Home

Poezi

Photo Gallery

Contact me

Islam

Krishterizem

Histori

Shkence

Libra

 

SHQYRTIME NGA KULTURA DHE HISTORIA ISLAME NDĖR SHQIPTARĖT

Rrethanat shoqėrore - historike nė trojet iliro-shqiptare nė periudhėn paraosmane

Periudha e shtruar ėshtė hulumtuar e studiuar nė masė tė caktuar nga shumė autorė, si tė huaj ashtu edhe tė vendit. Pėrkundėr faktit se tė dhėnat materiale nga ajo kohė janė tė pakta, prapėseprapė janė arritur rezultate tė konsiderueshme nė fusha tė caktuara. Megjithėkėtė, lirisht mund tė konstatojmė se hulumtimet e studimet janė nė fazėn e parė. Ato kryekėput janė tė preokupuara me pėrpjekjet pėr argumentimin e prejardhjes ilire tė shqiptarėve, evoluimin e tyre nė komb, autoktoninė e tyre nė trojet qė historia sot i njeh si iliro-shqiptare. Mund tė konstatohet gjithashtu se rezultatet e arritura tė deritashme, pėrkundėr mangėsive, janė solide dhe bazament shpresėdhėnės pėr projekte ekipore multidisiplinare shkencore.

Pėr arsye se disa faza tė Mesjetės janė tejet tė errėta sa u pėrket tė dhėnave nga dora e parė, dhe se segmente tė caktuara tė jetės nga studiuesit janė rrahur vetėm pjesėrisht e fragmentarisht, jemi detyruar, sė kėndejmi, qė nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta e fragmentare e nėpėrmjet metodės komparative e analitike nga tė dhėnat pėr trojet tjera, nga po kjo kohė e po kėta studiues, ta rikonstruktojmė gjendjen shoqėrore-historike edhe nė trojet tona iliro-shqiptare nė periudhėn para Mesjetės dhe pas Mesjetės, apo qė me paraqitjen e Kristianizmit e deri nė shekullin XIV. Njė shtrirje tė tillė kohore na e imponon natyra e besimit kristian. Tė konceptuarit e drejtė tė Kristianizmit gjatė Mesjetės e imponon periudha e Krishtit, ajo apostullike dhe ajo e papatit.

Arsyeja qė ne do tė pėrpiqemi ta vėmė pėr objekt studimi kėtė periudhė kohore, konziston nė tė konceptuarit e drejtė tė ngjarjeve qė do tė ndodhin me paraqitjen e Islamit nė skenėn historike dhe depėrtimit tė tij qysh prej shekullit VIII e kėtej nė trojet iliro-shqiptare, e sidomos nė tė konceptuarit e drejtė tė fenomenit tė pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit nė trojet tona gjatė shekullit XIV e mė vonė. Prandaj, eksplikimi i drejtė i raporteve shoqėrore-historike, religjioze, politike e sociale tė popullatės autoktone, ilirėve, e mė vonė sllavėve e tė tjerėve, do tė ndihmojė nė tė kuptuarit mė tė drejtė tė pėrhapjes sė shpejtė tė Islamit te ne dhe pėrgjithėsisht nė botė.

Punimi ynė ka pretendime modeste: tė shtrojmė disa tė dhėna e mendime qė deri tash janė injoruar apo vetėm tėrthorazi janė prekur, tė ofrojmė disa analiza e observime tė shkurtra aq sa lejojnė suazat e kėtij punimi, dhe, mundėsisht, tė hapim shtigje tė reja nė ndriēimin shumėshtresor tė kėtyre periudhave.

