Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

Fundamentalizmi ndėrmjet tendencave dhe realitetit

HYRJE

Gjatė njėzetvjetėshit tė fundit, e veēanėrisht gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit tė mileniumit tė dytė, Islami si religjion, kulturė e qytetėrim po kalon nėpėr njė fazė tė rėndė tė zhvillimit tė vet. Nga jomuslimanėt ai cilėsohet si anakronik e regresiv, militant e ekskomunikues, frymėzues i irredentizmit e separatizmit, frymėzues i terrorizmit botėror madje edhe si kėrcėnim pėr botėn jashtislame. Nga kjo gjendje lindi, pėrkatėsisht u imponua vetvetiu ideja pėr tė shkruar rreth fenomenit tė fundamentalizmit qysh nga mesi i viteve tetėdhjetė. Mirėpo, klima politike e atėbotshme nuk ishte e favorshme pėr njė ndėrmarrje tė tillė.

Pėr shkak tė pėrdorimit gjithnjė e mė tė madh tė nocionit fundamentalizėm nė shtypin e pėrditshėm , atė revial e shkencor tė ish-Jugosllavisė, por edhe nė qarqet shkencore e politike, Bashkėsia Islame nė Bosnjė mė 1990 organizoi njė tubim shkencor lidhur me kėtė temė. Ky tubim shkencor paraqet qasjen mė serioze dhe tė vetme pėr ta trajtuar kėtė ēėshtje me kompetencė, nga rrafshet e ndryshme nė hapėsirėn ish-jugosllave. Nė trojet shqiptare tė ish-Jugosllavisė kjo temė kryesisht ėshtė trajtuar nė kontekst negativ, me qėllime denigruese ndaj Islamit dhe muslimanėve, pa shkrime analitike, me disa pėrjashtime kryesisht nė shtypin e Bashkėsisė Islame, qė assesi nuk kanė arritur qėllimin e tyre. Qėllimi ynė atė kohė, por edhe sot, ka qenė dhe ėshtė qė, sė paku tė ofrojmė baza dhe orientime tė caktuara teorike pėr zgjidhjen e dilemave dhe problemeve qė paraqiten krahas fenomenit tė Islamit politik dhe recepcionit politik dhe politik ditor tė Islamit, e atėherė tė nxitura nga ngadhėnjimi i Revolucionit islam nė Iran dhe nga procesi i montuar politik ndaj intelektualėve boshnjakė mė 1983, e pjesėrisht edhe nga demonstratat studentore - popullore nė Kosovė nė vitin 1981 e kėtej. Kėtė e nxitėn edhe lufta e drejtė afgane kundėr Bashkimit Sovjetik, lufta e drejtė algjeriane kundėr regjimit kukull profrancez, lufta e drejtė ēeēene kundėr Rusisė, dalja triumfale nė skenėn politike e Partisė "Refah" tė N. Erbakanit nė Turqi etj. etj.

Besimi islam dhe manifestimi i tij praktik nė establishmentin e atėbotshėm postitist fitoi status tė tė padėshirueshmit, status antisocialist dhe kleronacionalist. Shteti partiak me vigjilencė mbikėqyrte dhe orientonte aktivitetin shkencor-kulturor nė shoqėri. Aktiviteti i shtuar i muslimanėve nė njė anė, dhe kundėrshtimi i tyre publik kundrejt ateizimit sistematik dhe shkatėrrimit tė diferentie specifice tė qenies nacionale, nga ana tjetėr, nga shteti partiak u proklamua si veprimtari armiqėsore antishtetėrore dhe e gjykuar, kurse nė rrafshin ideologjik-teorik kjo praktikė fetare-kulturore u sanksionua me sintagmėn fundamentalizmi islam.

Ėshtė dėshirė jona dhe pretendim yni qė, brenda kėsaj hapėsire qė kemi, tė shtrojmė teoretikisht dhe praktikisht disa ēėshtje rreth temės sė fundamentalizmit pėrgjithėsisht, kurse atij islam, thėnė kushtimisht, veēanėrisht, pėr tė sqaruar, pak a shumė, gjenezėn e kėsaj shprehjeje, dimensionet, pėrmbajtjen dhe pėrdorimin e saj si nė botėn jashtislame ashtu edhe nė botėn muslimane, e edhe ndėr ne shqiptarėt. Jemi tė vetėdijshėm se me njė punim tė kėtillė nuk mund tė thuhet ēdo gjė, pėrkundrazi, do tė kėnaqemi qė tė inicojmė shkrime konstruktive e objektive, analitike e tė thella, dhe t’i kontribuojmė mirėkuptimit e dialogut ndėrmjet religjioneve, kulturave e qytetėrimeve

I. EKSPLIKACIONI ETIMOLOGJIKO-TERMINOLOGJIK I NOCIONIT "FUNDAMENTALIZĖM"

Tė gjitha manifestimet e krijimtarisė shpirtėrore dhe intelektuale gjatė historisė, karakterizohen me veēorinė permanente dhe imanente tė thirrjes nė themelet, bazat dhe burimet e njohjeve tė caktuara kundrejt tė cilave njeriu, si objekt historik, sillet nė mėnyrė tradicionale, dhe kjo thirrje ėshtė parim i njohur nė sistemet e caktuara ideore dhe ideologjike, nė dituritė shoqėrore, nė religjion, nė filozofi dhe nė art, kurse thirret nė premisat fundamentale teorike, aksiologjike, etike dhe estetike. Mirėpo, me zhvillimin e sociologjisė si shkencė e pavarur dhe tė disiplinave tė saj, e veēanėrisht sociologjisė sė religjionit, moralit e kulturės, erdhi deri te raporti kritik mė i mprehtė ndaj vlerave fundamentale tė religjionit. Dituritė shoqėrore kritikojnė dhe aksiologjikisht pėrcaktojnė si konservative e tė papėrshtatshme pėr shkallėn ekzistuese tė zhvillimit shoqėror, kėmbėngulėsinė nė tezat fundamentale tė traditės. Insistimi nė kėto parime fundamentale religjioze dhe nė format e tij historike tė institucionalizuara nė "sociologjinė amerikane tė dekadės sė parė tė shekullit XX, emėrtohet si fundamentalizėm. Mendimi filozofik dhe sociologjik evroperėndimor me shprehjen fundamentalizėm nėnkupton pėrcaktimin e sėrishėm tė traditės sė supozuar religjioze nė formėn e kondensuar, tė pastruar e madje tė redukuar.

Tendencat e ngjashme pėr restaurimin e traditės zanafillore religjioze, qė kronologjikisht ėshtė mė e afėrt me protagonistėt e parė tė religjionit pėrkatės, i cili i ėshtė ekspozuar ndikimit tė shekullarizmit tashmė planetar, ndeshen nė histori thuajse nė tė gjitha religjionet.

Duke u ballafaquar me kėtė dukuri, drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi, na imponohet problemi i sqarimit tė nocionit fundamentalizėm si nė kuptimin etimologjik, gjuhėsor, ashtu edhe nė atė terminologjik, semantik. Nocioni fundamentalizėm ėshtė i datės mė tė re, kėshtu qė shumė fjalorė, leksikone dhe enciklopedi fare nuk e shpjegojnė, kurse disa ofrojnė vetėm shpjegime leksikore. Kėshtu, M. Vujaklija pohon se nocioni fundamentalizėm mban prejardhje latine qė d.m.th.: fundamentum = fundament, bazė, themel dhe fundamentalis = fundamentalizėm, themelor, bazor, kryesor, qenėsor, zanafillor.

Nė kuptimin terminologjik nocioni fundamentalizėm vėshtirė mund tė pėrkufizohet drejt. Nga dita nė ditė kuptimi semantik i kėsaj shprehjeje zgjerohet. Megjithatė, do tė pėrpiqemi tė afrojmė mendimet mė tė plota, sikur atė tė akademik M. Filipoviqit, i cili pohon se me "fjalėn fundamentalizėm kuptojmė ēdo pikėpamje qė mban qėndrimin e pandryshueshmėrisė sė disa tė vėrtetave themelore, tė vėrtetave tė shenjta, veprave dhe qėndrimeve ose zgjidhjeve nė cilėndo fushė tė veprimit njerėzor." Po ashtu ai pohon se "fundamentalizėm d.m.th. edhe refuzimi i ēdo kuptimi tjetėr pos atij tekstual tė njė tė vėrtete ose tė njė qėndrimi." Njėri nga kulturologėt e filozofėt mė tė mėdhenj botėrorė, Osvald Spengler, mendon se "mendimi pėr ēdo kthim burimeve dhe rrėnjėve domosdoshmėrisht ėshtė fundamentalist." Kurse shkencat shoqėrore evroperėndimore, veēan sociologjia amerikane, me nocionin fundamentalizėm nėnkuptojnė doktrinėn e kundėrt me modernizmin religjioz", qė jep tė kuptojmė se nocioni fundamentalizėm nė kuptimin terminologjik ka domethėnie tė gjerė.

II. GJENEZA E FUNDAMENTALIZMIT DHE ZHVILLIMI HISTORIK I KĖSAJ LĖVIZJEJE 

Fundamentalizmi dhe bashkėsitė protestante

Fundamentalizmi ėshtė i proveniencės kristiane - protestante amerikane, i lindur nė shekullin XIX si protestė, si reaksion nė paraqitjen nė skenėn botėrore tė liberalizmit dhe modernizmit ekstrem, e veēanėrisht si reaksion ndaj pozitivizmit dhe evolucionizmit, si reaksion ndaj tė kuptuarit dhe tė komentuarit e dokumenteve themelore tė Kristianizmit. Sė shpejti kjo lėvizje u zgjerua nė Angli e mė gjerė ndėr protestantėt (ungjillistėt). Me kėtė rast, brenda disa bashkėsive kishtare ungjilliste (protestante) u organizuan konferenca biblike, qė me anė tė tyre nė mėnyrė unike tė pėrgjigjen nė problemet dhe pyetjet rishtazi tė dalura nė skenė. Pėrveē asaj se fundamentalizmi ishte reaksion ndaj aksioneve tė faktorėve tė jashtėm si kundrejt modernizmit, liberalizmit dhe shekullarizmit, ai ishte reaksion edhe ndaj aksioneve tė faktorėve tė brendshėm kundrejt lėvizjes kundėrshtare "Social Gospel" (Ungjilli social), lėvizje kjo qė angazhohej pėr harmonizimin sa mė tė madh tė Ungjillit me rrethanat shoqėrore nė Perėndim. Me kalimin e kohės, fundamentalistėt protestantė, pėrkatėsisht fundamentalistėt ungjillistė, janė angazhuar nė vendosjen dhe kristalizimin e disa postulateve dhe kanė insistuar sidomos nė kėto:

- Pagabueshmėria e teksteve biblike dhe e doktrinės komplete biblike;

- lindja virgjėrore e Jezu Krishtit;

- flijimi i Jezu Krishtit pėr gjithė njerėzinė;

- ringjallja e trupit pas vdekjes dhe ardhja e sėrishme e Jezu Krishtit, dhe konstituimi i "mbretėrisė" njėmijėvjeēare para fundit definitiv tė botės.

