Demat e Detit
Industrite e lashta te
naftes
Nga Dr. Zain
Bilkadi
[Arabet e
lashte te njohur ndryshe si Nabateanet apo “tregtaret e naftes ne Detin e
Vdekur” ishin pasardhesit e popullit arab te Themudit. Nabateanet e lashte
jetonin aty ku sot ndodhet Hixhazi, ne veri-perendim te Arabise Saudite. Me
vone ata vendosen te ndertonin nje mbreteri (shek. 4-3 p.e.r.) qe perfshinte
hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te gjithe ate qe sot quhet
Jordani, bile dikur edhe Damaskun. Ky popull njihet si themelues i
mbreterise me te madhe te Lindjes se Mesme. Nabateanet ishin nje popull i
pasur, ne fakt aq i pasur saqe ata jane te vetmit ne historine e koherave qe
vendosen taksa jashtezakonisht te larta per ata qe varferoheshin ne vend qe
te pasuroheshin.
Ishte vdekja e
Aleksandrit te Madh dhe shperberja e mbreterise se tij qe solli nabateanet
dhe industrine e tyre te bitumit, ne konflikt me superfuqite e asaj kohe.
Shume vite me vone, ne 86-87 p.e.r., mbreti grek Antiokusi XII ndermori dy
fushata kunder mbretit nabatean, Ubejde I, ne nje perpjekje per te sunduar
industrine nabateane te naftes. Ne vitin 31 p.e.r. arabet triumfuan kunder
mbretit cifut Herod ne betejen e Kanauatit, sot Siria, dhe politika e naftes
ne Lindjen e Mesme e vulosi fatin e Antonit dhe Kleopatres VII. Me ne fund
ne vitin 106 e.r. nabateanet u bashkuan nga mbreti Traxhan ne nje province
te sapo formuar te Arabise Romake, me kryeqytet Bostran ne Sirine jugore.]
---- ---- ---- ----
Njerezit e
kane perdorur naften qe ne kohet e lashta.
Gjuetaret
parahistorik perdornin bitumin per te ngjitur majat e mprehta ne shigjetat e
tyre, ndersa fermeret parahistorik korrnin me kosa, majat e gurta te te
cilave ngjiteshin me te njejtin material. 7000 vjet me pare populli i
Ubaidit i izolonte anijet me bitum te cilin e perdornin edhe per artin
dekorativ qe e punonin aq bukur me ate qe quhet nena e perlave apo lapis
lazuli (nje gur i cmuar ne ngjyre blu te erret).
Te gjithe keto
gjendeshin ne Mesopotami, aty ku nafta ishte dhurate e natyres e cila i
kish falur atij populli burime te naftes e bitumit dhe shkembinj te pasur me
nafte. Sipas fakteve te fundit thuhet qe bitumi tregtohej ne bregdetin
perendimor te Gadishullit Arabik rreth fundit te shek 5 p.e.r.. Diku tjeter
ne Lindjen e Mesme, gazi natyroror i pashfrytezuar, i ndezur nga rrufete,
shkaktonte zjarre gjigande qe beheshin objekte te nje frike supersticioze.
Ne kohera,
sumerianet, asirianet dhe babilonasit perdornin apo e merrnin bitumin nga
burimet e Hitit dhe krahinave perreth Eufratit si: Ain Mamura, Ain Elmaraxh,
Ramadi, Xheba dhe Ebu Giri. Ai perdorej per ndertimin e sistemeve vaditese,
izolimin e anijeve, si shtese per te forcuar tullat e pjekura dhe si
material per te mbajtur ato te lidhura ne ndertime. Keto civilizime te
shkalles se larte perdornin tulla ne miliona dhe bitumin ne tonelata, ne
fakt i perdornin keto aq shume saqe na duhet ta pershkruajme si nje industri
te tere.
Ne mendojme qe
industria e naftes eshte nje fenomen qe i perket shek. XX, dhe sigurisht
gjate ketij shekulli eshte konsumuar me shume nafte se kurdohere, bile edhe
per konsum per banore. Por ekzistonin industri te verteta ne ate kohe, qe
punesonin nje numer te madh te popullsise, qe prodhonin produkte standarte
dhe puna e te cilave pati ndikime te medha ne rendin ekonomik dhe politik
nderkombetar. Nepermjet tre artikujve ne do te mundohemi t’i hedhim nje
sy disave prej tyre.
