter Parr shkruan, kjo u be atehere kur ata ishin te pasur dhe te fuqishem.
Ne gjysmen e pare te shek. III, gjate udheheqjes se Ptolemi II Filadelfus
(285 – 247 p.e.r.) territoret nabateane u zgjeruan, duke perfshire keshtu
zonat e Hauranit ne Sirine e sotme, dhe nje pjese shume te madhe te
shkretetires se Negevit pergjate Uadi Araba.
Shume pak dihej per nabateanet nga gjysma e shek. III deri ne vitet 100
p.e.r., pervec emrit el-Harith I (ose Aretas), i cili ishte i pari udheheqes
nabatean emri i te cilit gjendej neper shenime dhe i cili udhehoqi rreth 168
p.e.r.. Me pas, ose me mire te themi nga fundi i shek. II, Petra ishte
mbushur plot te derguar dhe vizitore e huaj, perfshij ketu edhe nja
ambasador romak.
_____________________________________________________________
Nga te dhenat e marra nga historiani romak Xhosefus, dime qe ne 88 dhe 87
p.e.r. mbreti seleucid grek Antiokus XII ndermori dy sulme kunder mbretit
nabatean, Ubejde I, ne nje perpjekje per te zoteruar industrine e naftes. Te
dy sulmet deshtuan, bile ne sulmin e dyte Antiokusi humbi jeten e tij ne nje
beteje prane Detit te Vdekur.
Xhozefusi raporton:
Ubejde u terhoq ne nje pozicion me te mbrojtur. Pastaj, papritur ai u hodh
ne sulm me kalorsine e tij prej 10000 luftetaresh duke e kapur ushtrine e
Antiokusit ne befasi. Ndersa Antiokusi mbijetonte, luftetaret e tij
vazhdonin te luftonin megjithese ata po vuanin keq ne duart e arabeve. Po
kur Antiokusi ra duke u munduar te mbeshteste vijen e pare te luftimit, e
tere ushtria e tij u thye gjate perpjekjeve te tyre per te avancuar apo
gjate terheqjes. Ata qe mbijetuan u strehuan ne fshatin Kana, ku me vone
pjesa me e madhe e tyre vdiq nga uria.”
______________________________________________________________
Nabateanet e vazhduan fuqishem eksportin e tyre ne Egjypt deri ne shek. I
p.e.r. keshtu qe pasuria e tyre vazhdonte te rritej. Bitumi shkonte nga
arabet e Uadit ne Petra apo Avdat ne karvanet e deveve dhe me pas ne veri ne
qytetin bregdetar te Gazes. Nga Gaza ngarkesa ose transportohej me anije qe
shkonin ne Aleksandri ose vazhdonte me karvane pergjate vijes bregdetare
drejt per ne Egjypt.
Por me
ardhjen e shek. I p.e.r., nabateanet se bashku me tregun e tyre, Egjyptin, u
ndeshen me nje rrezik te vertete nga romaket e Sirise. Ne 62 p.e.r. nje
oficer romak i quajtur Skaurus udhehoqi nje ekspedite kunder nabateaneve dhe
u terhoq vetem pas nje pagese te majme, qe ishte nje sasi e madhe argjendi.
Shtate vjet me vone, nje komandant romak i quajtur Gabinius pushtoi
mbreterine dhe kerkoi perseri nje pagese ne argjend. Sa me teper argjend
nabateanet do te jepnin, aq me shume do te rriteshin kerkesast e romakeve
derisa udheheqesi romak Mark Antoni perfundimisht e aneksoi mbreterine e
tyre.
Nuk kaloi
shume kohe dhe Antoni ra ne dashuri me nje mbretereshe jashtezakonisht te
bukur greko-egjiptiane e cila quhej Kleopatra VII dhe e cila e bindi
dashnorin e saj t’i dhuronte asaj thesarin e nabateaneve. Me qellim qe te
ardhurat e saj te rriteshin dhe sigurine qe nafta do te vashdonte te rridhte
ne mbreterine e saj, mbreteresha e bukur dhe dinake ja doli per te bere nje
kontrate shume fitimprurese, qe konsiderohet kontrata e pare e regjistruar
qe jepte te drejten e perdorimit (qera). Nga kjo kontrate ajo do te merrte
200 talente, apo perafersisht 400,000 dollare cdo vit dhe si shkembim ajo do
t’ja linte apo huazonte kete thesar mbretit nabatean Malik I, ne 36 p.e.r..
Pa ndonje shpenzim ne para, krah pune, apo forca ushtarake, Kleopatra i
siguroi vetes te ardhura te majme – qe do t’i perdorte per te ndertuar nje
flote detare te fuqishme per te mundur kundershtarin romak te Antonit,
Oktavian.