Insistimi i kėsaj lėvizjeje konsistonte nė atė qė ēdo fjalė, ēdo pamje dhe ēdo ndodhi nė tekstin e Biblės posedon vetėm atė kuptimin tekstual, ndaj nuk janė tė lejueshme ēfarėdo komentesh alegorike e metaforike tė tekstit biblik.

Kjo lėvizje fundamentaliste protestante rrumbullakimin e vet ideor e teorik e fitoi me veprėn pesėmbėdhjetėvėllimore me titull "The Fundamentals: A Testimony to the Truth" (Bazat: dėshmia pėr tė vėrtetėn), qė u botua gjatė viteve 1910-1912.

Me qėllim tė ndėrtimit tė shoqėrisė dhe harmonizimit tė saj me parimet e fesė e tė Biblės dhe krijimit tė bazave mė tė forta organizative, nė vitin 1919, nė Filadelfi tė SHBA-ve ėshtė formuar Shoqata botėrore kristiane fundamentaliste (WCFA), nė krye tė sė cilės ishte lideri i tyre W. B. Ryle. Pos kėsaj kanė ekzistuar edhe shoqata rajonale fundamentaliste, nga tė cilat disa kanė pasur edhe synime tė veēanta. Pėrkundėr dallimeve e kundėrshtimeve ndėrmjet veti, e veēanėrisht ndėrmjet bashkėsive protestante tė baptistėve, prezbetarianėve dhe Nxėnėsve tė Krishtit, grupet fundamentaliste e kanė tė pėrbashkėt pėrcaktimin antiekumenik dhe antidialogist. Kėshtu pėr shembull, kur mė 1948 nė Amsterdam tė Holandės u formua Kėshilli botėror ekumenik i kishave, fundamentalistėt pėr tė krijuar baraspeshė formuan Kėshillin ndėrkombėtar tė kishave kristiane (ICCC). Mendohet se sot fundamentalizmi ėshtė mė i pranishėm nė SHBA ku numėron rreth 10 milionė pjesėtarė, kurse disa shkojnė mė tej e pohojnė se sot sė paku simpatizues tė kėsaj lėvizjeje janė 50 miliona njerėz. Fundamentalizmi protestant edhe sot ėshtė aktiv, qė e dėshmon e dhėna se ēdo vit me radhė gjatė korrikut festohet Dita e ngadhėnjimit ndaj katolikėve dhe kėto manifestime karakterizohen me agresivitet kulminant, me viktima njerėzish etj.

Fundamentalizmi dhe Kisha Katolike

Dijetarėt e mendimit dhe teologjisė katolike pohojnė se nė Katolicizėm nuk ekziston fundamentalizmi, dhe kėtė e arsyetojnė me atė se kėtė nocion nuk e pėrfshijnė fare fjalorėt, pėrkatėsisht nuk e pėrfshinė as Enciklopedia mė e madhe teologjike katolike "Sacramentum mundi". Mirėpo, duke e pasur parasysh domethėnien e nocionit fundamentalizėm si tėrėsi ideore dhe veprim praktik, qė dtth. se duke iu kthyer burimeve mos tė lejohen ndryshime, mund tė themi se as Kisha Katolike nuk ėshtė imune ndaj fundamentalizmit. Franjo Topiq pohon, duke e pasur nė konsideratė atė qė u tha deri mė tash, se brenda Kishės Katolike mund tė flitet pėr integralizmin si korelativ tė fundamentalizmit. Edhe integralizmi, sipas F. Topiqit, shfaqet pėrafėrsisht kur edhe fundamentalizmi, si reaksion kundrejt shekullarizmit, liberalizmit dhe modernizmit. Edhe integralizmi konsideron se Bibla ėshtė kompetente dhe pėrcaktuese jo vetėm pėr fushėn e fesė, por edhe pėr fushėn shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike.

Nė fillim tė shekullit XX ky botėkuptim fluid ideor dhe emocional mbi botėn, fitoi edhe format e veta tė organizuara nė Sodalitium Pianum-in romak (Shoqėria e Pios), tė cilėn e udhėhiqte Umberto Benigni. Kjo shoqėri filloi tė formojė ligat, partitė dhe sindikatat kristiane tė frymėzuara nga parimet fetare nė Gjermani, Francė dhe nė tėrė Italinė. Mirėpo, udhėheqja supreme e Kishės Katolike, duke parė nė kėtė shoqėri "sektarizmin" e llojit tė vet, reagoi shpejt dhe Papa Benedikti (1914-1922) e shformoi kėtė shoqėri. Pėr t’u diferencuar nga pikėpamjet e ngatėrruara e komplekse, Kisha Katolike nė Koncilin III tė Vatikanit mė 1962 - 1965, qartė dhe autoritativisht u deklarua se "njėmendėsitė e kėsaj bote kanė autonominė e vet legjitime, se dituria, kultura, politika dhe ekonomia janė fusha tė mėvetėsishme shoqėrore dhe se ajo (Kisha, N. I.) nuk dėshiron drejtpėrdrejt tė pėrzihet nė rregullimin e tyre", por duke ia ruajtur vetes tė drejtėn qė tė mbetet si ndėrgjegje kritike e vetėdijes sė ēdo rregullimi shoqėror dhe disa njėmendėsive tė kėsaj bote, veēan segmentit moralo-etik.

Mirėpo, me qėndrimet e kėtilla tė Koncilit II nuk u pajtuan tė gjithė, kėshtu qė filloi rezistenca ndaj pikėpamjeve tė tilla. Kėtė rezistencė e personifikoi kryepeshkopi Marcel Lefevre, i cili e formoi Vėllazėrinė e Pios (sipas Papės Pio V nė shekullin XV) me seli nė Zvicėr. Sėrish intervenoi Vatikani duke e shkarkuar nga detyra kishtare.

Ky integralizėm, respektivisht ky fundamentalizėm, ndėr tė tjera ka qenė i provokuar edhe nga njė rrymė tjetėr brenda teologjisė katolike nė Amerikė, e quajtur amerikanizėm. Ky nocion ėshtė proces i kundėrt nga fundamentalizmi dhe ka pėr qėllim si tė gjendet dhe tė vendoset kundrejt ndryshimeve nė shoqėrinė amerikane. Me fjalė tė tjera, amerikanizmi synon harmonizimin e botės sė fesė dhe botės sė re tė shoqėrisė amerikane. Njėri nga pėrfaqėsuesit kryesorė tė amerikanizmit ėshtė Hekeri, i cili formoi shoqatėn e cila kishte pėr qėllim t’i propagandojė kryesisht kėto ide: jo vetėm qė feja, kisha dhe bashkėsia kishtare duhet ta konsiderojnė botėn, por duhet edhe t’i adaptohen asaj bote. Ndonėse kjo lėvizje askurrė nuk ėshtė pranuar plotėsisht nga teologjia katolike dhe tėrė bashkėsia kishtare, megjithatė ka pasur por edhe sot ka ndikime tė caktuara.

Nuk duhet hequr nga mendja se fundamentalizmi - integralizmi, qė tė kuptohet drejt, duhet tė kuptohet si lėvizje protestuese, po sikur edhe te protestantėt. Ai ėshtė i kushtėzuar dhe i papėrcaktuar, sipas sistemit aksioni - reaksioni. Siē e thotė kėtė F. Topiq, kėtu ėshtė "nė pyetje loja ndėrmjet raportit tė traditės dhe ndryshimeve, raportit ndaj tė resė". Lidhur me kėtė ēėshtje Koncili II ka vendosur: duhet kthyer Burimit, Themeluesit, por jo tė kthehemi nė shekullin XV, XVI, XVII.

Se idetė fundamentaliste - integraliste nuk janė imanente vetėm pėr evroamerikėn katolike por edhe pėr trojet shqiptare, na dėshmojnė thėniet vijuese, tipike fundamentaliste.

Ėshtė dėshirė e kahershme e kreut katolik dhe e prokatolikėve ndėr ne qė tė thirren nė fenė e gjoja stėrgjyshėrve tanė, nė Katolicizėm, si rrugė e sigurt pėr tė dalė nga problemet me Serbinė. Veprimet e tyre janė aq perfide saqė rezistencėn paqėsore tė popullit tė Kosovės kundrejt Serbisė e Jugosllavisė, dr. Shan Zefi e quan si "via crusis" (udha e kryqit) qė ėshtė nisur para shumė shekujve, e qė tani po i afrohet fundit. Ky konstatim pėrshkohet me fundamentalizėm, dhe duke e marrė parasysh kontekstin kohor e hapėsinor, paraqet dėm politik, historik e kulturor. Tė kėsaj natyre janė edhe apelet e Don Lush Gjergjit, qė herė pas here ua drejton besimtarėve muslimanė shqiptarė. Ai apelon nė pėrcaktimin e ri tė shqiptarėve muslimanė, pėr t’i pėrmirėsuar gabimet nga e kaluara, respektivisht tė stėrgjyshėrve tanė, para se tė hyjmė nė mileniumin e tretė, i cili nėse nuk konvertojmė, do tė jetė fatal pėr ne. Pra, nė kėtė mendim tė tij vėrejmė kėrkesėn e parė: konvertimin nė Katolicizėm, dhe kėrkesėn e dytė: nėse eventualisht shqiptarėt muslimanė nuk konvertojnė, atėherė, sė bashku me bashkėkombasit katolikė duhet tė krijojnė njė lloj evroislamizmi. Tendencioziteti dhe tinėzakėsia e apeleve nuk meritojnė elaborim tė veēantė, aq mė tepėr kur pėr identitetin fetar nacional dhe ruajtjen e tij kemi folur nė disa vende, por edhe nė kėtė punim.