* * *

Ilirėt, tė cilėt nė kohėn e depėrtimeve tė romakėve nė trojet iliro-shqiptare dhe vendosjes sė tyre nė kėto troje, shtriheshin nė Shqipėrinė e sotme, nė Kosovė, Serbinė Jugore, nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme, nė pjesė tė Bosnjės e tė Bregdetit adriatik, ishin politeistė. Mirėpo, politeizmi ilir filloi t’ia lėshojė vendin Kristianizmit, qė me Ediktin e Milanos, nė vitin 313 u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetėrore. Romakėt nė Iliri depėrtuan kryesisht nga Selaniku, nga ana e Jugut, nga Bregdeti adriatik nga Perėndimi dhe nga Akvileja nga Veriperėndimi. Nė kėtė kohė nė trojet ilire filluan tė themelohen bashkėsitė e para kristiane. Pas Ediktit tė Milanos dhe pas Koncilit tė Parė nė vitin 325 nė Iznik (Nikejė), me mbėshtetjen e perandorit Konstantin, Kristianizmi lidhet pėr Qesarin, segmentin profan dhe ka statusin e fesė shtetėrore tė Bizantit.

Perandoria mė e madhe nė botė, Roma, pas krizės ekonomike kishte ra edhe nė krizė tė udhėheqjes-qeverisjes. Pėr ta kapėrcyer kėtė krizė, Diokleciani (me prejardhje ilire) sjell zgjidhje kalimtare preventive me formimin e dy kryeqyteteve, Romės nė Perėndim dhe Iznikut nė Lindje. Kjo zgjidhje kalimtare preventive pėrjetoi dėshtimin e vet nė vitin 395, me vdekjen e perandorit Theodosiut, kur Roma e Madhe, pėr shkak tė mosmarrėveshjeve e problemeve tė brendshme, ndahet nė dy pjesė. Por, kėtė fat nuk e pėrjetoi edhe Kisha, e cila tėrėsisht u nda mė vonė, nė vitin 1054.

Lėvizjet e mėdha tė popujve prej shekullit IV e deri nė shekullin VI (vizigotėt, ostrogotėt, gepidėt, langobardėt, hunėt e tė tjerė) nė vitin 476 i shkatėrruan perandoritė perėndimore dhe krijuan disa shtete kalimtare.

E. Gibbon konsideron se "nė Romėn Lindore mjedisi shoqėror e politik ka qenė mė i mirė se nė Perėndim, ku dominonte konfuzioni politik e ushtarak." Pėr kėtė arsye, kristianėt sinqerisht do t’i gėzohen okupimit tė Romės nga normanėt dhe hunėt nė ēerekun e fundit tė shekullit V. Ata konsideronin se me rėnien e Romės Perėndimore janė gjetur nė rreth shumė mė tė volitshėm e mė tė sigurt nga ai nė Romėn Lindore, tė cilėn e mendonin si vend tė mėkatimit nė botė.

Prej rėnies sė Romės Perėndimore e deri nė shekullin VIII shohim forcimin suksesiv tė Kishės dhe institucionalizimin e saj. Kėshtu, tė dhėnat dėshmojnė se Kisha nė kėtė kohė ėshtė ngushtė e lidhur me klasėn sunduese, qė rezultoi me dominimin e tyre nė tė gjitha segmentet e jetės: ushtarake, politike e administrative tė Romės. Nė atė kohė Kisha zhvilloi formulėn vijuese: nė skenėn politike mbretėrit janė sovranė, por njėkohėsisht ata duhet ta njohin sovranitetin shpirtėror tė Kishės. Nė pajtim me kėtė, ēdokush ėshtė i lidhur pėr Papėn dhe duhet ta njohė autoritetin e tij shpirtėror.

Duke filluar nga shekulli X, kur Evropa kalon nė rregullimin shoqėror feudal, Franca, Italia e Gjermania ndahen nė feude tė vogla. Prapėseprapė, perandori gjerman gėzonte autoritetin e tė gjitha feudeve nė Gjermani e Itali. Kėshtu u paraqitėn dy autoritete tė mėdha: 1) i papės, dhe 2) perandorit gjerman. Por, kėto dy autoritete nuk jetuan gjatė kohė nė paqe. Kisha u forcua dhe arriti ta pėrvetėsojė sundimin profan.

Fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI ishte karakteristik pėr sulmet e fiseve turaniko-bullgare dhe tė atyre sllave, tė cilat, duke vėrejtur se Perandoria Bizantine ėshtė dobėsuar, filluan t’i atakojnė trojet tona dhe t’i plaēkisin.