---- ---- ---- ----
Per nabateanet
e lashte arab, historia filloi te shkruhej ne 312 p.e.r., kur nje ushtri
mercenare greke kaloi shkretetiren siriane ne Jordanine e sotme dhe ju
drejtuan pikes me te larget te Detit te Vdekur. Kur ata mberriten
destinacionin, komandanti i tyre – nje gjeneral i quajtur Hieranimus i
Kardias – nuk mundi t’i besonte syve. Grupe fisesh qe flisnin arabisht
kishin ngritur cadrat ne breg me devete e tyre dhe prisnin ate qe ata e
quanin Thaur – fjala arabe per “Dem” – te shfaqej ne mes te ujerave
sulfurike.
Hieronimusi me
vone zbuloi qe “Demat” ishin si ajsberge gjigande nafte te ngjizur dhe te
papaster – bitum, qe lundronte ne ujerat e ndotura duke u shtyre nga ererat
(shiko Aramco World, nentor-dhjetor, 1984). Sa here qe nje “dem” do te dukej
ne siperfaqe, detaret do te suleshin me sepata ne duar duke garuar kush e
kush ta zinte i pari prene e tij.
Arabet e
vleresonin shume naften; dhe ashtu sikurse greket thonin, ata e merrnin ate
si placke lufte. Askund nuk eshte pershkruan me mire kjo skene sesa ne
revisten e vete Hieronimusit:
“Ata benin
gati trapet e tyre dhe i leshonin ato ne det. Mbi to lundronin tre vete, dy
nga te cilet i jepnin rremave ndersa tjetri mbante shigjeten ne dore te
cilen e perdorte kunder atij qe do te nderhynte ne kete gjueti. Kur ata i
afroheshin bitumit lundrues ata kercenin ne te dhe me sepata pritnin copeza
nga ai duke i derguar ato me pas ne breg”.
Ne breg, grate
dhe femijet i sperkatnin keto copeza me dhé, i fusnin ato neper canta lekure
dhe i ngarkonin ne devete qe beheshin gati per nje udhetim te gjate permes
Sinait. Destinacioni i tyre ishte Aleksandria, Egjypt.
Si per ironi,
kur Hieronimusi e pa kete korrje te jashtezakonshme te detit, ai kishte
marre urdher t’i perzinte arabet dhe te siguronte naften per mbretin
greko-maqedonas Antigonus I apo Monofthalmus-me nje sy. Hieronimusi i cili
ishte shume i mire per te mbajtur shenim ato qe shikonte, u mund me shume
lehtesi nga arabet dhe ai vete u desh te arratisej per te shpetuar. Rreth
270 vjet me vone, ditari i tij i harruar prej kohesh, ra ne duart e
historianit Romak Diodorus Siculus, i cili e perdori ate per te
pershkruar jeten e nabateaneve. Deri ne ate dite qe greket u shfaqen aty ku
ata nuk ishin te mirepritur, asgje nuk dihej per nabateanet e Detit te
Vdekur. Disa studiues mendojne qe keta te kene qene populli Nebaioth i
permendur ne Bibel, apo sipas perkthyesit te Kur’anit Abdullah Jusuf Ali,
ata ishin ato qe mbijetuan nga populli i Themudit ne Arabi. Eshte padyshim e
sigurt qe ata jetonin aty ku sot eshte Hixhazi ne tokat veri-perendimore te
Arabise Saudite, nga ku ata vendosen te ndertonin nje mbreteri qe perfshinte
hapesira te medha te shkretetires Negev, pothuaj te gjithe Jordanine e
sotme, bile dikur edhe Damaskun. (shiko Aramko World, Mars-Prill, 1981) G.
W. Boversok, profesor ne universitetin e Harvardit, ekspert mbi nabateanet
dhe autor i librit Arabia Romake e quajti ate “ nje nga civilizimet me te
medha te Lindejs se Mesme ne ate kohe”.