Fundamentalizmi dhe Kisha Ortodokse

Pėr arsye objektive nuk kemi mundur tė tubojmė tė dhėna pėr fundamentalizmin ndėr ortodoksėt, as nė rrafshin teorik e as nė atė praktik. Mirėpo, duke e marrė parasysh faktin se fundamentalizmi si term teknik pėrdoret si shenjė qė shėnon ēdo qėndrim shpirtėror qė insiston nė jondryshueshmėrinė e disa parimeve ose synon t’i pėrcaktojė parimet themelore pėr njė fushė tė mendimit ose veprimit, atėherė ky term mbulon edhe atė qė quhet ortodokse nė cilėndo fushė. Shembull tipik i qėndrimit tė tillė ortodoks, pėr tė cilin mund tė pėrdorim edhe termin fundamentalist, ėshtė ēėshtja e besnikėrisė, lojalitetit tė ortodoksėve ndaj qėndrimeve tė etėrve tė Sinodit tė Nikesė mė 325 dhe tė Konstantinopolit mė 381 mbi ēėshtjet e dogmave tė Kishės, pėr ē’arsye erdhi deri te skizma, ēarja nė Kishėn Kristiane nė vitin 1054. Atėbotė ortodoksėt (pravosllavėt) refuzuan tė pranojnė dogmat e reja mbi emanuimin e Shpirtit tė Shenjtė edhe nga i Biri e jo vetėm nga Ati i Shenjtė, pastaj dogmėn mbi purgatorin, mbi zėnien virgjėrore tė Krishtit etj.

Fundamentalizmin ortodoks (pravosllav) e kemi aktiv gjatė tėrė historisė, herė-herė brenda teologjisė ortodokse, e herė-herė nė rrafshin religjioz - nacional, kurse me bekimin e Rusisė cariste. Qė tė dy kėto komponente i kemi aktive edhe gjatė shekullit tė fundit, veēan nė Kongresin gjithėsllav tė mbajtur nė Beograd mė 1946.

Edhe nė vitet nėntėdhjetė i kemi disa takime gjithėsllave tė karakterit politik-kulturor e tregtaro-ekonomik. Madje, Kisha Ortodokse Serbe ėshtė mjaft aktive nė idenė gjithė-ortodokse nė trojet ish-jugosllave. Mirėpo, mė hollėsisht nuk mund tė hyjmė, pasi qė ky segment mbetet tė hulumtohet si nė aspektin teorik ashtu edhe nė atė praktik.

Fundamentalizmi dhe real-socializmi

Paraqitja e real-socializmit nė skenėn historike nė rrafshin teoriko-praktik per se dhe per alend ka qenė fundamentaliste, sepse me tėrė forcėn ndėrmori luftė tė pakursyeshme dhe fushatė frontale politike kundėr ēdo vlere tradicionale qė ruhet nė vetėdijen fetare dhe krijimtarinė e pasur kulturore - civilizuese, e nė llogari tė gjakpastėrtisė partiako-revolucionare. Nė kėtė mėnyrė ėshtė promovuar vetėdija e real-socializmit si "vetėdije autentike" e vetme, e vetmja pėrparimtare dhe revolucionare, qė ka pėr "detyrė" t’i pėrkufizojė dhe rivalorizojė tė gjitha vlerat e vjetra sipas parametrave tė vetė ideologjikė. Me kėtė synonin dy gjėra:

- tė eliminohet ēdo vetėdije tjetėr pos asaj sunduese, dhe;

- tė krijohet atmosferė e lemeritės-buneritės, si mjet pėr ruajtjen e monopolit tė pushtetit.

Synimet fundamentaliste tė real-socializmit nė rrafshin sociologjik, R. Hafizoviq i pėrshkruan si "njė lloj neuroze ideologjike qė jeton nga kundėrthėniet e pazgjidhura, qė ngrihet kundėr tė gjitha vlerave qiellore dhe botėrore, komunitare dhe individuale. Nuk i intereson as njeriu, as Zoti, as shoqėria, as e vėrteta, por vetėm sedra dhe egoizmi i tij, pėr shkak tė vetekzistimit". Vetėdija fetare mė sė tepėrmi i ka penguar, nė mėnyrė qė veten ta paraqesė si tė vetmen vetėdije autentike qė tė pėrcaktojė ē’ėshtė e drejtė e ēka jo, ē’ėshtė e vėrteta e ē’ėshtė gėnjeshtra, pėr kė ėshtė liria e pėr kė robėria, kush ėshtė armik e kush atdhetar dhe nė kėtė aq ka kėmbėngulė saqė veten e ka shndėrruar nė njė religjion tė profanizuar, dogmatika e tė cilit ėshtė materializmi dialektik, kurse moralika e tė cilit ėshtė sistemi shoqėror humanist. Pėr veten ka pohuar se posedon burimėsi tė pacenueshme.

Nė anėn tjetėr, duke e shpallur fenė si ēėshtje private, real-socializmi pėr herė tė parė nė histori shpirtin njerėzor e ndau nė dy sfera: nė atė private dhe shoqėrore. Kjo ndarje nuk nxit vetėm vdekjen shpirtėrore tė individit, por edhe vdekjen e tėrė njė populli, popullit tė Zotit. Kjo nxit qė individi tė bėhet detaj i paemėr nė mozaikun e organizatės kolektive si personalitet mistik i llojit tė vet ose veēanėsisė kolektive, e cila thelbėsisht ėshtė ofruar nė kategorinė socio-historike tė Nacionit. Nacioni, nė tė vėrtetė, bėhet sinonim pėr tė gjithė individėt, por jo edhe pėr personin. Lindja e tij si trup kolektiv, mistik, ku fati individual ėshtė nė fatin e tė gjithėve, por jo edhe e kundėrta, dhe atė nė abiset e veēanėsisė sė rrėnuar njerėzore, lirisė individuale dhe vetėvetėdijes, nuk ka pasur kuptimin e ecjes sė fuqishme drejt ardhmėrisė, as tė ardhjes sė asaj qė Revolucioni e kėrkon, kurse liderėt e tij pandėrprerė e premtojnė. Pėrkundrazi, lindja e Nacionit, qė ėshtė antonim pėr popullin e Zotit, kishte kuptimin e zhgėnjimit tė idesė komuniste, zhgėnjimin e premtimeve revolucionare.... Lindja e Nacionit, dtth. hapje e rrugės pėr lindjen e religjionit nacional, qė zbraps religjionin e shpallur dhe merr prerogativat e tij. Nacioni atėherė bėhet ekskluzivisht punė e njė partie, e cila qėllimet e veta i realizon me anė tė shtetit. Partia luftėn e vet klasore dhe fitoren klasore gjithnjė e ndėrton nė vdekjen e tė tjerėve, nė vdekjen e atyre qė lirinė vetjake nuk ia nėnshtrojnė vullnetit mesianist tė proletariatit... Pasojė natyrore e jokuptimit ose e pakuptimit tė tillė partiak gjithnjė ka qenė dhe ėshtė lindja e nacionalizmit, pėr tė cilin rregullisht ėshtė fajtor dikush tjetėr vetėm Partia jo, pasi qė asgjė nuk guxon tė jetė mbi tė. De Ruzhmani kėtė e thotė nė mėnyrėn se: "Nuk ka gjyqtar pėr krimet e saj dhe, nga ēasti kur veten e njeh pėr jolegjitime nė pretendimin e vet qė tė sundojė nė emėr tė tė gjithėve kundėr gjysmės sė popullit, Partia jeton e ngarkuar nga armiqtė e lirisė..." Sepse, Partia ėshtė personifikim i Revolucionit, kurse ky ėshtė pasioni i shoqėrorizuar qė bėhet kriter pėr ēdo virtyt. Partia dėshiron ta eliminojė Zotin dhe religjionin, ta konstituojė ideologjinė partiake dhe liderėt e Revolucionit si idhuj supremė tė Panteonit politik. Partia dėshiron ta eliminojė pėrbashkėsinė nė aspektin e popullit tė Zotit, i cili ėshtė forma ideale e integrimit transnacional, duke e konstituuar proletariatin si bartės tė shpresės nacionale. Ajo dėshiron ta eliminojė fenė, kurse ta konstituojė ateizmin si sistem tė ri metafizik qė zhduk shpresėn eskatologjike, kurse utopinė e ėmbėl ia parashtron mbretėrisė sė Zotit. Ajo e avancon njeriun nė luftėtar klasor i cili interesat e veta duhet t’i kėrkojė nė interesat e klasės punėtore, e cila gjoja ėshtė sunduese; ndonėse nė emėr tė saj gjithnjė lufton njėfarė avangarde, derisa ėndrra mbi utopinė e ėmbėl nuk bėhet ankth nate i padurueshėm. Por, kur kjo ėndėrr e ėmbėl tė zhveshet e tė dėftohet si mashtrim tė cilin e kanė imagjinuar ata qė sundojnė nė emėr tė klasės punėtore, atėherė avangarda kėrkon modele tė reja apologjetike sipas tė cilave mė lehtė do t’i njohim armiqtė e lirisė. Nė ditėt tona shembuj tė tillė tė apologjisė politike tė real-socializmit tė kėtushėm Partia ka "zbuluar" nė frymėn pozitive-fundamentaliste tė religjionit tė shpallur, nga rrjedh terrori i pashmangshėm i Partisė ndaj armiqve tė saj.

Kėto janė vetėm disa refleksione lidhur me fundamentalizmin ndėr real - socialistėt, pėrkatėsisht refleksione lidhur me fundamentalizmin negativ. Pėr shkak se jemi dėshmitarė tė gjallė tė kėsaj periudhe, do tė na mjaftojnė pėrkujtimet rreth parullave: Marksi-Engelsi – Lenini; marksizėm – leninizmi; Tito - Partia, Enveri - Patia etj., etj., pėr tė konstatuar se real-socializmi fund e krye ėshtė fundamentalist.

Vlen tė theksohet se fundamentalizmi ekziston edhe nė doktrinat e ndryshme filozofike, ideologjike, letrare, artistike e tė tjera, si mė herėt, ashtu edhe tash, mirėpo pėrfshirja e tė gjitha atyre kėrkon kohė e kompetencė, qė nė kėtė kohė na mungojnė edhe njėra edhe tjetra.