Sllavėt, si popull indoevropian, kanė ardhur nė Evropė nė njė periudhė mė tė vonshme, pasi qė valėt e dyndjeve tė tyre ndodhėn nė shekujt VI e VII. Kėto shpėrngulje, respektivisht kėto dyndje tė sllavėve tė Jugut nė aleancė me avarėt, qė mė saktėsisht do tė zgjasin prej fundit tė shekullit VI e deri nė fillim tė shekullit VII, do tė rezultojnė me vendosjen e tyre tė pėrhershme prej Danubit deri nė Detin Egje, ndėrsa gjatė dyndjeve tė tyre nė Ballkan, ata sulmuan e plaēkitėn pa u penguar.

Pėrpjekjet e vazhdueshme pėr romanizimin e popujve autoktonė kishin dėshtuar, siē ėshtė rasti me dakėt nė Rumani, thrakėt nė Bullgari, ilirėt nė Dalmaci, Shqipėri e Maqedoni. Sa i pėrket Kosovės, ėshtė fakt i pamohueshėm se tė paktėn qė nga shekulli XVIII p.e.s. lindėn shumė shtete politike ilire tė cilat kaluan gradualisht nga etapa fisnore nė mbretėri tė vėrteta tė vogla, si dardanėt, penestėt, peonėt etj., pėr tė evoluar mė vonė nė popullin shqiptar.

Sipas tė dhėnave qė ofron E. Petroviq, popullsia qė gjetėn sllavėt nė trojet lindore tė Serbisė sė sotme, nuk ishte ende e romanizuar dhe si provė pėr kėtė sjell emrat e vendeve, qė sipas mendimit tonė e mbėshtesin mendimin e mėsipėrm. Mirėpo, tė gjitha kėto lėvizje e konflikte nuk kaluan pa pasoja. Prandaj, invazionet, si tė avarėve ashtu edhe tė sllavėve, e mė vonė edhe tė bullgarėve, nė masė tė madhe e ndryshuan strukturėn nacionale tė popullsisė sė Dardanisė dhe vendeve tė tjera. Burimet kishtare tregojnė se invazionet ishin tė dhunshme, e jo me paqe. Vendėsit pėrjetuan fat tė mundimshėm. Disa u masakruan nė sulmet e para sepse rezistuan, disa u robėruan dhe u shitėn si skllevėr... ose u pėrvetėsuan e asimiluan nga bizantinėt.

Kėtė e vėrejmė edhe nga letra e Papa Nikolla I, dėrguar Mihailit II nė shtator tė vitit 860, me ē’rast kėrkon kthimin e jurisdiksionit nė territoret e Illyricumit Lindor, tė cilat ishin shkėputur nga Roma nė mes tė shekullit VIII, e ku i pėrmend tė gjitha provincat, duke pėrfshirė edhe Dardaninė me kryeqytetin e saj Skupin, qė d.m.th. se ata ishin ilirė.

Edhe periudha e mėvonshme karakterizohet me trazira e konflikte. Shekulli IX shėnon pėrtėritjen e interesit bizantin pėr trojet tona. Rreth vitit 850 pjesa mė e madhe e Shqipėrisė sė sotme u inkorporua nė provincėn bizantine, Themėn e Durrėsit, ku pėrfshihej Epiri i Ri, pjesė tė Prevalisit, derisa Epiri i Vjetėr u pėrfshi nė Themėn fqinje tė Nikopolisit. Mirėpo, ky kontroll bizantin ende lėkundej nga migrimet serbe.

S. Hill pohon se bullgarėt depėrtuan gati deri nė Durrės nė fund tė shekullit IX, kurse Sh. Demiraj sundimin e bullgarėve nė trojet tona e vė gjatė viteve 815-1018. Historiani S. Rizaj pohon se bullgarėt depėrtuan pėrtej Danubit nga fundi i shekullit VII. Kulmin e tyre bullgarėt e arritėn gjatė perandorit tė tyre Simeonit (893-927), kur edhe Kosova ishte pjesė e tyre. Si pasojė e kėsaj, Shqipėria nė fillim tė shekullit XI ishte skenė e ekspeditave ushtarake bizantine, kur perandori Vasili II Bullgarovrasėsi rivendosi kontrollin bizantin nė Shqipėri me fitore nė vitin 1018 nė Betejėn e Beligradit (Palcheropolisit-Beratit).