Megjithese nje
pjese e madhe e historise se tyre mbetet ne erresire, te gjithe jane te
mendimit qe nabateanet ishin nje popull i pasur bile aq i pasur saqe ato
njihen si te vetmit ne historine boterore te cilet vendosen taksa
jashtzakonisht te veshtira per ata qe varferoheshin ne menyre qe te
pasuroheshin. Per te qene te sigurt, nje pjese e madhe e pasurise se tyre
vinte nga te ardhurat qe keta merrnin nga tregtia e specave djeges dhe e
myshqeve aromatike qe qarkullonte nga Arabia ne Egjypt – nje tregti kjo
shume fitimprurese per te cilen ata ishin ndermjetesit ekskluziv. Por ne
rastin tone, keto arabe te zgjuar dhe te shkathet e ndertuan prosperitetin e
tyre mbi dy monopole, dhe jo nje, sepse ata ishin te vetmit eksportues te
bitumit te Detit te Vekur ne Egjypt.
---- ---- ---- ----
Ne shek. IV
p.e.r.
kerkesa per
bitum ne Egjypt po rritej dhe kjo per nje arsye te forte. Kjo substance po
behej shume shpejt materiali kryesor per ritin me te rendesishem fetar ne
Egjypt – Mumjen.
Ruajtja e
trupit te te vdekurit,
ka qene nje
tradite mijera vjecare qe trashegohej nga besimi i faraoneve qe nese trupi i
te vdekurit nuk ruhet, atehere nuk ka asnje siguri per shpirtin ne boten
tjeter. Sidoqofte, rreth shek. V apo VI p.e.r., egjiptianet paten nje
mungese te theksuar te aromatikeve, te cilet ato i merrnin nga bime te
ndryshme qe ata i perdornin per operacion. Me kalimin e kohes, prifterinjte
egjiptiane zbuluan se ato mund te zevendesonin nje pjese te aromatikeve me
bitum te shkrire, duke krijuar nje perzierje me aromatiket natyrale. Ky
bitum i shkrire shfaqet me inicialet mhr.Hr, nje perkthim ky i papiruseve
egjiptiane te vjeter, dedikuar Anibusit, nje idhulli me koke cakalli i
njohur si shpikesi i mumjeve: “Anubis... e mbush pjesen e brendshme te
kafkes me mrh.Hr, aromatike, vaj cedari (nje lloj peme) me arome te
kendeshme) dhe dhjamin e pulpave te kembes”.
Fjala mrh.Hr
eshte e shkruar ne heroglife me simbolin e bufit, gojes, nje bime te
gershetuar, fytyres dhe nje ene. Fjala i afrohet disi fjales arabe per
bitumin, humar, te cilen nabateanet mund ta kene perdorur.
Per vete
faktin qe Egjypti nuk kishte bitum, ata detyroheshin ta importonin ate nga
nabateanet. Popullsia e Egjyptit ne vitet 300 p.e.r. ishte afersisht 7
milione dhe kerkesa per bitum ishte shume e madhe. Por nabateanet e dinin qe
ne Detin e Vdekur fshihej nje thesar i permasave te medha. Keshtu qe ashtu
sikurse dhe sot, nafta dhe tregu nderkombetar deshmuan se ishin te pandare.
---- ---- ---- ----
Ndermjet 323
dhe 285 p.e.r. nabateanet e gjeten veten ngushte ndermjet perpjekjeve te dy
superfuqive qe udhehiqeshin secila nga ish gjenerale te ushtrise se
Aleksandrit te Madh, Ptolemi I Soter dhe Antigonusi I me nje sy. Pas vdekjes
se Aleksandrit te Madh te dy keta gjenerale u perpoqen te eleminonin
njeri-tjetrin dhe te merrnin ne dore nje mbreteri qe perfshinte te tere
Lindjen e Mesme. Ptolemi I themeloi nje dinasti ne Egjypt ndersa Antigonusi
I mori cfare eshte sot Turqia, Siria dhe Libani.