 

III. FUNDAMENTALIZMI DHE ISLAMI

Vėrejtjet hyrėse

Islami as nė burimet e tij (Kur’an dhe Hadith), as nė literaturėn klasike, por edhe tė mėvonshme, nuk e njeh nocionin fundamentalizėm. Shprehjet qė Islamit i atribuohen si ekuivalent tė fundamentalizmit si selefije, usulije islamije, usulijjun islamijjun, tenettu’, guluv, tesheddud, tetarruf e tė ngjashme, as pėr sė afėrmi nuk e mbulojnė domethėnien e nocionit fundamentalizėm, qė sot ky nocion e ka nė pėrdorimin teorik-empirik. Islami nė kėtė nocion nuk e njeh as veten, as sistemin e vlerave tė cilit i pėrket, por kėtė mund ta analizojė, valorizojė dhe konkretizojė vetėm nė bazė tė analogjisė me sistemin vetjak tė vlerave. Ndaj, kur flitet pėr fundamentalizmin nė shoqėrinė islame, pėrkatėsisht pėr fundamentalizmin islam, para sė gjithash dhe mbi tė gjitha, kėtė duhet ta kuptojmė kushtimisht dhe ekskluzivisht si emėrtim perėndimor pėr shfaqjet e ndryshme nė botėn bashkėkohore muslimane dhe si kategori perėndimore qė thelbėsisht nė mėnyrė moderniste e pėrcakton tė kuptuarit e tyre. Pėrdorimi i kėsaj shprehjeje nė kontekstin pezhorativ e negativ ka shkuar aq larg saqė tashmė vetėm me theksimin e fjalės fundamentalizėm mendohet nė Islamin, qė paraqet kulmin e pėrdorimit tendencioz e qėllimkeq, sikur fundamentalizėm nuk ka nė religjionet, ideologjitė, lėvizjet e teoritė tjera. Me kėtė shprehje dėshirohet tė cilėsohet, pėrcaktohet, klasifikohet dhe diskualifikohet, dėshirohet tė shqetėsohen jomuslimanėt e tė provokohen muslimanėt.

Duke u nisur nga fakti se pėr fundamentalizmin mund tė flitet nė mėnyrė fundamentaliste dhe jofundamentaliste, tolerante dhe jotolerante, emocionalisht dhe me maturi, diturisht dhe joditurisht, analitikisht dhe spekulativisht, argumentėsisht dhe joargumentėsisht, do tė pėrpiqemi qė brenda mundėsive, kėtė ta bėjmė jofundamentalisht, tolerantėsisht, maturisht, diturisht, analitikisht dhe argumentėsisht.

Nė vitet shtatėdhjetė vjen deri te pėrdorimi i shtuar politik i Islamit, me ēka rritet edhe interesimi pėr disa aspekte tė Islamit, qė mė herėt qenė shpėrfillė, tė cilat karakterizohen me simbole fetare. Ringjallja e lėvizjeve tė shumta me "parashenjė" islame, nxiti edhe shpjegime tė nxituara e jokompetente, duke mos depėrtuar nė thelb tė ēėshtjes. Pėrgjithėsisht, dallohen tri qasje teorike tė kėtij problemi:

- evroperėndimore

- evrolindore (e proveniencės sovjetike komuniste)

- shqyrtimet qė mė sė shpeshti lindin nė vetė vendet pėr tė cilat ėshtė fjala.

Derisa dy qasjet e para janė tė pėrcaktuara nga strategjitė globale bllokiste, ku shumė dukuri janė shpėrfillur ose shtrembėruar sipas nevojave ideologjike, qasja e tretė ka gjasa qė pa paragjykime e ideologjizime tė depėrtojė nė thelb tė problemit, sepse nuk ėshtė as evrocentriste, as rob i recetave tė vrazhda qė i ka prodhuar orientimi i gurėzuar nė marksizėm.

Lėvizjet dinamike dhe transformimet multiforme evropiane nė shekullin XVI e mė vonė, tėrthorazi kanė ndikuar dhe kanė pėrcaktuar edhe rolin e Islamit brenda Botės moderne islame dhe drejtpėrdrejt kanė ndikuar nė qėndrimin e Botės islame nė raportet ndėrkombėtare. Ky ndikim i paevitueshėm i Evropės dhe kjo ndeshje e pashmangshme me idetė dhe njėmendėsinė materiale tė civilizimit tė planetarizuar perėndimor, e theu rregullimin tradicional ekonomik e shoqėror tė Islamit dhe e imponoi domosdoshmėrinė e ndryshimit tė gjendjes sė tanishme tė Islamit. Andaj, pėr kėto procese mund tė thuhet se historia moderne e Islamit nuk ėshtė histori e pėrparimit por e ngecjes, nuk ėshtė histori e mirėqenies por e krizės, dhe nuk ėshtė histori e suksesit por e dėshtimit.

Tė shtrėnguar nga zhvillimi dhe transformimet e ndryshme e dinamike, muslimanėt u ballafaquan me dilemėn bazė: t’u pėrshtaten formave tė trashėguara shoqėrore, politike dhe kulturore tė civilizimit perėndimor, apo tė nisen rrugės, thėnė kushtimisht, tė fundamentalizmit islam, rrugės sė kthimit nė idealin teokratik tė Bashkėsisė sė parė islame, apo rrugės sė konstituimit tė mundshėm tė bashkėkohėsisė islame me anė tė rimėkėmbjes nga brenda, kundrimit tė pikėpamjeve tė reja tė domethėnies sė Islamit.

Nė pamundėsi qė t’i elaborojmė gjerėsisht kėto ide, e ndiejmė tė nevojshme qė shkurtimisht t’i sqarojmė kėto botėkuptime apo pikėpamje. Ėshtė fakt i pamohueshėm se krijimi i kėtyre pikėpamjeve nė Islam nuk ėshtė shkaktuar pėr shkak tė dallimeve nė identifikimin e vetė bazave parėsore (Kur’anit dhe Hadithit), madje as bazave dytėsore (ixhmait - konsensusit dhe kijasit-analogjisė), pėrkundėr disa divergjencave, por dallimet janė tė natyrės sė interpretimit dhe modelit tė aplikimit tė bazave (parėsore e dytėsore) ashtu tė kuptuara. Mirėpo, karakteristikė e pėrbashkėt e tė gjithė fundamentalizmave ėshtė kthimi parimeve dhe qėndrimeve burimore tė Islamit, sepse sipas Imam el-Gazaliut, gjatė kohės ka ardhur deri te korrupsioni i parimeve burimore dhe praktikės islame dhe se ilaēi i vetėm ėshtė kthimi Islamit tė stėrgjyshėrve tė parė.

Mirėpo, si tė bėhet ky kthim prapa: duke i pėrshtatur format e trashėguara politike dhe kulturore islame me ato perėndimore, qė do tė identifikohej me modernizmin; duke iu kthyer idealit teokratik tė Bashkėsisė sė parė islame, qė do tė identifikohej me reformizmin; apo duke iu kthyer pėrgjithėsisht modelit tashmė historikisht tė ndodhur (ehl-us-selef), qė do tė identifikohej me fundamentalizmin.

Modernizmi islam

Modernizmi islam ėshtė lėvizje shpirtėrore islame qė pėrkrah reformėn e institucioneve themelore islame, shoqėrore dhe politike, nė pajtim me mėsimin islam, por qė frymėzimin pėr kėtė e gjenė edhe nė mendimin dhe praktikėn perėndimore dhe duke e aplikuar metodologjinė perėndimore. Kjo pikėpamje ishte pasojė e asaj se Islami dhe Perėndimi kanė qenė nė kontakt tė pėrhershėm. Kėto kontakte kanė qenė mė frytdhėnėse pėr Perėndimin, e kėtė e ka kushtėzuar superioriteti musliman nė tregti, ekonomi, politikė e shkencė, kundrejt Evropės barbare mesjetare. Mirėpo, kėto raporte ndryshuan dhe nga shekulli XVI Evropa filloi tė pėrparojė, kurse Islami ta humbė vitalitetin dhe epėrsinė qė kishte nga epoka klasike. Kėto ndryshime nuk ishin aq tė mėdha deri nė kohėn e invadimit tė Napoleonit nė Egjipt. Pas kėsaj kohe, ekspansioni perėndimor i kanosej drejtpėrdrejt qenies islame, duke i ndėrhyrė nė sferat e ndryshme tė jetesės. Si reaksion ndaj kėsaj gjendjeje kemi modernizmin islam, qėllimi i tė cilit ėshtė hulumtimi i identitetit tė ri, respektivisht harmonizimi i tė arriturave bashkėkohore tė civilizimit perėndimor dhe traditės islame, sinteza e fesė dhe dijes, "islamizimi" i tė gjitha segmenteve moderne dhe progresiste politike dhe shoqėrore. Modernizmi islam nė rrugėtimin e vet herė-herė edhe naivisht pranonte vlerat e huaja nė politikė, jurisprudencė, arsimim e tė tjera, qė shkaktoi krijimin e botėkuptimeve, standardeve perėndimore si: feja dhe shteti u bėnė dy entitete, herė - herė tė kundėrta, krijimi i moralit tė dyfishtė: publik e privat etj. Ėshtė indikative se modernizmi nuk arriti t’i zgjidhė problemet thelbėsore tė Botės islame, por arriti t’i identifikojė problemet dhe tė hapė procesin pėr zgjidhjen e tyre.

Reformizmi islam

Reformizmi islam po ashtu ėshtė lėvizje shpirtėrore qė pėrkrah metodėn e rivitalizimit tė mendimit dhe praktikės islame, qė mė tepėr bazohet nė burimet fundamentale tė Islamit se sa nė inspirimin e epokės moderne, qė ėshtė karakteristikė e modernizmit islam. Arsyeshmėrinė pėr reformėn (islah) apo rimėkėmbjen (texhdid) islame, ithtarėt e reformizmit e gjejnė nė burimet islame, Kur’anin dhe Sunnetin, sepse vetėm me kthimin atyre burimeve do tė sigurohej shėrimi i gjendjes sė sėmurė nė Botėn islame dhe njėherit do tė pengohej dominimi i huaj. Ky kthim, po ashtu nėnkupton domosdoshmėrinė e ringjalljes sė komentimit origjinal tė mėsimit islam (ixhtihad), pėrkundėr pėrngjasimit tė zgjidhjeve tradicionale (taklid) tė cilat nga shtresimet gjatė historisė kanė mjegulluar thelbin e porosisė islame. Kjo, nė fakt, ėshtė riafirmim i Islamit autentik dhe ndėrtim i shoqėrisė islame mbi bazamente tė shėndosha.

Qėllimi themelor i reformizmit tė hershėm islam ka qenė pėrtėritja e frymės burimore Islame kundrejt Islamit popullarizues, qė e ka ngulfatur atė frymė. Kėtė frymė e hasim edhe mė herėt, por nė mėnyrė tė sistematizuar e analitike e hasim vetėm te mėsuesi i madh Ebu Hamid el-Gazaliu (vd. 1111) dhe diē mė vonė te mėsuesi gjithashtu i madh, Ibn Tejmije (vd. 1327). Mirėpo, ideja reformiste pėrjeton jehonė tė vėrtetė nė Botėn islame vetėm nė shekullin XVIII me Muhammed ibn Abdulvehabin (vd. 1792). Karakteristikė themelore e kėsaj lėvizjeje ėshtė dimensioni transcendent i Islamit, kriter i tė cilit nuk ėshtė e kaluara islame por aktualizimi i tanishėm moral islam, ėshtė thelbi e jo forma e Islamit, idealiteti e jo realiteti, jo ajo ēka kanė vepruar muslimanėt por ajo ēka duhet tė veprojnė. Lėvizja vehabite ndikoi qė Bota islame tė ēlirohet nga tradicionalizmi inert amorf dhe tė pėrpiqet nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja nė parimet e metodologjisė klasike tė ixhtihadit, institucion ky qė e kishte mbuluar pluhuri.

Ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė reformizmit nė shekullin XIX-XX, qė karakterizohet me rimėkėmbjen e brendshme por edhe me mbrojtjen e jashtme, ėshtė Xhemaluddin el-Afgani (vd. 1897). Ky ishte pėr integrimin ekonomik, politik dhe kulturor tė muslimanėve dhe pėr ēlirimin nga kolonializmi perėndimor. Nxėnėsi i tij, Muhammed Abduhu (vd. 1905), ishte reformatori vijues, programi i tė cilit parashihte: 1) reformėn e Fesė islame duke u kthyer nė pozicionet burimore; 2) pėrtėritjen e gjuhės arabe, dhe 3) njohjen e tė drejtave tė popujve. Ėshtė angazhuar pėr asimilimin e brendshėm tė civilizimit perėndimor, pa i lėshuar idetė fundamentale islame.

Fundamentalizmi islam

Mė herėt sqaruam se fundamentalizmi ėshtė i proveniencės perėndimore-kristiane. Lidhur me kėtė Bruce Lawrence thekson qė etimologjikisht nė gjuhėn arabe nuk ekziston shprehja fundamentalizėm, ndonėse ekzistojnė shprehjet pėr reformė (islah), rilindje (nahda), rimėkėmbje (texhdid) dhe modernizėm (tahdith). Mirėpo, nėse kthimin drejt burimeve apo "kėrkesėn pėr ristaurimin e shoqėrisė islame nė pėrvojat e fesė sė gjeneratės sė parė tė muslimanėve", e quajmė fundamentalizėm islam, atėherė kushtimisht mund tė flasim edhe pėr fundamentalizmin islam. Ndaj, pėr kėtė rast e shohim tė arsyeshme ta theksojmė mendimin e shkencėtarit tė madh islam Sejjid Husejin Nasrit, i cili thotė: "Pėrdorimi zhurnalist, e edhe akademik i shprehjes fundamentalizėm me tė cilėn dėftohet nė shfaqjet e shumėllojshme nė Botėn islame dhe nė mendimin bashkėkohor islam, ėshtė shprehja mė e pafat qė shpie rrugės sė shtrembėr sepse ėshtė nxjerrė nga konteksti kristian ku posedon konotacion krejtėsisht tjetėrfare. Nė Amerikė me kėtė shprehje pėrcaktohen disa forma konservative tė protestantizmit, rėndom antimoderne, me interpretim mjaft tė ngushtė e tė fjalėpėrfjalshėm tė Biblės dhe me theks tė fuqishėm nė etikėn tradicionale kristiane. Kėto karakteristika kanė diē fare pak tė pėrbashkėt me atė qė klasifikohet me shprehjen "fundamentalizmi nė Islam", edhe pse edhe disa tendenca jashtėzakonisht ekzoterike por tradicionale nė mendimin islam janė quajtur "fundamentalizėm" dhe kanė disa veēori tė pėrbashkėta me "fundamentalizmin", siē kuptohet kjo pėrgjithėsisht nė anglishte. Mirėpo, dallimet janė shumė mė tė mėdha se ngjashmėritė..."

Sipas F. Rrahmanit, qėllimi i fundamentalistėve ėshtė "qė tė zbulojnė domethėnien origjinale tė porosisė islame pa shtrembėrime dhe devijime historike dhe pa pengimin me intervenimin e traditės...", pasi qė ishin tė zhgėnjyer me dėshtimet e metodave tė modernistėve muslimanė. Ata u paraqitėn si hulumtim i identitetit tė ri, si kthim Islamit burimor, si pėrpjekje qė Islami t’i kthehet historisė vetjake. Dallimi i fundamentalizmit nga reformizmi konsiston vetėm nė intensitetin, vendosmėrinė dhe efektet nė skenėn ndėrkombėtare. Meqė kjo valė e re e rivitalizimit islam i ka pėrfshirė tė gjitha llojet e shoqėrive muslimane dhe nė tė gjitha segmentet e jetės: nė kulturė, nė raportet shoqėrore, ēėshtjet ekonomike dhe nė jetėn politike tė Botės muslimane, nė Perėndim dhe nė disa mjedise islame properėndimore ka marrė parashenjė negative tė "fundamentalizmit islam", siē ėshtė rasti me Iranin e me shumė vende tė tjera islame. "Kthimi prapa" i shqetėson perėndimorėt, andaj me tė drejtė R. Patai tėrheq vėmendjen se "Evropa pushtuese mė sė shumti frikėsohet nga ajo vetėdije mbi tė kaluarėn qė fillon tė zgjohet nė zemrat e indusėve, kinezėve e veēanėrisht arabėve...", dhe pėr kėtė arsye Evropa metodikisht kėrcėnon dhe zhvillon luftė kundėr frymės sė lindorėve pėrgjithėsisht, e muslimanėve veēanėrisht, duke filluar nga veprat e veta filozofike, letėrsia, teatri e filmi, sporti etj., e me qėllim qė popujt lindorė tė ndahen nga e kaluara e tyre, qė tė mos kenė ardhmėri tė tyre. Kur Evropa dominimit politik, ushtarak, ekonomik e kulturor i dha kolorit kristian, nxiti edhe reaksionin dhe i a.q. fundamentalizėm islamik u bė edhe mė islamik, duke u pėrpjekur t’i kthehet historisė vetjake, nė esencė tjetėrfare nga ajo perėndimore, kurse ēdo tentim pėr asimilim tė vlerave perėndimore u dėftohet si tradhti ndaj Ligjit tė amshueshėm tė Zotit. Me kėto pėrpjekje bėhet e qartė se Islami ka ambicie tė imponohet si ideologji e veēantė universale, si doktrinė mbinacionale qė do t’i shėrbejė krijimit dhe ruajtjes sė bashkėsisė sė popujve dhe shteteve islame nė botė. Kėto pėrpjekje nuk injorojnė asnjė rrafsh: politik, ekonomik, shpirtėror, kulturor etj.

Ky rizgjim islam apo ky fundamentalizėm, prej mė herėt e deri te Xh. Afgani, M. Abduhu, M. Ikballi, El - Mevdudiu, S. Kutubi e shumė tė tjerė, nuk do tė thotė qė nė ardhmėri do tė shkojmė mbrapsht, duke e keqkuptuar apelin "t’u kthehemi burimeve", pėrkundrazi, me kėrkesėn "t’u kthehemi burimeve" d.m.th. ta zbulojmė lulėzimin e frymės kreative nga vitet e para, ta zbulojmė burimin e gjallė dhe dinamizimin kreativ tė Islamit tė hershėm nė shembullin e Muhammedit a.s., halifėve tė parė, juristėve tė mėdhenj, e me qėllim qė t’u pėrgjigjemi problemeve dhe kėrkesave tė kohės.

Me kėtė qė theksuam bie poshtė mendimi se Islami nė thelb ėshtė militant, agresiv, anakronik, respektivisht se rizgjimi islam ėshtė ekskluzivisht reaksion ndaj aksionit imperialist. Reaksioni ndaj imperializmit perėndimor ekziston, mirėpo shumė mė i thellė ėshtė reaksioni ndaj idealeve dhe vlerave, institucioneve dhe sistemeve tė sundimit, qė janė importuar dhe imponuar nga Perėndimi.

Islamizimi si alternativė e ... izmave

Nėse u bėhet njė retrospektivė lėvizjeve islame qė nga vehabitėt, senusitėt e deri mė sot, do tė vėrejmė se pjesa e tyre dėrrmuese nuk karakterizohen me ekstremizėm, militantizėm e tė ngjashėm. Pėrdorimi i ekstremit ka qenė nė funksion afirmativ, mbrojtės, konsolidimit tė brendshėm dhe luftės kundėr armikut tė jashtėm, dhe nė planin ndėrkombėtar i justifikueshėm, pėrkundėr vlerėsimeve aktuale perėndimore qė ēdo gjėje islame t’i japin ngjyrė negative. I kemi ato lėvizje qė shoqėrinė islame dėshirojnė ta islamizojnė me aplikimin e Sheri’atit rrugės sė qetė, qė ėshtė rast me Xhemaat-i Islamin e El-Mevdudiut, Refahun e N. Erbakanit etj. I kemi edhe ato lėvizje islame qė islamizimin e shoqėrisė islame e dėshirojnė me aplikimin e Sheri’atit duke u shėrbyer me retorikė "revolucionare" me parashenjėn islame, siē janė Irani dhe pjesėrisht Libia (Irani duke e avancuar ulemanė, kurse Libia duke e pėrjashtuar tėrėsisht nga pushteti politik).

Mirėpo, pa marrė parasysh kėtė fakt, fundamentalizmi islam nė Perėndim, veēan nė Amerikė, e kohėve tė fundit edhe nė Serbi, e mjerisht edhe nė Kosovė, shėnohet edhe me shprehjet "Islami militant", "neofundamentalizmi", "politikė me motive fetare", e herė - herė me shprehje diē mė tė butė me "rilindje islame", "rizgjimi islam", "ringjallje islame", "kthimi islam" etj. Kjo luftė e mediumeve negativisht po reflektohet nė dialogun intelektual tė qetė e tė matur si ndėrmjet vetė muslimanėve, ashtu edhe nė raport me Perėndimin, i cili duhet patjetėr tė kuptojė rėndėsinė dhe rolin e Islamit nė ēfarėdo ndryshimesh nė Botėn islame, e jo t’i imponojė pikėpamjet e veta si tė vetmet tė drejta e tė qėndrueshme. Nga ana e Perėndimit qasjet pozitive vijnė nga individėt, fj. vj. R. Garodi, Princ Ēarlsi i Uellsit etj., qė nuk mjafton. Nga ana muslimane po bėhen pėrpjekje pėr ndėrrmarje shkencore – kėrkimore, qė do tė siguronin qetėsi shpirtėrore e morale dhe mirėqenie materiale pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė shoqėrinė islame, dhe njėherit do t’i kontribuonin pėrparimit civilizues botėror.