Shekulli XI ishte pėrplot kryengritje e trazira: ato tė vitit 1040, 1043, 1070, 1078, 1080 etj.

Nė vitet 1021-1022 shqiptarėt i gjejmė krah tė Bizantit, kur bullgarėt duke ikur nga Durrėsi me rrethinė, do ta shkretėrojnė pėr pak kohė Arbėrinė, qė atėbotė pėrfshinte rajonin midis Durrėsit, Krujės e Elbasanit.

Nė vitin 1054, si pasojė e ndarjes kishtare kristiane, Kosova ndahet nė dy pjesė - nė dy sfera interesi: nė tė Lindjes me rrafshlartėn e Kosovės si ortodoksė, dhe nė tė Perėndimit me fushėgropėn e Dukagjinit si katolikė.

Njė gjendje aspak mė tė mirė e hasim deri nė vitin 1347, kur Stefan Dushani e pushtoi Shqipėrinė dhe pėrzuri latinėt e bizantinėt. Njė pjesė e Kosovės qysh mė herėt pat ra nėn ndikimin serb. Tė gjithė shkencėtarėt shqiptarė pohojnė se serbėt u vendosėn nė Kosovė nė periudhėn e shekujve XII-XIV. Mė herėt nuk e hasim as popullsinė e tyre, as Kristianizmin e tyre, e as sundimin e tyre. Nė fund tė shekullit XI tokat shqiptare i pushtojnė serbėt, duke sulmuar Zveēanin e fortifikuar, Lipjanin, e mė vonė edhe Llapin, Drenicėn, Pejėn e Gjakovėn etj.

Historiani J. Swire konstaton se nė vitin 1169 Stefan Nemanja arriti t’i bashkojė shumicėn e krahinave serbe nė Veri nėn sundimin e tij, e pastaj formoi njė dinasti tė quajtur Dinastia Nemanjiqase.

Nė vitin 1180 serbėt e futėn nėn sundimin e vet Shqipėrinė Veriore, duke pėrfshirė edhe Shkodrėn. Mė pas e pushtuan edhe Prizrenin dhe qytetet tjera tė Kosovės.

Historiani Alan Ducelier shtrirjen serbe e shtron kėsisoj. Ai thotė se vetėm "nė kohėn kur princi Stefan u bė mbret, nė vitin 1217, shteti serb filloi tė zgjerohej dhe pėrfshinte edhe zonėn e Pejės, derisa trupi kryesor i territoreve tė Kosovės mbetej jashtė kufijve tė tij. Ardhja e osmanėve nė Ballkan totalisht e ēorganizoi shtetin serb, i cili pas vdekjes sė car Dushanit (mė 1355) u shkapėrderdh pėr shkak tė mospajtimeve tė brendshme. Kėshtu, princėrve mė tė fuqishėm tė vendit iu la veprimi i lirė pėr organizim. Kėshtu, nė Zetė dhe Shqipėrinė Veriore u paraqitėn Balshajt, nė luginėn e Moravės, Llazar Hrebelanoviqi, kurse nė Kosovė, Vuk Brankoviqi.

Siē cekėm, me vdekjen e car Dushanit dhe ndarjen e feudalėve serbė nė disa principata, u krijuan kushte qė edhe feudalėt shqiptarė tė organizohen, kėshtu qė themeluan tri principata (thema): principatėn e Durrėsit, tė Artės e tė Shkodrės, qė shtrihej prej Dubrovnikut deri nė Durrės e Prizren.