Ne vitin 312
p.e.r. Antigonusi mori sulmin e tij kundrejt Ptolemit. Ushtria e tij, qe
udhehiqej nga nje oficer i besuar, Athineus, dhe e perbere prej 4600
luftetare, kishte marre misionin qe te nenshtronte “barbaret”, ashtu si i
quanin ata nabateanet dhe gjithashtu t’i vinte nje bllokade ekonomike krahut
lindor te Egjyptit. Eshte e mundur qe Antigonusi te kishte degjuar per
eksportin e bitumit permes shkretetires – dhe keto tregojne qe ai kishte
planifikuar qe mungesa e bitumit do te sillte kryengritjen e klerit qe
kishte nje ndikim aq te fuqishem tek rivali i tij. Por skema e Antigonusit
deshtoi.
Atheneus
kishte marre vesh qe ishte zakon i burrave te fiseve nomade te Detit te
Vdekur te mblidheshin nje here ne vit per nje festival kombetar pergjate te
cilit ata linin te gjithe pasurine e tyre me te vjeterit, grate dhe femijet
ne nje vend te quajtur “shkembi”. Ky shkemb i pershkruar si shume i forte, i
larte por i pa mbrojtur me fortese, duket sikur i perngjan kodres Um
el-Bijara, qe ndodhet brenda qytetit te kuq te Petras, emri i te cilit do te
thote “shkemb” ne greqisht. Ky qytet u be me vone kryeqyteti i mbreterise
Nabateane (shih Aramco World, shtator-tetor, 1991). Atheneusi vendosi qe
sulmi i tij te koincidonte me festivalin. Duke arritur shkembin ne mbremje,
ai sulmoi ne befasi dhe vrau apo burgosi shume nga ata. Pasi plackiti
kampin, ai u largua ne erresire me 700 deve dhe nje sai te madhe te plackes
se luftes qe perfshinte shume aromatike dhe myhrr (nje substance
ngjitese, ngjyre kafe qe perdoret per te bere parfume dhe aromatike), dhe
gjithashtu 500 shufra te argjendta. Per ne, kjo pasuri evidenton qe
nabateanet ishin tregtare te zote dhe kishin akumuluar pasuri te madhe,
ndersa per forcat e Atheneusit ajo ishte shkaterrimi vete. Te lodhur nga
vapa, te mbingarkuar dhe pa uje ata bene nje gabim fatal. Ata ngriten nje
kamp shume me shpejt sec duhej.
Nabateanet
mesuan per kete sulm te grekeve dhe ata nuk humben kohe per te mbledhur
forcat dhe per tu nisur pas tyre. Pasi e gjeten kampin e grekeve, ata u
sulen per hakmarrje dhe nga fundi i dites te gjithe ushtaret dhe pjesa me e
madhe e kaloresve te Atheneusit u shkaterruan.
Kur u kthyen
tek shkembi i tyre me gjithe mallin e tyre, nabateanet i shkruajten nje
leter Antigonusit, e shkruar ne “shkronja siriane” – ndoshta Armaik, gjuha e
folur e asaj zone. Ata akuzuan Atheneusin per agresion dhe kerkuan fjalen qe
ata nuk do te sulmoheshin me. Antigonusi, me qellim qe te fitonte kohe, e
mohoi pergjegjesine e tij per kete ngjarje dhe i siguroi ata qe Atheneusi
kishte vepruar kunder urdherave te tij. Por kjo nuk i qetesoi nabateanet qe
per te parandaluar cdo rrezik, ata vune njerez qe ruanin nga majat e kodrave
gjate gjithe territorit te tyre.
---- ---- ---- ----
Jo shume pas
kesaj, Antigonusi urdheroi djalin e tij Demetrius – i njohur te greket si
Poliorsitis (ngrites kurthesh) – qe te marshonte drejt shkembit ne krye te
nje ushtrie shume te madhe qe perbehej prej 8000 ushtaresh gjysma e te
cileve ishin kalores. Por levizja e tij u diktua shume shpejt nga nabateanet
qe menjehere caktuan nje garnizon per te mbrojtur qytetin, ndersa te tjeret
u shperndane ne drejtime te ndryshme duke marre me vete pasurite e tyre
bashke me bagetite dhe duke u futur thelle ne shkretetire.