Ndėr ato angazhime ėshtė edhe ai i Ismail R. Farukut, autorit tė ndjerė tė mirėnjohur musliman, i cili preokupimin e vet e orientoi nga ajo qė tė konstituojė sistemin autentik arsimor islam, nė kuadėr tė tė cilit do tė mund tė ofroheshin pėrgjigje nė kėrkesat aktuale e ato tė ardhshme.

Pėrpjekje tjetėr, ndonėse me vėrejtje ndaj pikėpamjeve tė I. Farukut, kemi atė tė Ziauddin Sardarit, i cili nė projektin e tij ofron planin pėr "islamizimin" e sistemit arsimor islam me njė ndėrmarrje mė gjithėpėrfshirėse tė ndėrtimit tė Weltanchauungut islam.

Nė mbėshtetje tė kėsaj, ėshtė e rrugės tė diskutohet e tė shkruhet, siē u cek kjo mė lart edhe nga S. H. Nasri, pėr ndėrrimin e sintagmės fundamentalizmi islam dhe tė shprehjeve tjera jopėrkatėse pėr proceset brenda Islamit me shprehjen islamizim, shprehje kjo qė mė tepėr u pėrgjigjet proceseve e tendencave nė botėn bashkėkohore islame. Kėtė dukuri kualitativisht e vėren edhe Richard T. Antoun, i cili kėtė tendencė e arsyeton me faktin se me rastin e vizitės sė tij Jordanisė nė vitin 1959, nė fshatin Kurf el-Ma’, rrallė ndonjė familje u pėrmbahej rregullave tė Sheri’atit gjatė kurorėzimit. Mirėpo, kur nė vitin 1965 u kthye sėrish nė atė fshat, vėrejti se ēdo kurorėzim kryhej nė mėnyrė rigoroze sipas rregullave islame.

Nėse bėjmė hulumtime terreni, do tė vėrejmė njė dukuri tė ngjashme edhe ndėr ne. P.sh. nė Prizren e rrethinė, por edhe nė qytete tjera shqiptare, gjatė sundimit tė Partisė Komuniste, nėn presionin e formave tė ndryshme erdhi deri te braktisja e shumė rregullave e traditave fetare si: namazi, agjėrimi, haxhxhi, veshja islame, mosndėrtimi i xhamive, ngrėnia e mishit tė derrit e prodhimeve tė tij, konsumimi i pijeve alkoolike etj. Nga vitet tetėdhjetė tė kėtij shekulli, filloi njė proces i rikthimit tė gjėrave tė pėrmendura nė jetėn e muslimanėve, thuajse nė tė gjitha trojet shqiptare. Filloi njė vetėdijėsim mė i madh i popullit kundrejt vlerave fetare dhe tradicionale kombėtare, e njėkohėsisht filloi braktisja e vlerave tė huaja tė imponuara nė mėnyrė sistematike nė shkolla, nė fabrika, kooperativa e tė ngjashme. Kjo dėfton se nė kėto procese tė transformimit nuk kemi tė bėjmė me ndonjė Islam militant, pėrkatėsisht nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė instrumentalizimi tė besimtarėve islamė ndėr shqiptarėt nga qarqe tė ndryshme tė huaja panislamiste, por kemi tė bėjmė me njė vetėdijėsim aktiv, kreativ tė tyre pas njė periudhe tė qėndrimit pasiv, indiferent ndaj religjionit pėrgjithėsisht dhe Islamit veēanėrisht. Me fjalė tė tjera, rikthimi i disa vlerave fetare islame si psh. veshja islame te femrat, ėshtė instrumentalizim sa do tė ishte instrumentalizim veshja e motrave tė nderit, murgeshave, apo veshja e klerikėve katolikė apo ortodoksė. Me tė drejtė Princ Ēarlsi insiston duke thėnė se "Duhet bėrė dallimin ndėrmjet rivivalistėve tė cilėt zgjedhin qė me pėrkushtim ta praktikojnė fenė e tyre, dhe fanatikėve apo ekstremistėve tė cilėt kėtė pėrkushitm e shfrytėzojnė pėr qėllime politike".

 

IV. FUNDAMENTALIZMI ISLAM NĖ ISH-JUGOSLLAVI

Nocioni fundamendalizmi islam ndonėse qysh mė herėt i njohur ndėr shkencėtarėt, siē vėrejtėm mė parė, nė ish-Jugosllavi filloi tė hyjė nė pėrdorim veēanėrisht pas Revolucionit islam nė Iran, e sidomos pas vitit 1983 me rastin e gjykimit tė intelektualėve muslimanė boshnjakė. Kjo erdhi nė shprehje pas Luftės sė Dytė Botėrore e pėr t’i gjykuar aktivitetet e muslimanėve. Nė fillim nė pėrdorim intensiv ka qenė panislamizmi, por kur u bė e qartė se ai praktikisht mė nuk ekzistonte (qysh nė Kongresin e fundit panislam nė Jerusalem mė 1923), dhe se dukuritė qė gjykoheshin nuk i pėrkitnin asaj qė nėnkuptohej me panislamizėm, kreu politik i ish-Jugosllavisė dhe ai i Bosnjės, dėshiruan tė krijojnė fundament ideologjik e politik pėr kriminalizimin e mendimit mbi problemet e Islamit dhe muslimanėve boshnjakė e shqiptarė, nė Bosnjė tė luftohet kundėr vijės sė organizatės "Mlladi muslimani" (muslimanėve tė rinj), kurse nė Kosovė tė luftohet kundėr vijės sė rezistencės popullore, qė sipas tyre ėshtė e frymėzuar me mėsimet islame.

Me konfirmimin e nacionalitetit musliman nė vitet shtatėdhjetė u hap njė mundėsi e re pėr kritikėt kujdestarė jugosllavė tė nacionalizmit musliman, kurse procesi i vitit 1983 i a.q. i nacionalistėve muslimanė, paraqet triumfin e tyre. Pikėrisht nė kėtė kohė u bė prenominimi i kritikės nga nacionalizmi musliman nė fundamentalizėm islam, nė Perėndim mė i popullarizuar, kurse politikisht mė elastik qė mund tė absorbojė dukuritė e ndryshme tė kritikuara nė shoqėrinė muslimane, duke e zgjeruar vazhdimisht kuptimin semantik tė kėsaj sintagme. Nėn ndikimin e shtypit jugosllav, shtypi shqiptar nė ish-Jugosllavi, si servis i politikės ditore, filloi me njė pėrdorim mė intensiv tė shprehjeve tė tilla, herė - herė duke e parė ndikimin islam nė dukuritė shoqėrore, e madje edhe nė demonstratat e vitit 1981 e deri mė sot. Pėr t’i dhėnė bazament shkencor kėsaj veprimtarie propaganduese, rol i veēantė u ėshtė dhėnė shkencėtarėve-diletantė, tė cilėt insuficientė nė njohjen sė paku tė bazave tė Islamit pėrgjithėsisht dhe tė Doktrinės sheri’atiko-juridike veēanėrisht, mbėshteten nė kukėza tė orientalistikės ekstreme perėndimore, dhe falė fundamentalizmit tė vet mitik nacional, valorizojnė ēdo dukuri nė shoqėrinė muslimane, e veēanėrisht nė shoqėrinė muslimane shqiptare.

Pėrpjekjet ēlirimtare tė Kosovės nga po kėta diletantė janė cilėsuar me nacionalizėm shqiptar, irredentizėm shqiptar, ndėrsa sipas nevojės prenominohej nė nacionalizėm fetar, kleronacionalizėm, madje disa dukuri cilėsoheshin edhe me homeinizėm, dhe sė fundi me fundamentalizėm islam.

Pėr shkak tė intrasigjentitetit, tipik pėr diletantėt, me ta ėshtė i pamundur ēfarėdo diskursi shkencor, e sė kėndejmi ėshtė e kotė tė tėrhiqet vėrejtja nė gabimet siē janė:

- Se Islami ėshtė shkaktar i natalitetit tė lartė shqiptar, edhe pse kjo dukuri haset edhe nė shoqėritė joislame. Nė shekullin XIX nė Serbi preferohej nataliteti i rritur pėr shkak tė mėnyrės sė ekonomizimit nė kooperativa, rrethanave historike, kurse nė kėngėn popullore "9 Jugoviqėt" edhe sot ruhet kulti i natalitetit tė lartė. Kurse kohėve tė fundit demografėt dhe shkencėtarėt tjerė serbė, si M. Macura, dėrgojnė apele dramatike pėr natalitet mė tė lartė tė serbėve, pėr ta riprodukuar popullsinė dhe lidhur me kėtė janė marrė masa stimulative.

- Se Islami ėshtė shkaktari i drejtpėrdrejtė i irredentizmit e separatizmit shqiptar. Mirėpo, nėse e pranojmė kėtė tezė, atėherė si do tė shpjegohet hegjemonizmi gjenocid bullgar ndaj turqve bullgarė, hegjemonizmi serb nė Ballkan dhe irredentizmat tjerė nė botė!?

Me tė drejtė B. Rudezh pohon se "kontroversat, tezat e hipotezat e shumta mbi panislamizmin, fundamentalizmin islam, xhihadin etj., janė rezultat i mosudhėzimit dhe mosnjohjes sė burimeve dhe tė literaturės themelore". Nė gjuhėn tonė mungon literatura elementare islame apo orientale, qė paraqet varfėri dhe provincializėm shpirtėror. Ekziston vetėm literatura pėr nevojat politike ditore dhe ideologjike ku Islami paraqitet si rrezik pėr botėn joislame, kurse fundamentalizmi si veēori imanente e tij.

Kuptimi semantik i fundamentalizmit islam dita - ditės ėshtė zgjeruar edhe nė synetimin (cirkumizimin) e fėmijėve, mėsimin fetar tė fėmijėve, lindjen e fėmijėve (natalitetin e lartė), ndėrtimin e xhamive, rrethojat e shtėpive, veshjen islame tė femrave, pėrkatėsisht kuptimi semantik ėshtė zgjeruar edhe nė identitetin kulturor-historik edhe nė atė ideologjik - religjioz. Mohimi i kėtij identiteti do tė thotė shenjė e krizės sė rėndė kulturore dhe politike tė identitetit demokratik.