Mund tė pėrmblidhet se invadimi i sllavėve nga Veriu drejt viseve jugore gjendjen e ilirėve e vėshtirėsoi edhe mė shumė. Pėr t’iu shmangur konflikteve e trazirave tė vazhdueshme, e madje edhe zhdukjes sė tėrėsishme, njė pjesė e ilirėve u tėrhoqėn drejt Jugut, kurse pjesa tjetėr e mbetur, pėrkundėr humbjeve tė mėdha, u bėnte ballė presioneve asimiluese sllave. E tillė ishte jeta nė kontinuitet, me ndryshime tė vogla gjatė sundimit tė Stefan Nemanjės, Millutinit dhe Stefan Deēanit.

Shkrimi i Guillaume D’Adam, propagandues i kryqėzatės e tendencioz, megjithėkėtė hedh dritė nė ndriēimin e asaj periudhe. Ai, nė vitin 1332, shkruan: "... Kėta njerėz, si latinė ashtu edhe shqiptarė, janė nėn zgjedhėn e padurueshme dhe shumė tė rėndė tė princit tė sllavėve, tė cilin ata e pėrbuzin dhe e urrejnė nga zemra, ngaqė shpesh i lidhin me zingjirė dhe bujarėt e tyre ua shpronėsojnė... Qė tė gjithė, sė bashku dhe individualisht, janė tė mendimit se ata do t’i shenjtėronin duart e veta po t’i zhytnin nė gjakun e tė lartpėrmendurve - sllavėve."

Kur ėshtė fjala pėr autoktoninė e serbėve nė trojet iliro-shqiptare, (pseudo) shkenca serbe insiston nė toponiminė aktuale si argument dhe nė disa objekte sakrale. Ndonėse shumica e kėtyre tė fundit mbajnė prejardhje bizantine e romake, e disa madje edhe ilire, e tė pėrvetėsuara nga serbėt nė fund tė Mesjetės, ata sot e gjithė ditėn indoktrinojnė veten dhe tė tjerėt. Sa i pėrket toponimisė, Alan Ducelier pėrgėnjeshtron pohimet serbe, duke pohuar se "pjesa mė e madhe e toponimeve sllave nė Kosovė dhe Shqipėri duhet tė jenė mė shumė bullgare se serbe, qė ėshtė fare e natyrshme meqė bullgarėt e okupuan kėtė zonė qė nga shekulli IX, e posaēėrisht nė mbarim tė shekullit X, nė kulmin e Perandorisė Bizantine, me Ohrin si kryeqytet. Nė atė kohė serbėt ishin tė vendosur larg nga Kosova, nė tė vėrtetė, nė shekujt IX-X kolonitė e tyre tė para kompakte ishin Rasha (Rasa) nė luginėn e Ibrit, nė Perėndim tė Moravės dhe Zeta qė korrespondonte gjerėsisht me Malin e Zi tė sotshėm".

Gjendja e rėndė politike, ekonomike e ushtarake kishte shkaktuar edhe kaos tė vėrtetė shpirtėror, social, e mos tė cekim moral, kulturor e shkencor, e kėshtu me radhė. Kėtė mė sė miri na ilustron e dhėna se popujt qė ishin drejtpėrdrejt apo tėrthorazi nė trojet tona, popujt tjerė pėrreth i trajtonin ndryshe nga popullsia e vet. Fjala vjen, ēifutėt (qė nėpėrmjet romakėve e Kristianizmit kanė influencė nė trojet tona) lejojnė skllavėrimin e joēifutėve, por jo edhe tė ēifutėve, ndaj tė cilėve duhet tė sillen mirė e t’i ndihmojnė. Ata ndalojnė kamatėn (eksploatimin) ndėrmjet veti, por e lejojnė me tė huajt, duke pretenduar se ata nuk kanė ndonjė obligim ndaj atij populli injorant.