Kur Demetrius
arriti Petran, ai e gjeti ate te mbrojtur. Sulmi i pare u thye me shume
lehtesi dhe ai u detyrua te terhiqej. Diten e dyte, ndersa ai pergatitej per
t’i dhene qytetit nje rrufe te dyte, pleqte nabateanas i derguan atij nje
mesazh ku ata shprehnin shume bukur deshiren per paqe por edhe gadishmerine
per lufte te arabeve beduine:
“Hiresia juaj,
Demetrius. Me cfare deshire apo nen cfare detyrimi ju po luftoni nje popull
qe jeton ne shkreterire, ne nje toke qe nuk ka as uje, as bimesi dhe asgje
qe i perket nevojave te jetes suaj? Sepse ne, duke mos dashur te
skllaverohemi, vendosem te jetonim ne nje toke qe nuk ka asgje qe vleresohet
nga njerezit e tjere, dhe ta ndertonim jeten tone duke mos ju bere ju as me
te voglin dem. Per kete ne te lutemi ty dhe babait tuaj te mos na beni dem,
por pasi te pranoni disa dhurata nga ne, te terhiqni forcat tuaja dhe t’i
konsideroni nabateanet si miqte tuaj. Ju as nuk mund te qendroni ketu per
shume gjate sepse do tu mungoje uji dhe nevojat e tjera dhe as mund te na
forconi te jetojme nje jete tjeter.”
Pasi beri nje
marrveshje me te cilen ai do te merrte dhurata dhe rober, Demetrius u
terhoq. Por ne vend qe te kthehej ne Siri – si per zhgenjimin e arabeve – ai
marshoi drejt Detit te Vdekur dhe e shpalli veten zotin e te gjithe thesarit
te atjeshem. Duke lene prapa ushtrine e tij, ai vrapoi te i jati per t’i
dhene lajmin e mire. Antigonusi, i impresionuar nga ajo qe i biri kish
gjetur, vendosi te dergoje atje edhe nje batalion tjeter, kete rradhe te
kryesuar nga Hieronimus. Tani duhet te pergatiteshin varkat per te marre te
gjithe bitumin dhe per ta mbledhur ate ne nje vend te caktuar. Por kur
Hieronimus u perpoq te merrte ate thesar, ai u sulmua prej rreth 6000
arabesh te cilet e shkaterruan ushtrine e tij me nje rrufe shigjetash.
---- ---- ---- ----
Episodet e
Atheneusit dhe Demetrius ne 312 p.e.r.
nenshkruan
hyrjen e nabateaneve ne histori, dhe ashtu sikurse arkeologu Piter Parr
shkruan, kjo u be atehere kur ata ishin te pasur dhe te fuqishem. Ne gjysmen
e pare te shek. III, gjate udheheqjes se Ptolemi II Filadelfus (285 – 247
p.e.r.) territoret nabateane u zgjeruan, duke perfshire keshtu zonat e
Hauranit ne Sirine e sotme, dhe nje pjese shume te madhe te shkretetires se
Negevit pergjate Uadi Araba.
Shume pak
dihej per nabateanet nga gjysma e shek. III deri ne vitet 100 p.e.r., pervec
emrit el-Harith I (ose Aretas), i cili ishte i pari udheheqes nabatean emri
i te cilit gjendej neper shenime dhe i cili udhehoqi rreth 168 p.e.r.. Me
pas, ose me mire te themi nga fundi i shek. II, Petra ishte mbushur plot te
derguar dhe vizitore e huaj, perfshij ketu edhe nja ambasador romak.
---- ---- ---- ----
Nga te dhenat
e marra nga historiani romak Xhosefus, dime qe ne 88 dhe 87 p.e.r. mbreti
seleucid grek Antiokus XII ndermori dy sulme kunder mbretit nabatean, Ubejde
I, ne nje perpjekje per te zoteruar industrine e naftes. Te dy sulmet
deshtuan, bile ne sulmin e dyte Antiokusi humbi jeten e tij ne nje beteje
prane Detit te Vdekur.