Nuk na habit as befason kur tendenca tė tilla vijnė nga jashtė, siē ėshtė rasti me akad. Ljubomir Tadiqin, Millorad Paviqin, Miroljub Jeftiqin (nga Serbia), Aleksandar Popoviqin (serb nė Francė) etj., por befason kur shqiptarėt mohojnė identitetin shqiptar. Rast tė tillė kemi me njėrin nga udhėheqėsit e Katolicizmit nė Kosovė, Don Shan Zefin, i cili i pyetur se a ka fundamentalizėm islamik nė Kosovė, pohon se "Fundamentalizmi islamik nuk mund tė ketė rrėnjė nė Kosovė, por, nė anėn tjetėr, dhe as qė mund tė mohohen disa simptome e tendenca antishqiptare qė janė gjithnjė nė rritje nė kėtė drejtim e qė frymėzohen nga rryma tė ndryshme panislamike. Pėr shqiptarėt e islamizuar as nė tė kaluarėn as sot s’mund tė thuhet se janė nė shpirt fundamentalistė islamikė, por me humbjen e ngadalshme tė traditės sė krishterė, brez pas brezi, te ne shprehet mė shumė njė lloj fanatizmi fetar, pra njė devijim qė ėshtė mė pak i rrezikshėm. Ky fenomen duket se as qė mund tė shuhet aq lehtė, meqenėse shqiptarėt vėshtirė i pranojnė korrigjimet historike ose vėshtirė ndryshojnė mentalitetin. Edhe pse kanė njohuri relative mbi trashėgiminė fetare tė islamizmit, megjithatė insistohet me ngulm e pa kurrfarė baze shkencore tė justifikohet ai. Prandaj, ėshtė edhe e "kuptueshme dhe s’ėshtė pėr t’u "befasuar" edhe nga dukuria e ferexheve arabo-turke e dukuri tė tjera tė ngjashme. Psh. te ne bie nė sy ose po hasim te njė grup i vajzave, motrave e nėnave tona shqiptare qė po instrumentalizohen nė kėtė drejtim. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm se sa mė larg t’u mbetemi kėtyre dukurive tė tejkaluara, aq mė afėr do tė jetė edhe integrimi ynė me familjen e madhe evropiane."

Nuk mund tė lėshohemi nė polemikė, sepse polemika nuk ėshtė synim i kėtij shkrimi. Megjithatė, duhet konstatuar se shkrimet e tilla janė tipike fundamentaliste tė proveniencės katolike. Mendoj se pėrgjigjja mė e drejtė ėshtė ajo qė muslimanėt duhet kundėrvėnė tendencave tė tilla "me besnikėrinė krenare e dinjitoze tė stilit tė vet tė jetesės, parimeve tė veta etike. Ėshtė shkatėrrimtare rruga e integrimit me anė tė imitimeve, pėrndryshe tė pafatshme, tė formave dekadente tė jetės sė njė njeriu tė pėrgjysmuar tė Evropės moderne. ...Njeriu i hamendur i epokės moderne ka mė sė shumti nevojė pėr shembujt veprues jetėsorė."

Ajo qė tepėr shumė e ngacmon Sh. Zefin, mbulesa apo veshja islame e femrės, e tė cilėn ai e quan "arabo-turke" (nuk di si e quan ai veshjen e motrave tė nderit, murgeshave apo tė veten) nuk ėshtė simptom fundamentalizmi apo fanatizmi fetar, as instrumentalizim nga qarqet panislame, por ėshtė "shenjė e madhe e revoltės kundėr kulturės sė bastarduar tė Perėndimit qė femrėn e bastardon nė "mish" pėr prostitucion simbolik apo fanatik". "Perėndimi bashkėkohor por edhe intelektualėt tanė duhet ta respektojnė diversitetin kulturor. Kultura islame ėshtė kulturė e "kohės" dhe ėshtė krejt logjike qė synimi i saj drejt bukurisė mbiindividuale e pėrsos dhe e rregullon "lėvizjen" e trupit, formula abstrakte e sė cilės manifestohet me veshjen. Nė anėn tjetėr, "kultura evropiane ėshtė kulturė e "hapėsirės" dhe ėshtė krejt logjike qė synimi i saj drejt bukurisė mbiindividuale e pėrsos dhe e rregullon vetė "formėn" e trupit."

Andaj, me tė drejtė intelektuali beogradas D. Kalajiq, pėrfundon se "Njeriu modern nuk ka as tė drejtė elementare morale t’i kritikojė institucionet islame tė "poligamisė" ose tė "haremit" nė emėr tė kulturės vetjake, sepse pozicioni i femrės nė institucionet islame ėshtė pakrahasueshėm mė i ndershėm dhe mė i favorshėm nga ai qė femra e ka nė sistemin e gjithmbarshėm tė prostitucionit simbolik dhe praktik qė e karakterizon civilizimin modern tė Perėndimit."

Pėr fat tė keq, nė trojet shqiptare ende nuk kemi qasje serioze e objektive ndaj kėsaj ēėshtjeje.

V. KTHIMI BURIMEVE - SI TĖ KUPTOHET

Islami i hershėm mund tė konsiderohet bėrthamė qė ėshtė kristalizim i realizimeve tė tij themelore shpirtėrore dhe historike. Ai ėshtė civilizim ndėrmjetės ndėrmjet antikės dhe renesansės dhe paraqet formėsimin fundamental dhe kreativ tė Islamit tė hershėm nė sistemin unik dhe grandioz kulturor, ndaj zhvillimi i tėrėsishėm i mėvonshėm i Islamit ėshtė vetėm vazhdimėsi i atij klasik, qoftė pozitivisht - nė pėrpunimin e tyre tė mėtutjeshėm, qoftė negativisht - nė rezistencėn nė emėr tė kthimit mendimeve dhe porosive burimore.

Duke e marrė parasysh se fundamentalistėt kėrkojnė "evitimin e shtresimeve historike nga komentimi dhe praktika islame" dhe "pėrvojės sė Bashkėsisė sė hershme muslimane nė Medine i japin karakter normativ dhe e konsiderojnė pėr arketip, e jo shembull historik tė realizimit tė Islamit", konsiderojmė tė nevojshme tė kihen parasysh edhe kėto ēėshtje:

- Fjala burim, tė kuptuarit burimor tė burimit tė njė tradite fetare ngėrthen domethėnien se nuk bėn qė burimi i caktuar i fesė (ose traditės pėrgjithėsisht) tė kuptohet ndryshe pos sipas mėnyrės sė a.q. tė kuptuarit tė parė tė burimit. Sipas kėsaj teze, kohėt tjera nuk kanė tė drejtė nė tė kuptuarit vetjak tė burimeve tė fesė.

- Sintagma tė kuptuarit e parė burimor tė burimit domethėnė, sipas kėsaj teze, se burimin pėrkatės e kanė kuptuar drejt vetėm recipientėt e parė. Breznitė tjera tė mėvonshme, korrektėsisht do ta kuptojnė burimin vetėm nėse nuk kanė tė kuptuar dhe recepcion tė vetin vetjak, por tė huaj tė burimit. Kjo po ashtu d.m.th. se me sintagmėn "tė kuptuarit e parė burimor tė burimit njė kohė oktroizohet," qė tė shėrbejė si model pėr kohėt e mėvonshme.

Marrė pėrgjithėsisht, fjala burim ka kuptimin edhe tė burimit, gurrės sė pėrhershme, permanente. Nė Islam, burim i fesė ėshtė Fjala e Zotit, qė buron gjithherė e nuk shteret, andaj brezi i parė i recipientėve as nuk ka mundur as nuk ka guxuar ta orientojė kėtė burim drejt tė kuptuarit pėrfundimtar, sepse nė Islam nuk ekziston grup apo bashkėsi, kohė apo hapėsirė e privilegjuar. Brezi i parė nuk ka tė drejtė ta pranojė Islamin nė emėr tė tė tjerėve. Kėtė mund ta vėrejmė edhe te imami i madh Ebu Hanife, por edhe te imamėt e dijetarėt tjerė.

Nė kėtė aspekt, duhet patur kujdes ndaj pikėpamjeve qė e mbyllin njeriun apo brezin e caktuar brenda traditės sė caktuar, duke ia mohuar tė drejtėn pėr tė kuptuarit e drejtpėrdrejtė tė Burimit hyjnor. Prandaj, ēdo "kthim prapa" duhet tė ketė parasysh kėtė qė vijon:

1. Tradita nuk mund t’i zėvendėsojė burimet, as ta marrė vendin e tyre. Nė Islam as tradita teologjike nuk ėshtė burim i fesė, por tė kuptuarit njerėzor tė burimeve tė fesė nė njė kohė, nė njė vend, nė njė disponim shpirtėror. Fundamentalizmi ekstrem i jep atribute hyjnore asaj qė ėshtė vetėm njė perceptim njerėzor. Kur’ani ėshtė gjithnjė i hapur pėr komentime tė reja, sė kėndejmi nuk ka pėrkthime pėrfundimtare tė Kur’anit, pasi qė ky libėr nuk mund tė pėrkthehet pėr tė gjitha kohėt, me njė pėrvojė, por duhet rishtazi tė pėrkthehet.

2. Fundamentalizmi ekstrem nuk miraton tė a.q. fundamentalizėm pozitiv tė Islamit. Me fundamentalizmin pozitiv nė Islam nėnkuptojmė kthimin nė fundamentet islame, Kur’anin dhe Sunnetin, nga koha e vet dhe nė mėnyrėn e pėrfshirjen e plotrėndėsishme tė rrjedhės sė burimeve tė Burimit nga disponimi i vet shpirtėror. Komentimi i Kur’anit nga koha e vet, traditėn e Islamit e produktivizon dhe e pasuron dhe nuk i lejon traditės qė tė rritet nė tradicionalizėm. Nė Islam Kur’ani ėshtė fundament jo nė kuptim tė dokumentit qė njėherė (kaherė nė shekullin VII) ėshtė mbyllur nė njė tėrėsi kuptimore tė oktroizuar, por ai ėshtė fundament nė mėnyrė tė Burimit tė pashtershėm. Andaj, fundamentalizmi pozitiv shkurtimisht dtth; t’i jepet mundėsia ēdo kohe qė tė drejtohet nė Kur’an, e tė mos pranohen pa rezervė komentimet e kaluara si skemė statike dhe model shembull.

3. Fundamentalizmi ekstrem apo negativ nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr dėmin e kėrkesės sė tyre pėr restaurimin e rikonstruimin rigoroz tė jetės sė muslimanėve tė Epokės sė Parė (nga Mekka dhe Medinja), me ēka redukohet feja nė dy qytete tė njė zone gjeografike, lidhet pėr njė vend dhe kufizohet nė arabėt, kėshtu qė bie ndesh me natyrėn e Kur’anit. Zoti nuk ėshtė Zot vetėm i njė epoke, vetėm i njė populli, vetėm i njė vendi, por Zot i tė gjitha kohėve dhe vendeve, Zot i parakohės dhe i paskohės, Zot i tė gjitha botėve.