Edhe te fqinjėt e parė tė ilirėve, nė Greqinė antike e mė vonė, diskriminimi ka qenė nė kulm. Disa grekė mendonin se jogrekėt pėr nga natyra janė krijuar pėr robėr. Filozofi i njohur e nxėnėsi i Sokratit, Platoni, ka kritikuar skllavėrimin e grekut nga greku, por skllavėrimin e tė huajve nga greku ai e lejon pėr shkak se, sipas tij, disa popuj intelektin nuk e kanė tė pėrsosur, dhe si tė tillė duhet tė pėrfundojnė si skllevėr. Kurse mėsuesi i Lekės sė Madh, Aristoteli, filozof me famė, njerėzit i ka ndarė nė: 1) tė lirė, dhe 2) skllevėr. Kėta tė fundit janė krijuar vetėm pėr t’u shėrbyer tė parėve. Ky skllavėrinė e ka konsideruar si institucion tė nevojshėm.

Sipas disa parashtrimeve themelore, Kisha kristiane dhe autoritetet fetare kristiane kanė tė drejtė dhe kompetenca qė tė tjerėt, jokristianėt, me forcė t’i tėrheqin nė Kristianizėm. Mbėshtetjen pėr kėtė detyrim e gjejnė nė Besėlidhjen e Re, sipas Lukės, 14:15-24, ku ndėr tė tjera thuhet: "... dhe detyroi tė hyjnė...".

Kisha kristiane nė bazė tė kėsaj anekdote ka konkluduar se udhėzimi mund tė imponohet me dhunė dhe se Kisha ka tė drejtė tė bėjė presion e ta terrorizojė shpirtin njerėzor. Ata qė kanė refuzuar Kishėn janė ekskomunikuar dhe janė djegur nė zjarr.

Nė fillim Kisha e ka nxitur dhe motivuar femrėn pėr aktivitete tė gjera, e veēanėrisht pėr lindjen e pasardhėsve, por mė vonė femra ėshtė blasfemuar, ėshtė shpallur si shtrigė e fallxhore, pėr ēka janė djegė tė gjalla me mijėra gra.

Kėsaj dhune iu nėnshtruan edhe dijetarėt e artistėt, qė paraqet njė fotografi tė errėt tė periudhės paramesjetare e mesjetare. Sipas njė pohimi, gjyqet e inkuizicionit pėr njė kohė shumė tė shkurtėr kanė dėnuar 30.000 njerėz me vdekje dhe djegie.

Analitikėt pohojnė me tė drejtė se bazament pėr gjithė kėtė dhunė e kėto masa drastike janė thėniet nga Besėlidhja e Re:

"... E kush mė pranon mua, e pranon atė qė mė dėrgoi mua". (Luka, 9:48), ose

"… E kush mė pėrbuz mua, e pėrbuz atė qė mė dėrgoi mua’. (Luka, 10:16).

Tekstet tjera biblike kanė theks edhe mė tė rreptė, e kjo shihet sidomos pėr ata qė mbesin jashtė udhėzimit, d.m.th. pa e pranuar mėsimin ungjillor:

"Kush nuk ėshtė me mua, ėshtė kundėr meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapėrderdh." (Mateu, 12:30).

Mėsimet kristiane urdhėrojnė skllavin t’i nėnshtrohet totalisht dėshirės sė zotėriut, skllavopronarit tė tij, dhe jeta e vdekja e skllevėrve ėshtė e varur nga dėshira e skllavopronarit. Ēdo njeri autoritativ nė perandori ka poseduar disa mijėra skllevėr tė dėnuar pėr shkaqe shumė tė vogla. Po ashtu, nėse femra e lirė kristiane ėshtė martuar me skllavin, ajo ėshtė varur, kurse skllavi ėshtė djegur i gjallė. Madje, edhe vetė Kisha ka poseduar skllevėr dhe ka pranuar qartė legalitetin e skllavėrisė, me pretekst se po pengon lypjen e lėmoshės dhe vjedhjen.

Gjendja aspak dhe askurrė nuk ka qenė mė e mirė as te bizantinėt. Ata pėr vete kanė supozuar se janė krijuar tė udhėheqin me botėn, kurse tė tjerėt janė krijuar pėr t’u shėrbyer atyre. Skllavi nuk ka gėzuar tė drejtėn tė posedojė, tė trashėgojė, tė lė trashėgim apo tė martohet legalisht. Skllavi i padobishėm, i sėmurė apo nė moshė ėshtė vrarė.