Shuma qe
arabet duhet te paguanin ishte me te vertete e parealizueshme. Ne 32 p.e.r.,
Maliku I, nen nje presion nga keshilltaret e tij, kundershtoi mbretereshen
egjiptiane. Kleopatra, si pergjigje, i kerkoi Antonit qe te ndermerrte nje
fushate qe do t’i denonte keq kundershtaret. Kjo fushate u udhehoq nga i
derguari personal i Antonit, mbreti cifut Herod. Por armiqesia ndermjet
Herodit dhe arabeve mori nje drejtim negativ per mbretereshen. Arabet
triumfuan kunder Herodit ne betejen e Kanauatit, ne Sirine e sotme dhe nuk
kaloi shume kohe derisa edhe Antoni te mundej nga forcat e Oktavian-it ne
nje beteje detare ne Aktikum, ne bregdetin grek.
Ne perpjekje per tu arratisur per ne Indi bashke me Antonin, Kleopatra i
terhoqi disa nga anijet e saja nga Nili per ne Detin e Kuq. Por aty,
politika e saj e rende kunder arabeve u drejtua per te shtypur ate vete.
Eshte quajtur nje koncidence historike ajo qe nje garnizon nabateanesh
kishin qendruar prane vendit ku anijet do te nisnin udhetimin e tyre.
Sapo anijet u hodhen ne det, nabateanet – te shqetesuar se mos ndonje flote
egjiptiane do te nderhynte ne biznesin e tyre pertej detit – sulmuan dhe
dogjen gjithcka. Antoni dhe Kleopatra u detyruan te kthehesin ne Aleksandri,
ku pasi kuptuan qe rruget e tyre per te ikur nga Egjypti u mbyllen, vrane
veten. Me te vertete qe politika e naftes ne Lindjen e Mesme ishte ajo qe
vendosi per fatin e Antonit dhe Kleopatres.
Pas vdekjes se
Kleopatres,
Egjypti u be koloni e mbreterise se re romake qe u krijua nga Oktavian, i
cili mori titullin “Augustus” dhe i dha fund zakoneve te faraoneve per
mumjen. Si rezultat, mbledhja e bitumit ne Detin e Vdekur e humbi rendesine
ekonomike. Nabateanet kishin nje fare pamvaresie nga Roma deri ne vitin 106,
kur ata u bashkuan nga mbreti Traxhan ne nje provine te re qe quhej Arabia
Romake me kryeqytet Bostran ne Sirine jugore.
Megjithese romaket nuk e praktikonin ruajtjen trupave te te vdekurve, ata i
vazhduan zakonet arabe – te marra nga Mesopotamia e lashte – te perdorimit
te vajgurit dhe bitumit per qellime mjeksore, nje tradite qe solli pas me
shume se 1000 vjetesh nje nga gjerat me te cuditshme qe do te shiteshin
vazhdimisht dhe do te quheshin “Mumje”.
_______________________________________________________________
Dikur,
rreth shek. XII, Evropa mejsetare mesoi se egjiptianet e lashte perdornin
nje perzierje te bitumit te quajtur mumia per te ruajtur te
paprishur trupat e te vdekurve dhe qe nga shkrirja e kesaj subtance mund te
merrej nje lloj vaji qe, Ibn-el-Bajtar dhe shume shkencetare te tjere
muslimane, kishin vertetuar te ishte me vlere te larte mjeksore. Duke
filluar qe nga ky shekull dhe gjate gjithe mesjetes, mijera mumje egjiptiane
u eksportuan nga Aleksandria ne Evrope – si fillim vetem per te mbledhur
bitumin dhe me pas per te marre nje perzierje ne forme pluhuri. Ky pluhur qe
kishte marre te njejtin emer “mumje” ishte nje element baze ne farmaceotiken
e atehershme dhe ishte shume i kerkuar.
Kur
furnizimi me mumjet e verteta filloi te ulej, grupe mashtruesish nga
Aleksandria filluan te dergonin trupa sklleverish dhe kriminelesh qe me pare
i ishin hequr organet, ishin lene ne diell dhe me pas ishin fashuar me nje
sasi te paket bitumi, bile pa u pastruar ende mire. Pa dyshim, praktika e
kesaj pati konsekuencat e saja shkaterruese ne Evropen Perendimore,
vecanerisht ne France dhe Gjermani ku ndihmoi ne perhapjen e Murtajes se
Zeze. Ne 1564 nje fizikant francez, Gai de la Fonten, udhetoi per ne Egjypt
dhe ja tregoi “mumjen” falso mbretit francez. Fatkeqesisht, paralajmerimeve
te tij nuk ju vu veshi dhe eksporti i mumjeve vazhdoi edhe per 50 vjet te
tjera. Ne te vertete prodhimet vendase te mumjes falso tregtoheshin ne
Evrope deri ne shek. 18 – nje filiz makaber i nje industrie prej 2000
vjetesh ne Lindjen e Mesme.
|