Xhozefusi
raporton:
Ubejde u
terhoq ne nje pozicion me te mbrojtur. Pastaj, papritur ai u hodh ne sulm me
kalorsine e tij prej 10000 luftetaresh duke e kapur ushtrine e Antiokusit ne
befasi. Ndersa Antiokusi mbijetonte, luftetaret e tij vazhdonin te luftonin
megjithese ata po vuanin keq ne duart e arabeve. Po kur Antiokusi ra duke u
munduar te mbeshteste vijen e pare te luftimit, e tere ushtria e tij u thye
gjate perpjekjeve te tyre per te avancuar apo gjate terheqjes. Ata qe
mbijetuan u strehuan ne fshatin Kana, ku me vone pjesa me e madhe e tyre
vdiq nga uria.”
---- ---- ---- ----
Nabateanet e
vazhduan fuqishem eksportin e tyre ne Egjypt deri ne shek. I p.e.r. keshtu
qe pasuria e tyre vazhdonte te rritej. Bitumi shkonte nga arabet e Uadit ne
Petra apo Avdat ne karvanet e deveve dhe me pas ne veri ne qytetin bregdetar
te Gazes. Nga Gaza ngarkesa ose transportohej me anije qe shkonin ne
Aleksandri ose vazhdonte me karvane pergjate vijes bregdetare drejt per ne
Egjypt.
Por me ardhjen
e shek. I p.e.r., nabateanet se bashku me tregun e tyre, Egjyptin, u ndeshen
me nje rrezik te vertete nga romaket e Sirise. Ne 62 p.e.r. nje oficer romak
i quajtur Skaurus udhehoqi nje ekspedite kunder nabateaneve dhe u terhoq
vetem pas nje pagese te majme, qe ishte nje sasi e madhe argjendi. Shtate
vjet me vone, nje komandant romak i quajtur Gabinius pushtoi
mbreterine dhe kerkoi perseri nje pagese ne argjend. Sa me teper argjend
nabateanet do te jepnin, aq me shume do te rriteshin kerkesast e romakeve
derisa udheheqesi romak Mark Antoni perfundimisht e aneksoi mbreterine e
tyre.
Nuk kaloi
shume kohe dhe Antoni ra ne dashuri me nje mbretereshe jashtezakonisht te
bukur greko-egjiptiane e cila quhej Kleopatra VII dhe e cila e bindi
dashnorin e saj t’i dhuronte asaj thesarin e nabateaneve. Me qellim qe te
ardhurat e saj te rriteshin dhe sigurine qe nafta do te vashdonte te rridhte
ne mbreterine e saj, mbreteresha e bukur dhe dinake ja doli per te bere
nje kontrate shume fitimprurese, qe konsiderohet kontrata e pare e
regjistruar qe jepte te drejten e perdorimit (qera). Nga kjo kontrate
ajo do te merrte 200 talente, apo perafersisht 400,000 dollare cdo vit dhe
si shkembim ajo do t’ja linte apo huazonte kete thesar mbretit nabatean
Malik I, ne 36 p.e.r.. Pa ndonje shpenzim ne para, krah pune, apo forca
ushtarake, Kleopatra i siguroi vetes te ardhura te majme – qe do t’i
perdorte per te ndertuar nje flote detare te fuqishme per te mundur
kundershtarin romak te Antonit, Oktavian.
Shuma qe
arabet duhet te paguanin ishte me te vertete e parealizueshme. Ne 32
p.e.r., Maliku I, nen nje presion nga keshilltaret e tij, kundershtoi
mbretereshen egjiptiane. Kleopatra, si pergjigje, i kerkoi Antonit qe te
ndermerrte nje fushate qe do t’i denonte keq kundershtaret. Kjo fushate u
udhehoq nga i derguari personal i Antonit, mbreti cifut Herod. Por
armiqesia ndermjet Herodit dhe arabeve mori nje drejtim negativ per
mbretereshen. Arabet triumfuan kunder Herodit ne betejen e Kanauatit, ne
Sirine e sotme dhe nuk kaloi shume kohe derisa edhe Antoni te mundej nga
forcat e Oktavian-it ne nje beteje detare ne Aktikum, ne bregdetin grek.