Ligji, apo e Drejta romake parasheh se tė gjithė skllevėrit e njė njeriu tė lirė, tė vrarė nga skllevėrit, duhet tė vriten, etj. E gjithė kjo gjendje shfarosėse e totalisht diskriminuese dhe ndėrrimi i shpeshtė i pushtuesve nė trojet qė i cekėm mė parė, pastaj mospajtimet ideologjike tė kristianėve ndaj tė tjerėve, ēarjet dhe konfliktet ndėrkristiane nė katolikė, ortodoksė e sekte tė tjera tė shumta, linin pėrshtypje pėr njė gjendje tė rėndė dhe asfiksuese religjioze, morale, politike, ekonomike e kėshtu me radhė. Kjo bėri qė tė pėrhapen doktrina pikėpamjesh tė ndryshme qė ishin nė kundėrshtim me doktrinat religjioze tė Kishės zyrtare, e si protestė e hapur ndaj shtrembėrimeve doktrinore dhe dhunės permanente. Vėrehen sektet: bogumile, novaciane, manihene, mesaliniane, kutugjere, bullgare, babune, torbaēe, e ndėr mė tė njohurat hasim sektet e arianizmit dhe akacianizmit, qė nga Kisha zyrtare u ndoqėn me ashpėrsi.

Vlen nė mėnyrė tė veēantė tė ceket aktiviteti i sektit bogumil, mė i njohuri dhe mė i rebeluari nė shekullin X, qė iu kundėrvu institucionalizimit tė Kristianizmit nė Mesjetė. Sipas disa tė dhėnave, nė Siujdhesėn Ballkanike, nė Thraki e nė Ballkanin Lindor, Bogumilizmi u paraqit nė shekullin X. Nė zhvillimin e tij nė masė tė madhe kanė ndikuar sekti paulician e mesalian, e po ashtu kanė ndikuar edhe mėsimi hebraik e islam. Megjithėkėtė, doktrina e bogumilėve shquhej me elemente tė theksuara tė mėsimit maniheist. Pėr shkak se janė ndjekur rreptė nga sundimtarėt serbė (shekulli XII-XIV), prej shekullit XIII bogumilėt tėrhiqen nga Rumelia drejt Perėndimit nė Bosnjė, ku rezistojnė deri nė ardhjen e osmanėve dhe Islamit. Ata janė ndjekur si heretikė kurse mėsimi i tyre si herezė, si nga katolikėt ashtu edhe nga ortodoksėt.

Njė pėrmbledhje e gjendjes shpirtėrore e fizike - biologjike shpie drejt pėrfundimit se Roma (Lindore e Perėndimore) e tė tjerėt, pėr shkak tė qėndrimit tė tyre kryekėput materialist, tė veshur me petkun e shenjtėrisė, nė aspekt tė jetės njerėzore dhe vlerės sė saj inherente, pėr shkak tė tė konceptuarit antropomorf tė Zotit, pėr shkak tė konceptimit pėrbuzės e injorues tė kėsaj bote nga ana e Kristianizmit dhe tė shtypjes sė instinkteve natyrore e synimeve legjitime tė njeriut nga njėra anė, dhe sllavėt e tė tjerėt, tė sėmurė nga dėshira drejt pushtetit, drejt fuqisė, pėrkatėsisht drejt vullnetit imperialist, po sikur edhe vėllezėrit e tyre perėndimorė, nga ana tjetėr, shkaktuan lindjen e fatumit e jo tė lirisė, shkaktuan rebelimin e njeriut dhe daljen e tij jashtė kornizave zyrtare kishtare. Nė njė gjendje tė kėtillė tė pashpresė, edhe gjatė Mesjetės trojet tona iliro-shqiptare nė pėrmasa (jo fort) tė vogla u ndeshėn me mėsimet e Fesė islame dhe muslimanėt e parė, por me shpresa tė vogla qė tė mbijetojnė. Pėrkatėsisht, muslimanėt ishin nė numėr simbolik me rastin e depėrtimit tė Perandorisė Osmane nė kėto troje, e tė tjerėt u dėbuan, u zhdukėn apo u asimiluan. Ėshtė e dukshme se ardhjen e osmanlinjve nė trojet tona dhe pėrgjithėsisht nė Ballkan, e pritėn duarhapur jo vetėm muslimanėt e paktė, por edhe popullsia tjetėr e organizuar nė sekte tė ndryshme, e madje edhe njė pjesė e popullsisė me besime tė tjera.