Fundamentalizmi pozitiv pra, ndaj burimeve islame sillet si ndaj shembujve qė janė gjithnjė frymėzues pėr krijimin e formave tė reja tė praktikės shoqėrore. Thirrja permanente nė kėto burime dhe refleksioni historik i frymės muslimane nėpėrmjet prizmit tė tyre nė rrjedhėn kulturore - civilizuese tė Islamit, kanė ruajtur identitetin e muslimanėve dhe vitalitetin nė takimet dhe integrimet kulturore.

 

PĖRFUNDIM

Feja islame, as nė burimet e saj (Kur’an dhe Hadith), as nė veprat madhore tė imamėve, por as nė literaturėn e mėvonshme, nuk njeh nocionin fundamentalizėm. Me kėtė nocion besimtari musliman nuk e njeh veten, nuk e identifikon veten as sistemin e vlerave tė cilave u pėrket. Shprehjet qė u atribuohen muslimanėve si ekuivalente fundamentalizmit si selefije, usulije islamijje, tesheddud, tenettu, tetarruf e tė tjera, as pėr sė afėrmi nuk i mbulojnė kuptimet e fundamentalizmit, qė kjo shprehje i ka nė konotacionin aktual nė shkencėn dhe mediumet nė botė dhe ndėr ne.

Fundamentalizmi ėshtė me prejardhje kristiane, respektivisht protestante, nė Amerikė e Angli, e mė pastaj edhe katolike, ortodokse e tė tjera, ndėrsa si reagim, protestė ndaj modernizmit, liberalizmit e shekullarizmit dhe tendencave tė tyre qė fenė t’ua adaptojnė rrethanave tė reja politike, kulturore, shkencore e tė ngjashme. Qėllimet parėsore tė fundamentalistėve kristianė janė kthimi Biblės si dokument i pagabueshėm, autoritativ pėr shpjegimin e tė gjitha ēėshtjeve jetėsore: politike, shoqėrore, ekonomike, fetare e tė tjera. Pėrkitazi me kėtė janė formuar shoqatat fundamentaliste (WCFA nė Filadelfi mė 1919). Mirėpo, fundamentalizmin e vėrejmė mjaft aktiv edhe ndėr real-socialistėt, por edhe nė ideologjitė tjera si nė filozofi, art, letėrsi e nė drejtimet tjera.

Edhe pse theksuam se fundamentalizmi nuk ėshtė produkt islam, as direkt as indirekt, megjithatė, nėse me fundamentalizėm nėnkuptojmė "kthimin burimeve" ngase burimi ėshtė mė i pastėr nė gurrė, qė tė sendėrtojė ardhmėri, atėherė edhe mund tė flasim kushtimisht pėr fundamentalizmin islam. Por, ky fundamentalizėm nuk ėshtė rrėnues e shkatėrrimtar, ndaj nuk duhet t’i frikėsohen as Lindja as Perėndimi, e as vetė Bota muslimane e shekullarizuar. Islamit nuk i ėshtė imanent i a.q. fundamentalizėm negativ, respektivisht ekstremizmi. Atė qė sot e cilėsojmė si ekstremizėm musliman, nuk ėshtė tjetėr pos pėrgjigje e tyre nė hegjemoninė politike, ekonomike, kulturore e tė tjera tė botės jashtislame ndaj muslimanėve. Popujt muslimanė si shqiptarėt, boshnjakėt, algjerianėt, ēeēenėt etj., po zhvillojnė luftė pėr identitetin e tyre shpirtėror e biologjik, fetar, kulturor, politik e ekonomik. Evroperėndimi i ngarkuar me evrocentrizėm e katoliko-centrizėm, i imponon "vlerat" e veta si tė vetmet tė drejta, andaj ēdo refuzim i tyre karakterizohet me terminologjinė diskredituese: fundamentalizmi islam, nacionalizmi fetar, militantizmi islam; ēdo gjė islame pėrdoret nė kontekstin pezhorativ, negativ, pėr tė krijuar pėrshtypje nė botė se Islami ėshtė element destabilizues, kundėr paqes e mirėqenies dhe si i tillė duhet tė "disiplinohet", ēfarė ėshtė rasti me Iranin, Libinė e shumė vende tė tjera.

Nė pėrpjekjen pėr ta ruajtur identitetin, ndėr muslimanėt kemi disa rryma, por tri janė mė tė theksuara: modernizmi islam - i cili format e trashėguara politike, shoqėrore e kulturore ka dėshiruar t’ua pėrshtatė standardeve perėndimore; reformizmi islam - i cili ka kėrkuar kthimin drejt burimeve islame, idealit teokratik tė shoqėrisė muslimane; dhe fundamentalizmi islam - i cili ka kėrkuar kthimin burimeve nė pėrgjithėsi dhe kthimin modelit tashmė tė ndodhur historikisht - Bashkėsisė sė Medines, jo nė kuptim tė imitimit tė thjeshtė, por nė kuptim tė tė kuptuarit tė porosive qė rrjedhin nga burimet islame pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė.

Kėto tendenca mbrojtėse nė Botėn muslimane janė paraqitur mė intensivisht me pushtimet e vendeve muslimane nga N. Bonaparta e tė tjerėt, pėr tė vazhduar deri nė ditėt tona. Kurse nė ish-Jugosllavi - nė Bosnjė e nė trojet shqiptare - i kemi mė vonė. Kur e themi kėtė, duhet pasur parasysh se elementi islam nė kėto troje asnjėherė nuk shkaktoi konflikte qofshin fetare, qofshin nacionale; ai ishte gjithherė nė defansivė, i rrezikuar edhe nga Perėndimi edhe nga Lindja. Shembulli mė i mirė ėshtė ky se si te boshnjakėt ashtu edhe te shqiptarėt mė shumė banorė gjenden jashtė shteteve amė se sa brenda. Do tė ishte jo e drejtė sikur gjithė fajin t’ua lėmė tė huajve. Pėrkundrazi, elita jonė intelektuale, duke pėrzier vlerat autoktone, ka gjurmuar vazhdimisht pas vlerave tė huaja, historikisht e logjikisht tė paqėndrueshme pėr ne nė aspektin shpirtėror e nacional, dhe pas shumė lajthitjeve jemi sėrish nė start, por intelektualisht e materialisht tė dėrrmuar. Nuk do tė apeloj nė stilin e Lush Gjergjit qė muslimanėt ta braktisin Islamin e mirėfilltė e sė bashku me kristianėt tė formojnė njė evroislamizėm, por nė atė qė apeloi para disa vjetėsh intelektuali serb Dragosh Kalajiq: "Shkenca perėndimore duhet tė hapet nga Lindja, veēan nga kultura islame, e cila mund ta pasurojė me dimensionin "cilėsor" tė njohjes dhe praktikės, kurse shkenca islame duhet tė hapet ndaj tė arriturave pozitive tė profilit "sasior" tė shkencės perėndimore".

Nėse duam lumturi e paqe nė ardhmėri, duhet tė lirohemi nga mashtrimet dhe paragjykimet e deritashme kundrejt Islamit dhe muslimanėve. Muslimanėt duhet ta thonė fjalėn e vet pėr problemet dhe dukuritė midis tyre por edhe jasht tyre. Perėndimi duhet tė heqė dorė nga kriteret e veta si tė vetmet tė drejta. Pa njė dialog tė mirėfilltė e tė barabartė nuk mund tė ketė modernizim, demokraci e mirėkuptim midis kulturave e civilizimeve, pėrkundrazi, ekskluzivizmi perėndimor ka shkaktuar e do tė shkaktojė procese retrograde, dogmatizėm, totalitarizėm dhe egoizėm kulturor.

Nė fund, pėrkundėr dėshirės qė tė pėrfshihen sa mė shumė tema lidhur me fundamentalizmin e tė jepen orientime tė caktuara drejt tė kuptuarit e drejtė, kėtė nuk e kemi arritur. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur tė bėhet brenda njė punimi tė kufizuar nė synime e hapėsirė. Megjithatė, lexuesi mund tė fitojė njė pasqyrė reale rreth dukurisė sė fundamentalizmit pėrgjithėsisht dhe atij "islam" veēanėrisht. Kurse ajo qė lexohet apo dėgjohet rreth fundamentalizmit "islam", me tėrė pezhorativitetin momental nė publicistikėn dhe (pseudo) shkencėn e huaj e tonėn, ėshtė vetėm manifestim i shtresimeve e komplekseve tė konservuara nė vetvete, ndėrsa tash tė lansuara pėr qėllime tė caktuara politike, ekonomike e kulturore.

 

LITERATURA

1.  Bušan, Daniel, "Poimanje arabizma", Zagreb, 1980

2.  "Bujku" – e pėrditshme e dt. 03.03.1997, Prishtinė

3.  ^an~ar, Nusret – Karić, Enes (ed.), "Islamski fundamentalizam – Šta je to?", Sarajevo, 1990

4.  "Dituria islame" - revistė mujore, fetare, kulturore, shkencore, nr. 85/1996, Prishtinė

5.  Faruki, Ismail Raxhi, "Islamizimi i diturisė", Shkup, 1413/1992

6.  Garodi, Rože, "Živi Islam", Sarajevo, 1990

7.  Gjozo, Husein, "Islami nė kohė", Shkup, 1413/1992

8.  Ibrahimi, Nexhat, "Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore tė doktrinės sė saj", Shkup, 1998

9.  el-Kardavi, Jusuf, "Rizgjimi islam ndėrmjet kundėrshtimit dhe ekstremizmit", Shkup, 1417/1997

10.   Karić, Enes (ed.), "Suvremena ideologijska tumačenja Kurna i Islama", Zagreb, 1990.

11.   Politika ekspres, - e pėrditshme e dt. 19.06.1997, Beograd.

12.   De Rougemont, Denis, "Zapadna pustolovina ~ovjeka", Beograd, 1983.

13.   "Selam" - revija za kulturu, vjeru i nauku, Prizren, br. 6/1996.

14.   Smailagić Nerkez, "Klasična kultura Islama", II, Zagreb, 1976.

15.   Smailagić, Nerkez, "Leksikon Islama", Sarajevo, 1990.

16.   Takvim za 1400 H. g. - vjetar, Sarajevo, 1980.

17.   Vujaklija, Milan, "Leksikon stranih reči i izraza", Beograd, 1980.

18.   "Zbornik radova Islamskog Teolo{kog Fakulteta u Sarajevu", br. 2/1987, Sarajevo.

19.   "Zbornik radova drugog simpozija zagrebačke džamije 1409/1989", Zagreb, 1990.

20.   "Zėri" - javore politike e dt. 28.12.1996, Prishtinė.

 

 

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@