Ne perpjekje
per tu arratisur per ne Indi bashke me Antonin, Kleopatra i terhoqi disa nga
anijet e saja nga Nili per ne Detin e Kuq. Por aty, politika e saj e rende
kunder arabeve u drejtua per te shtypur ate vete. Eshte quajtur nje
koncidence historike ajo qe nje garnizon nabateanesh kishin qendruar prane
vendit ku anijet do te nisnin udhetimin e tyre.
Sapo anijet u
hodhen ne det, nabateanet – te shqetesuar se mos ndonje flote egjiptiane do
te nderhynte ne biznesin e tyre pertej detit – sulmuan dhe dogjen gjithcka.
Antoni dhe Kleopatra u detyruan te kthehesin ne Aleksandri, ku pasi kuptuan
qe rruget e tyre per te ikur nga Egjypti u mbyllen, vrane veten. Me te
vertete qe politika e naftes ne Lindjen e Mesme ishte ajo qe vendosi per
fatin e Antonit dhe Kleopatres.
Pas vdekjes se
Kleopatres,
Egjypti u be
koloni e mbreterise se re romake qe u krijua nga Oktavian, i cili mori
titullin “Augustus” dhe i dha fund zakoneve te faraoneve per mumjen. Si
rezultat, mbledhja e bitumit ne Detin e Vdekur e humbi rendesine ekonomike.
Nabateanet kishin nje fare pamvaresie nga Roma deri ne vitin 106, kur ata u
bashkuan nga mbreti Traxhan ne nje provine te re qe quhej Arabia Romake me
kryeqytet Bostran ne Sirine jugore.
Megjithese
romaket nuk e praktikonin ruajtjen trupave te te vdekurve, ata i vazhduan
zakonet arabe – te marra nga Mesopotamia e lashte – te perdorimit te
vajgurit dhe bitumit per qellime mjeksore, nje tradite qe solli pas me shume
se 1000 vjetesh nje nga gjerat me te cuditshme qe do te shiteshin
vazhdimisht dhe do te quheshin “Mumje”.
---- ---- ---- ----
Dikur, rreth
shek. XII, Evropa mejsetare mesoi se egjiptianet e lashte perdornin nje
perzierje te bitumit te quajtur mumia per te ruajtur te
paprishur trupat e te vdekurve dhe qe nga shkrirja e kesaj subtance mund te
merrej nje lloj vaji qe, Ibn-el-Bajtar dhe shume shkencetare te tjere
muslimane, kishin vertetuar te ishte me vlere te larte mjeksore. Duke
filluar qe nga ky shekull dhe gjate gjithe mesjetes, mijera mumje egjiptiane
u eksportuan nga Aleksandria ne Evrope – si fillim vetem per te mbledhur
bitumin dhe me pas per te marre nje perzierje ne forme pluhuri. Ky pluhur qe
kishte marre te njejtin emer “mumje” ishte nje element baze ne farmaceotiken
e atehershme dhe ishte shume i kerkuar.
Kur furnizimi
me mumjet e verteta filloi te ulej, grupe mashtruesish nga Aleksandria
filluan te dergonin trupa sklleverish dhe kriminelesh qe me pare i ishin
hequr organet, ishin lene ne diell dhe me pas ishin fashuar me nje sasi te
paket bitumi, bile pa u pastruar ende mire. Pa dyshim, praktika e kesaj pati
konsekuencat e saja shkaterruese ne Evropen Perendimore, vecanerisht ne
France dhe Gjermani ku ndihmoi ne perhapjen e Murtajes se Zeze. Ne 1564
nje fizikant francez, Gai de la Fonten, udhetoi per ne Egjypt dhe ja
tregoi “mumjen” falso mbretit francez. Fatkeqesisht, paralajmerimeve te tij
nuk ju vu veshi dhe eksporti i mumjeve vazhdoi edhe per 50 vjet te tjera. Ne
te vertete prodhimet vendase te mumjes falso tregtoheshin ne Evrope deri ne
shek. 18 – nje filiz makaber i nje industrie prej 2000 vjetesh ne Lindjen e
Mesme
|