 

LITERATURA

1.  "Argumenti" – ?asopis za teoriju i praksu, nr. 2-1982, Rijeka.

2.  Arnold, Thomas; "Povijest islama - Historijski tokovi misije", botimi III, Sarajevo, 1990.

3.  Asad, Muhammed; "Islam na raspu?u", Zagreb, 1994.

4.  Azizussamed, Ulfe; "Islamizmi dhe Krishterizmi", bot. I, Prizren, 1413-1992.

5.  "Bujku" - e pėrditshme e dt. 01.04.1995; 13.07.1995; 19.05.1995; 14.09.1996, Prishtinė.

6.  Bulaē, Ali; "Islam i demokratija, teokratija i totalitarizam", Sarajevo – Ljubljana, 1995.

7.  Demiraj, Shaban; "Gjuhėsi ballkanike", Shkup, 1994.

8.  Doēi, Rexhep; "Iliro-shqiptarėt dhe serbėt nė Kosovė (sipas onomastikės)", Prishtinė, 1994.

9.  El-Hufi, Muhammed Ahmed; "Toleranca islame", Prishtinė, 1996.

10.   Gams, Andrija; "Biblija i društvo", Novi Sad, 1979.

11.   Grup autorėsh; "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", Punime nga Simpoziumi ndėrkombėtar i mbajtur me 12-15.10.1992, Prishtinė, 1995.

12.   Grup autorėsh; "Historia e popullit shqiptar", I, bot. II, Prishtinė, 1979.

13.   Grup autorėsh; "Ilirėt dhe Iliria te autorėt antikė", Prishtinė, 1979.

14.   Grup autorėsh; "Shqiptarėt e Maqedonisė", Punime nga Simpoziumi 1992, Shkup, 1994.

15.   Gjini, Gasper; "Skopsko–prizrenska biskupija kroz stolje?a", Zagreb, 1986.

16.   Hadri, Ali; "Historia e popullit shqiptar pėr shkollat e mesme", botimi III i plotėsuar, Prishtinė,. 1993.

17.   Handži?, Mehmed; "Islamizacija Bosne i Hercegovine i poreklo bosansko-hercegova?kih muslimana", Sarajevo, 1940.

18.   Ibrahimi, Nexhat; "Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane", Shkup, 1997.

19.   "Kultura" – ?asopis za teoriju i sociologiju kulture i kulturnu politiku, 13-14/1991, Beograd, 1971.

20.   "Kur'ani me pėrkthim e komentim" nė gjuhėn shqipe nga h. Sherif Ahmeti, Medine, Arabia Saudite, 1413 hixhrij.

21.   Muhammed, Mahmud Seid; "Islami dėnon diskriminimin racor", 1415/1994.

22.   "Pėrparimi" – revistė shkencore, nr. 2/1991, Prishtinė.

23.   Rizaj, Skėnder; "Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII", Prishtinė, 1982.

24.   Stipēeviq, Aleksandar; "Ilirėt", botimi III, Prishtinė, 1990.

25.   "Shkrimi Shenjt" – pėrkthyer nga Don Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.

26.   Tėrnava, Muhamet; "Popullsia e Kosovės gjatė shekujve XIV-XVII", Prishtinė, 1995.

27.   Turčinović, Josip; "Katolička crkva u južnoslavenskim zemljama", Zagreb, 1973.

 

Muamedi a.s

Jusuf el Kardavi

Ebu Shejma

Hadithe

Dijetaret Musliman

Kuorizitete

Tema te Ndryshme

Civilizim

Gjeografi Islame

 

Copyright 2002-2004 by-- Bek@